WordPress 4.7 "Vaughan",
pagëzuar për nder të legjendës së jazz-it,
Sarah "Sassy" Vaughan
e bën më të lehtë se kurrë të ngrini
sajtin tuaj, ashtu si e doni.
Njihuni me Karlën.
Karla ka një dyqan kafshësh,
dhe i duhet një sajt.
Karla sheh mundësitë e gatshme…
… dhe zbulon WordPress-in.
Me WordPress-in, Karla mund të zgjedhë
mes mijëra temash të lira
që plotësojnë nevojat e saj.
Karla vendosi për Twenty Seventeen,
një temë fringo e re nga WordPress-i,
e ndërtuar nga zeroja për biznese.
Twenty Seventeen përfshin
një dizajn të hajthëm
me figura të mëdha ngado –
i përsosur për biznes të vogël si dyqani
i kafshëve, ose biznese të mëdha.
Meqë ky është një sajt i ri,
Twenty Seventeen do të shfaqë
ca lëndë sa për fillim
si ndihmë për Karlën të shohë
se si mund të funksionojë
për dyqanin e saj dhe
që t’ia fillojë përshtatjes së tij.
Shkurtore përpunimi të reja të dukshme
tregojnë se cilat aspekte të sajtit
të saj mund të ndryshohen
drejt e nga paraparja live.
Teksa e përshtat temën e vet,
Karla vë re se mund të shtojë
një video te kryet.
Zgjedh videon e xhiruar me
të mbesën dhe një qenush
dhe e shton si krye te sajti
drejt e nga tableti i vet.
Ngaqë mundeni të krijoni faqe
teksa përpunoni menu
te përshtatësi në WordPress 4.7,
Karla mund të vazhdojë të ndërtojë
strukturën e sajtit të vet
pa e ndërprerë rrjedhën e saj të punës.
Karla dëshiron të bëjë edhe një ndryshim
para se ta ketë gati sajtin për publikim -
ta bëjë më të dukshëm emrin e dyqanit.
Paneli i ri i CSS-së e bën të lehtë këtë,
dhe ju shfaq ndryshimet - live,
në ndërtim e sipër.
Dhe me kaq, ajo publikon sajtin e vet
të ri për dyqanin e kafshëve.
Karla është e kënaqur.
WordPress 4.7 përfshin krejt këto veçori
dhe më, tok me veçori të reja zhvilluesish
të tilla si pikëmbarime lënde API REST.
WordPress 4.7 Vaughan -
ju ndih të ngrini sajtin tuaj, si e doni.