Nuk e dija kur pranova ta bëj këtë nëse pritesha të flisja apo të këndoja. Por kur më thanë se tema ishte gjuha, ndjeva se duhej të flisja rreth diçkaje për një moment. Unë kam një problem. Nuk është gjëja më e keqe në botë. Jam mirë. Unë nuk kam marrë zjarr. Unë e di që njerëz të tjerë në botë kanë gjëra shumë më të këqija për tu përballur, por për mua, gjuha dhe muzika janë pandashmërisht të lidhura me njëra-tjetrën nga një gjë. Dhe kjo gjë është se unë belbëzoj. Mund të duket interesante duke ditur se unë shpenzoj shumë nga jeta ime në skenë. Dikush mund supozojë se unë ndihem rehat në sferën publike dhe rehat këtu, duke ju folur juve. Por e vërteta është se unë kam shpenzuar jetën time deri në këtë moment dhe duke përfshirë këtë moment, duke jetuar një tmerr vdekjeprures nga të folurit publikisht. Të kënduarit publikisht, gjë krejt ndryshe. (Të qeshura) Por do të flasim për të pas pak. Unë nuk kam folur kurrë për këtë gjë kaq hapur më parë. Mendoj se kjo ka ndodhur sepse kam jetuar gjithmonë në shpresë se kur të isha e rritur, nuk do të belbëzoja. Unë jetoja pak a shumë me këtë ide se kur të isha e rritur, do të kisha mësuar frengjisht, dhe se kur të isha e rritur, unë do të mësoja si të menaxhoja paratë e mia, dhe se kur te isha e rritur, unë nuk do të belbëzoja, e atëherë do të mund të flisja publikisht dhe ndoshta do të isha kryeministre dhe se cdo është e mundur. (Të qeshura) Kështu unë mund të flas për të tani sepse kam arritur një pikë, ku- dua të them, unë jam 28. Jam e sigurt se jam e rritur tashmë. (Të qeshura) Dhe jam një grua qe shpenzon jetën e saj si performuese, me një problem të foluri. Kështu, unë mund të flas hapur për të. Ka disa anë interesante të të pasurit belbëzim. Për mua, gjëja më e keqe që mund të ndodhë është takimi me dikë tjetër që belbëzon. (Të qeshura) Kjo më ndodhi në Hamburg, kur ky djalë qe takuam na tha, "Përshëndetje, e-e-e-emri im është Joe," dhe unë thashë, "Oh, përshëndetje, e-e-e-emri im është Meg." Imagjinoni tmerrin tim kur kuptova se ai mendoi se po tallesha me të. (Të qeshura) Njerëzit mendojnë se jam e pirë gjatë gjithë kohës. (Të qeshura) Njerëzit mendojnë se unë kam harruar emrin e tyre kur hezitoj para se t'jua them. Dhe është shumë e çuditshme, sepse emrat e përshtatshëm janë më të vështirët. Nëse unë do të përdor fjalën "e mërkurë" në një fjali, dhe vjen rradha e fjalës, dhe e ndjej që do të belbëzoj ose diçka e tillë, unë mund ta ndryshoj fjalën në "nesër" ose "ditën pas të martës" ose diçka tjetër. Është e çuditshme, por mund t'ia dalësh, sepse me kalimin e kohës kam krijuar një metodë zgjidhje për përdorimin e të folurit ku pikërisht në minutën e fundit ti ndryshon fjalën dhe trukon trurin tënd. Por me emrat e njerëzve, ti thjesht nuk mund t'i ndryshosh. (Të qeshura) Kur këndoja jazz, punova shumë me një pianist qe quhej Steve. Siç mund ta kuptoni, S-të dhe T-të, bashkë ose veç, janë dobësia ime. Por une duhet të prezantoja bandën në këtë improvizim, dhe kur i shkoja afër Steve, unë ngecja te "St". Dhe ishte gjithmonë pak e çuditshme dhe e parehatshme sepse prish gjithë atmosferën. Kështu pas disa rastesh të tilla, Steve u bë gëzueshëm "Seve" dhe kështu e kaluam këtë situatë. (Të qeshura) Unë kam bërë shumë terapi, dhe një formë trajtimi e zakonshme është përdorimi i një teknike që quhet të folurit butë, në të cilën ti pothuajse këndon çdo gjë që thua. Pak a shumë ti bashkon gjithçka në këtë këngë, në mënyrën e një mësueseje kopshti, dhe të bën të tingëllosh shumë e qetë, sikur ke pirë shumë Valium, dhe çdo gjë është e qetë. (Të qeshura) Kjo nuk jam unë. Unë e përdor ketë menyre. Unë e përdor kur duhet të jem në panele shfaqjesh, ose kur duhet të bëj intervista në radio, kur ekonomia e minutazhit është supreme. (Të qeshura) Kështu e kaloj këtë situatë në punën time. Por si një artiste që ndjen që puna e saj bazohet vetëm në platformën e sinqeritetit dhe të qënit realiste, kjo ndihet shpesh si hile. Prandaj përpara se të këndoj, unë dua t'ju them se cfarëdo të thotë këndimi për mua. Është më shumë se krijimi i tingujve të bukur, dhe është më shumë se krijimi i këngëve të bukura. Është më shumë se të ndihesh i njohur, ose i kuptuar. Është më shumë se t'ju bëj të ndjeni atë që unë ndjej. Nuk është rreth mitologjisë, ose mitologjizimi i vetes sime karshi jush. Në një mënyrë, me anë të një funksioni të mrekullueshëm lidhës të trurit njerëzor, është e pamundur të belbëzosh kur këndon. Kur isha e re, ajo ishte një metodë trajtimi e cila funksiononte shumë mirë për mua, këndimi, kështu që e bëja së tepërmi. Dhe prandaj unë jam këtu sot. (Duartrokitje) Ju faleminderit. Këndimi për mua është një çlirim i ëmbël. Është e vetmja kohë kur ndihem e rrjedhshme. Është e vetmja kohë kur çfare del nga goja ime është tërësisht siç e kisha për qëllim. (Të qeshura) Unë e di që kjo është bisede TED, por tani unë do ta bëj Këndim TED. Kjo është një këngë që shkruajta vitin e kaluar. Faleminderit shumë. Ju faleminderit. (Duartrokitje) (Piano) ♪ Unë do të isha një bukuri ♪ ♪ por hunda ime ♪ ♪ është pak e madhe ♪ ♪ për fytyrën time ♪ ♪ Dhe unë do të isha një ëndërrimtare ♪ ♪ por ëndrra ime ♪ ♪ është pak e madhe ♪ ♪ për këtë hapësirë ♪ ♪ Dhe unë do të isha një ëngjëll ♪ ♪ por aureola ime ♪ ♪ zbehet në shkëlqimin ♪ ♪ e hijeshisë tënde ♪ ♪ Dhe unë do të isha xhol ♪ ♪ por ajo kartë duket pa kuptim kur luan ♪ ♪ asin tënd ♪ ♪ Unë do të doja të dija ♪ ♪ A ka yje në ferr? ♪ ♪ Dhe do të doja të dija ♪ ♪ të dija nëse mund të më thuash ♪ ♪ që ti më bën të humbas çdo gjë që di ♪ ♪ Që nuk mund të zgjedh ose të mos lëshoj ♪ ♪ Dhe unë do të rrija përgjithmonë ♪ ♪ por shtëpia ime ♪ ♪ është pak më larg ♪ ♪ nga ky vend ♪ ♪ Dhe betohem që unë provova ♪ ♪ ta ngadalësoj ♪ ♪ kur jam duke ecur me ritmin tënd ♪ Por gjithçka që mund të mendoja ♪ ♪ në plogështi përmes qyteteve ♪ ♪ a dukem e bukur në shi? ♪ ♪ Dhe unë nuk e di se si dikush ♪ ♪ kaq i bukur ♪ ♪ me bën të ndihem e shëmtuar ♪ ♪ Kaq shumë turp ♪ ♪ Dhe dua të di ♪ ♪ A ka yje ne ferr? ♪ ♪ Dhe do të doja të dija ♪ ♪ të dija nëse ti mund të më thuash ♪ ♪ që ti më bën të humbas çdo gjë që di ♪ ♪ Që unë nuk mund të zgjedh ose të mos lëshoj ♪ Shumë faleminderit. (Duartrokitje)