0:00:00.944,0:00:04.698 Dua të imagjinoni se jeni një punëtor[br]i Shërbimeve të Mbrojtjes së Fëmijëve. 0:00:05.113,0:00:08.380 Dhe ju duhet t'i përgjigjeni një raporti[br]rreth abuzimit të fëmijëve. 0:00:09.159,0:00:14.024 Ju futeni brenda në shtëpi,pa paralajmërim[br]papritur dhe sigurisht të paftuar. 0:00:15.189,0:00:18.903 Gjëja e parë që shihni është një dyshek[br]në mes të dhomës, në dysheme. 0:00:18.927,0:00:20.927 Tre fëmijë të shtrirë në të, në gjumë. 0:00:21.982,0:00:25.538 Aty afër është një tryezë e vogël[br]me nja dy shpuzore, 0:00:25.562,0:00:26.990 si dhe kanaçe bosh të birrës. 0:00:28.268,0:00:30.847 Kurthe të mëdha miu janë[br]vendosur në qoshe, 0:00:30.871,0:00:34.037 jo shumë larg nga ku fëmijët flenë. 0:00:34.061,0:00:35.827 Kështu që ju merrni shënime. 0:00:37.173,0:00:40.347 Një pjesë e punës suaj është të ecni nëpër[br]të gjithë shtëpinë. 0:00:40.371,0:00:43.957 Ju filloni me kuzhinën,[br]ku shihni se ka shumë pak ushqim. 0:00:44.315,0:00:47.593 Ju vëreni një dyshek tjetër [br]në dhomën e gjumit, poashtu në dysheme, 0:00:47.617,0:00:50.259 që nëna ndan me fëmijën e saj[br]të sapolindur. 0:00:52.419,0:00:55.781 Tani, në përgjithësi, në këtë pikë, [br]dy gjëra mund të ndodhin. 0:00:56.649,0:01:00.143 Fëmijët konsiderohen të pasigurt dhe[br]duhen larguar nga shtëpia, 0:01:00.167,0:01:03.955 dhe vendosur në kujdestarinë e shtetit [br]për një periudhë të caktuar kohore. 0:01:04.657,0:01:07.874 Ose fëmijët mbesin pranë familjes së tyre 0:01:07.898,0:01:11.623 dhe sistemi i mirëqenies së fëmijëve[br]siguron ndihmë dhe mbështetje për ta. 0:01:12.779,0:01:15.842 Kur isha punonjëse e Shërbimeve të[br]Mbrojtjes së Fëmijëve, 0:01:15.866,0:01:18.450 kam parë gjëra të tilla[br]gjatë gjithë kohës. 0:01:18.474,0:01:20.747 Disa shumë më mirë, disa shumë më keq. 0:01:21.650,0:01:23.998 Unë ju kërkova të imagjinoni[br]veten në atë shtëpi, 0:01:24.022,0:01:26.435 sepse pyes veten se çfarë[br]ju shkoi ndër mend. 0:01:26.459,0:01:28.559 Çfarë i udhëheq vendimet tuaja? 0:01:28.729,0:01:31.809 Çfarë do të ndikojë në mendimin tuaj [br]për atë familje? 0:01:32.539,0:01:36.005 Çfarë race, etnie, mendoni[br]se ishte familja? 0:01:37.800,0:01:41.085 Unë dua që ju ta kuptoni se nëse ata [br]fëmijë ishin të bardhë, 0:01:41.109,0:01:45.086 ka më shumë të ngjarë që familja e tyre[br]të qëndrojë së bashku pas kësaj vizite. 0:01:46.091,0:01:48.839 Hulumtimet e bëra në[br]Universitetin e Pensilvanisë 0:01:48.863,0:01:53.672 zbuluan se familjet e bardha,kanë qasje në[br]më shumë ndihmë dhe më shumë mbështetje 0:01:53.696,0:01:55.614 nga sistemi i mirëqenies së fëmijëve. 0:01:55.632,0:02:00.452 Dhe çështjet e tyre kanë më pak të ngjarë[br]të kalojnë përmes një hetimi të plotë. 0:02:02.333,0:02:05.212 Por nga ana tjetër, nëse ata fëmijë[br]janë të zinj, 0:02:05.976,0:02:08.863 ata kanë katër herë më shumë[br]të ngjarë të largohen, 0:02:08.887,0:02:12.164 si dhe ata kalojnë periudha më të gjata[br]kohore në kujdestari, 0:02:12.188,0:02:16.421 si dhe është më e vështirë t'i gjesh atyre[br]një vend të qëndrueshëm për kujdestari. 0:02:16.449,0:02:19.978 Kujdestaria ka për qëllim të jetë një [br]strehë e menjëhershme për mbrojtjen 0:02:20.002,0:02:21.863 e fëmijëve që janë në rrezik të lartë. 0:02:21.887,0:02:26.020 Por është gjithashtu një largim konfuz[br]dhe traumatik nga familja. 0:02:26.287,0:02:29.138 Hulumtimet e bëra në [br]Universitetin e Minesotës 0:02:29.162,0:02:31.591 zbuluan se fëmijët që kishin[br]përjetuar kujdestarinë 0:02:31.591,0:02:35.188 kishin më shumë probleme të sjelljes si[br]dhe çështjeve tjera të brendshme 0:02:35.212,0:02:39.382 sesa fëmijët që mbeten me familjet e tyre[br]dhe morën ndihmë dhe mbështetje. 0:02:40.071,0:02:42.911 Skenari që përmenda më herët[br]nuk është i rrallë. 0:02:42.985,0:02:45.948 Një nënë beqare, që jeton në një banesë[br]me të ardhura të ulëta 0:02:46.002,0:02:47.596 me katër fëmijët e saj. 0:02:47.635,0:02:50.518 Ku minjtë e bëjnë pothuajse të pamundur[br]mbajtjen e ushqimit, 0:02:50.608,0:02:53.135 e lëre më gjetjen e ushqimit të[br]freskët në shtëpi. 0:02:53.792,0:02:57.148 A e meriton kjo nënë t'ia marrin[br]fëmijët e saj? 0:02:58.424,0:03:01.187 Emma Ketteringham, një avokate[br]e gjykatës familjare, 0:03:01.211,0:03:04.085 thotë se nëse jetoni në[br]një lagje të varfër, 0:03:04.109,0:03:06.448 atëherë duhet të jesh një[br]prind i përsosur. 0:03:07.109,0:03:10.865 Ajo thotë se ne vendosim standarde[br]të padrejta, shpesh të paarritshme 0:03:10.889,0:03:13.762 mbi prindërit që rrisin fëmijët e tyre[br]me shumë pak para. 0:03:14.199,0:03:16.810 Dhe lagjia si dhe etnia e tyre 0:03:16.834,0:03:19.508 ndikojnë nëse fëmijët e tyre do të[br]largohen apo jo. 0:03:20.783,0:03:24.321 Në dy vitet që kalova në linjën e parë[br]të mirëqenies së fëmijëve, 0:03:24.435,0:03:26.268 Kam marrë vendime të rëndësishme. 0:03:26.292,0:03:30.015 Dhe pashë drejtëpërdrejt se si vlerat[br]e mia personale ndikuan në punën time. 0:03:30.736,0:03:35.029 Tani, si punonjëse sociale në[br]Universitetin Shtetëror të Floridës 0:03:35.053,0:03:36.204 unë drejtoj një institut 0:03:36.228,0:03:40.021 që ofron hulumtimin më inovativ dhe[br]efektiv të mirëqenies së fëmijëve. 0:03:40.486,0:03:45.216 Dhe hulumtimi na tregon se ka dy herë më[br]shumë fëmijë të zinj në kujdestari, 0:03:45.240,0:03:47.137 njëzet e tetë përqind, 0:03:47.161,0:03:50.914 sesa ka në popullatën e përgjithshme,[br]14 përqind. 0:03:51.673,0:03:53.736 Dhe megjithëse ekzistojnë disa arsye pse, 0:03:53.760,0:03:55.998 Dua të diskutoj një arsye sot: 0:03:56.022,0:03:57.602 paragjykimet implicite. 0:03:58.305,0:04:00.387 Le të fillojmë me fjalën " implicite". 0:04:00.411,0:04:03.901 Është diçka nënvetëdije, [br]diçka për të cilën nuk jeni në dijeni. 0:04:04.752,0:04:07.015 Paragjykimet - këto stereotipe[br]dhe qëndrime 0:04:07.039,0:04:09.705 që të gjithë kemi për grupe [br]të caktuara njerëzish. 0:04:10.021,0:04:13.012 Kështu që, paragjykimet implicite janë[br]ato që fshihen prapa 0:04:13.036,0:04:15.353 çdo vendimi që marrim. 0:04:15.748,0:04:18.007 Pra, si mund ta rregullojmë këtë? 0:04:18.973,0:04:21.781 Kam një zgjidhje premtuese që dua ta ndaj. 0:04:21.921,0:04:24.019 Tani, pothuajse në çdo shtet, 0:04:24.043,0:04:27.300 ka një numër të madh të fëmijëve[br]të zinj që shkojnë në kujdestari. 0:04:28.206,0:04:31.333 Por të dhënat zbuluan se Nassau County, 0:04:31.357,0:04:33.000 një komunitet në New York, 0:04:33.024,0:04:36.850 kishte arritur të ulë numrin e fëmijëve[br]të zi që largohen nga familjet e tyre. 0:04:36.921,0:04:42.052 Dhe në vitin 2016, unë hyra në[br]atë komunitet me ekipin tim 0:04:42.076,0:04:43.893 dhe drejtuam një studim kërkimor, 0:04:43.917,0:04:47.681 ku zbuluam përdorimin e takimeve[br]rreth largimeve të verbëra të fëmijëve. 0:04:47.887,0:04:49.587 Kjo funksionon kështu. 0:04:49.644,0:04:53.165 Një punëtor fillimisht i përgjigjet [br]një raporti të abuzimit të fëmijëve. 0:04:53.196,0:04:54.585 Ata shkojnë në shtëpi, 0:04:54.589,0:04:56.842 por para se fëmijët të largohen[br]nga shtëpia, 0:04:56.886,0:04:59.093 punëtori i çështjes duhet[br]të kthehet në zyrë 0:04:59.117,0:05:01.083 dhe prezantojë ato që ai gjeti. 0:05:01.220,0:05:02.910 Por këtu është dallimi: 0:05:02.934,0:05:04.729 Kur ata paraqiten para komisionit, 0:05:04.753,0:05:08.702 ata fshijnë emrat, përkatësinë etnike, [br]lagjen, racën, 0:05:08.726,0:05:11.189 të gjitha informacionet e identifikueshme. 0:05:11.297,0:05:17.053 Ata përqendrohen në atë që ndodhi,[br]forcën e familjes, historinë përkatëse 0:05:17.077,0:05:19.791 dhe aftësinë e prindërve për[br]të mbrojtur fëmijën. 0:05:20.565,0:05:24.188 Me këtë informacion, [br]komisioni bën një rekomandim, 0:05:24.212,0:05:26.869 duke mos ditur kurrë racën e familjes. 0:05:28.300,0:05:31.680 Largimet e verbëra kanë bërë një[br]ndikim drastik në atë komunitet. 0:05:32.125,0:05:37.055 Në vitin 2011, 57 përqind e fëmijëve që[br]shkuan në kujdestari ishin të zinj. 0:05:37.712,0:05:41.735 Por pas pesë vjet të largimeve të verbëra,[br]kjo është ulur në 21 përqind. 0:05:42.667,0:05:49.127 (Duartrokitje) 0:05:49.151,0:05:52.277 Ja çfarë mësuam nga biseda[br]me disa nga punëtorët e çështjes. 0:05:52.916,0:05:55.884 "Kur një familje ka një histori[br]me departamentin, 0:05:55.908,0:05:58.559 shumë prej nesh e mbajnë[br]atë histori kundër tyre, 0:05:58.583,0:06:01.130 edhe nëse përpiqen t'i bëjnë[br]gjërat ndryshe. " 0:06:01.412,0:06:04.510 "Kur shoh një rast nga një ndërtesë[br]e caktuar apartamentesh, 0:06:04.534,0:06:06.511 lagje ose kod postar, 0:06:06.535,0:06:09.023 Unë thjesht mendoj[br]automatikisht më të keqen ”. 0:06:10.034,0:06:13.653 "Mirëqenia e fëmijëve është subjektive,[br]sepse është një fushë emocionale. 0:06:13.964,0:06:17.086 Nuk ka njeri që nuk ka [br]emocione rreth kësaj pune 0:06:17.100,0:06:20.146 Dhe është shumë e vështirë të lini[br]të gjitha gjërat tuaja jashtë 0:06:20.170,0:06:21.408 kur e kryeni këtë punë. 0:06:21.432,0:06:25.621 Pra, le ta heqim subjektivitetin[br]e racës dhe lagjes, 0:06:26.220,0:06:29.189 dhe ju mund të merrni[br]rezultate të ndryshme ". 0:06:30.720,0:06:33.478 Largimet e verbëra duket se po na ofrojnë 0:06:33.502,0:06:37.545 zgjidhjen e problemit të paragjykimeve[br]implicite në vendimet e kujdestarisë. 0:06:38.490,0:06:40.714 Hapi im i ardhshëm është të kuptoj 0:06:40.728,0:06:43.823 si të përdorim inteligjencën artificiale [br]dhe mësimin e makinerisë 0:06:43.823,0:06:45.831 për ta çuar në shkallë këtë projekt 0:06:45.855,0:06:48.350 dhe ta bëjmë atë më të kapshëm[br]për shtetet e tjera. 0:06:48.384,0:06:51.287 Unë e di se ne mund të transformojmë[br]mirëqenien e fëmijëve. 0:06:51.522,0:06:53.688 Ne mund t'i mbajmë përgjegjës organizatat 0:06:53.712,0:06:56.855 për zhvillimin e vetëdijes sociale[br]të punonjësve të tyre. 0:06:56.952,0:06:58.982 Ne mund ta mbajmë veten[br]të përgjegjshëm 0:06:59.006,0:07:02.548 për t'u siguruar që vendimet tona[br]janë të drejtuara nga etika dhe siguria. 0:07:03.419,0:07:08.984 Të imagjinojmë një sistem të mirëqenies së[br]që fokusohet në partneritetin me prindërit 0:07:09.008,0:07:10.531 fuqizimin e familjeve, 0:07:10.555,0:07:13.578 dhe nuk e shohin më varfërinë si dështim. 0:07:14.346,0:07:17.214 Le të punojmë së bashku për të[br]ndërtuar një sistem 0:07:17.238,0:07:21.536 që dëshiron t'i bëjë familjet më të forta [br]në vend që t'i ndajë ato. 0:07:22.563,0:07:23.738 Falemnderit. 0:07:23.762,0:07:27.896 (Duartrokitje) (Brohoritje)