0:00:01.959,0:00:05.000 Jemi jo pak të kënaqur që jemi shfletuesi i çuditshëm. 0:00:05.000,0:00:07.602 Nuk kemi iniciale aksionesh për 0:00:07.616,0:00:09.594 t’ia dhënë shtypit bashkë me emrin tonë. 0:00:09.594,0:00:11.390 Nuk kemi fitim. 0:00:11.670,0:00:14.394 Nuk kemi yje roku që i vëmë mbi të tjerët 0:00:14.610,0:00:16.100 Nuk bëjmë po ato pazare, 0:00:16.100,0:00:17.486 nuk nënshkruajmë po ato kontrata, 0:00:17.486,0:00:18.822 apo shtrëngojmë po ato duar, 0:00:18.822,0:00:20.342 si gjithkush tjetër. 0:00:20.897,0:00:22.960 Dhe ndjehemi mirë me tërë këtë. 0:00:23.664,0:00:25.542 Jemi një grup njerëzish jokonvencionalë, 0:00:25.542,0:00:27.290 frymëzuar në mënyrë të pavarur, 0:00:27.290,0:00:29.377 që gjërat i bëjnë pakëz ndryshe. 0:00:29.654,0:00:32.310 Atje ku një shoqëri tjetër do të çmonte fitimin 0:00:32.395,0:00:35.021 ne çmojmë... vlerat. 0:00:35.590,0:00:38.916 Kur konkurrenti bluan se si ta bëjë diçka 0:00:38.916,0:00:40.834 pronësore, ne luftojmë ta lëmë të lirë. 0:00:41.172,0:00:43.317 Dhe teksa shumica e produkteve dhe teknologjive 0:00:43.317,0:00:45.215 zhvillohen pas dyersh të mbyllura, 0:00:45.215,0:00:46.797 tonat kultivohen në qiell të hapur, 0:00:46.797,0:00:48.749 gjithkush mund t’i shohë. 0:00:48.832,0:00:52.190 Nuk na duhet të përgjigjemi ndaj aksionerësh. 0:00:52.316,0:00:54.112 Përgjigjemi vetëm para jush. 0:00:54.502,0:00:56.460 Dhe nuk veprojmë kështu se na duket zbavitëse, 0:00:56.460,0:00:58.820 edhe pse është tejet zbavitëse. 0:00:58.922,0:01:00.348 Veprojmë në këtë mënyrë 0:01:00.348,0:01:03.570 ngaqë besojmë se është gjëja e duhur për t’u bërë. 0:01:03.570,0:01:05.500 Besojmë në parimet e jo te fitimet. 0:01:05.519,0:01:08.650 Besojmë se ndershmëria fiton mbi sekretin, 0:01:08.767,0:01:11.500 dhe bashkësia mbi interesat e korporatave. 0:01:11.675,0:01:13.898 Besojmë se është më mirë të përkujdesesh 0:01:13.898,0:01:15.175 për web-in se sa ta kesh pronë, 0:01:15.313,0:01:17.067 ta shohësh si burim që do mbrojtur 0:01:17.067,0:01:19.487 se sa si mall për shitje. 0:01:19.487,0:01:21.138 Dhe besojmë fort në risitë 0:01:21.138,0:01:25.100 që e vënë përdoruesin në ballë dhe në timon. 0:01:25.465,0:01:26.937 Por më e rëndësishmja, 0:01:26.937,0:01:28.902 besojmë te ju. 0:01:29.086,0:01:31.828 Besojmë se shfletuesi më i mirë i botës[br]u bë i mundur 0:01:31.828,0:01:33.457 nga inxhinierë, programues, 0:01:33.457,0:01:36.208 grafistë, dhe njerëz si ju, 0:01:36.208,0:01:39.587 që japin kohë nga e tyrja, talent, energji dhe[br]përkrahje për kauzën. 0:01:39.587,0:01:41.586 Dhe besojmë se tok, 0:01:41.586,0:01:43.113 me këtë kauzë në mendje, 0:01:43.113,0:01:46.252 mund të vazhdojmë me risi në përfitim të[br]individit, 0:01:46.252,0:01:47.658 dhe përmirësimit të web-it. 0:01:47.658,0:01:49.655 Që kështu, përherë e përgjithmonë, 0:01:49.655,0:01:51.492 t’i shërbehet të mirës së përgjithshme. 0:01:51.492,0:01:53.990 Jemi të tërë Mozilla Firefox. 0:01:54.263,0:01:56.321 Nuk jemi thjesh një shfletues ndryshe. 0:01:56.588,0:01:59.160 Jemi një shfletues që sjell ndryshim.