0:00:00.000,0:00:05.138 Në fillimet e veta web-i qe i thjeshtë, i ndërlidhur 0:00:05.138,0:00:07.477 i hapët, i sigurt 0:00:07.477,0:00:09.309 i konceptuar si një forcë e së mirës 0:00:09.309,0:00:11.478 por do të shndërrohej në diçka shumë më të madhe 0:00:11.478,0:00:13.680 një ekosistem i gjallë, që merr frymë 0:00:13.680,0:00:15.683 në shërbim të njerëzimit 0:00:15.683,0:00:17.748 një burim publik për risi 0:00:17.748,0:00:19.211 dhe mundësi. 0:00:19.211,0:00:21.756 Një vend për të vënë në jetë ëndrrat tuaja. 0:00:21.756,0:00:23.243 Por në ato fillime, 0:00:23.243,0:00:24.692 si për çdo ekosistem, 0:00:24.692,0:00:26.060 web-i kish nevojë për mëkim. 0:00:26.060,0:00:29.830 Ndërkohë që rritej, përdoruesit u ndeshën me sfida të reja. 0:00:29.830,0:00:32.933 Flluska. Viruse. 0:00:32.933,0:00:34.868 Mungesë zgjedhjesh. 0:00:34.868,0:00:37.371 Ngastra lënde pas muresh të lartë. 0:00:37.371,0:00:38.939 Web-i filloi të të fuste frikën. 0:00:38.939,0:00:42.576 U bë i ngadaltë, i ndërlikuar, i frikshëm. 0:00:42.576,0:00:44.378 Përdoruesit zunë të pyesnin... 0:00:44.378,0:00:46.013 kaq e pati? 0:00:46.013,0:00:47.948 Apo web-i mund të ishte diçka më e mirë? 0:00:47.948,0:00:50.351 Një grup i vogël personash 0:00:50.351,0:00:52.686 programuesa, grafistë, idealistë, 0:00:52.686,0:00:54.655 besonin se mund të bëhej i tillë. 0:00:54.655,0:00:56.624 Dhe patën një ide të guximshme: 0:00:56.624,0:00:59.493 një organizëm i vogël jofitimprurës dhe një bashkësi globale 0:00:59.493,0:01:01.328 mund të krijonin diçka më të mirë 0:01:01.328,0:01:05.165 dhe të fusnin në Web ide të reja dhe risi. 0:01:05.165,0:01:08.402 E quajtën projekti Mozilla. 0:01:08.402,0:01:12.139 Zunë fill duke krijuar një shfletues Web të një lloji të ri. 0:01:12.139,0:01:14.308 Atë që sot e njohim si Firefox. 0:01:14.308,0:01:15.943 Dhe e bënë jofitimprurëse, 0:01:15.943,0:01:20.314 që përdoruesit e Web-it të viheshin mbi gjithçka. 0:01:20.314,0:01:22.650 Më shumë se sa një program, qe një platformë 0:01:22.650,0:01:26.587 që gjithkush mund ta përdorte për të sendërtuar idetë e veta. 0:01:26.587,0:01:28.189 Bezditë zunë të pakësoheshin. 0:01:28.189,0:01:30.224 Filluan të shfaqen themelet e Web-it 0:01:30.224,0:01:32.493 që njohim sot. 0:01:32.493,0:01:35.596 Sot Web-i është një vend ku mund të ndërtoni 0:01:35.596,0:01:37.264 thuajse çfarëdo ju vjen në mend. 0:01:37.264,0:01:38.865 Mozilla dhe Firefox-i 0:01:38.865,0:01:42.261 ekzistojnë për të ndihmuar njerëzit ta rrokin këtë mundësi kudo 0:01:42.261,0:01:46.406 dhe të dalin në ballë të përdoruesve, në një botë ku mundësia 0:01:46.406,0:01:49.577 e zgjedhjes dhe kontrolli janë të rrezikuara shpeshherë. 0:01:49.577,0:01:52.680 Por, po sikur Firefox të qe vetëm fillimi? 0:01:52.680,0:01:55.950 Po sikur të qe pjesë e diçkaje më të madhe? 0:01:55.950,0:01:58.452 Nga privatësia e përdoruesit te Firefox Mobile, 0:01:58.452,0:02:00.387 te zbatimet dhe identiteti, 0:02:00.387,0:02:03.457 po i zgjerojmë çdo ditë kufijtë e web-it 0:02:03.457,0:02:06.026 Dhe po shkojmë më tej se sa software-et. 0:02:06.026,0:02:09.863 Po ndihmojmë në formimin e një brezi ndërtuesish web. 0:02:09.863,0:02:12.866 Besojmë se web-i është një vend ku cilido 0:02:12.866,0:02:15.135 mund të vijë të materializojë ëndrrat e veta. 0:02:15.135,0:02:17.237 Ja pse e krijuam Firefox-in. 0:02:17.237,0:02:21.275 Ja pse dhjetëra mijëra vullnetarë na ndihmojnë në krijimin e produkteve tona. 0:02:21.275,0:02:24.912 Ja pse qindra milionë anembanë botës përdorin programet tona. 0:02:24.912,0:02:28.883 Por më e rëndësishmja -- ja pse gjithmonë ju vëmë juve mbi gjithçka, 0:02:28.883,0:02:31.619 dhe përballemi me ata që nuk e bëjnë këtë. 0:02:31.619,0:02:34.453 Miliona vetë na dinë si Mozilla Firefox. 0:02:34.453,0:02:36.988 Por jemi shumë më tepër se kaq. 0:02:36.988,0:02:39.065 Jemi një organizëm jofitimprurës 0:02:39.065,0:02:42.334 që lufton për mbrojtjen e web-it që të gjithë e duam. 0:02:42.334,0:02:45.165 Bashkohuni me ne - na duhet përkrahja juaj. 0:02:45.165,0:02:47.346 Bëni një dhurim.