Askush nuk do t'ju paguajë aq sa vlen. Askush nuk do t'ju paguajë aq sa vlen. Ata do t'ju paguajnë aq sa ata mendojnë se ju vleni. Dhe ju kontrolloni të menduarit e tyre, jo kështu. edhe pse kjo do të ishte interesante. (Të qeshura) Kjo do të ishte vërtet interesante. Në vend të asaj, si kjo: duke përcaktuar dhe komunikuar qartë vlerat e juaja që janë thelbësore të paguhesh mirë për cilësinë tënde. A dëshiron ndokush këtu të paguhet mirë? Në rregull, mirë. atëherë ky fjalim është për të gjithë. Mori aplikueshmëri universale. Është e vërtetë nëse jeni pronar i një biznesi, ose ndonjë punonjës nëse jeni punëkërkues. Është e vërtetë nëse jeni burrë apo grua. Tani, do i drejtohem kësaj përmes syrit të një gruaje, pronare e biznesit. sepse në punën time kam vërejtur që gratë nëvlerësohen më shumë sesa burrat. Diferencat e pagave në baza gjinore është një tregues kulturor në vend. Sipas Byrosë së Statistikave të Punës, një punonjëse grua fiton vetëm 83 cent për çdo dollar që fiton një burrë. Çfarë mund të të befasojë është se ky trend vazhdon edhe në në sferën e sipërmarrjes. Një pronare e biznesit grua fiton 80 cent për çdo dollar që një burrë merr Në punën time, kam dëgjuar shpesh gra që shprehen se ndihen të parehatshme për të komunikuar vlerat e tyre. veçanërisht në fillimet e pronësisë të biznesit. Ato thonë gjëra të tilla si, "Dua të qëndroj me këmbë në tokë." "Më mirë do ta lë punën të flasë vetë". "Nuk dua të vetlavdërohem" Dëgjoj histori shumë të ndryshme në punën me pronarët e bizneseve burra dhe unë mendoj se kjo diferencë u kushton grave 20 cent në dollarë. Unë do të doja t'ju tregoja historinë e një kompanie këshillimi, që ndihmon klientët e tyre në mënyrë të shpejtë përmirësimin në përfitimin e tyre. Ajo është kompania ime. Pas vitit të parë në biznes, pashë që fitimi po rritet që klientët e mi po fitonin duke punuar me mua, dhe kuptova se kisha nevojë të rivlerësoja çmimet e mia. Unë vërtet isha e nënvlerësuar në krahasim me vlerën që po i jepja. Është e vështirë për mua të pranoj këtë sepse jam një konsulente çmimesh. (Të qeshura) Është çka bëj. Ndihmoj kompanitë që të vënë çmimin e vlerës. Megjithatë kjo është ajo që vura re, dhe u ula për të vlerësuar çmimet e mia, të vlerësoj vlerën time, dhe e bëra këtë duke bërë pyetje për vlerat kryesore. Cilat janë nevojat e klientëve të mi dhe si i plotësoj ato? Cila është grupi im unik i aftësive që më bën më të kualifikuar për t'u shërbyer klientëve të mi? Çfarë bëj që askush tjetër nuk e bën? Çfarë problemesh zgjidh unë për klientët? Çfarë vlere shtoj? Unë iu përgjigja këtyre pyetjeve dhe përcaktova vlerën që klientët e mi marrin nga puna me mua, llogaritjen e kthimit të tyre të investimit dhe ajo që pashë ishte se duhej të dyfishoja çmimin, ta dyfishoja. Tani, t'ju rrëfej, kjo më tmerroi. Unë pritem për të qenë ekspert në këtë, por nuk jam shëruar. E dija se vlera ishte aty. Unë isha e bindur që vlera ishte atje, dhe unë akoma u frikësova nga zgjuarsitë e mia. Po sikur të mos më paguante askush? Po sikur klientët të thoshin, "Kjo është qesharake." "Ju jeni qesharake ”. A vleja me të vërtetë aq? Jo puna ime, por unë. A vleja aq? Unë jam nëna e dy bukurosheve të vogla që varen nga unë. Unë jam një nënë beqare. Po sikur biznesi im të dështojë? Po sikur të dështoj? Por unë e di se si ta marr ilaçin tim, ilaçin që ua përshkruaj klientëve të mi. E kisha kuptuar mirë situatën. E dija se vlera ishte aty. Kështu që kur erdhën perspektivat, Kam përgatitur propozimet me çmimin e ri më të lartë dhe iu dërgova dhe iua komunikova vlerën. Si mbaron historia? Klientët vazhduan të punonin me mua dhe të më referonin dhe të më rekomandonin dhe unë jam akoma këtu. Dhe e ndaj këtë histori sepse dyshimet dhe frika janë të natyrshme dhe normale. Por ata nuk përcaktojnë vlerën tonë, dhe ata nuk duhet të kufizojnë potencialin tonë për të fituar. Unë do të doja të ndaja një histori tjetër për një grua që mësoi të komunikojë vlerën e saj dhe gjeti zërin e saj. Ajo drejton një kompani të suksesshme të zhvillimit të internetit dhe punëson disa njerëz. Kur ajo filloi për herë të parë firmën e saj dhe për disa vite pas kësaj, ajo do të thoshte:"Unë kam një kompani të vogël dizajni në internet." Ajo në të vërtetë do t'i përdorte ato fjalë me klientët. "Unë kam një kompani të vogël dizajni në internet." Në këtë dhe në shumë mënyra të tjera të vogla, ajo po nënvlerësonte kompaninë e saj në sytë e perspektivave dhe klientve dhe duke e nënvlerësuar veten. Po ndikonte vërtet në aftësinë e saj për të fituar atë që sa ia vlente. Unë besoj gjuhën dhe stilin e saj duke komunikuar që ajo nuk besonte ajo kishte shumë vlerë për të ofruar. Me fjalët e saj, ajo ishte praktikisht duke i dhënë shërbimet e saj falas. Dhe kështu ajo filloi rrugëtimin e saj për të marrë përgjegjësinë për komunikimin e vlerës tek klientët dhe duke ndryshuar mesazhin e saj. Një gjë që e ndava me të është se është kaq e rëndësishme për të gjetur zërin tuaj, një zë që është autentik dhe i vërtetë për ju. Mos u mundoni të drejtoni kunatën tuaj vetëm sepse ajo është një shitëse e shkëlqyer,ose fqinji juaj që tregon një shaka, nëse nuk është ai që je. Hiqni dorë nga ky nocion që është duke i mbajtur me këmbë në tokë. Bëni atë për palën tjetër. Përqendrohuni në shërbimin dhe shtimin e vlerës, dhe nuk do të ndjehet si mburrje. Çfarë doni nga ajo që bëni? Çfarë ju emocionon për punën që bëni? Nëse lidheni me atë, komunikimi i vlerës juaj do të vijë natyrshëm. Kështu që ajo përqafoi stilin e saj natyror gjeti zërin e saj dhe ndryshoi mesazhin e saj. Së pari, ajo ndaloi së thirruri kompaninë e saj dizajnues i vogel. Ajo vërtet gjeti shumë forcë, fuqi në komunikimin e mesazhit të saj. Tani ajo ka cmimin tre herë më lartë për dizajnimin në internet, dhe biznesi i saj po rritet. Ajo më tregoi për një takim të fundit me një klient të ashpër dhe ndonjëherë të vështirë i cili kishte thirrur një mbledhje duke vënë në pyetje përparimin në optimizimin e motorit të kërkimit. Ajo tha në ditët e kaluara, kjo do të kishte qenë një takim vërtet frikësues për të, por mënyra e të menduarit të saj ishte ndryshe. Ajo tha, qe përgatiti informacionin, u ul me klientin, tha se kjo nuk ka të bëjë me mua, nuk është personale, ka të bëjë me klientin. Ajo ju tregoi përmes të dhënave, përmes numrave, parashtroi tendencat dhe përparimin në zërin e saj dhe në mënyrën e saj, por shumë drejtpërdrejt tha, "Ja çfarë kemi bërë për ju". Klienti u ul dhe vuri vërejti dhe i tha "Mirë, e kuptova". Dhe ajo tha në përshkrimin e këtij takimi, "Unë nuk u ndjeva e frikësuar ose në panik ose e vogël, ashtu siç jam ndjerë më parë. Në vend të kësaj ndjehem si: 'Në rregull, e kam në dorë këtë. Unë e di se çfarë po bëj. Unë kam besim në vete. Të vlerësohesh si duhet është kaq e rëndësishme. Ju mund të dëgjoni në këtë histori që implikimet sillen shumë përtej financave në fushën e vetë-respektit dhe vetëbesim. Sot kam thënë dy histori, një për përcaktimin e vlerës tuaj dhe tjetra në lidhje me komunikimin e vlerës tonë, e këto janë dy elementët për të realizuar potencialin tonë të plotë të fitimit. Ky është ekuacioni. Dhe nëse jeni ulur sot në audiencë dhe nuk po paguheni aq sa vleni, Unë do të doja t'ju mirëpres në këtë ekuacion. Vetëm imagjinoni si mund të jetë jeta, sa më shumë do mund të bënim, sa më shumë mund të jepnim, sa më shumë do mund të planifikonim për të ardhmen, sa të vlefshëm dhe të respektuar do të ndiheshim nëse mund të fitonim potencialin tonë të plotë, të njohim vlerën tonë të plotë. Askush nuk do t'ju paguajë më shumë se sa vleni Ata do t'ju paguajnë aq sa ata mendojnë se ju vleni, dhe ju kontrolloni të menduarit e tyre. Falemnderit. (Duartrokitje)