Faleminderit. Ishte një herë një mbret në Indi, dhe për ditëlindjen e tij, u dha urdhër qe të gjithë prijësit duhej të sillnin dhurata për mbretin. Disa sollën mëndafshe të buta, disa shpata të zbukuruara, disa sollën ar. Në fund të radhës po vinte një plak i vogël e i rrudhur i cili kishte ecur disa ditë nga fshati i tij deri në breg të detit. Dhe ndërsa po vinte, biri i mbretit pyeti: "Çfarë dhurate po sjell për mbretin?" Plaku hapi dalngadalë dorën e tij për të zbuluar një guackë shumë të bukur me rrathë vjollcë e të verdhë, të kuq e të kaltër. Biri i mbretit tha: "Kjo nuk është dhuratë për një mbret! Ç'dhuratë është ajo?" Plaku e shikoi ngadalë dhe i tha: "Rruga që bëra në këmbë... pjesë e dhuratës" (Të qeshura) Për pak çaste do t’ju jap një dhuratë, një dhuratë që besoj se ia vlen të përhapet. Por më parë, më lejoni t’ju marr në rrugëtimin tim të gjatë. Ashtu si shumica prej jush, fillova jetën si fëmijë i vogël. Sa prej jush nisët jetën si fëmijë të vegjël? Lindët të rinj? Rreth gjysma prej jush.. Mirë.. (Të qeshura) Kurse ju të tjerët, ... çfarë? Keni lindur të rritur? Do doja ta takoja nënën tuaj! Flisni për të pamundurën! Si i vogël, gjithmonë jam mahnitur pas gjërave të pamundura. Sot është dita që kam pritur vite të tëra, sepse sot është dita që unë do përpiqem të bëj të pamundurën këtu, para syve tuaj në TEDxMaastricht. Do të filloj duke ju treguar fundin: Dhe do t'ju dëshmoj se e pamundura nuk është e pamundur. Do ta përfundoj duke ju dhënë një dhuratë që ia vlen të përhapet Do t'ju tregoj se mund ta bëni të pamundurën në jetën tuaj. Gjatë kërkimit tim për të bërë të pamundurën, kam kuptuar se dy gjëra janë universale për njerëzit gjithandej botës. Të gjithë kanë frika, dhe të gjithë kanë ëndërra. Gjatë kërkimit tim për të bërë të pamundurën, kam kuptuar se tri gjëra më kanë shtyrë gjatë viteve që të bëj të pamundurën. Loja Dodgeboll, qe ju e quani "trefbal", Supermeni, dhe Mushkonja. Këto janë tri fjalët kyçe. Tani e dini përse bëj të pamundurën në jetën time. Kështu do t'ju marr në rrugëtimin tim të gjatë, nga frikat deri te ëndërrat, nga fjalët deri te shpatat, nga doxhbolli deri te Supermeni e te Mushkonja. Dhe shpresoj t'ju tregoj se si ta bëni të pamundurën në jetën tuaj. 4 tetor 2007. Zemra më rrihte shpejt, gjunjët më dridheshin tek po ngjitesha në skenë në Teatrin Sanders në Universitetin e Harvard për të pranuar çmimin Ig Nobël në Mjekësi 2007 për një hulumtim shkencor që kisha bashkë-shkruar titulluar "Gëlltitja e shpatës... ...dhe efektet e saj anësore". (Të qeshura) Ishte publikuar në një buletin të vogël të cilin nuk e kisha lexuar më parë, Buletini Britanik Mjekësor. Dhe për mua, ajo ishte një ëndërr e pamundshme që u bë realitet, Ishte një befasi e papritur për dikë si unë, ishte një nder që nuk do ta harroj kurrë. Por nuk ishte pjesa më e paharrueshme e jetës sime. Më 4 tetor 1976, ky fëmijë i frikësuar, i turpshëm, e i dobët, vuante nga frika ekstreme. Ndërsa po bëhej gati të ngjitej në skenë, zemra po i rrihte shpejt, gjunjtë po i dridheshin. Hapi gojën të fliste, por fjalët nuk i dolën dot. Qëndroi duke u dridhur në lot. Ishte paralizuar nga paniku, kishte ngrirë nga frika. Ky fëmijë i frikësuar, i turpshëm, i dobët, vuante nga frika ekstreme. Vuante nga errësirra, nga lartësia, nga merimangat e gjarpërinjtë Ndokush nga ju frikësohet nga merimangat e gjarpërinjtë? Disa nga ju... Ai frikësohej nga uji dhe peshkaqenët frikësohej nga doktorët, infermieret e dentistët, nga gjilpërat dhe mjetet e mprehta. Por më shumë se gjithçka, frikësohej nga njerëzit. Ai fëmijë i frikësuar, i turpshëm, e i dobët, isha unë. Vuaja nga frika nga dështimi dhe refuzimi, vetbesimi i ulët, kompleksi i inferioritetit, dhe diçka që atëherë as nuk e dinim që mund të kishe çrregullim ankthi shoqëror. Për shkak se kisha frika, fëmijët e tjerë me ngacmonin dhe me rrihnin. Më tallnin e më shanin. Asnjëherë nuk më linin të luaja në lojërat e tyre. Ah, ishte një lojë ku më linin të luaja Doxhboll - dhe nuk isha lojtar i mirë. Të fortit më thërrisnin emrin, dhe unë ngrija kokën dhe shihja topa të kuq që përplaseshin në fytyrën time me shpejtësi bam, bam, bam! Dhe mbaj mend shumë ditë duke u kthyer nga shkolla me fytyrë të skuqur që thumbonte, veshët e skuqur që kumbonin. Sytë më digjnin nga lotët, dhe fjalët e tyre që digjeshin në veshët e mi. Dhe kushdo që ka thënë: Shkopinjtë dhe gurët mund t'më thyejnë eshtrat, fjalët kurrë s'do m'lëndojnë Është gënjeshtër. Fjalët mund të shpojnë si thika. Fjalët mund të përshkojnë si shpata. Fjalët mund të krijojnë plagë aq thellë sa nuk mund të shihen. Pra, unë kisha frika. Dhe fjalët ishin armiku im më i madh. Dhe ende janë. Por, unë kisha edhe ëndërra. Shkoja në shtëpi e iu futesha librave komike dhe lexoja librat komik të Supermenit dhe ëndërroja të isha superhero si Supermeni. Doja të luftoja për të vërtetën dhe drejtësinë. Doja të luftoja të këqinjtë, Doja të fluturoja rreth botës të bëhesha hero e të shpëtoja jetë. Po ashtu, me mahnisnin edhe gjërat reale. Lexoja "Librin e Rekordeve Guiness" dhe Librin e Ripley-t "Besoni apo jo" Dikush nga ju ka lexuar Librin e Rekordeve Guinesses or te Ripley-t? Unë i dua ato libra! Njerëz të vërtetë, heroizma të vërtetë. Dhe thashë, dua ta bëj këtë. Nëse fëmijët që më ngacmonin s'do më linin të luaja sport me ata, dua të bëj magji të vërtetë, heroizma të vërtetë. Dua të bëj diçka të jashtëzakonshme që ata nuk mund ta bëjnë. Dua të gjej qëllimin e jetës sime, dua të di që jeta ime ka kuptim, dua të bëj diçka të jashtëzakonshmë ta ndryshoj botën; dua të dëshmoj se e pamundura nuk është e pamundur. Shkojmë 10 vite më pas - Ishte java para ditëlindjes sime të 21-të Dy gjëra ndodhën atë ditë që ndryshuan jetën time përgjithmonë. Jetoja në Tamil Nadu, në Indinë Jugore isha misionar, dhe miku im më pyeti, "A ke 'Throms', Daniel?" Dhe unë i thashë, "'Throms'? Çfare janë 'Throms'?" Ai tha, "Throms" janë synimet kryesore të jetës. Ato janë kombinim i ëndërrave dhe synimeve, p.sh. po të mund të bëje çfarëdo doje, të shkoje kudo të ishe cilido që doje, ku do shkoje? Çfare do bëje? Kush do ishe? I thashë, "Nuk mund ta bëj atë! Frikësohem shumë! Kam shume frika! Atë natë mora qilimin e orizit e u ngjita në catine e shtëpizës, u shtriva nën yjet, dhe shikoja lakuriqët tek i vërsuleshin mushkonjave. Dhe mendoja vetëm për "Throms" dhe ëndërrat e synimet dhe fëmijët që më gjuanin me topat. Disa orë më vonë u zgjova. Zemra më rrihte shpejt. Gjunjët më dridheshin. Kësaj here nuk ishte nga frika. Gjithë trupi më dridhej. Dhe 5 ditët në vijim isha herë me vetëdije e herë pa, në shtrat t'vdekjes duke luftuar për jetën truri po më digjej në temperaturë 40 nga ethet e malaries. Dhe sa herë që isha i vetëdijshëm, mendoja vetëm për 'Throms' Mendoja, "Çfarë dua të bëj me jetën time?" Përfundimisht, natën para ditëlindjes sime të 21-të, në një moment qartësie, kuptova se ajo mushkonjë e vogël, Anopheles Stephensi, ajo mushkonjë e vogël që peshonte më pak se 5 mikrogram më pak se një kokërr kripe, nëse ajo mushkonjë mund ta rrëzojë një njeri 80 kg e kuptova se ajo ishte dobësia ime. Pastaj kuptova se, jo jo, nuk ishte mushkonja ishte paraziti që jeton brenda saj Plasmodium Falciparum, që vret më shumë se një milion njerëz në vit. Pastaj kuptova, jo, jo, është edhe më e vogël se aq, por mua, më dukej aq e madhe. Kuptova, se frika ishte dobësia ime, paraziti im, që më ka gjymtuar e ka paralizuar tërë jetën time. E dini, ka dallim mes rrezikut dhe frikës. Rreziku është i vërtetë. Frika është zgjedhje. Dhe unë kuptova se kisha një zgjedhje: Ose të jetoja me frikën, dhe të vdisja i mposhtur atë natë, ose të mbysja frikat e mia, dhe të ndiqja ëndërrat e mia, të guxoja të jetoja jetën. E dini, ka diçka kur je në shtrat të vdekjes dhe përballesh me vdekjen që të bën të duash të jetosh. Kuptova që të gjithë vdesin, jo të gjithë jetojnë. Është në vdekjen ku ne jetojmë. E dini, kur mëson të vdesësh, me të vërtetë mëson të jetosh. Kështu vendosa të ndryshoja historinë time atë natë. Nuk doja të vdisja. Dhe bëra një lutje të vogël, thashë, "Zot, nëse më lë të jetoj ditëlindjen e 21-të, më nuk do lë frikën ta sundojë jetën time. Do t'i mbys frikat e mia, do të shkoj pas ëndërrave të mia, dua ta ndryshoj qëndrimin tim, dua bëj diçka të jashtëzakonshme me jetën time, dua të gjej qëllimin e jetës sime, dua ta dij që e pamundura nuk është e pamundur. Nuk do t'ju tregoj a mbijetova atë natë; po ju lë ta kuptoni vetë. (Të qeshura) Por atë natë bëra listën time të 10 'Throms-ave' të parë: Vendosa që doja të vizitoja kontinentet kryesore të shihja 7 Mrekullitë e Botës të mësoja disa gjuhë, të jetoja në një ishull të shkretë, të jetoja në një anije në oqean, të jetoja me një fis Indianësh në Amazon, të ngjitesha në malin më të lartë në Suedi, doja të shihja Malin Everest në agim, të punoja në biznesin e muzikës në Nashville, doja të punoja në cirk, dhe doja të hidhesha nga aeroplani. Gjatë 20 viteve të ardhshme, i arrita shumicën e atyre 'throm-save' Cdo herë që arrija një 'throm', i shtoja 5 ose 10 tjera në listë dhe kështu më rritej lista. 7 vitet në vijim, jetova në një ishull të vogël në Bahamas për 7 vjet në një kasolle kashteje, duke gjuajtur peshq e peshkaqenë për të ngrënë, i vetmi në ishull, vetëm në brekë, dhe mësova të notoja me peshkaqenë. Nga atje, u zhvendosa në Meksikë, dhe pastaj u zhvendosa në limanin e lumit Amazon në Ekuador Pujo Pongo Ekuador, ku jetova me një fis, dhe dalngadalë fillova të fitoj besim vetëm nga 'throms-at' e mia Kalova në biznesin e muzikës në Nashville, dhe pastaj Suedi, lëviza në Stokholm, ku po ashtu punova në biznesin e muzikës, u ngjita në majen e Malit Kebnekaise mbi Qarkun Arktik Mësova të bëj kllounin, xhoglimin me topa, dhe të ecja mbi shkopa të mëdhenj, t'i jepja biçikletës me një rrotë, të haja zjarrin, xhamin. Në 1997, dëgjova se kishin mbetur më pak se 12 gëlltitës shpate dhe thashë: "Duhet ta bëj atë!" Takova një gëlltitës shpate, dhe i kërkova ca këshilla. Tha: "Po, do të jap 2 këshilla: Numër 1: është shumë e rrezikshme, Njerëzit kanë vdekur nga kjo. Numër 2: Mos e provo!" (Të qeshura) Kështu e shtova në listën e 'throms-ave'. Jam ushtruar 10 deri 12 herë në ditë, çdo ditë,' për 4 vjet. T'i kalkulosh ato 4 herë 365 herë 12 bëjnë rreth 13 mijë herë prova të pasuksesshme para se ta fusja për herë të parë shpatën në fyt në 2001. Në atë kohë, i dhashë vetes qëllim të bëhesha eksperti kryesor botëror në gëlltitjen e shpatës Kështu kërkova për çdo libër, artikull reviste e gazete çdo raport mjekësor, studiova fiziologjinë, anatominë, bisedova me doktorë e infermieret, i mblodha të gjithë gëlltitësit e shpatave në Shoqatën Ndërkombëtare të Shpata-Gëlltitësve dhe bëra një hulumtim dy vjeçar mjekësor rreth gëlltitjes së shpatës e efekteve anësore që është publikuar në Buletinin Mjekësor Britanik. (Të qeshura) Faleminderit. (Duartrokitje) Mësova gjëra të mahnitshme rreth gëlltitjes së shpatës. Disa gjëra për të cilat besoj se nuk keni menduar më parë, por që sot po, Herën tjetër kur shkoni në shtëpi dhe kur prisni mishin me thikë ose shpatë, ose thikë "bestek" do mendoni për këtë... Mësova se gëlltitja e shpatave filloi në Indi atje ku e pashë gjithçka për herë të parë si 20 vjeçar para 4 mijë vjetëve ose 2 mijë vjet para erës së re. Para 150 vjetëve, shpata-gëlltitësit janë përdorur në fushën e shkencës dhe mjekësisë për të ndihmuar zhvillimin e endoskopisë në 1868 nga Dr. Adolf Kussmaul në Freiburg, Gjermani Në 1906, elektrokardiogrami në Wells, për të studjuar çrregullimet e gëlltitjes dhe tretjes bronkoskopia, gjëra të tilla. Por gjatë 150 viteve të fundit, kemi dëgjuar rreth qindra lëndimeve dhe dhjetëra vdekjesh... Kjo është endoskopia e zhvilluar nga Dr. Adolf Kussmaul. Por zbuluam se ka pasur 29 vdekje në 150 vitet e fundit përfshirë gëlltitësin nga Londra i cili shpoi zemrën e tij me shpatë. Po ashtu kuptuam se 3 deri në 8 lëndime ndodhin çdo vit gjatë gëlltitjes së shpatës. E di sepse më marrin në telefon. Sapo mora dy telefonata, një nga Suedia, dhe një nga Orlando vetëm para disa javësh, shpata-gëlltitës që janë në spital nga lëndimet. Është jashtëzakonisht e rrezikshme. Gjëja tjetër që mësova ishte se gëlltitja e shpatës bën rreth 2 deri në 10 vjet ta mësosh për shumë njerëz. Por më e mahnitshmja që kam mësuar ishte se gëlltitësit e shpatave mësojnë të bëjnë të pamundurën. Dhe do t'ju tregoj një sekret të vogël: Mos u fokusoni në 99.9% që është e pamundur. Fokusohu në 0.1% që është e mundur, dhe mëso si ta bësh të mundur. Tani do t'ju marr në rrugëtimin brenda mendjes së shpata-gëlltitësit. Për ta gëlltitur shpatën, duhet meditimi 'mendja mbi çështjen' koncentrim i mprehtë, gjetja me përpikëri e organeve të brendshme të trupit dhe përballimi i reflekseve të trupit përmes përforcimit të trurit, përmes përsëritjes së muskujve të memorjes duke ushtruar mbi 10 mijë herë. Tani më lini t'ju marr në rrugëtim brenda trupit të shpata-gëlltitësit. Për ta gëlltitur një shpatë, më duhet që tehun e shpatës ta rrëshqas mbi gjuhën përmbaj refleksin gag (të vjelljes) në ezofagun qafor bëj një kthesë 90 gradë poshtë epiglotisit, përmes muskulit krikofaringeal sfinkteri i sipërm ezofageal përmbaj refleksin peristaltik fus tehun në zgavrën e kraharorit ndërmjet mushkërive. Në këtë çast, duhet ta shtyj zemrën mënjanë. Nëse shihni me kujdes, mund ta shihni zemrën tek rreh tek shpata sepse është duke u mbështetur në zemër i ndarë vetëm tre milimetra nga indi ezofageal. Nuk është që mund të shtiresh ta bësh. Pastaj duhet ta kaloj përtej gjoksit, përtej sfinkterit të poshtëm ezofageal, poshtë stomakut, përmbaj refleksin e vjelljes në stomak e poshtë në duodenum. Shumë e lehtë. (Të qeshura) Nëse shkoj më poshtë, deri në fund tek tubat fallopiane (lidhja e mitrës në vezore dhe barkut) Ju meshkuj, mund të pyesni gratë tuaja më vonë rreth kësaj Njerëzit më pyesin, thonë, "Do duhet shumë kurajo për ta rrezikuar jetën tënde, te shtysh mënjanë zemren e të gëlltitësh shpatën Jo. Çfarë kërkon më shumë kurajo është për atë fëmijë të trembur të dobët e të turpshëm të rrezikojë dështim dhe refuzim, ta hapi zemrën, të gëlltisi krenarinë e tij dhe të qëndrojë këtu para një grupi të panjohurish t'u tregojë historinë rreth frikave e ëndërrave të tij të rrezikojë t'ju hapi barkun, në kuptimin e plotë të fjalës edhe figurativisht. E shihni - faleminderit. (Duartrokitje) E shihni, është mahnitëse që unë gjithmonë kam dashur të bëj të jashtëzakonshmen dhe tani po e bëj. Por gjëja më mahnitëse nuk është se mund të gëlltit 21 shpata përnjëherë, ose 6 metra nën ujë në një tank me 88 peshkaqenë e stingrej për Librin e Ripley-t "Besoni apo jo" ose për Supernjerëzit e Stan Li në 1500 gradë si "Njeriu i hekurt" dhe ajo shpatë ishte e nxehtë. Ose kur kam tërhequr makinën me shpatë për Ripley, ose Guinnes-sin, ose kur shkova të finale në America Got Talent, ose kur fitova në 2007 Çmimin Ig Nobël në Mjekësi. Jo, kjo nuk është e jashtëzakonshmja. Është çfarë të tjerët mendojnë. Jo. Nuk është ajo. E jashtëzakonshmja është se Zoti mori atë fëmijë të trembur të dobët e të turpshëm, i cili frikësohej nga lartësitë, nga uji dhe peshkaqenët, nga mjekët e infermieret, gjilpërat e objektet e mprehta dhe t'u fliste njerëzve. Dhe tani ai më ka bërë të fluturoj rreth botës në lartësi 9 mijë metrash, duke gëlltitur objekte të mprehta nën ujë në tanke me peshkaqenë duke folur me mjekë e infermiere dhe publik si ju rreth botës. Kjo është e jashtëzakonshmja për mua. Gjithmonë kam dashur të bëj të pamundurën. Faleminderit. (Duartrokitje) Faleminderit. (Duartrokitje) Gjithmonë kam dashur ta bëj të pamundurën, dhe tani po e bëj Doja të bëja diçka mahnitëse me jetën time dhe të ndryshoja botën dhe tani po e bëj. Përherë kam dashur t'fluturoj rreth botës t'bëj superheroizma të shpëtoja jetë e tani po e bëj Dhe e dini çfarë? Ka ende një pjesë të vogël të ëndrrës së madhe të atij fëmije thellë brenda. (Të qeshura) (duartrokitje) Dhe gjithmonë kam dashur ta gjeja qëllimin e jetës sime dhe e kam gjetur. Dhe e dini çfarë? Nuk është në shpata, jo çfarë mendoni ju, jo në fuqitë e mia është në fakt në dobësitë e mia në fjalët e mia Qëllimi im është ta ndryshoj botën duke mposhtur frikën, me shpatë, me fjalë, me thikë, me jetë, të inspiroj njerëzit të bëhen superheronj dhe të bëjnë ta pamundurën në jetën e tyre. Qëllimi im është të ndihmoj të tjerët të gjejnë të tyrin. Cili është i yti? Cili është qëllimi yt? Për çfarë je këtu? Unë besoj se të gjithë jemi superheronj. Cila është superfuqia jote? Nga 7 miliardë njerëz rreth botës, më pak se 12 shpata-gëlltitës kanë mbetur në botë sot. por ka vetëm një si ti. Ti je i veçantë. Cila është historia jote? Çfarë të bën ndryshe? Trego historinë tënde, edhe kur të dridhet zëri. Cilat janë 'throms-at' tua? Po t'mund t'bëje çfarëdo t'ishe cilido, t'shkoje kudo- Çfare do bëje? Ku do shkoje? Çfare do bëje? Çfare do të bësh me jetën tënde? Cilat janë ëndërrat tua? Cilat kanë qenë ëndërrat tua kur ishe fëmijë? Kujtoje. S'ma merr mendja që ishte kjo, apo jo Cilat ishin ëndërrat më të çmendura që mendoje se ishin të çuditshme? Me siguri kjo bën që ëndërra jote të mos duket edhe aq e çuditshme apo ajo? Cila është shpata jote? Secili prej jush ka një shpatë, shpatë me dy teha me frika e ëndërra. Gëlltite shpatën, cilado që është. Nqiqni ëndërrat tuaja zonja e zotërinjë asnjëherë nuk është vonë të jesh ai që do të jesh. Për ata fëmijët që më gjuanin me topa, ata që mendonin se kurrë nuk do ta bëja të pamundurën, vetëm një gjë kam për t'ju thënë, Faleminderit. Sepse po t'mos kishte të këqinj, s'do të kishim superheronj. Jam këtu t'ju dëshmoj se e pamundura nuk është e pamundur. Kjo është shumë e rrezikshme dhe mund t'më mbysi. Shpresoj se do t'ju pëlqejë. (Të qeshura) Do më duhet ndihma juaj tani. Publiku: Dy, tre. Dan Meyer: Jo, jo, jo. Më duhet ndihma juaj për të numëruar. (Të qeshura) Nëse i dini fjalët? Mirë? Numëroni me mua. Gati? Një. Dy. Tre. Jo ajo është dy, por e kuptoni ju. Publiku: Një. Dy. Tre. (Hap gojën) (Duartrokitje) DM: Po! (Duartrokitje, brohoritje) Shumë faleminderit. Faleminderit, faleminderit, faleminderit. Ju falenderoj nga zemra. Faktikisht, faleminderit nga stomaku. Ju thashë që erdha këtu të bëja të pamundurën, dhe bëra. Por kjo nuk ishte e pamundura sepse unë bëj këtë çdo ditë E pamundura ishte që ai fëmijë i frikësuar e i turpshëm, të përballej me frikat e tij të qëndronte në këtu në skenën e TEDx dhe të ndryshonte botën me fjalët e mia, me shpatën time, me jetën time. Nëse ju kam shtyrë të mendoni ndryshe, e të besoni se e pamundura nuk është e pamundur nëse ju kam bërë t'kuptoni që mund t'bëni të pamundurën në jetën tuaj, atëherë unë kam kryer punën time, dhe tani fillon e juaja. Dhe kurrë mos ndaloni së ëndërruari Kurrë mos ndaloni së besuari Faleminderit që besuat në mua dhe që jeni pjesë e ëndrrës sime. Dhe ja dhurata ime për ju: E pamundura nuk është Publiku: E pamundur. Rruga e gjatë në këmbë... pjesë e dhuratës (Duartrokitje) Faleminderit. (Duartrokitje) (Brohoritje) Prezantuesi: Faleminderit Dan Meyer, wow!