Saida Aden Said: Kam akoma këtë imazh të tmerrshëm në mendjen time Shihja njerëz duke u rrëzuar, të shtëna. Isha e tmerruar. Me të vërtetë, unë qaja shumë. Dikush që njihte babain dhe nënën time më kapi dorën dhe tha: "Shkojmë! Shkojmë! Shkojmë!" Dhe unë thoja, "Ku është nëna ime? Nëna ime? Nëna ime? Noria Dambrine Dusabireme: Gjatë netëve ne do të dëgjonim të shtëna, do të dëgjonim armë. Zgjedhjet supozohej të ndodhnin. Kishte të rinj që shkonin në rrugë, ata po bënin grevë. Dhe shumica e të rinjëve vdiqën. SAS: Hipëm në një automjet . Ishte i mbushur. Njerëzit po iknin për jetët e tyre. Në këtë mënyrë unë ika nga Somalia. Nënës sime i mungova. Askush nuk i tregoi se ku shkova. NDD: Fakti se ne nuk shkonim në shkollë nuk mund të shkonim në market, ishim thjesht të bllokuar në shtëpi më bëri të kuptoj se nëse kam një mundësi për të arritur diqka më të mirë, unë mund ta ndërmerrja atë dhe të kisha një të ardhme më të mirë. (Muzikë) Ignazio Matteini: Globalisht, shpërngulja e njerëzve në botë është duke u rritur. Tani ekzistojnë pothuajse 60 milion njerëz të shpërngulur në botë. Dhe fatkeqësisht, nuk ndalen. Chrystina Russell: Unë mendoj se komuniteti humanitar ka filluar të kuptoj nga hulumtimet dhe realiteti se ne po flasim rreth një problemi shumë më të përhershëm. Baylie Damtie Yeshita: Këta student, kanë nevojë për një arsimim të lartë, një diplomë që mund ta përdorin. Nëse studentët tani jetojnë në Rwanda, nëse rilokalizohen,ata akoma mund të vazhdojnë studimet e tyre. Akoma, diploma e tyre është e shfrytëzueshme, kudo që janë. CR: Projekti ynë i guximshëm ishte të testonte realisht Lëvizjen Edukative Globale të Universitetit Hampshire të Ri Jugor aftësia në shkallë, të sjellë diplomën Bachelor dhe rrugën drejt punësimit për refugjatët dhe ata që përndryshe nuk do të kishin qasje në edukimin e lartë. SAS: Ishte thuajse e pamundur, si një refugjate, të vazhdoja edukimin tim dhe të krijoja karrierën time. Emri im është Saida Aden Said, unë jam nga Somalia. Isha nëntë vjeqare kur erdha në Kakuma, dhe fillova shkollimin në moshën 17 vjeqare. Tani jam duke studiuar në nivelin Bachelor me SNHU. NDD: Emri im është Noria Dambrine Dusabireme. Unë po studioj nivelin bachelor për artin në komunikim me një koncentrim në biznes. CR: Ne po i shërbejmë studentëve përgjatë pesë vendeve të ndryshme: Libani, Kenia, Malawi, Ruanda dhe Afrika e Jugut. Vërtetë krenar që kemi 800 AA nivele në mbi 400 bachelor të diplomuar dhe afër 1000 studentë të regjistruar tani. Pra, magjia është se ne po i adresojmë jetët e refugjatëve ashtu si ekzistojnë. Nuk ka klasa. Nuk ka ligjërata. Nuk ka data të caktuara. Nuk ka provime përfundimtare. Ky nivel është i bazuar në kompetenca, dhe jo i detyruar me kohë. Ju zgjidhni kur filloni projektin tuaj. Ju zgjidhni si do t'i qaseni. NDD: Kur hapni platformën, këtu mund të shihni qëllimet. Nën secilin qëllim, ne mund të gjejmë projekte. Kur hapni një projekt, ju merrni kompetencat që ju duhet të zotëroni, udhëzimet dhe pasqyrën e projektit. CR: Salca e fshehtë e SNHU kombinon mësimin në internet të bazuar në kompetenca me mësimin ballë për ballë me partnerët për të ofruar të gjithë mbështetjen e gjithanshme. Kjo përfshin udhëzime akademike. Kjo do të thotë mbështetje psikosociale, mbështetje mjekësore, dhe gjithashtu është mbështetje për punësimin, duke rezultuar në 95% diplomim, dhe 88% punësim. NDD: Unë jam një praktikante e menaxhimit të mediave sociale. Lidhet me drejtimin e komunikimit që studioj. Kam mësuar shumë jashtë projektit dhe nga bota reale. CR: Praktika e strukturuar është një mundësi për studentët të praktikojnë aftësitë e tyre, në përdorim të krijimit të lidhjes mes praktikës dhe nje mundësie të mëvonshme pune. (Muzikë) Ky është një model që ndalon vendosjen e kohës dhe politikave dhe procedurave universitare dhe në vend të kësaj vendos studentin në qendër. IM: Modeli SNHU është një mënyrë e shkëlqyeshme për të shkundur pemën. Shume e madhe. Është një veprim i shkëlqyeshëm për mënyrën tradicionale të arsimit të lartë. BDY: Kjo mund të ndryshojë jetën e studentëve në komunitetet e cenueshme dhe të refugjatëve. NDD: Nëse marr diplomën time, mund të kthehem dhe të punoj kudo që dua. Unë me vetëbesim mund të filloj masterin në gjuhën angleze, kjo është diçka që nuk do të mund ta imagjinoja më parë. Unë me të vërtetë kam besim dhe aftësitë e nevojshme për t'u marrë me punë, pa pasur frikë se s'do t'ja dilja dhe do dështoja. SAS: Unë gjithmonë kam dashur të punoj me komunitetin. Unë dua të themeloj një organizatë jofitimprurëse. Ne mbrojmë edukimin e grave. Unë dua të behem dikush që është, si ,një ambasador dhe t'i inkurajoj ata duke thënë se nuk është kurrë vonë që ata të mësojnë. Është një ëndërr.