1 00:00:00,944 --> 00:00:04,698 Dua të imagjinoni se jeni një punëtor i Shërbimeve të Mbrojtjes së Fëmijëve. 2 00:00:05,113 --> 00:00:08,380 Dhe ju duhet t'i përgjigjeni një raporti rreth abuzimit të fëmijëve. 3 00:00:09,159 --> 00:00:14,024 Ju futeni brenda në shtëpi,pa paralajmërim papritur dhe sigurisht të paftuar. 4 00:00:15,189 --> 00:00:18,903 Gjëja e parë që shihni është një dyshek në mes të dhomës, në dysheme. 5 00:00:18,927 --> 00:00:20,927 Tre fëmijë të shtrirë në të, në gjumë. 6 00:00:21,982 --> 00:00:25,538 Aty afër është një tryezë e vogël me nja dy shpuzore, 7 00:00:25,562 --> 00:00:26,990 si dhe kanaçe bosh të birrës. 8 00:00:28,268 --> 00:00:30,847 Kurthe të mëdha miu janë vendosur në qoshe, 9 00:00:30,871 --> 00:00:34,037 jo shumë larg nga ku fëmijët flenë. 10 00:00:34,061 --> 00:00:35,827 Kështu që ju merrni shënime. 11 00:00:37,173 --> 00:00:40,347 Një pjesë e punës suaj është të ecni nëpër të gjithë shtëpinë. 12 00:00:40,371 --> 00:00:43,957 Ju filloni me kuzhinën, ku shihni se ka shumë pak ushqim. 13 00:00:44,315 --> 00:00:47,593 Ju vëreni një dyshek tjetër në dhomën e gjumit, poashtu në dysheme, 14 00:00:47,617 --> 00:00:50,259 që nëna ndan me fëmijën e saj të sapolindur. 15 00:00:52,419 --> 00:00:55,781 Tani, në përgjithësi, në këtë pikë, dy gjëra mund të ndodhin. 16 00:00:56,649 --> 00:01:00,143 Fëmijët konsiderohen të pasigurt dhe duhen larguar nga shtëpia, 17 00:01:00,167 --> 00:01:03,955 dhe vendosur në kujdestarinë e shtetit për një periudhë të caktuar kohore. 18 00:01:04,657 --> 00:01:07,874 Ose fëmijët mbesin pranë familjes së tyre 19 00:01:07,898 --> 00:01:11,623 dhe sistemi i mirëqenies së fëmijëve siguron ndihmë dhe mbështetje për ta. 20 00:01:12,779 --> 00:01:15,842 Kur isha punonjëse e Shërbimeve të Mbrojtjes së Fëmijëve, 21 00:01:15,866 --> 00:01:18,450 kam parë gjëra të tilla gjatë gjithë kohës. 22 00:01:18,474 --> 00:01:20,747 Disa shumë më mirë, disa shumë më keq. 23 00:01:21,650 --> 00:01:23,998 Unë ju kërkova të imagjinoni veten në atë shtëpi, 24 00:01:24,022 --> 00:01:26,435 sepse pyes veten se çfarë ju shkoi ndër mend. 25 00:01:26,459 --> 00:01:28,559 Çfarë i udhëheq vendimet tuaja? 26 00:01:28,729 --> 00:01:31,809 Çfarë do të ndikojë në mendimin tuaj për atë familje? 27 00:01:32,539 --> 00:01:36,005 Çfarë race, etnie, mendoni se ishte familja? 28 00:01:37,800 --> 00:01:41,085 Unë dua që ju ta kuptoni se nëse ata fëmijë ishin të bardhë, 29 00:01:41,109 --> 00:01:45,086 ka më shumë të ngjarë që familja e tyre të qëndrojë së bashku pas kësaj vizite. 30 00:01:46,091 --> 00:01:48,839 Hulumtimet e bëra në Universitetin e Pensilvanisë 31 00:01:48,863 --> 00:01:53,672 zbuluan se familjet e bardha,kanë qasje në më shumë ndihmë dhe më shumë mbështetje 32 00:01:53,696 --> 00:01:55,614 nga sistemi i mirëqenies së fëmijëve. 33 00:01:55,632 --> 00:02:00,452 Dhe çështjet e tyre kanë më pak të ngjarë të kalojnë përmes një hetimi të plotë. 34 00:02:02,333 --> 00:02:05,212 Por nga ana tjetër, nëse ata fëmijë janë të zinj, 35 00:02:05,976 --> 00:02:08,863 ata kanë katër herë më shumë të ngjarë të largohen, 36 00:02:08,887 --> 00:02:12,164 si dhe ata kalojnë periudha më të gjata kohore në kujdestari, 37 00:02:12,188 --> 00:02:16,421 si dhe është më e vështirë t'i gjesh atyre një vend të qëndrueshëm për kujdestari. 38 00:02:16,449 --> 00:02:19,978 Kujdestaria ka për qëllim të jetë një strehë e menjëhershme për mbrojtjen 39 00:02:20,002 --> 00:02:21,863 e fëmijëve që janë në rrezik të lartë. 40 00:02:21,887 --> 00:02:26,020 Por është gjithashtu një largim konfuz dhe traumatik nga familja. 41 00:02:26,287 --> 00:02:29,138 Hulumtimet e bëra në Universitetin e Minesotës 42 00:02:29,162 --> 00:02:31,591 zbuluan se fëmijët që kishin përjetuar kujdestarinë 43 00:02:31,591 --> 00:02:35,188 kishin më shumë probleme të sjelljes si dhe çështjeve tjera të brendshme 44 00:02:35,212 --> 00:02:39,382 sesa fëmijët që mbeten me familjet e tyre dhe morën ndihmë dhe mbështetje. 45 00:02:40,071 --> 00:02:42,911 Skenari që përmenda më herët nuk është i rrallë. 46 00:02:42,985 --> 00:02:45,948 Një nënë beqare, që jeton në një banesë me të ardhura të ulëta 47 00:02:46,002 --> 00:02:47,596 me katër fëmijët e saj. 48 00:02:47,635 --> 00:02:50,518 Ku minjtë e bëjnë pothuajse të pamundur mbajtjen e ushqimit, 49 00:02:50,608 --> 00:02:53,135 e lëre më gjetjen e ushqimit të freskët në shtëpi. 50 00:02:53,792 --> 00:02:57,148 A e meriton kjo nënë t'ia marrin fëmijët e saj? 51 00:02:58,424 --> 00:03:01,187 Emma Ketteringham, një avokate e gjykatës familjare, 52 00:03:01,211 --> 00:03:04,085 thotë se nëse jetoni në një lagje të varfër, 53 00:03:04,109 --> 00:03:06,448 atëherë duhet të jesh një prind i përsosur. 54 00:03:07,109 --> 00:03:10,865 Ajo thotë se ne vendosim standarde të padrejta, shpesh të paarritshme 55 00:03:10,889 --> 00:03:13,762 mbi prindërit që rrisin fëmijët e tyre me shumë pak para. 56 00:03:14,199 --> 00:03:16,810 Dhe lagjia si dhe etnia e tyre 57 00:03:16,834 --> 00:03:19,508 ndikojnë nëse fëmijët e tyre do të largohen apo jo. 58 00:03:20,783 --> 00:03:24,321 Në dy vitet që kalova në linjën e parë të mirëqenies së fëmijëve, 59 00:03:24,435 --> 00:03:26,268 Kam marrë vendime të rëndësishme. 60 00:03:26,292 --> 00:03:30,015 Dhe pashë drejtëpërdrejt se si vlerat e mia personale ndikuan në punën time. 61 00:03:30,736 --> 00:03:35,029 Tani, si punonjëse sociale në Universitetin Shtetëror të Floridës 62 00:03:35,053 --> 00:03:36,204 unë drejtoj një institut 63 00:03:36,228 --> 00:03:40,021 që ofron hulumtimin më inovativ dhe efektiv të mirëqenies së fëmijëve. 64 00:03:40,486 --> 00:03:45,216 Dhe hulumtimi na tregon se ka dy herë më shumë fëmijë të zinj në kujdestari, 65 00:03:45,240 --> 00:03:47,137 njëzet e tetë përqind, 66 00:03:47,161 --> 00:03:50,914 sesa ka në popullatën e përgjithshme, 14 përqind. 67 00:03:51,673 --> 00:03:53,736 Dhe megjithëse ekzistojnë disa arsye pse, 68 00:03:53,760 --> 00:03:55,998 Dua të diskutoj një arsye sot: 69 00:03:56,022 --> 00:03:57,602 paragjykimet implicite. 70 00:03:58,305 --> 00:04:00,387 Le të fillojmë me fjalën " implicite". 71 00:04:00,411 --> 00:04:03,901 Është diçka nënvetëdije, diçka për të cilën nuk jeni në dijeni. 72 00:04:04,752 --> 00:04:07,015 Paragjykimet - këto stereotipe dhe qëndrime 73 00:04:07,039 --> 00:04:09,705 që të gjithë kemi për grupe të caktuara njerëzish. 74 00:04:10,021 --> 00:04:13,012 Kështu që, paragjykimet implicite janë ato që fshihen prapa 75 00:04:13,036 --> 00:04:15,353 çdo vendimi që marrim. 76 00:04:15,748 --> 00:04:18,007 Pra, si mund ta rregullojmë këtë? 77 00:04:18,973 --> 00:04:21,781 Kam një zgjidhje premtuese që dua ta ndaj. 78 00:04:21,921 --> 00:04:24,019 Tani, pothuajse në çdo shtet, 79 00:04:24,043 --> 00:04:27,300 ka një numër të madh të fëmijëve të zinj që shkojnë në kujdestari. 80 00:04:28,206 --> 00:04:31,333 Por të dhënat zbuluan se Nassau County, 81 00:04:31,357 --> 00:04:33,000 një komunitet në New York, 82 00:04:33,024 --> 00:04:36,850 kishte arritur të ulë numrin e fëmijëve të zi që largohen nga familjet e tyre. 83 00:04:36,921 --> 00:04:42,052 Dhe në vitin 2016, unë hyra në atë komunitet me ekipin tim 84 00:04:42,076 --> 00:04:43,893 dhe drejtuam një studim kërkimor, 85 00:04:43,917 --> 00:04:47,681 ku zbuluam përdorimin e takimeve rreth largimeve të verbëra të fëmijëve. 86 00:04:47,887 --> 00:04:49,587 Kjo funksionon kështu. 87 00:04:49,644 --> 00:04:53,165 Një punëtor fillimisht i përgjigjet një raporti të abuzimit të fëmijëve. 88 00:04:53,196 --> 00:04:54,585 Ata shkojnë në shtëpi, 89 00:04:54,589 --> 00:04:56,842 por para se fëmijët të largohen nga shtëpia, 90 00:04:56,886 --> 00:04:59,093 punëtori i çështjes duhet të kthehet në zyrë 91 00:04:59,117 --> 00:05:01,083 dhe prezantojë ato që ai gjeti. 92 00:05:01,220 --> 00:05:02,910 Por këtu është dallimi: 93 00:05:02,934 --> 00:05:04,729 Kur ata paraqiten para komisionit, 94 00:05:04,753 --> 00:05:08,702 ata fshijnë emrat, përkatësinë etnike, lagjen, racën, 95 00:05:08,726 --> 00:05:11,189 të gjitha informacionet e identifikueshme. 96 00:05:11,297 --> 00:05:17,053 Ata përqendrohen në atë që ndodhi, forcën e familjes, historinë përkatëse 97 00:05:17,077 --> 00:05:19,791 dhe aftësinë e prindërve për të mbrojtur fëmijën. 98 00:05:20,565 --> 00:05:24,188 Me këtë informacion, komisioni bën një rekomandim, 99 00:05:24,212 --> 00:05:26,869 duke mos ditur kurrë racën e familjes. 100 00:05:28,300 --> 00:05:31,680 Largimet e verbëra kanë bërë një ndikim drastik në atë komunitet. 101 00:05:32,125 --> 00:05:37,055 Në vitin 2011, 57 përqind e fëmijëve që shkuan në kujdestari ishin të zinj. 102 00:05:37,712 --> 00:05:41,735 Por pas pesë vjet të largimeve të verbëra, kjo është ulur në 21 përqind. 103 00:05:42,667 --> 00:05:49,127 (Duartrokitje) 104 00:05:49,151 --> 00:05:52,277 Ja çfarë mësuam nga biseda me disa nga punëtorët e çështjes. 105 00:05:52,916 --> 00:05:55,884 "Kur një familje ka një histori me departamentin, 106 00:05:55,908 --> 00:05:58,559 shumë prej nesh e mbajnë atë histori kundër tyre, 107 00:05:58,583 --> 00:06:01,130 edhe nëse përpiqen t'i bëjnë gjërat ndryshe. " 108 00:06:01,412 --> 00:06:04,510 "Kur shoh një rast nga një ndërtesë e caktuar apartamentesh, 109 00:06:04,534 --> 00:06:06,511 lagje ose kod postar, 110 00:06:06,535 --> 00:06:09,023 Unë thjesht mendoj automatikisht më të keqen ”. 111 00:06:10,034 --> 00:06:13,653 "Mirëqenia e fëmijëve është subjektive, sepse është një fushë emocionale. 112 00:06:13,964 --> 00:06:17,086 Nuk ka njeri që nuk ka emocione rreth kësaj pune 113 00:06:17,100 --> 00:06:20,146 Dhe është shumë e vështirë të lini të gjitha gjërat tuaja jashtë 114 00:06:20,170 --> 00:06:21,408 kur e kryeni këtë punë. 115 00:06:21,432 --> 00:06:25,621 Pra, le ta heqim subjektivitetin e racës dhe lagjes, 116 00:06:26,220 --> 00:06:29,189 dhe ju mund të merrni rezultate të ndryshme ". 117 00:06:30,720 --> 00:06:33,478 Largimet e verbëra duket se po na ofrojnë 118 00:06:33,502 --> 00:06:37,545 zgjidhjen e problemit të paragjykimeve implicite në vendimet e kujdestarisë. 119 00:06:38,490 --> 00:06:40,714 Hapi im i ardhshëm është të kuptoj 120 00:06:40,728 --> 00:06:43,823 si të përdorim inteligjencën artificiale dhe mësimin e makinerisë 121 00:06:43,823 --> 00:06:45,831 për ta çuar në shkallë këtë projekt 122 00:06:45,855 --> 00:06:48,350 dhe ta bëjmë atë më të kapshëm për shtetet e tjera. 123 00:06:48,384 --> 00:06:51,287 Unë e di se ne mund të transformojmë mirëqenien e fëmijëve. 124 00:06:51,522 --> 00:06:53,688 Ne mund t'i mbajmë përgjegjës organizatat 125 00:06:53,712 --> 00:06:56,855 për zhvillimin e vetëdijes sociale të punonjësve të tyre. 126 00:06:56,952 --> 00:06:58,982 Ne mund ta mbajmë veten të përgjegjshëm 127 00:06:59,006 --> 00:07:02,548 për t'u siguruar që vendimet tona janë të drejtuara nga etika dhe siguria. 128 00:07:03,419 --> 00:07:08,984 Të imagjinojmë një sistem të mirëqenies së që fokusohet në partneritetin me prindërit 129 00:07:09,008 --> 00:07:10,531 fuqizimin e familjeve, 130 00:07:10,555 --> 00:07:13,578 dhe nuk e shohin më varfërinë si dështim. 131 00:07:14,346 --> 00:07:17,214 Le të punojmë së bashku për të ndërtuar një sistem 132 00:07:17,238 --> 00:07:21,536 që dëshiron t'i bëjë familjet më të forta në vend që t'i ndajë ato. 133 00:07:22,563 --> 00:07:23,738 Falemnderit. 134 00:07:23,762 --> 00:07:27,896 (Duartrokitje) (Brohoritje)