WordPress 4.3 [JAZZ] i quajtur kështu për nder të legjendës së xhazit [JAZZER] e bën edhe më të lehtë rrjedhën e të shkruarit tuaj, personalizimin e sajtit tuaj më të lehtë dhe fjalëkalimet tuaja më të forta. Le t’i hedhim një sy si e ndihmon WordPress 4.3 pronarin e një biznesi të vogël. Kjo është Keti, dhe ky është sajti i kafesë së Ketit: Filxhani i Shrëdingerit. Keti dëshiron të ofrojë një menu të përditshme për klientët e saj që këta të jenë të përditësuar rreth çka ajo shërben çdo ditë. Këtë mëngjes kësaj do t’ia arrijë drejt e me WordPress. Faqja e re e menusë së përditshme do t’ju tregojë klientëve se ç’bluan dhe ç’ka për drekë çdo ditë. Ajo do që formatimi të jetë i hijshëm dhe i qartë që klientët të shohin pa humbur kohë ç’ofrohet. Te WordPress 4.3 ajo mund të ndryshojë pamjen e tekstit pa klikuar fare. Shkurtoret e formatimit i lejojnë krijim listash, titujsh, dhe citimesh, pa ndërprerë rrjedhën e punës. Kjo e bën aktin e botimit të menusë së saj të përditshme të shpejtë dhe pa yçkla, duke i lënë kohë të lirë për biznesin e kafesë. Tani Ketit i duhet ta shtojë faqen e re te menuja e lëvizjes te anështylla. Për këtë s’ka nevojë që të shkohet te pulti i përgjegjësit. Nën WordPress 4.3, Keti mund shtojë gjënë e re të menusë që nga përshtatësi, prej nga mund t’i shohë live ndryshimet te sajti, para se t’i bëjë publike. Teksa sheh faqen e saj të re, krejt çka i duhet të bëjë është klikimi mbi "personalizoni", të përzgjedhë "menu", dhe ta shtojë faqen e re te menuja e anështyllës. S’qe kushedi e zorshme. Tani klientët e Ketit mund të shohin te sajti se ç’shërben përditë. Ka edhe një mjet të ri te përshtatësi. Keti tani mund ngarkojë një ikonë sajti që logoja e tij të shfaqet te skedat e shfletuesit dhe menutë e faqerojtësve. Klientët e saj mund të krijojnë një shkurtore te kreu i pajisjeve celulare. Tani e kanë menunë e përditshme të Ketit, kurdo që u duhet. Por këto s’janë ndryshimet e vetme te WordPress 4.3. Kur Keti shton një punëtor të ri te sajti i vet, WordPress-i do të prodhojë për të një fjalëkalim të fortë. Po qe se ky e ndryshon atë fjalëkalim, WordPress-i i tregon nëse fjalëkalimi është apo jo i fortë. Mjaft me WordPress-in për sot, Ketit i duhet të merret me kafenë. Por është e kënaqur që pas çdo përditësimi WordPress-i bëhet edhe më i mirë. Dhe ajo, nga ana e saj, mund t’i kënaqë klientët e vet, duke u dhënë informacionin që u duhet, në pëllëmbë të dorës. WordPress 4.3 [JAZZ] Një përzierje më e rafinuar.