Në 12 gusht 2020
dy grupe vajzash shkuan
të protestojnë në Minsk,
kryeqytetin e Bjellorusisë.
Ato veshën rroba të bardha
dhe dolën zbathur nëpër rrugë.
Në mëngjes
disa shkuan në marketin Komarovski
në qendër të qytetit
Po atë ditë më vonë
grupi tjetër mblodhi lule
në flakën e përjetshme poshtë monumentit
të fitores.
Ato qëndruan së bashku të kapura përdore,
dhe filluan të këndonin
ninullën e Bjellorusisë,
duke pritur makinat e policisë
të mbërrinin.
Ato e dinin se policia do t'i merrte
ato kështu:
zbathur me lulet në duar,
do t'i merrnin në stacionin e policisë,
duke i rrahur dhe poshtëruar.
Dhe megjithatë ata e bënë.
Këtë vit, diçka ndryshoi në Bjellorusi,
një shtet me nëntë miljon njerëz
që ka qenë nën sundim nga një lider
autoritar që prej 1994.
Këto vajza të reja protestuan në zgjedhjet
e fundit të manipuluara,
e cila ndodhi vetëm pak ditë më parë.
Shprehjet e vogla të protestës
u zgjeruan shumë shpejt
në masive, paqësore,
demonstrata të drejtuara nga gratë
në të gjithe vendin.
Vetëm në pak ditë
qindra mijëra njerëz dolën në rrugë
dhe demonstratat vazhduan që atëherë,
pëlqimet e të cilave Bjellorusia
nuk i ka pasur më parë.
E gjithë kjo pavarsisht faktit
që deklaroi presidenti vetë rizgjodhi
dhe që më shumë se
10,000 njerëz u ndaluan,
qindra u torturuan
dhe të paktën gjashtë të vrarë.
Shumë njerëz pyesnin veten
pse bjellorusët po flasin tani.
Çfarë i bën ata te vazhdojnë
të dalin nëpër rrugë
pavarësisht dhunës së paparë policore,
pavarësisht paligjmërisë së shtetit?
Përgjigjja që dëgjoj më shpesh
është se njerëzit u bënë të patrembur,
dhe është diçka që i bëri bashkë.
Sepse frika është e të gjithëve.
Ushqehet me izolim.
Nuk diskriminon:
burra, gra, fëmijë, të moshuar
të gjithë mund të ndiejmë frikë,
por vetëm për aq kohë sa jemi vetëm.
Guximi kërkon dy.
Funksionon vetëm nëse ne jemi aty
për njëri tjetrin.
Trego se fqinji yt
kolegu yt, shoku yt ka kurajë.
Dhe ata do bëjnë të njëjtën gjë për ty.
Shumë është bërë në rolin tim
për zgjedhjet presidenciale
në gushtin e 2020.
Si u futa për të kandiduar për burrin tim,
Sergei kur ai ishte i burgosur,
e ishte e qartë se autoritetet do t'i
mohonin shansin për të kandiduar vetë;
si i fitova me të drejtë zgjedhjet
dhe u bëra udhëheqësja e zgjedhur
e Bjellorusisë demokratike,
por rezultatet zyrtare më dhanë
vetëm 10% të votave
dhe u detyrova me dëbim me fëmijët e mi;
si akoma luftoj për ata që më votuan
dhe zërin e të cilit regjimi
dëshiron të vjedhë;
sa "e patrembur" jam.
Por kishte shumë momente
që isha e frikësuar,
dhe doja të hiqja dorë.
Isha e kërcënuar
dhe e detyruar të besoja
se jam e vetme në këtë luftë.
Megjithatë sa më shumë qytete vizitoja
aq më shumë njerëz paraqiteshin në tubim
aq më pak frikë kisha.
Pak ditë para zgjedhjeve në Minsk,
60,000 njerëz erdhën të më mbështesnin,
dhe nuk isha më e frikësuar.
Unë kurrë nuk kam dashur
të bëj asgjë nga këto.
Unë kurrë nuk kam qenë tepër politike,
dhe kurrë nuk kam planifikuar
të kandidoj për post.
Doja të isha një nënë dhe një grua.
Por nga fati dhe dëshira e popullit tim,
unë u ngrita në këtë pozitë.
Dhe unë e pranoj këtë me detyrë
dhe krenari.
Unë nuk do të dorëzohem.
Do të jem aty për njerëzit, sepse ata
ishin aty për mua.
Guximi ynë lindi nga bashkimi.
Solidariteti ynë është forca jonë.
Tani e kuptova se të qenurit e patrembur
është një zotim.
Është një vendim që ju e merrni çdo ditë.
Është një përgjegjësi që ju e merrni--
përgjegjësia për njëri tjetrin.
Në këtë drejtim unë nuk jam ndryshe
nga kolegët e mi Bjellorusë.
Mbështetja e tyre është e qartë.
Solidariteti i tyre po avancon.
Kur janë dy prej jush,
po guxon.
Kur jeni 100, jeni trima.
Kur janë qindra nga ju,
bëheni të patrembur.
Dhe pasi të jeni dhjetëra mijëra,
bëheni të pathyeshëm.
Faleminderit.