WEBVTT 00:00:00.000 --> 00:00:05.138 Në fillimet e veta web-i qe i thjeshtë, i ndërlidhur 00:00:05.138 --> 00:00:07.477 i hapët, i sigurt 00:00:07.477 --> 00:00:09.309 i konceptuar si një forcë e së mirës 00:00:09.309 --> 00:00:11.478 por do të shndërrohej në diçka shumë më të madhe 00:00:11.478 --> 00:00:13.680 një ekosistem i gjallë, që merr frymë 00:00:13.680 --> 00:00:15.683 në shërbim të njerëzimit 00:00:15.683 --> 00:00:17.748 një burim publik për risi 00:00:17.748 --> 00:00:19.211 dhe mundësi. 00:00:19.211 --> 00:00:21.756 Një vend për të vënë në jetë ëndrrat tuaja. 00:00:21.756 --> 00:00:23.243 Por në ato fillime, 00:00:23.243 --> 00:00:24.692 si për çdo ekosistem, 00:00:24.692 --> 00:00:26.060 web-i kish nevojë për mëkim. 00:00:26.060 --> 00:00:29.830 Ndërkohë që rritej, përdoruesit u ndeshën me sfida të reja. 00:00:29.830 --> 00:00:32.933 Flluska. Viruse. 00:00:32.933 --> 00:00:34.868 Mungesë zgjedhjesh. 00:00:34.868 --> 00:00:37.371 Ngastra lënde pas muresh të lartë. 00:00:37.371 --> 00:00:38.939 Web-i filloi të të fuste frikën. 00:00:38.939 --> 00:00:42.576 U bë i ngadaltë, i ndërlikuar, i frikshëm. 00:00:42.576 --> 00:00:44.378 Përdoruesit zunë të pyesnin... 00:00:44.378 --> 00:00:46.013 kaq e pati? 00:00:46.013 --> 00:00:47.948 Apo web-i mund të ishte diçka më e mirë? 00:00:47.948 --> 00:00:50.351 Një grup i vogël personash 00:00:50.351 --> 00:00:52.686 programuesa, grafistë, idealistë, 00:00:52.686 --> 00:00:54.655 besonin se mund të bëhej i tillë. 00:00:54.655 --> 00:00:56.624 Dhe patën një ide të guximshme: 00:00:56.624 --> 00:00:59.493 një organizëm i vogël jofitimprurës dhe një bashkësi globale 00:00:59.493 --> 00:01:01.328 mund të krijonin diçka më të mirë 00:01:01.328 --> 00:01:05.165 dhe të fusnin në Web ide të reja dhe risi. 00:01:05.165 --> 00:01:08.402 E quajtën projekti Mozilla. 00:01:08.402 --> 00:01:12.139 Zunë fill duke krijuar një shfletues Web të një lloji të ri. 00:01:12.139 --> 00:01:14.308 Atë që sot e njohim si Firefox. 00:01:14.308 --> 00:01:15.943 Dhe e bënë jofitimprurëse, 00:01:15.943 --> 00:01:20.314 që përdoruesit e Web-it të viheshin mbi gjithçka. 00:01:20.314 --> 00:01:22.650 Më shumë se sa një program, qe një platformë 00:01:22.650 --> 00:01:26.587 që gjithkush mund ta përdorte për të sendërtuar idetë e veta. 00:01:26.587 --> 00:01:28.189 Bezditë zunë të pakësoheshin. 00:01:28.189 --> 00:01:30.224 Filluan të shfaqen themelet e Web-it 00:01:30.224 --> 00:01:32.493 që njohim sot. 00:01:32.493 --> 00:01:35.596 Sot Web-i është një vend ku mund të ndërtoni 00:01:35.596 --> 00:01:37.264 thuajse çfarëdo ju vjen në mend. 00:01:37.264 --> 00:01:38.865 Mozilla dhe Firefox-i 00:01:38.865 --> 00:01:42.261 ekzistojnë për të ndihmuar njerëzit ta rrokin këtë mundësi kudo 00:01:42.261 --> 00:01:46.406 dhe të dalin në ballë të përdoruesve, në një botë ku mundësia 00:01:46.406 --> 00:01:49.577 e zgjedhjes dhe kontrolli janë të rrezikuara shpeshherë. 00:01:49.577 --> 00:01:52.680 Por, po sikur Firefox të qe vetëm fillimi? 00:01:52.680 --> 00:01:55.950 Po sikur të qe pjesë e diçkaje më të madhe? 00:01:55.950 --> 00:01:58.452 Nga privatësia e përdoruesit te Firefox Mobile, 00:01:58.452 --> 00:02:00.387 te zbatimet dhe identiteti, 00:02:00.387 --> 00:02:03.457 po i zgjerojmë çdo ditë kufijtë e web-it 00:02:03.457 --> 00:02:06.026 Dhe po shkojmë më tej se sa software-et. 00:02:06.026 --> 00:02:09.863 Po ndihmojmë në formimin e një brezi ndërtuesish web. 00:02:09.863 --> 00:02:12.866 Besojmë se web-i është një vend ku cilido 00:02:12.866 --> 00:02:15.135 mund të vijë të materializojë ëndrrat e veta. 00:02:15.135 --> 00:02:17.237 Ja pse e krijuam Firefox-in. 00:02:17.237 --> 00:02:21.275 Ja pse dhjetëra mijëra vullnetarë na ndihmojnë në krijimin e produkteve tona. 00:02:21.275 --> 00:02:24.912 Ja pse qindra milionë anembanë botës përdorin programet tona. 00:02:24.912 --> 00:02:28.883 Por më e rëndësishmja -- ja pse gjithmonë ju vëmë juve mbi gjithçka, 00:02:28.883 --> 00:02:31.619 dhe përballemi me ata që nuk e bëjnë këtë. 00:02:31.619 --> 00:02:34.453 Miliona vetë na dinë si Mozilla Firefox. 00:02:34.453 --> 00:02:36.988 Por jemi shumë më tepër se kaq. 00:02:36.988 --> 00:02:39.065 Jemi një organizëm jofitimprurës 00:02:39.065 --> 00:02:42.334 që lufton për mbrojtjen e web-it që të gjithë e duam. 00:02:42.334 --> 00:02:45.165 Bashkohuni me ne - na duhet përkrahja juaj. 00:02:45.165 --> 00:02:47.346 Bëni një dhurim.