Mish dhe mëkat, vdis. Vdis me Krishtin, kjo ishte. Ringjallu me Krishtin. Kjo ishte. Fryma e Shenjtë, eja. Fryma e Shenjtë eja, çliroje. Vdis me Krishtin. Fryma e Shenjtë, më shumë. Eja me Frymën e Shenjtë. Më mbush. Fjalët, thjesht filluan të dalin. Faleminderit, Zot! Çfarë po bëja? - Çfarë? Çfarë po bëja? Çfarë po bëje? Ti po flisje në gjuhë. Të dhemb? - Jo. Fare? - Jo. Në Emër të Jezusit. Faleminderit. Amen. U krye. Hallelujah! ...më tepër se një muaj dhe ajo është e shokuar. Është Jezusi. Dikur i shikoja këto gjëra në televizor dhe ndonjëherë nuk i besoja por sot i besoj sepse më ndodhën mua. Dhimbje, largohu tani. Dhe ti mundesh. Tani çohu. Mirë, hë? - Po. Faleminderit At. Amen. E ndjen? E shikon dot ndryshimin? Seriozisht, nuk ka më dhimbje. Ua! Zot, faleminderit për shërimin. Dhimbja do të largohet. E ndjen kokën? Jo! Asnjë dhimbje, plako. Tani dhimbja është larguar. Po, tani është larguar. Ne, si kishë sot, jemi në prag të një reformimi të ri. Një reformim, po kthehemi tek ajo që lexojmë në Librin e Veprave. Nëse e shikon kishën sot, ndryshon shumë nga ajo që lexojmë në Librin e Veprave. Sepse kemi rreth 2000 vjet histori, ku kisha ka pësuar ndryshime herë pas here. Ne mund të shikojmë që kisha në Librin e Veprave ishte një trup i gjallë. Ishte një trup besimtarësh që drejtoheshin nga Fryma e Shenjtë. Kisha ishte një lëvizje, një lëvizje dishepujsh. Krishtërimi shkoi në Greqi dhe u bë filozofi. Shkoi në Itali dhe u bë institucion. Shkoi në Europë dhe u bë kulturë. Shkoi në Amerikë dhe u bë biznes. Nëse e merr një trup dhe bën biznes nga ky trup a nuk është prostitucion ky? Dhe kjo është çfarë kemi bërë sot me kishën. Kemi çnderuar kishën e Krishtit, trupin e Krishtit. Si rrjedhojë, kemi nevojë të shikojmë një reformim, ku ta shikojmë veten më thellë. Kur flasim për doktrinën, flasim për Frymën, dhe gjithashtu flasim për të gjithë sistemin e kishës. Pse bëjmë kishë kështu siç bëjmë. Ka ardhur koha të kthehemi në atë që lexojmë tek Libri i Veprave. Perëndia tani po na kthen tek pika e fillimit. I shërbejmë një Zoti të Plotëfuqishëm. I shërbejmë një Zoti të Plotëfuqishëm. Ëngjëjt gjunjëzohen. Qielli dhe toka e admirojnë. I shërbejmë një Perëndie të Plotëfuqishëm. I shërbejmë një Perëndie të Plotëfuqishëm. Ëngjëjt gjunjëzohen. Qielli dhe toka e admirojnë. Ajo që e bën Librin e Veprave më të veçantin nga librat e Biblës, është se Libri i Veprave është i vetmi libër në gjithë Biblën dhe në të gjithë Shkrimin, që na tregon si të dalim dhe të bëjmë dishepuj. Nëse i lexoni Ungjijt kjo na çon tek Libri i Veprave, dhe interesante është që, edhe pse ungjijt u shkruan, ndoshta 30 vjet pas kryqit. periudha që mbulojnë është e gjitha para kryqit. Pra,nuk e shohim këtu plotësinë e jetës së krishterë sepse Krishti ende nuk kishte vdekur, nuk ishte varrosur ende nuk ishte ringjallur dhe nuk kishte dërguar Frymën e Tij. Pra, tek ungjijt nuk shohim sesi ata dolën dhe bënë dishepuj. Fryma e Shenjtë nuk ishte dhënë ende dhe përveç kësaj, nuk kishim as fuqinë për të pasur sukses. Dhe mendoj që frika shtohet për ata që nuk e njohin Frymën e Shenjtë. Sepse Jezusi u tha të shkojnë dhe të presin. Ai tha, 'Kur të vijë Fryma ime, ju do të merrni fuqi dhe pastaj do të jeni dëshmitarët e Mi.' Është e vërtetë! Është e vërtetë! Amen, është e vërtetë! Hallelujah. - Ajo sapo mori shërimin. E Mrekullueshme. Jezus. - Faleminderit, Jezus. Shikojeni, ajo po ecën. E di që në shumë kisha ekziston një shenjë ku shkruhet diku në mur, 'Jezusi është i njëjtë dje, sot dhe përgjithmonë,' Si besimtarë sot, e besojmë që Jezusi është i njëjtë dje, sot e përgjithmonë. Por nëse Ai është i njëjtë, Fryma e Shentë është gjithashtu e njëjtë. Dhe nëse Fryma e Shenjtë është e njëjtë, çfarë lexojmë në Librin e Veprave duhet të jetë gjithashtu e njëjtë. Me anë të fuqisë së Jezus Krishtit, ajo sapo u shërua. Ky burrë sapo shëroi këtë zonjën këtu. Dhe është mbushur plot gëzim. Është kryer. - Është kryer. Ka përfunduar. Është kryer, me thirrjen e tij. Po ecja kështu sepse nuk mundesha më shpejt. Po tani çfarë mundesh? Motër, lëviz kështu. Nuk e bëja dot këtë. As këtë. As këtë. Do ulërisja nga dhimbja nëse do të bëja këtë. Lavdia i qoftë Atij. Tek Libri i Veprave shohim të krishterët e hershëm, ndjekësit e hershëm të Krishtit. Ata e jetonin këtë stil dishepullizimi. Ata ndikonin botën në shtëpitë e tyre, në rrugë. I takonin njerëzit aty ku jetonin. Dhe Lajmi i MIrë lulëzonte dhe shpërndahej nëpër botë. Mijëra e mijëra dhe mijëra njerëz besonin në Jezus Krisht, pagëzoheshin dhe merrnin Frymën e Shenjtë. Por përgjatë historisë, shohim se krishtërimi u institucionalizua dhe shpejt u kthye në një fe shtetërore. Hierarkia dhe kisha e institucionalizuar na u transmetua nga reformimi prej nga erdhën Luteri, Kalvini dhe Zuingli. Ata u përpoqën të na sillnin reformë, të na sillnin tek ungjilli i vërtetë, tek Libri i Veprave. Por pa sukses. Përsëri i kemi ndërtesat, kemi priftërinë e zgjedhur. Kemi njerëzit që mblidhen në ndërtesa të veçanta, në data të veçanta, me hierarki dhe njerëz që sorollaten për të sjellë oferta në kishë për të fituar favorin e Zotit. Luteri nuk arriti ta sillte kishën tek ajo që lexojmë tek Libri i Veprave. Bibla është libri i jetës. Nuk bëhet libri i jetës duke e studiuar. Bëhet libri i jetës duke e jetuar. E urdhëroj dhimbjen në këtë dorë të largohet në Emrin e Jezusit. Lëvize përsëri. Iku. Çfarë është kjo? Në Emrin e Jezusit, tani. Amen. Po tani. Iku. Amen. Ik, tani, në Emër të Jezusit. Provoje tani. Kocka, shërohuni në Emër të Jezusit. Lëvize. I ngjan Reikit kjo? - Jo, Jezusi. Jezusi, jo Reiki. - Jo, jo. Kurrëfarë energjie? Zoti. Jo, nuk është energji. Faleminderit, Jezus. Çfarë mendon për atë që sapo ndodhi? E paparë. - E paparë, hë? Ne jemi lindur dhe vendosur në tokë me një qëllim. Të kërkojmë dhe të gjejmë Zotin. Problemi është se nuk e kërkojmë. Pa e kërkuar, nuk e gjejmë. Ke dëgjuar për Jezusin. Ne jetojmë 2015 vjet pas Jezus Krishtit. Zoti është i vërtetë dhe na thirri të jemi ndjekësit e TIj, ndjekës të Jezusit, t'i tregojmë botës që Ai jeton. Më 5 Prill, 1995, u pendova. Pranova mëkatet e mia dhe ia dhashë jetën Jezusit. Një dritë erdhi brenda meje, rashë përtokë dhe takova Zotin. Kur je i krishterë i rilindur, Fryma e Zotit vjen dhe jeton në ty dhe ti bën po ato gjëra si Jezusi. Bibla thotë se duhet të jemi bërës të fjalës, jo vetëm dëgjues. Nëse dëgjojmë pa e praktikuar, gënjejmë veten. Jemi si njeriu që e shikon veten në pasqyrë dhe sapo ikën prej aty, harrojmë si dukeshim. Djelë pas të djele miliona të krishterë ulen në kishë dhe dëgjojnë Fjalën e Perëndisë. Por sapo largohen, harrojnë çfarë dëgjuan. Si pastor, dy vitet e fundit u ndjeva shumë i uritur. Lexoja Librin e Veprave dhe zemërohesha nga mënyra sesi ndodhnin gjërat në Librin e Veprave dhe që nuk i shikoja të ndodhnin fare në kishën apo në jetën time, me grupin drejtues, apo në strukturën e kishës. Nuk nuk dilnim dhe të shëronim njerëzit. Ne vendosnim duar mbi njerëzit dhe u përcillnim në shtëpi dhe ata mbase do të bëheshin më mirë në të ardhmen, dhe mbase jo. Por çfarë lexojmë në Librin e Veprave është që apostujt dilnin dhe i kryenin gjërat përdita. Ndjeva vërtet çfarë kërkoja. Kështu për dy vjet kam ndjerë uri për këto gjëra, duke besuar që për këtë jam thirrur të bëj, por nuk kam qënë në gjendje. Sistemi i kishës duhet të ndryshojë. Duhet të ndalojmë së qëni një institucion i përqendruar tek të djelat dhe ndërtesa. Njerëzit ulen vit pas viti nëpër kisha duke pritur, për një shërbyes të veçantë të vijë dhe të lutet për ta dhe t'u thotë, 'Tani e ke vajosjen, tani mund të dalësh dhe të bësh këtë apo atë për Zotin.' Ose do rrinë ulur atje, duke shpresuar që dikush do t'i vëjë re talentet e tyre. Dhe kjo nuk është ajo që na thotë Bibla të bëjmë. Nuk është ajo që Jezusi na thotë të bëjmë. Më 1995, punoja si furrtar dhe nuk dija asgjë për Zotin. Nuk dija asgjë për Biblën. Isha thjesht një danez djaloshar i pagëzuar në kishën luterane. U aprovova në kishën luterane kur isha 14 vjeç. Por ishte thjesht traditë. Edhe për shumë njerëz sot. Një natë ngrita sytë lart dhe thashe, 'O Perëndia, aty je? Nëse je aty, eja dhe më merr. Dua të të njoh.' Dhe nuk kaloi shumë dhe dëgjova për Lajmin e Mirë dhe në 5 Prill, 1995, 9:30 të mbrëmjes, u pendova duke i dhënë gjithçka Jezusit. Më pas fillova të shkoja në kishë, dhe u bëra si njerëzit në kishë. Dhe kështu mendova se ishte krishtërimi, të njihje Zotin, të shkoje në kishë dhe të uleshe aty çdo të djelë. Por me kalimin e kohës u bezdisa. Sepse thoja vetes, 'Duhet të ketë më shumë sesa vajtja në kishë, të ulesh atje dy orë çdo të djelë dhe të dëgjosh dikë të predikojë.' Dhe një herë, fillova të lexoja Librin e Veprave, për të krishterët e parë, për jetën e tyre. Dhe ata nuk bënin të njëjtën gjë si unë. Ata shikonin jetë të ndryshuara kudo që shkonin. Dhe isha shumë i nevrikosur sepse kisha qënë i krishterë për shumë vjet. Nuk kisha shëruar, nuk kisha dëbuar një demon. Nuk kisha drejtuar dikë tek Krishti. Nuk e kisha përjetuar jetën që lexojmë në kishën e parë në Librin e Veprave. Një ditë ashtu i nevrikosur thashë: 'Zot, do të të jap gjithçka. Dua ta përjetoj këtë jetë.' Dhe më pas fillova ta përjetoja, ditë për ditë. Por problemi ishte se në fillim nuk ishte askush që të më dishepullizonte. Askush nuk ishte, siç veproi Jezusi kur tha, 'Ejani dhe më ndiqni dhe Unë do t'ju bëj peshkatarë njerëzish.' Ejani dhe më ndiqni, dhe do t'ju tregoj sesi të shëroni të sëmurët e të ndani ungjillin. Do t'ju tregoj, do t'ju stërvis, sesi të jeni të aftë në Mbretërinë e Zotit. Askush nuk e bëri. Por ndryshimi është se tani, kemi filluar t'i dishepullizojmë njerëzit. Dhe nëse marrim atë që kemi mësuar dhe ia japim brezit tjetër të dishepujve dhe ata e marrin stafetën, duke ia dhënë brezit tjetër të dishepujve, në një kohë shumë të shkurtër, do të kemi dishepuj që qarkullojnë nëpër botë me imazhin e qartë të Jezusit, duke kryer pikërisht atë që Ai kreu. Po, edhe gjëra edhe më të mëdha sespe Ai shkoi tek Ati. Unë kam përgatitur më të mirën për ju. Po, kam përgatitur një vend prehjeje. Kam përgatitur më të mirën për ju. Por, kam përgatitur një vend prehjeje. Dhe në atë vend: Jetë me bollëk. Në atë tokë të premtuar... Tani do të dëgjojmë nga miku ynë, Simon Adahi. Në Suedisht. Rregulla suedeze, or vëlla! At, lutem që ta fitojmë Europën, edhe Danimarkën, edhe Norvegjinë edhe gjithë botën për Ty! Unë u bëra i krishterë 11 vjet më parë. Hyra në një kishë shtetërore suedeze komplet nga një sfond jo i krishterë. Pas ca kohësh, unë me gruan time, shkuam në një qytet tjetër dhe hymë tek një kishë e madhe. Aty u bëmë drejtues të një pune të madhe ungjillizimi. Ne duhet të ishim një shembull por nuk kishim çuar asnjë tek Krishti, askënd nuk kisha pagëzuar, Kurrë nuk kisha parë me sytë e mi që të lutesha dhe të shërohej. Erdha tek një pikë kur një natë ne kishim dalë dhe më erdhi dikush tek tavolina ime dhe më pyeti, 'Po, e shikoj se me çfarë merresh, unë dua të bëhem i krishterë. Si t'ia bëj?' Dhe reagimi im ishte, 'Në rregull, do të të marr nesër dhe do të të çoj në kishë.' Dhe kështu bëra. E solla në kishë dhe ia çova pastorit dhe pastori e drejtoi tek shpëtimi. Por nuk më erdhi mirë. E kuptova se diçka nuk shkonte, sepse Biblën e kisha lexuar, kisha studiuar për nja dy vjet dhe e dija çfarë thoshte Bibla dhe që isha unë ai që duhet t'i bëja këto gjëra. Unë isha ai që duhet të vendosja duart mbi të sëmurët dhe ata të shëroheshin. Unë isha ai që duhet të pagëzonte njerëzit, dhe nuk e bëja. Diçka nuk shkonte. Fillova të mendoja, ndoshta gënjejnë, ndoshta nuk është e vërtetë, çfarë pohojnë ata. Kështu që fillova të dilja vetëm. Çdo mëngjes zgjohesha dhe i lutesha Zotit. Dhe ndonjëherë binte shi, borë, kohë e keqe. Dilja jashtë sepse vërtet i thërrisja Zotit. Dua të të njoh. Dua të kem një jetë të vërtetë. Dhe një ditë isha në punë duke lexuar një gazetë të krishterë. Atje ishte një shënim mbi një danez që ishte në një mapo në Suedi në lutje për të sëmurët dhe ata shëroheshin. Dhe unë thashë, 'Çfarë?' E kisha parë këtë artikull më parë por kësaj radhe më preku zemrën dhe ndjeva që ishte Zoti. I telefonova dhe m'u përgjigj. Ishte një njeri i thjeshtë si unë. Folëm dhe i tregova për udhëtimin tim dhe ai më tha që ishte një mrekulli dhe duhet të takoheshim. Mblodha disa miq dhe shkuam në Danimarkë. Më pas ai na pyeti, 'Pse erdhët në Danimarkë?' Ne i thamë, 'Duam të shikojmë njerëz të shëruar.' Pastaj ai na tha, 'Në rregull, në 15 minuta do të shikoni personin e parë të shërohet.' Dhe unë që thoja, 'Po, po.' Nuk mund t'i besoja veshëve. Si mund të ndodhte kjo në jetën time? Ne dolëm në rrugë dhe iu afruam një grupi njerëzish, ndoshta rreth 25, 30 vjeç. Një prej vajzave kishte një problem me gjurin e saj për shumë vjet. Ai më tha të vendosja duart mbi gjurin e saj dhe të urdhëroja dhimbjen të largohej. Pothuajse më ra të fikët, isha shumë nervoz. As besim nuk isha. Thashë, 'Në rregull, do ta bëj.' Kështu veprova dhe ajo u hodh përpjetë. 'Çfarë?' Dhe ajo mori shërimin. Dhe e gjithë turma u çmend... Kjo gjë ma shkundi botën. Kuptova që ishte e vërtetë. Ishte e vërtetë. Kjo në fakt më mjaftoi. U luta për një person dhe më pas punova vetë. Ne, si të krishterë, jemi thirrur të bëjmë dishepuj. Një fjalë që kemi filluar ta përdorim është 'startim'. Është si puna e motorçikletës që do ta ndezësh motorin, dhe e 'starton'. Dhe kur ndizet, atëherë mund ta ngasësh gjithandej. Në të njëjtën mënyrë, si të krishterë kemi nevojë 'të startohemi' në të bërit e veprave që Jezusi na thirri. Kur startojmë një të krishterë në shërimin e të sëmurëve, ne dalim në rrugë dhe u themi, 'Eja dhe na ndiq.' Dhe më pas u tregojmë sesi ta bëjnë. Dhe kur e kanë bërë një herë, ata mund ta bëjnë përsëri. Po thua që ke dhimbje gjithandej në trup, më shumë nga këmbët? Po. Do lutemi. Do ta shikosh. Urdhëroj gjithë dhimbjen, të largohet tani. Shërohu tani në të gjithë trupin. Urdhëroj gjithë dhimbjen, të largohet nga trupi, tani. Në të gjithë trupin, tani. Lutem për shërim, tani, në Emër të Jezusit. Amen! Lëviz. Përpiqu ta lëvizësh. Përpiqu ta ndjesh. Duket mirë. - Mirë, hë? A e ndjen dhimbjen tani? Jo. - Iku? Po. Njerëzit habiten. Urdhëroj këtë shpinë të shërohet tërësisht, tani. Përkulu kështu, përpiqu ta ndjesh. Dhe ngrihu prapë. - Iku me të vërtetë. Me të vërtetë. - Çfarë? Të betohem. - Nuk po bëj gjoja. Mund ta ndjesh. Thjesht iku. - Po. O Zot i madh. Po dëgjohet gjithandej nëpër botë. Vitet e kaluara kemi parë qindra e mijëra njerëz që të shërohen, me anë të besimtarëve që startohen. Këta më pas dalin dhe shërojnë të sëmurë. Dhe pikërisht ata njerëz drejtojnë të tjerë tek Krishti. Kështu vitet e fundit kemi parë mijëra njerëz që të vijnë tek Krishti. Dhe kjo është diçka e fuqishme. Erdha në Stockholm dhe takova këtë vëlla që ishte diku aty me një grup njerëzish, së bashku me gruan e tij. Dhe aty dolëm edhe ne. Ai ndaloi dikë që kishte dhimbje dhe vendosi duart mbi këtë njeri, dhe ai u shërua. Dhe ishte diçka kaq e mahnitshme! Ky njeri u shërua dhe unë thashë, 'Nuk qënka më në YouTube.' Nuk po e shikoj më në YouTube, por tani e kam para syve. Kaq e mahnitshme, të shikosh reagimin e këtij njeriu në momentin e shërimit. Ngjarja tjetër që ndodhi ishte kur erdhi një zonjë që kishte dhimbje në stomak. Ky njeriu që po më startonte më tha, 'Tani është radha jote të lutesh. Vendos dorën dhe urdhëroje dhimbjen të largohet. Kështu veprova megjithëse hezitoja, por e vendosa dorën dhe thjesht urdhërova, 'Në Emër të Jezusit, dhimbje ik.' E hoqa dorën dhe papritmas, duhet ta shihnit fytyrën e asaj zonje. Ajo u kthye dhe tha, 'Si e bëre këtë?' Çfarë? Me mua talleni? - Jo, nuk po tallemi. Është e vërtetë prandaj e bëjmë këtë. Jo. Kjo është çmenduri. Jezusi të shëroi, jo unë. Nuk kisha përjetuar kurrë diçka të tillë më parë, dhe ëndërrat e mira u bënë realitet, sa hap e mbyll sytë. Kjo në fakt është dita më e lumtur e jetës sime. Të jem pjesë e asaj që kam dëshiruar për një kohë të gjatë. Kështu që kur po kthehesha në shtëpi isha plot me gëzim. Isha ulur në autobus për të shkuar në shtëpi. Kur arrita, nuk më mbante vendi. Dola në qendër të qytetit dhe fillova të lutesha për njerëzit dhe pikërisht në të njëjtën ditë, takova disa vajza për të cilat u luta dhe ato u shëruan menjëherë. Unë u mahnita i tëri! Kjo nuk ishte diçka që ndodhi në Stockholm dhe qëndroi atje. Kjo gjë vazhdon. Që atëherë, kam dalë çdo ditë në terren. Çdo ditë dilja në rrugë dhe dhe kam parë mijëra të shërohen. Ky realitet më ndryshoi krejt. E mahnitshme! Lëvize këmbën. Nuk ndjej gjë. U zhduk? Nuk e ndjej - Jo. Nuk e ndjej. Nuk e ndjej. E çuditshme, hë? - Po. Ishte Jezusi që të shëroi. Përkulu dhe përpiqu përsëri. Funksionoi, Denis. - Provoje. Provoje. Si e ndjen tani? - E përsosur. Iku e gjithë dhimbja? - E gjithë dhimbja iku komplet. Të betohem për Zotin. Faleminderit, Jezus. Nuk e prisja çfarë pamë, po mendoja... kjo duhet të ndodhte. E kam parë të ndodhë gjithë kohën nëpër video por nuk kam qënë në gjendje ta bëj vetë dhe isha plot besim që kjo është çfarë Zoti bën. Për këtë gjë bashkëvepron Ai. Ky është qëllimi pse jam këtu. U lutëm për një vajzë që kishte ca probleme me shpinën. Më duket se kishte një plagë operacioni. Dhimbje, largohu tani. Shpinë, shko në vend tani, në emër të Jezusit. Nuk e di nëse ndjen ndonjë gjë. Ah! - Diçka ndodhi. Ajo u mbush me Frymën e Shenjtë dhe Zoti e preku radikalisht. Ajo ia plasi të qarit. - Ra përmbys para nesh. Mbushe. Më shumë, më shumë. Fryma e Shenjtë është mbi ty, thjesht hape gojën. Frymë e Shenjtë, më shumë, më shumë. Mbushe. Sapo u pagëzove, mbushur me Frymën. Ai është aty, Ai është aty. Ky është një fillim i ri. Një fillim i ri për ty. Është një fillim i ri. Zot, faleminderit për lirinë. Zot, faleminderit për fillimin e ri. Familja e saj që ishte me të, kunata e saj me fëmijët, ishin krejtësisht në paqe; sikur çdo gjë të ishte normale, dhe njerëzit që kalonin thonin, 'Çfarë po ndodh?' Mbaj mend që thoja, Sa gjë e bukur po i ndodh tani kësaj vajze. Ajo nuk e kishte idenë çfarë do i ndodhte atë ditë. Ajo erdhi në vete dhe mund ta shikoje të ndryshuar. Zoti e ndryshoi nga brenda jashtë. Jam mirë, Lillia, jam mirë. Sa gjë e mirë. - Më shumë sesa mirë. Shumë herë më shumë sesa mirë. Zoti do që të shfaqet i gjallë. Ai do që të na tregojë Kush Ai është për ne. Dhe ja, ky është Zoti. Dhe kjo po ndodh këtu jashtë. Jo në një kishë luksoze, por Zoti është aty duke dashur të jetë pjesë Jona. Ai do që të jetë pjesë e jetës tënde. Dhe vazhduam më tutje. Më pas u lutëm për një djalë që quhej Danny. Po, në fillim i thamë një tjetri nëse kishte ndonjë dhimbje. Ai na tha, 'Jo'. Pastaj erdhi Danny. Po. I kërkuam një zotërie në një stol nëse mund të luteshim. Ai na e ktheu, 'Jo, jo, jo. Jam mirë.' Dhe ai që quhej Danny tha, 'Më dhemb shumë shpina.' - 'Për sa kohë?' 'Për 10 vjet.' Në fakti ishin pesë vjet që i dhimbte shpina. Dhe thamë, 'Në rregull, dale të të ulim.' Dhe e ulëm dhe njëra këmbë ishte më e gjatë sesa tjetra rreth 5 milimetra. Këmbë rritu, çlirohu dhe rritu tani në emër të Jezusit. Ja ku doli. - Po, shohim të lëvizë. E ndjeve? - Dhe të lëvizi nëpër duar. Diçka kërciti kur u zgjat. Danny, pa çohu dhe preke shpinën. Shumë mirë. - Iku? Po. - 15 vjet dhe tani iku. Po, në fakt pesë. - Pesë vjet dhe tani iku. Çfarë përjetove? - Nuk e di por ndjesi e mirë. Është hera e parë që ai e bën këtë. Ishte mrekulli dhe ndërsa prisnim për të tjerë vendosëm të merrnim pak akullore.