Mish dhe mëkat, vdis.
Vdis me Krishtin, kjo ishte.
Ringjallu me Krishtin.
Kjo ishte. Fryma e Shenjtë, eja.
Fryma e Shenjtë eja, çliroje.
Vdis me Krishtin.
Fryma e Shenjtë, më shumë.
Eja me Frymën e Shenjtë.
Më mbush.
Fjalët, thjesht filluan të dalin.
Faleminderit, Zot!
Çfarë po bëja?
- Çfarë?
Çfarë po bëja?
Çfarë po bëje?
Ti po flisje në gjuhë.
Të dhemb?
- Jo.
Fare?
- Jo.
Në Emër të Jezusit.
Faleminderit. Amen.
U krye.
Hallelujah!
...më tepër se një muaj
dhe ajo është e shokuar.
Është Jezusi.
Dikur i shikoja këto gjëra
në televizor
dhe ndonjëherë nuk i besoja
por sot i besoj
sepse më ndodhën mua.
Dhimbje, largohu tani.
Dhe ti mundesh.
Tani çohu.
Mirë, hë?
- Po.
Faleminderit At. Amen.
E ndjen?
E shikon dot ndryshimin?
Seriozisht, nuk ka më dhimbje.
Ua!
Zot, faleminderit për shërimin.
Dhimbja do të largohet.
E ndjen kokën?
Jo!
Asnjë dhimbje, plako.
Tani dhimbja është larguar.
Po, tani është larguar.
Ne, si kishë sot, jemi në prag
të një reformimi të ri.
Një reformim,
po kthehemi
tek ajo që lexojmë
në Librin e Veprave.
Nëse e shikon kishën sot,
ndryshon shumë nga ajo që lexojmë
në Librin e Veprave.
Sepse kemi rreth
2000 vjet histori,
ku kisha ka pësuar ndryshime
herë pas here.
Ne mund të shikojmë që kisha
në Librin e Veprave ishte një trup i gjallë.
Ishte një trup besimtarësh
që drejtoheshin nga Fryma e Shenjtë.
Kisha ishte një lëvizje,
një lëvizje dishepujsh.
Krishtërimi shkoi në Greqi
dhe u bë filozofi.
Shkoi në Itali dhe
u bë institucion.
Shkoi në Europë dhe
u bë kulturë.
Shkoi në Amerikë dhe
u bë biznes.
Nëse e merr një trup dhe
bën biznes nga ky trup
a nuk është prostitucion ky?
Dhe kjo është çfarë kemi bërë sot
me kishën.
Kemi çnderuar kishën e Krishtit,
trupin e Krishtit.
Si rrjedhojë, kemi nevojë
të shikojmë një reformim,
ku ta shikojmë veten më thellë.
Kur flasim për doktrinën,
flasim për Frymën,
dhe gjithashtu flasim për të gjithë
sistemin e kishës.
Pse bëjmë kishë kështu siç bëjmë.
Ka ardhur koha të kthehemi
në atë që lexojmë tek Libri i Veprave.
Perëndia tani po na kthen
tek pika e fillimit.
I shërbejmë një Zoti të Plotëfuqishëm.
I shërbejmë një Zoti të Plotëfuqishëm.
Ëngjëjt gjunjëzohen.
Qielli dhe toka e admirojnë.
I shërbejmë një Perëndie të Plotëfuqishëm.
I shërbejmë një Perëndie të Plotëfuqishëm.
Ëngjëjt gjunjëzohen.
Qielli dhe toka e admirojnë.
Ajo që e bën Librin e Veprave
më të veçantin nga librat e Biblës,
është se Libri i Veprave
është i vetmi libër në gjithë Biblën
dhe në të gjithë Shkrimin,
që na tregon
si të dalim dhe të bëjmë dishepuj.
Nëse i lexoni Ungjijt
kjo na çon tek Libri i Veprave,
dhe interesante është që,
edhe pse ungjijt u shkruan,
ndoshta 30 vjet pas kryqit.
periudha që mbulojnë
është e gjitha para kryqit.
Pra,nuk e shohim këtu
plotësinë e jetës së krishterë
sepse Krishti ende nuk kishte vdekur,
nuk ishte varrosur ende
nuk ishte ringjallur dhe
nuk kishte dërguar Frymën e Tij.
Pra, tek ungjijt nuk shohim
sesi ata dolën
dhe bënë dishepuj.
Fryma e Shenjtë nuk ishte dhënë ende
dhe përveç kësaj, nuk
kishim as fuqinë
për të pasur sukses.
Dhe mendoj që frika shtohet
për ata që nuk e njohin Frymën e Shenjtë.
Sepse Jezusi u tha
të shkojnë dhe të presin.
Ai tha, 'Kur të vijë Fryma ime,
ju do të merrni fuqi
dhe pastaj do të jeni dëshmitarët e Mi.'
Është e vërtetë!
Është e vërtetë!
Amen, është e vërtetë!
Hallelujah.
- Ajo sapo mori shërimin.
E Mrekullueshme. Jezus.
- Faleminderit, Jezus.
Shikojeni, ajo po ecën.
E di që në shumë kisha
ekziston një shenjë
ku shkruhet diku në mur,
'Jezusi është i njëjtë dje,
sot dhe përgjithmonë,'
Si besimtarë sot,
e besojmë që
Jezusi është i njëjtë
dje, sot e përgjithmonë.
Por nëse Ai është i njëjtë,
Fryma e Shentë është gjithashtu e njëjtë.
Dhe nëse Fryma e Shenjtë është e njëjtë,
çfarë lexojmë në Librin e Veprave
duhet të jetë gjithashtu e njëjtë.
Me anë të fuqisë së Jezus Krishtit,
ajo sapo u shërua.
Ky burrë sapo shëroi këtë zonjën këtu.
Dhe është mbushur plot gëzim.
Është kryer.
- Është kryer. Ka përfunduar.
Është kryer, me thirrjen e tij.
Po ecja kështu
sepse nuk mundesha më shpejt.
Po tani çfarë mundesh?
Motër, lëviz kështu.
Nuk e bëja dot këtë.
As këtë.
As këtë.
Do ulërisja nga dhimbja
nëse do të bëja këtë.
Lavdia i qoftë Atij.
Tek Libri i Veprave shohim
të krishterët e hershëm,
ndjekësit e hershëm të Krishtit.
Ata e jetonin këtë
stil dishepullizimi.
Ata ndikonin botën
në shtëpitë e tyre, në rrugë.
I takonin njerëzit aty ku jetonin.
Dhe Lajmi i MIrë lulëzonte
dhe shpërndahej nëpër botë.
Mijëra e mijëra
dhe mijëra njerëz
besonin në Jezus Krisht,
pagëzoheshin dhe merrnin
Frymën e Shenjtë.
Por përgjatë historisë,
shohim se
krishtërimi u institucionalizua
dhe shpejt u kthye në një fe shtetërore.
Hierarkia dhe kisha e institucionalizuar
na u transmetua nga reformimi
prej nga erdhën Luteri,
Kalvini dhe Zuingli.
Ata u përpoqën të na sillnin reformë,
të na sillnin tek ungjilli i vërtetë,
tek Libri i Veprave.
Por pa sukses.
Përsëri i kemi ndërtesat,
kemi priftërinë e zgjedhur.
Kemi njerëzit që mblidhen
në ndërtesa të veçanta,
në data të veçanta, me hierarki
dhe njerëz që sorollaten
për të sjellë oferta në kishë
për të fituar favorin e Zotit.
Luteri nuk arriti ta sillte kishën
tek ajo që lexojmë tek Libri i Veprave.
Bibla është libri i jetës.
Nuk bëhet libri i jetës
duke e studiuar.
Bëhet libri i jetës
duke e jetuar.
E urdhëroj dhimbjen në këtë dorë
të largohet në Emrin e Jezusit.
Lëvize përsëri.
Iku.
Çfarë është kjo?
Në Emrin e Jezusit, tani.
Amen.
Po tani.
Iku.
Amen.
Ik, tani, në Emër të Jezusit.
Provoje tani.
Kocka, shërohuni në Emër të Jezusit.
Lëvize.
I ngjan Reikit kjo?
- Jo, Jezusi.
Jezusi, jo Reiki.
- Jo, jo. Kurrëfarë energjie?
Zoti. Jo, nuk është energji.
Faleminderit, Jezus.
Çfarë mendon
për atë që sapo ndodhi?
E paparë.
- E paparë, hë?
Ne jemi lindur dhe vendosur në tokë
me një qëllim.
Të kërkojmë dhe të gjejmë Zotin.
Problemi është se nuk e kërkojmë.
Pa e kërkuar,
nuk e gjejmë.
Ke dëgjuar për Jezusin.
Ne jetojmë 2015 vjet
pas Jezus Krishtit.
Zoti është i vërtetë dhe
na thirri të jemi ndjekësit e TIj,
ndjekës të Jezusit, t'i tregojmë botës
që Ai jeton.
Më 5 Prill, 1995, u pendova.
Pranova mëkatet e mia
dhe ia dhashë jetën Jezusit.
Një dritë erdhi brenda meje,
rashë përtokë dhe takova Zotin.
Kur je i krishterë i rilindur,
Fryma e Zotit vjen dhe jeton në ty
dhe ti bën po ato gjëra si Jezusi.
Bibla thotë se duhet të jemi
bërës të fjalës,
jo vetëm dëgjues.
Nëse dëgjojmë pa e praktikuar,
gënjejmë veten.
Jemi si njeriu
që e shikon veten në pasqyrë
dhe sapo ikën prej aty,
harrojmë si dukeshim.
Djelë pas të djele
miliona të krishterë
ulen në kishë dhe
dëgjojnë Fjalën e Perëndisë.
Por sapo largohen,
harrojnë çfarë dëgjuan.
Si pastor,
dy vitet e fundit
u ndjeva shumë i uritur.
Lexoja Librin e Veprave
dhe zemërohesha nga mënyra
sesi ndodhnin gjërat
në Librin e Veprave dhe që
nuk i shikoja të ndodhnin fare
në kishën apo në jetën time,
me grupin drejtues,
apo në strukturën e kishës.
Nuk nuk dilnim
dhe të shëronim njerëzit.
Ne vendosnim duar mbi njerëzit
dhe u përcillnim në shtëpi
dhe ata mbase do të bëheshin më mirë
në të ardhmen, dhe mbase jo.
Por çfarë lexojmë në Librin e Veprave
është që apostujt
dilnin dhe i kryenin gjërat përdita.
Ndjeva vërtet çfarë kërkoja.
Kështu për dy vjet
kam ndjerë uri për këto gjëra,
duke besuar që për këtë
jam thirrur të bëj,
por nuk kam qënë në gjendje.
Sistemi i kishës duhet të ndryshojë.
Duhet të ndalojmë së qëni një institucion
i përqendruar tek të djelat dhe ndërtesa.
Njerëzit ulen vit pas viti
nëpër kisha
duke pritur, për një shërbyes të veçantë
të vijë dhe të lutet për ta
dhe t'u thotë, 'Tani e ke vajosjen,
tani mund të dalësh dhe të bësh
këtë apo atë për Zotin.'
Ose do rrinë ulur atje,
duke shpresuar që dikush
do t'i vëjë re talentet e tyre.
Dhe kjo nuk është ajo
që na thotë Bibla të bëjmë.
Nuk është ajo që Jezusi
na thotë të bëjmë.
Më 1995, punoja si furrtar
dhe nuk dija asgjë për Zotin.
Nuk dija asgjë për Biblën.
Isha thjesht një danez djaloshar
i pagëzuar në kishën luterane.
U aprovova në kishën luterane
kur isha 14 vjeç.
Por ishte thjesht traditë.
Edhe për shumë njerëz sot.
Një natë ngrita sytë lart dhe thashe,
'O Perëndia, aty je?
Nëse je aty, eja dhe më merr.
Dua të të njoh.'
Dhe nuk kaloi shumë
dhe dëgjova për Lajmin e Mirë
dhe në 5 Prill, 1995,
9:30 të mbrëmjes,
u pendova
duke i dhënë gjithçka Jezusit.
Më pas fillova të shkoja në kishë,
dhe u bëra si njerëzit në kishë.
Dhe kështu mendova
se ishte krishtërimi,
të njihje Zotin, të shkoje në kishë
dhe të uleshe aty çdo të djelë.
Por me kalimin e kohës
u bezdisa.
Sepse thoja vetes, 'Duhet
të ketë më shumë sesa vajtja në kishë,
të ulesh atje dy orë çdo të djelë
dhe të dëgjosh dikë të predikojë.'
Dhe një herë, fillova
të lexoja Librin e Veprave,
për të krishterët e parë,
për jetën e tyre.
Dhe ata nuk bënin të njëjtën gjë
si unë.
Ata shikonin jetë të ndryshuara
kudo që shkonin.
Dhe isha shumë i nevrikosur
sepse kisha qënë i krishterë
për shumë vjet.
Nuk kisha shëruar,
nuk kisha dëbuar një demon.
Nuk kisha drejtuar dikë tek Krishti.
Nuk e kisha përjetuar jetën
që lexojmë në kishën e parë
në Librin e Veprave.
Një ditë ashtu i nevrikosur thashë:
'Zot, do të të jap gjithçka.
Dua ta përjetoj këtë jetë.'
Dhe më pas fillova ta përjetoja,
ditë për ditë.
Por problemi ishte
se në fillim
nuk ishte askush
që të më dishepullizonte.
Askush nuk ishte, siç veproi Jezusi
kur tha,
'Ejani dhe më ndiqni
dhe Unë do t'ju bëj peshkatarë njerëzish.'
Ejani dhe më ndiqni,
dhe do t'ju tregoj
sesi të shëroni të sëmurët
e të ndani ungjillin.
Do t'ju tregoj, do t'ju stërvis, sesi
të jeni të aftë në Mbretërinë e Zotit.
Askush nuk e bëri.
Por ndryshimi është se tani,
kemi filluar
t'i dishepullizojmë njerëzit.
Dhe nëse marrim atë
që kemi mësuar dhe ia japim
brezit tjetër të dishepujve
dhe ata e marrin stafetën,
duke ia dhënë brezit tjetër
të dishepujve,
në një kohë shumë të shkurtër,
do të kemi dishepuj
që qarkullojnë nëpër botë
me imazhin e qartë të Jezusit,
duke kryer pikërisht atë që Ai kreu.
Po, edhe gjëra edhe më të mëdha
sespe Ai shkoi tek Ati.
Unë kam përgatitur më të mirën për ju.
Po, kam përgatitur një vend prehjeje.
Kam përgatitur më të mirën për ju.
Por, kam përgatitur një vend prehjeje.
Dhe në atë vend:
Jetë me bollëk.
Në atë tokë të premtuar...
Tani do të dëgjojmë
nga miku ynë, Simon Adahi.
Në Suedisht.
Rregulla suedeze, or vëlla!
At, lutem
që ta fitojmë Europën,
edhe Danimarkën, edhe Norvegjinë
edhe gjithë botën për Ty!
Unë u bëra i krishterë
11 vjet më parë.
Hyra në një kishë shtetërore suedeze
komplet nga një sfond jo i krishterë.
Pas ca kohësh, unë me gruan time,
shkuam në një qytet tjetër
dhe hymë tek një kishë e madhe.
Aty u bëmë drejtues
të një pune të madhe ungjillizimi.
Ne duhet të ishim një shembull
por nuk kishim çuar asnjë tek Krishti,
askënd nuk kisha pagëzuar,
Kurrë nuk kisha parë me sytë e mi
që të lutesha dhe të shërohej.
Erdha tek një pikë
kur një natë ne kishim dalë
dhe më erdhi dikush tek tavolina ime
dhe më pyeti,
'Po, e shikoj se me çfarë merresh,
unë dua të bëhem i krishterë.
Si t'ia bëj?'
Dhe reagimi im ishte,
'Në rregull, do të të marr nesër
dhe do të të çoj në kishë.'
Dhe kështu bëra.
E solla në kishë
dhe ia çova pastorit
dhe pastori e drejtoi tek shpëtimi.
Por nuk më erdhi mirë. E kuptova
se diçka nuk shkonte,
sepse Biblën e kisha lexuar,
kisha studiuar për nja dy vjet
dhe e dija çfarë thoshte Bibla
dhe që isha unë ai
që duhet t'i bëja këto gjëra.
Unë isha ai që duhet
të vendosja duart mbi të sëmurët
dhe ata të shëroheshin.
Unë isha ai
që duhet të pagëzonte njerëzit,
dhe nuk e bëja.
Diçka nuk shkonte.
Fillova të mendoja,
ndoshta gënjejnë,
ndoshta nuk është e vërtetë,
çfarë pohojnë ata.
Kështu që fillova të dilja vetëm.
Çdo mëngjes zgjohesha
dhe i lutesha Zotit.
Dhe ndonjëherë binte shi,
borë, kohë e keqe.
Dilja jashtë sepse vërtet
i thërrisja Zotit.
Dua të të njoh.
Dua të kem një jetë të vërtetë.
Dhe një ditë isha në punë
duke lexuar një gazetë të krishterë.
Atje ishte një shënim
mbi një danez
që ishte në një mapo në Suedi
në lutje për të sëmurët
dhe ata shëroheshin.
Dhe unë thashë, 'Çfarë?'
E kisha parë këtë artikull më parë
por kësaj radhe më preku zemrën
dhe ndjeva që ishte Zoti.
I telefonova dhe m'u përgjigj.
Ishte një njeri i thjeshtë si unë.
Folëm dhe i tregova
për udhëtimin tim
dhe ai më tha që ishte një mrekulli
dhe duhet të takoheshim.
Mblodha disa miq
dhe shkuam në Danimarkë.
Më pas ai na pyeti,
'Pse erdhët në Danimarkë?'
Ne i thamë,
'Duam të shikojmë njerëz të shëruar.'
Pastaj ai na tha,
'Në rregull, në 15 minuta
do të shikoni personin e parë
të shërohet.'
Dhe unë që thoja, 'Po, po.'
Nuk mund t'i besoja veshëve.
Si mund të ndodhte kjo
në jetën time?
Ne dolëm në rrugë
dhe iu afruam një grupi njerëzish,
ndoshta rreth 25, 30 vjeç.
Një prej vajzave kishte një problem
me gjurin e saj për shumë vjet.
Ai më tha të vendosja duart
mbi gjurin e saj
dhe të urdhëroja dhimbjen të largohej.
Pothuajse më ra të fikët,
isha shumë nervoz.
As besim nuk isha.
Thashë, 'Në rregull, do ta bëj.'
Kështu veprova dhe ajo u hodh përpjetë.
'Çfarë?'
Dhe ajo mori shërimin.
Dhe e gjithë turma u çmend...
Kjo gjë ma shkundi botën.
Kuptova që ishte e vërtetë.
Ishte e vërtetë.
Kjo në fakt më mjaftoi.
U luta për një person
dhe më pas punova vetë.
Ne, si të krishterë, jemi thirrur
të bëjmë dishepuj.
Një fjalë që kemi filluar ta përdorim
është 'startim'.
Është si puna e motorçikletës
që do ta ndezësh motorin,
dhe e 'starton'.
Dhe kur ndizet, atëherë
mund ta ngasësh gjithandej.
Në të njëjtën mënyrë, si të krishterë
kemi nevojë 'të startohemi'
në të bërit e veprave
që Jezusi na thirri.
Kur startojmë një të krishterë
në shërimin e të sëmurëve,
ne dalim në rrugë
dhe u themi, 'Eja dhe na ndiq.'
Dhe më pas u tregojmë
sesi ta bëjnë.
Dhe kur e kanë bërë një herë,
ata mund ta bëjnë përsëri.
Po thua që ke dhimbje gjithandej
në trup, më shumë nga këmbët?
Po.
Do lutemi. Do ta shikosh.
Urdhëroj gjithë dhimbjen,
të largohet tani.
Shërohu tani
në të gjithë trupin.
Urdhëroj gjithë dhimbjen,
të largohet nga trupi, tani.
Në të gjithë trupin, tani.
Lutem për shërim, tani,
në Emër të Jezusit. Amen!
Lëviz. Përpiqu ta lëvizësh.
Përpiqu ta ndjesh.
Duket mirë.
- Mirë, hë?
A e ndjen dhimbjen tani?
Jo.
- Iku? Po.
Njerëzit habiten.
Urdhëroj këtë shpinë
të shërohet tërësisht, tani.
Përkulu kështu,
përpiqu ta ndjesh.
Dhe ngrihu prapë.
- Iku me të vërtetë.
Me të vërtetë.
- Çfarë?
Të betohem.
- Nuk po bëj gjoja.
Mund ta ndjesh. Thjesht iku.
- Po. O Zot i madh.
Po dëgjohet gjithandej nëpër botë.
Vitet e kaluara kemi parë
qindra e mijëra njerëz
që të shërohen,
me anë të besimtarëve
që startohen.
Këta më pas dalin
dhe shërojnë të sëmurë.
Dhe pikërisht ata njerëz
drejtojnë të tjerë tek Krishti.
Kështu vitet e fundit kemi parë
mijëra njerëz që të vijnë tek Krishti.
Dhe kjo është diçka e fuqishme.
Erdha në Stockholm
dhe takova këtë vëlla
që ishte diku aty me një grup njerëzish,
së bashku me gruan e tij.
Dhe aty dolëm edhe ne.
Ai ndaloi dikë që kishte dhimbje
dhe vendosi duart mbi këtë njeri,
dhe ai u shërua.
Dhe ishte diçka kaq e mahnitshme!
Ky njeri u shërua dhe unë thashë,
'Nuk qënka më në YouTube.'
Nuk po e shikoj më në YouTube,
por tani e kam para syve.
Kaq e mahnitshme, të shikosh reagimin
e këtij njeriu në momentin e shërimit.
Ngjarja tjetër që ndodhi ishte
kur erdhi një zonjë
që kishte dhimbje në stomak.
Ky njeriu që po më startonte
më tha,
'Tani është radha jote të lutesh.
Vendos dorën
dhe urdhëroje dhimbjen të largohet.
Kështu veprova
megjithëse hezitoja,
por e vendosa dorën
dhe thjesht urdhërova,
'Në Emër të Jezusit, dhimbje ik.'
E hoqa dorën dhe papritmas,
duhet ta shihnit
fytyrën e asaj zonje.
Ajo u kthye dhe tha, 'Si e bëre këtë?'
Çfarë?
Me mua talleni?
- Jo, nuk po tallemi.
Është e vërtetë prandaj e bëjmë këtë.
Jo.
Kjo është çmenduri.
Jezusi të shëroi, jo unë.
Nuk kisha përjetuar kurrë
diçka të tillë më parë,
dhe ëndërrat e mira
u bënë realitet, sa hap e mbyll sytë.
Kjo në fakt është
dita më e lumtur e jetës sime.
Të jem pjesë e asaj që kam dëshiruar
për një kohë të gjatë.
Kështu që kur po kthehesha në shtëpi
isha plot me gëzim.
Isha ulur në autobus
për të shkuar në shtëpi.
Kur arrita, nuk më mbante vendi.
Dola në qendër të qytetit
dhe fillova të lutesha për njerëzit
dhe pikërisht në të njëjtën ditë,
takova disa vajza
për të cilat u luta
dhe ato u shëruan menjëherë.
Unë u mahnita i tëri!
Kjo nuk ishte diçka që ndodhi
në Stockholm dhe qëndroi atje.
Kjo gjë vazhdon.
Që atëherë, kam dalë
çdo ditë në terren.
Çdo ditë dilja në rrugë dhe
dhe kam parë mijëra të shërohen.
Ky realitet më ndryshoi krejt.
E mahnitshme!
Lëvize këmbën.
Nuk ndjej gjë.
U zhduk?
Nuk e ndjej
- Jo.
Nuk e ndjej.
Nuk e ndjej.
E çuditshme, hë?
- Po.
Ishte Jezusi që të shëroi.
Përkulu dhe përpiqu përsëri.
Funksionoi, Denis.
- Provoje. Provoje.
Si e ndjen tani?
- E përsosur.
Iku e gjithë dhimbja?
- E gjithë dhimbja iku komplet.
Të betohem për Zotin.
Faleminderit, Jezus.
Nuk e prisja çfarë pamë,
po mendoja... kjo duhet të ndodhte.
E kam parë të ndodhë
gjithë kohën nëpër video
por nuk kam qënë në gjendje
ta bëj vetë
dhe isha plot besim
që kjo është çfarë Zoti bën.
Për këtë gjë bashkëvepron Ai.
Ky është qëllimi pse jam këtu.
U lutëm për një vajzë
që kishte ca probleme me shpinën.
Më duket se kishte
një plagë operacioni.
Dhimbje, largohu tani.
Shpinë, shko në vend tani,
në emër të Jezusit.
Nuk e di nëse ndjen
ndonjë gjë.
Ah!
- Diçka ndodhi.
Ajo u mbush me Frymën e Shenjtë
dhe Zoti e preku radikalisht.
Ajo ia plasi të qarit.
- Ra përmbys para nesh.
Mbushe.
Më shumë, më shumë.
Fryma e Shenjtë është mbi ty,
thjesht hape gojën.
Frymë e Shenjtë, më shumë, më shumë.
Mbushe.
Sapo u pagëzove,
mbushur me Frymën.
Ai është aty, Ai është aty.
Ky është një fillim i ri.
Një fillim i ri për ty.
Është një fillim i ri.
Zot, faleminderit për lirinë.
Zot, faleminderit për fillimin e ri.
Familja e saj që ishte me të,
kunata e saj me fëmijët,
ishin krejtësisht në paqe;
sikur çdo gjë të ishte normale, dhe
njerëzit që kalonin thonin,
'Çfarë po ndodh?'
Mbaj mend që thoja,
Sa gjë e bukur po i ndodh
tani kësaj vajze.
Ajo nuk e kishte idenë
çfarë do i ndodhte atë ditë.
Ajo erdhi në vete dhe
mund ta shikoje të ndryshuar.
Zoti e ndryshoi
nga brenda jashtë.
Jam mirë, Lillia, jam mirë.
Sa gjë e mirë.
- Më shumë sesa mirë.
Shumë herë më shumë sesa mirë.
Zoti do që të shfaqet i gjallë.
Ai do që të na tregojë
Kush Ai është për ne.
Dhe ja, ky është Zoti.
Dhe kjo po ndodh këtu jashtë.
Jo në një kishë luksoze,
por Zoti është aty
duke dashur të jetë
pjesë Jona.
Ai do që të jetë pjesë
e jetës tënde.
Dhe vazhduam më tutje.
Më pas u lutëm për
një djalë që quhej Danny.
Po, në fillim i thamë një tjetri
nëse kishte ndonjë dhimbje.
Ai na tha, 'Jo'.
Pastaj erdhi Danny.
Po. I kërkuam një zotërie
në një stol nëse mund të luteshim.
Ai na e ktheu, 'Jo, jo, jo. Jam mirë.'
Dhe ai që quhej Danny tha,
'Më dhemb shumë shpina.'
- 'Për sa kohë?'
'Për 10 vjet.'
Në fakti ishin pesë vjet
që i dhimbte shpina.
Dhe thamë,
'Në rregull, dale të të ulim.'
Dhe e ulëm
dhe njëra këmbë ishte më e gjatë
sesa tjetra rreth 5 milimetra.
Këmbë rritu, çlirohu dhe rritu
tani në emër të Jezusit.
Ja ku doli.
- Po, shohim të lëvizë.
E ndjeve?
- Dhe të lëvizi nëpër duar.
Diçka kërciti
kur u zgjat.
Danny, pa çohu
dhe preke shpinën.
Shumë mirë.
- Iku?
Po.
- 15 vjet dhe tani iku.
Po, në fakt pesë.
- Pesë vjet dhe tani iku.
Çfarë përjetove?
- Nuk e di por ndjesi e mirë.
Është hera e parë
që ai e bën këtë.
Ishte mrekulli dhe ndërsa
prisnim për të tjerë
vendosëm të merrnim pak akullore.