Në 12 gusht 2020 dy grupe vajzash shkuan të protestojnë në Minsk, kryeqytetin e Bjellorusisë. Ato veshën rroba të bardha dhe dolën zbathur nëpër rrugë. Në mëngjes disa shkuan në marketin Komarovski në qendër të qytetit Po atë ditë më vonë grupi tjetër mblodhi lule në flakën e përjetshme poshtë monumentit të fitores. Ato qëndruan së bashku të kapura përdore, dhe filluan të këndonin ninullën e Bjellorusisë, duke pritur makinat e policisë të mbërrinin. Ato e dinin se policia do t'i merrte ato kështu: zbathur me lulet në duar, do t'i merrnin në stacionin e policisë, duke i rrahur dhe poshtëruar. Dhe megjithatë ata e bënë. Këtë vit, diçka ndryshoi në Bjellorusi, një shtet me nëntë miljon njerëz që ka qenë nën sundim nga një lider autoritar që prej 1994. Këto vajza të reja protestuan në zgjedhjet e fundit të manipuluara, e cila ndodhi vetëm pak ditë më parë. Shprehjet e vogla të protestës u zgjeruan shumë shpejt në masive, paqësore, demonstrata të drejtuara nga gratë në të gjithe vendin. Vetëm në pak ditë qindra mijëra njerëz dolën në rrugë dhe demonstratat vazhduan që atëherë, pëlqimet e të cilave Bjellorusia nuk i ka pasur më parë. E gjithë kjo pavarsisht faktit që deklaroi presidenti vetë rizgjodhi dhe që më shumë se 10,000 njerëz u ndaluan, qindra u torturuan dhe të paktën gjashtë të vrarë. Shumë njerëz pyesnin veten pse bjellorusët po flasin tani. Çfarë i bën ata te vazhdojnë të dalin nëpër rrugë pavarësisht dhunës së paparë policore, pavarësisht paligjmërisë së shtetit? Përgjigjja që dëgjoj më shpesh është se njerëzit u bënë të patrembur, dhe është diçka që i bëri bashkë. Sepse frika është e të gjithëve. Ushqehet me izolim. Nuk diskriminon: burra, gra, fëmijë, të moshuar të gjithë mund të ndiejmë frikë, por vetëm për aq kohë sa jemi vetëm. Guximi kërkon dy. Funksionon vetëm nëse ne jemi aty për njëri tjetrin. Trego se fqinji yt kolegu yt, shoku yt ka kurajë. Dhe ata do bëjnë të njëjtën gjë për ty. Shumë është bërë në rolin tim për zgjedhjet presidenciale në gushtin e 2020. Si u futa për të kandiduar për burrin tim, Sergei kur ai ishte i burgosur, e ishte e qartë se autoritetet do t'i mohonin shansin për të kandiduar vetë; si i fitova me të drejtë zgjedhjet dhe u bëra udhëheqësja e zgjedhur e Bjellorusisë demokratike, por rezultatet zyrtare më dhanë vetëm 10% të votave dhe u detyrova me dëbim me fëmijët e mi; si akoma luftoj për ata që më votuan dhe zërin e të cilit regjimi dëshiron të vjedhë; sa "e patrembur" jam. Por kishte shumë momente që isha e frikësuar, dhe doja të hiqja dorë. Isha e kërcënuar dhe e detyruar të besoja se jam e vetme në këtë luftë. Megjithatë sa më shumë qytete vizitoja aq më shumë njerëz paraqiteshin në tubim aq më pak frikë kisha. Pak ditë para zgjedhjeve në Minsk, 60,000 njerëz erdhën të më mbështesnin, dhe nuk isha më e frikësuar. Unë kurrë nuk kam dashur të bëj asgjë nga këto. Unë kurrë nuk kam qenë tepër politike, dhe kurrë nuk kam planifikuar të kandidoj për post. Doja të isha një nënë dhe një grua. Por nga fati dhe dëshira e popullit tim, unë u ngrita në këtë pozitë. Dhe unë e pranoj këtë me detyrë dhe krenari. Unë nuk do të dorëzohem. Do të jem aty për njerëzit, sepse ata ishin aty për mua. Guximi ynë lindi nga bashkimi. Solidariteti ynë është forca jonë. Tani e kuptova se të qenurit e patrembur është një zotim. Është një vendim që ju e merrni çdo ditë. Është një përgjegjësi që ju e merrni-- përgjegjësia për njëri tjetrin. Në këtë drejtim unë nuk jam ndryshe nga kolegët e mi Bjellorusë. Mbështetja e tyre është e qartë. Solidariteti i tyre po avancon. Kur janë dy prej jush, po guxon. Kur jeni 100, jeni trima. Kur janë qindra nga ju, bëheni të patrembur. Dhe pasi të jeni dhjetëra mijëra, bëheni të pathyeshëm. Faleminderit.