WEBVTT 00:00:21.870 --> 00:00:25.000 Siguria është dy gjëra të ndryshme: 00:00:25.000 --> 00:00:27.726 është një ndjenjë, dhe është një realitet. 00:00:27.726 --> 00:00:29.310 E këto dallojnë nga njëra-tjetra. 00:00:29.310 --> 00:00:31.000 Mund të ndiheni i sigurt 00:00:31.000 --> 00:00:33.000 edhe kur nuk jeni i tillë. 00:00:33.000 --> 00:00:35.000 Dhe mund të jeni i sigurt 00:00:35.000 --> 00:00:37.000 edhe pse nuk ndiheni i tillë. 00:00:37.000 --> 00:00:39.000 Vërtet, kemi dy koncepte të ndryshme 00:00:39.000 --> 00:00:41.000 të projektuar drejt së njëjtës botë. 00:00:41.000 --> 00:00:43.000 Ajo çka dua të bëj në këtë trajtim 00:00:43.000 --> 00:00:45.000 është t’i ndaj ato veç e veç - 00:00:45.000 --> 00:00:47.000 për të parë se ku ndahen 00:00:47.000 --> 00:00:48.420 dhe se si konvergojnë. 00:00:48.420 --> 00:00:51.000 Gjuha është vërtet një problem këtu. 00:00:51.000 --> 00:00:53.000 Nuk ka dhe shumë fjalë të përshtatshme 00:00:53.000 --> 00:00:55.740 për konceptet që do të diskutojmë. 00:00:55.750 --> 00:00:58.000 Kështu, nëse e shihni sigurinë 00:00:58.000 --> 00:01:00.000 nën dritën e termave ekonomikë, 00:01:00.000 --> 00:01:02.000 është një heqje dorë nga diçka. 00:01:02.000 --> 00:01:04.000 Sa herë që përfitoni ndoca siguri, 00:01:04.000 --> 00:01:06.000 përherë hiqni dorë nga diçka. 00:01:06.000 --> 00:01:08.000 Si kur është fjala për një vendim personal - 00:01:08.000 --> 00:01:10.960 bie fjala, vendosni të instaloni në shtëpi një alarm kundër hajnave - 00:01:10.960 --> 00:01:14.600 si për një vendim kombëtar - kur vendosni të pushtoni një vend të huaj - 00:01:14.600 --> 00:01:16.450 diçka do të shkëmbeni, 00:01:16.450 --> 00:01:18.730 para, kohë, rehati, mundësi, 00:01:18.730 --> 00:01:21.000 ndoshta liri themelore. 00:01:21.000 --> 00:01:24.000 Pyetja që duhet bërë kur mendoni për sigurinë çfarëdoqoftë, 00:01:24.000 --> 00:01:27.000 nuk është nëse kjo na bën më të sigurt, 00:01:27.000 --> 00:01:30.000 por nëse ia vlen shkëmbimi apo jo. 00:01:30.000 --> 00:01:32.000 Keni dëgjuar këto vitet e shkuara, 00:01:32.000 --> 00:01:34.780 që bota është më e sigurt ngaqë Sadam Hyseni nuk është në pushtet. 00:01:34.780 --> 00:01:37.210 Kjo mund të jetë e vërtetë, por nuk është e ndonjë peshe kushedi. 00:01:37.210 --> 00:01:40.000 Pyetja është, a ia vlejti? 00:01:40.000 --> 00:01:43.000 Dhe mund të dilni me vendimin tuaj, 00:01:43.000 --> 00:01:45.730 e mandej të vendosni nëse pushtimi ia vlejti a jo. 00:01:45.730 --> 00:01:47.610 Kjo është mënyra se si mendoni mbi sigurinë - 00:01:47.610 --> 00:01:49.000 në terma shkëmbimi. 00:01:49.000 --> 00:01:52.000 Shpesh, këtu nuk ka "drejt" apo "gabim". 00:01:52.000 --> 00:01:54.240 Disa nga ne kanë sistem alarmi në shtëpi, 00:01:54.240 --> 00:01:56.000 dhe disa jo. 00:01:56.000 --> 00:01:58.000 Kjo do të varej nga se ku banojmë, 00:01:58.000 --> 00:02:00.000 nëse banojmë vetëm apo kemi familje, 00:02:00.000 --> 00:02:02.000 sa gjëra me vlerë kemi, 00:02:02.000 --> 00:02:04.000 deri në ç’shkallë do të donim të pranonim 00:02:04.000 --> 00:02:06.000 rrezikun e vjedhjes. 00:02:06.000 --> 00:02:08.000 Në politikë gjithashtu, 00:02:08.000 --> 00:02:10.000 ka opinione të ndryshme. 00:02:10.000 --> 00:02:12.000 Shumë herë, këto heqje dorë 00:02:12.000 --> 00:02:14.000 lidhen me më tepër se thjesht sigurinë, 00:02:14.000 --> 00:02:16.000 dhe mendoj se kjo është vërtet e rëndësishme. 00:02:16.000 --> 00:02:18.000 Njerëzit kanë një intuitë natyrore 00:02:18.000 --> 00:02:20.000 për këto shkëmbime. 00:02:20.000 --> 00:02:22.000 Përditë bëjmë të tilla - 00:02:22.000 --> 00:02:24.000 mbrëmë në dhomën time në hotel, 00:02:24.000 --> 00:02:26.000 kur vendosa ta kyç dy herë derën, 00:02:26.000 --> 00:02:28.000 ose ju në makinën tuaj kur erdhët këtu, 00:02:28.000 --> 00:02:30.000 kur shkojmë për drekë 00:02:30.000 --> 00:02:33.000 dhe vendosim që ushqimi nuk është i helmuar dhe do ta hamë. 00:02:33.000 --> 00:02:35.000 Këto shkëmbime i bëjmë gjithë kohën 00:02:35.000 --> 00:02:37.000 disa herë në ditë. 00:02:37.000 --> 00:02:39.000 Shpesh as që i vëmë re. 00:02:39.000 --> 00:02:41.380 Janë pjesë e gjallimit tonë; kështu bëjmë të gjithë. 00:02:41.380 --> 00:02:43.820 Të gjitha speciet veprojnë kështu. 00:02:43.820 --> 00:02:46.000 Përfytyroni një lepur në arë, duke ngrënë bar, 00:02:46.000 --> 00:02:49.000 dhe lepuri papritmas sheh një dhelpër. 00:02:49.000 --> 00:02:51.000 Lepuri do të marrë një vendim sigurie: 00:02:51.000 --> 00:02:53.000 “Të rri, apo të bëhem tym?” 00:02:53.000 --> 00:02:55.000 Po ta mendojmë një çast, 00:02:55.000 --> 00:02:58.000 lepujt që janë të zotë në marrjen e këtij vendimi 00:02:58.000 --> 00:03:00.000 priren të rrojnë dhe të riprodhohen, 00:03:00.000 --> 00:03:02.000 ndërsa lepujt që nuk ia dalin dot 00:03:02.000 --> 00:03:04.000 do të bëhen pre ose do të ngordhin urie. 00:03:04.000 --> 00:03:06.000 Kështu që mund të mendonit 00:03:06.000 --> 00:03:09.000 se ne, si specie e suksesshme në planet - 00:03:09.000 --> 00:03:11.000 ju, unë, kushdo - 00:03:11.000 --> 00:03:14.000 jemi vërtet të zot për këto lloj vendimesh. 00:03:14.000 --> 00:03:16.000 Ja që, me sa duket, pareshtur, 00:03:16.000 --> 00:03:19.000 jemi dëshpërimisht të paaftë këtu. 00:03:19.000 --> 00:03:22.000 Dhe mendoj që në thelb, kjo është një çështje me interes. 00:03:22.000 --> 00:03:24.000 Do t’i përgjigjem shkurt. 00:03:24.000 --> 00:03:26.470 Përgjigja është: reagojmë ndaj ndjesive të sigurisë 00:03:26.470 --> 00:03:29.000 dhe jo realitetit. 00:03:29.000 --> 00:03:31.830 Kjo funksionon shumicën e kohës. 00:03:31.830 --> 00:03:34.241 Shumicën e kohës, 00:03:34.241 --> 00:03:37.220 ndjesia dhe realiteti janë e njëjta gjë. 00:03:37.220 --> 00:03:40.000 Sigurisht që kjo është e vërtetë 00:03:40.000 --> 00:03:43.000 për pjesën dërrmuese të prehistorisë njerëzore. 00:03:43.000 --> 00:03:45.456 Këtë aftësi e kemi zhvilluar 00:03:45.456 --> 00:03:48.110 ngaqë ka kuptim nga pikëpamja evolucionare. 00:03:48.110 --> 00:03:50.260 Një mënyrë për ta parë atë 00:03:50.260 --> 00:03:52.000 është se jemi shumë të specializuar 00:03:52.000 --> 00:03:54.000 për vendime lidhur me rreziqe 00:03:54.000 --> 00:03:57.000 që ishin endemike për jetesën në grupe të vegjël familjarë 00:03:57.000 --> 00:04:00.000 në pllajat e Afrikës Lindore në vitet 100 000 para erës sonë -- 00:04:00.000 --> 00:04:04.405 jo dhe aq për Nju Jorkun e 2010-s. 00:04:04.405 --> 00:04:09.560 Perceptimi i rrezikut mbart disa njëanshmëri. 00:04:09.560 --> 00:04:11.250 Këtu mund të eksperimentohet goxha. 00:04:11.250 --> 00:04:15.020 Dhe mund të shihni disa njëanshmëri që përsëriten. 00:04:15.020 --> 00:04:16.779 Po ju tregoj katër të tilla. 00:04:16.779 --> 00:04:19.644 Priremi të mbivlerësojmë rreziqet spektakolare dhe të rralla 00:04:19.644 --> 00:04:21.623 dhe të mos peshojmë sa duhet rreziqet e rëndomta -- 00:04:21.623 --> 00:04:24.077 bie fjala fluturimi kundrejt udhëtimit me automjete. 00:04:24.077 --> 00:04:26.465 E panjohura perceptohet 00:04:26.465 --> 00:04:29.937 më e rrezikshme se sa familjarja. 00:04:29.937 --> 00:04:32.492 Një shembull do të ishte, 00:04:32.492 --> 00:04:34.980 njerëzit kanë frikë se mos rrëmbehen nga të panjohur, 00:04:34.980 --> 00:04:38.665 ndërkohë që të dhënat mbështesin faktin se rrëmbimi i fëmijëve nga persona të afërt 00:04:38.665 --> 00:04:40.586 është shumë më i shpeshtë. 00:04:40.586 --> 00:04:42.862 Së treti, rreziqet e veshur dikujt 00:04:42.862 --> 00:04:45.830 perceptohen si të ishin më të mëdhenj se rreziqet anonimë -- 00:04:45.830 --> 00:04:49.483 pra Bin Laden është më i frikshëm sepse ka një emër. 00:04:49.483 --> 00:04:51.138 Dhe së katërti, 00:04:51.138 --> 00:04:54.095 njerëzit i nënvlerësojnë rreziqet 00:04:54.095 --> 00:04:55.942 në situata që i kanë nën kontroll 00:04:55.942 --> 00:04:59.046 dhe mbivlerësojnë ato të situatave që nuk i kanë nën kontroll. 00:04:59.046 --> 00:05:02.225 Kështu, pasi filloni të tymosni duhan ose të hidheni me parashutë, 00:05:02.225 --> 00:05:04.210 ua nënvlerësoni rreziqet. 00:05:04.210 --> 00:05:07.692 Nëse ju servirin një rrezik - terrorizmi qe shembull i goditur - 00:05:07.692 --> 00:05:10.990 do ta mbivlerësonit, ngaqë nuk ndiheni se e keni nën kontroll. 00:05:10.990 --> 00:05:15.130 Ka një dorë njëanshmërish të tilla, njëanshmëri konjitive, 00:05:15.130 --> 00:05:17.110 që prekin vendimet tona në lidhje me rreziqet. 00:05:17.110 --> 00:05:20.040 Luan rol heuristika e të gatshmes, 00:05:20.040 --> 00:05:22.096 që në thelb do të thotë 00:05:22.096 --> 00:05:24.720 probabilitetin e diçkaje e vlerësojmë nga shkalla 00:05:24.720 --> 00:05:28.560 se sa e lehtë është të sjellim në mendje raste të saj. 00:05:28.570 --> 00:05:31.047 Mund të përfytyroni si funksionon kjo. 00:05:31.047 --> 00:05:34.760 Nëse dëgjoni shpesh rreth sulmesh nga tigrat, i bie të ketë plot tigra përqark. 00:05:34.760 --> 00:05:38.177 Për sulme nga luanët nuk dëgjoni, i bie të mos ketë shumë luanë përqark. 00:05:38.177 --> 00:05:40.722 Kjo funksionon deri ditën që shpiket gazeta. 00:05:40.722 --> 00:05:42.314 Sepse ajo që bëjnë gazetat 00:05:42.314 --> 00:05:44.890 është të përsërisin pa pushim 00:05:44.890 --> 00:05:46.409 rreziqet e rralla. 00:05:46.409 --> 00:05:49.209 Unë u them njerëzve, po qe te lajmet, mos e çani kryet. 00:05:49.209 --> 00:05:50.490 Ngaqë me përkufizim, 00:05:50.490 --> 00:05:53.260 lajmet janë diçka që thuajse nuk ndodhin kurrë. 00:05:53.260 --> 00:05:55.297 (Të qeshura) 00:05:55.297 --> 00:05:58.600 Kur diçka është kaq e rëndomtë, nuk përbën më lajm - 00:05:58.600 --> 00:06:00.656 përplasje makinash, dhunë në familje - 00:06:00.656 --> 00:06:02.865 këto janë rreziqet për të cilat shqetësoheni. 00:06:02.865 --> 00:06:05.246 Jemi edhe ca specie rrëfimtarësh. 00:06:05.246 --> 00:06:07.849 Reagojmë ndaj historive më shumë se sa ndaj të dhënave. 00:06:07.849 --> 00:06:10.574 Edhe pazotësia në aritmetikë luan rol. 00:06:10.574 --> 00:06:13.789 E kam fjalën, thënia "Një, Dy, Tre, Plot" është deri diku e drejtë. 00:06:13.804 --> 00:06:16.222 Jemi shumë të zotë me numrat e vegjël. 00:06:16.222 --> 00:06:18.443 Një mollë, dy mollë, tre mollë, 00:06:18.443 --> 00:06:20.313 10,000 mollë, 100,000 mollë -- 00:06:20.313 --> 00:06:23.386 prapë më tepër se sa mund të hanit para se të zënë e të kalben. 00:06:23.386 --> 00:06:26.530 Pra, një gjysmë, një çerek, një e pesta - me këto ia dalim mbanë. 00:06:26.530 --> 00:06:28.714 Një në një milion, një në një miliard - 00:06:28.714 --> 00:06:30.864 të dyja janë thuajse baras me kurrë. 00:06:30.864 --> 00:06:33.232 Pra, kemi probleme me rreziqet 00:06:33.232 --> 00:06:34.888 që nuk janë shumë të zakonshëm. 00:06:34.888 --> 00:06:37.390 Ajo çka bëjnë këto njëanshmëri konjitive 00:06:37.390 --> 00:06:39.852 është veprimi si filtrues mes nesh dhe realitetit. 00:06:39.852 --> 00:06:42.753 Dhe përfundimi është 00:06:42.753 --> 00:06:45.051 që ndjesitë dhe realiteti shpërputhen, 00:06:45.051 --> 00:06:47.050 bëhen dy gjëra të ndryshme. 00:06:47.050 --> 00:06:50.896 Ju, ose keni ndjesinë - ndjeheni më i sigurt se sa jeni. 00:06:50.896 --> 00:06:52.714 Këtu ka një ndjenjë të rreme sigurie. 00:06:52.714 --> 00:06:53.837 Ose e kundërta, 00:06:53.837 --> 00:06:56.460 dhe këtu bëhet fjalë për një ndjenjë të rreme pasigurie. 00:06:56.460 --> 00:06:58.878 Unë shkruaj mjaft rreth "teatrit me sigurinë," 00:06:58.878 --> 00:07:02.236 pra produkte që i bëjnë njerëzit të ndihen të sigurt, 00:07:02.236 --> 00:07:04.309 por që në fakt nuk bëjnë ndonjë gjë. 00:07:04.309 --> 00:07:06.814 Nuk ka ndonjë term për gjëra që na bëjnë të sigurt, 00:07:06.814 --> 00:07:08.891 por që s’na bëjnë të ndihemi të sigurt. 00:07:08.891 --> 00:07:12.210 Ndoshta kjo është ajo çka CIA është menduar të bëjë për ne. 00:07:12.210 --> 00:07:15.057 Po i kthehemi anës ekonomike. 00:07:15.057 --> 00:07:18.259 Nëse ana ekonomike, tregu, udhëheq sigurinë, 00:07:18.259 --> 00:07:21.260 dhe nëse njerëzit marrin vendime 00:07:21.260 --> 00:07:23.240 bazuar në ndjesitë mbi sigurinë, 00:07:23.240 --> 00:07:26.977 atëherë gjëja e zgjuar që do bërë nga kompanitë, 00:07:26.977 --> 00:07:28.583 për nxitje ekonomike, 00:07:28.583 --> 00:07:30.886 është t’i bëjnë njerëzit të ndihen të sigurt. 00:07:30.900 --> 00:07:33.782 Dhe ka dy rrugë për ta arritur këtë. 00:07:33.782 --> 00:07:36.531 Njëra, i bëni vërtet njerëzit më të sigurt 00:07:36.531 --> 00:07:38.360 dhe shpresoni që ta vënë re. 00:07:38.360 --> 00:07:41.060 Ose tjetra, thjesht i bëni të ndihen më të sigurt 00:07:41.060 --> 00:07:44.479 dhe shpresoni që nuk do ta vënë re. 00:07:44.479 --> 00:07:48.281 Atëherë ç’e tërheq vëmendjen e njerëzve? 00:07:48.292 --> 00:07:50.701 Një dorë gjërash: 00:07:50.701 --> 00:07:53.037 kuptimi mbi sigurinë, 00:07:53.037 --> 00:07:54.500 rreziqet, kërcënimet, 00:07:54.500 --> 00:07:56.474 kundërmasat, mënyra si funksionojnë këto. 00:07:56.474 --> 00:07:57.992 Por nëse i njihni gjërat, 00:07:57.992 --> 00:08:02.128 ka më tepër gjasa që ndjesitë tuaja të përputhen me realitetin. 00:08:02.128 --> 00:08:05.560 Na vijnë në ndihmë mjaft shembuj nga bota e njëmendtë. 00:08:05.560 --> 00:08:08.480 Të gjithë e njohim shkallën e kriminalitetit në lagjen tonë, 00:08:08.480 --> 00:08:11.000 ngaqë aty banojmë, dhe përftojmë për të një ndjesi 00:08:11.000 --> 00:08:14.499 që në thelb përputhet me realitetin. 00:08:14.499 --> 00:08:16.862 Teatri me sigurinë shpaloset 00:08:16.862 --> 00:08:20.718 atëherë kur është e qartë që nuk po funksionon si duhet. 00:08:20.718 --> 00:08:23.460 Bukur, atëherë ç’i bën njerëzit të mos vënë re? 00:08:23.460 --> 00:08:25.878 Të kuptuarit, njohja e pakët. 00:08:25.878 --> 00:08:28.973 Nëse nuk i kuptoni rreziqet, nuk kuptoni dot koston, 00:08:28.973 --> 00:08:31.498 ka gjasa që të merrni vendimin e gabuar, 00:08:31.498 --> 00:08:34.035 dhe ndjesitë tuaja të mos përputhen me realitetin. 00:08:34.035 --> 00:08:36.558 Këtu nuk ka mjaft shembuj. 00:08:36.558 --> 00:08:38.126 Ka një problem të brendshëm 00:08:38.126 --> 00:08:40.258 me ngjarjet me probabilitet të pakët. 00:08:40.284 --> 00:08:41.759 Nëse, për shembull, 00:08:41.759 --> 00:08:44.142 terrorizmi thuajse nuk ndodh kurrë, 00:08:44.142 --> 00:08:46.000 është vërtet e zorshme të gjykohet 00:08:46.000 --> 00:08:50.109 efektshmëria e masave kundër terrorizmit. 00:08:50.109 --> 00:08:53.300 Kjo është arsyeja pse vazhdohet me bërjen kurban të virgjëreshave, 00:08:53.300 --> 00:08:56.060 dhe pse mbrojtja nga kuçedrat funksionon përsosur. 00:08:56.060 --> 00:09:00.076 Shembuj të mjaftueshëm të dështimeve s’ka. 00:09:00.079 --> 00:09:03.130 Po ashtu, ndjesitë që, si retë, fshehin pas çështjet - 00:09:03.130 --> 00:09:05.550 njëanshmëritë konjitive për të cilat fola më lart, 00:09:05.550 --> 00:09:08.401 frikërat, besimet e miletit, 00:09:08.401 --> 00:09:12.930 në thelb një model jo adekuat i realitetit. 00:09:12.930 --> 00:09:15.163 Më lejoni t’i ndërlikoj gjërat. 00:09:15.163 --> 00:09:17.210 Kemi ndjesitë dhe realitetin. 00:09:17.210 --> 00:09:19.981 Dua të shtoj një element të tretë. Dua të shtoj një model. 00:09:19.981 --> 00:09:22.856 Ndjesitë dhe modeli - në trurin tonë, 00:09:22.856 --> 00:09:24.755 realiteti është bota atje tej. 00:09:24.755 --> 00:09:27.187 Që nuk ndryshon; është e njëmendtë. 00:09:27.187 --> 00:09:29.512 Pra, ndjesitë bazohen në intuitën tonë. 00:09:29.512 --> 00:09:31.759 Modeli bazohet te arsyetimi. 00:09:31.759 --> 00:09:33.972 Ky është në thelb ndryshimi. 00:09:33.972 --> 00:09:35.999 Në një botë primitive dhe të thjeshtë, 00:09:35.999 --> 00:09:39.286 vërtet nuk ka nevojë për një model. 00:09:39.286 --> 00:09:42.480 Ngaqë ndjesitë janë afër realitetit. 00:09:42.480 --> 00:09:44.327 Nuk keni nevojë për model. 00:09:44.327 --> 00:09:46.559 Por në një botë moderne dhe të ndërlikuar, 00:09:46.559 --> 00:09:48.380 ju duhen modele 00:09:48.380 --> 00:09:51.587 që të kuptoni një numër rreziqesh që hasim. 00:09:51.587 --> 00:09:54.924 Për bakteret nuk kemi ndjesi. 00:09:54.924 --> 00:09:57.275 Ju duhet një model për t’i kuptuar. 00:09:57.275 --> 00:09:58.971 Ky model 00:09:58.971 --> 00:10:01.563 është një paraqitje e mençur e realitetit. 00:10:01.563 --> 00:10:04.614 Është, sigurisht, i kufizuar nga shkenca, 00:10:04.614 --> 00:10:06.758 nga teknologjia. 00:10:06.758 --> 00:10:10.304 Para shpikjes së mikroskopit për t’i parë, 00:10:10.304 --> 00:10:13.232 s’mund të kishte shpjegime teorike të sëmundjeve. 00:10:13.260 --> 00:10:16.791 Ato kufizohen nga njëanshmëritë tona konjitive. 00:10:16.791 --> 00:10:19.280 Por modeli ka aftësinë 00:10:19.280 --> 00:10:21.400 të anashkalojë ndjesitë tona. 00:10:21.400 --> 00:10:24.450 Nga i gjejmë këto modele? I marrim nga të tjerët. 00:10:24.450 --> 00:10:27.499 I marrim nga feja, kultura, 00:10:27.499 --> 00:10:29.492 mësuesit, të moshuarit. 00:10:29.492 --> 00:10:30.796 Para ca vitesh, 00:10:30.796 --> 00:10:33.165 qeshë në Afrikën e Jugut për safari. 00:10:33.165 --> 00:10:36.115 Shoqëruesi im ish rritur në Parkun Kombëtar Kruger. 00:10:36.115 --> 00:10:39.143 Dhe kish disa modele shumë të ndërlikuara se si të mbijetosh. 00:10:39.143 --> 00:10:41.004 Që vareshin nga çfarë sulmoheshe 00:10:41.004 --> 00:10:43.450 luan apo leopard, rinoqeront apo elefant -- 00:10:43.450 --> 00:10:46.286 kur duhej të bëheshe tym, dhe kur jo, 00:10:46.286 --> 00:10:49.740 kur duhej të ngjiteshe në pemë -- kur s’duhej të ngjiteshe kurrë në pemë. 00:10:49.740 --> 00:10:51.666 Unë do të kisha vdekur brenda ditës, 00:10:51.666 --> 00:10:53.518 por ai qe lindur aty, 00:10:53.518 --> 00:10:55.883 dhe e kish kuptuar si të mbijetonte. 00:10:55.883 --> 00:10:57.540 Unë jam lindur në Nju Jork. 00:10:57.540 --> 00:11:00.787 Mund ta kisha marrë në Nju Jork, dhe të vdiste ai brenda ditës. 00:11:00.787 --> 00:11:02.790 (Të qeshura) 00:11:02.790 --> 00:11:04.478 Ngaqë kemi modele të ndryshme 00:11:04.478 --> 00:11:07.233 bazuar në përvojat tona të ndryshme. 00:11:07.233 --> 00:11:09.916 Modelet mund të na vijnë nga mediat, 00:11:09.916 --> 00:11:12.557 nga zyrtarët e votuar prej nesh. 00:11:12.557 --> 00:11:15.800 Sillni në mend modelet e terrorizmit, 00:11:15.800 --> 00:11:18.120 rrëmbimin e fëmijëve, 00:11:18.120 --> 00:11:21.108 sigurinë e linjave ajrore, sigurinë rrugore. 00:11:21.108 --> 00:11:23.670 Modelet mund të vijnë nga industria. 00:11:23.670 --> 00:11:27.090 Dy të tilla që po ndjek, janë kamerat e survejimit, 00:11:27.090 --> 00:11:28.606 dhe kartat ID, 00:11:28.606 --> 00:11:31.882 jo pak modele sigurie kompjuteri vijnë prej industrisë. 00:11:31.882 --> 00:11:34.111 Mjaft modele vijnë prej shkencave. 00:11:34.111 --> 00:11:36.206 Modelet nga shëndeti janë shembull i bukur. 00:11:36.206 --> 00:11:39.796 Mendoni për një çast kancerin, gripin e shpendëve, gripin e derrave, SARS-in 00:11:39.796 --> 00:11:42.316 Krejt ndjesitë tona të sigurisë 00:11:42.316 --> 00:11:44.320 lidhur me këto sëmundje 00:11:44.320 --> 00:11:45.761 vijnë prej modelesh 00:11:45.761 --> 00:11:50.259 që na janë dhënë, vërtet, nga shkenca e filtruar nga media. 00:11:50.259 --> 00:11:53.490 Pra modelet mund të ndryshojnë. 00:11:53.490 --> 00:11:55.479 Modelet nuk janë të palëvizshme. 00:11:55.479 --> 00:11:58.434 Teksa mësohemi më mirë me mjediset tona, 00:11:58.434 --> 00:12:03.240 modelet tona zhvendosen më afër ndjesive tona. 00:12:03.240 --> 00:12:05.961 Një shembull mund të ishte, 00:12:05.961 --> 00:12:07.992 sikur të ktheheshit 100 vjet pas 00:12:07.992 --> 00:12:10.578 kur zuri të përhapej së pari elektriciteti, 00:12:10.578 --> 00:12:12.691 kish plot frikë prej tij. 00:12:12.691 --> 00:12:15.830 Dua të them, pati njerëz që kishin frikë t’i binin ziles së portës, 00:12:15.830 --> 00:12:18.708 ngaqë punonte me korrent, dhe ky qe i rrezikshëm. 00:12:18.708 --> 00:12:21.197 Ne sot e kemi shumë kollaj me elektricitetin. 00:12:21.197 --> 00:12:22.610 Ndërrojmë llamba 00:12:22.610 --> 00:12:24.828 pa e menduar fare. 00:12:24.828 --> 00:12:28.178 Modeli ynë i sigurisë së elektricitetit 00:12:28.178 --> 00:12:31.310 është diçka që e gjetëm këtu, sapo lindëm. 00:12:31.310 --> 00:12:34.076 Nuk ka ndryshuar as kur rriteshim. 00:12:34.076 --> 00:12:36.340 Dhe ia kemi marrë dorën. 00:12:36.340 --> 00:12:38.675 Ose mendoni rreziqet 00:12:38.675 --> 00:12:41.410 në Internet nga brezi në brez -- 00:12:41.410 --> 00:12:44.044 si e trajtojnë sigurinë në Internet prindërit tuaj, 00:12:44.044 --> 00:12:45.503 kundrejt trajtimit tuaj, 00:12:45.503 --> 00:12:47.779 kundrejt atij që do t’i bëjnë fëmijët tanë. 00:12:47.779 --> 00:12:50.923 Modelet tek e fundit treten në prapaskenë. 00:12:52.413 --> 00:12:54.812 "Intuitiv" është thjesht një tjetër fjalë për "familjar". 00:12:55.660 --> 00:12:58.233 Pra, teksa modeli juaj është afër realitetit, 00:12:58.233 --> 00:12:59.878 dhe bëhet njësh me ndjesitë, 00:12:59.878 --> 00:13:01.959 shpesh nuk e dini që gjendet aty. 00:13:02.382 --> 00:13:04.541 Një shembull i bukur i kësaj 00:13:04.541 --> 00:13:07.062 na erdhi vitin e kaluar me gripin e derrave. 00:13:07.753 --> 00:13:09.916 Kur u shfaq së pari gripi i derrave, 00:13:09.916 --> 00:13:12.903 lajmet fillestare shkaktuan jo pak reagime të tepruara. 00:13:12.929 --> 00:13:15.135 Pse kish një emër, 00:13:15.135 --> 00:13:17.693 që e bënte më të frikshëm se sa gripi i zakonshëm, 00:13:17.693 --> 00:13:19.719 edhe pse i zakonshmi është më vdekjeprurës. 00:13:19.719 --> 00:13:23.301 Dhe njerëzit menduan që mjekët duhej të ishin në gjendje të merreshin me të. 00:13:23.301 --> 00:13:25.820 Pra patëm edhe ndjesinë e mungesës së kontrollit. 00:13:25.820 --> 00:13:27.175 E kështu këta dy elementë 00:13:27.175 --> 00:13:28.933 e bënë më të rrezikshëm se sa qe. 00:13:28.933 --> 00:13:32.320 Dora-dorës që lajmi u vjetrua, kaluan muaj, 00:13:32.320 --> 00:13:33.988 dhe pasoi një shkallë tolerimi, 00:13:33.988 --> 00:13:35.636 njerëzit u mësuan me të. 00:13:36.199 --> 00:13:38.964 Nuk pati të dhëna të reja, por frika u zvogëlua. 00:13:38.964 --> 00:13:40.674 Në vjeshtë, 00:13:40.674 --> 00:13:42.724 njerëzia mendonte 00:13:42.724 --> 00:13:45.458 se mjekët duhej ta kishin zgjidhur tashmë çështjen. 00:13:45.458 --> 00:13:47.215 Dhe mbërrijmë në udhëkryq -- 00:13:47.215 --> 00:13:48.648 njerëzve iu desh të zgjidhnin 00:13:48.648 --> 00:13:53.310 o frikën, o pranimin - 00:13:53.370 --> 00:13:55.867 në fakt, o frikën, o indiferencën - 00:13:55.867 --> 00:13:58.233 ata thuajse zgjodhën dyshimin. 00:13:58.233 --> 00:14:01.786 Dhe dimrin e kaluar, kur u shfaq vaksina, 00:14:01.786 --> 00:14:04.418 pati jo pak njerëz - një numër befasues - 00:14:04.418 --> 00:14:06.578 që nuk pranuan ta marrin - 00:14:07.800 --> 00:14:09.660 shembull i bukur 00:14:09.660 --> 00:14:13.929 se si ndjesitë e njerëzve mbi sigurinë ndryshuan, se si ndryshon modeli i tyre, 00:14:13.929 --> 00:14:15.603 në mënyrë të çrregullt 00:14:15.603 --> 00:14:17.436 pa të dhëna të reja, 00:14:17.436 --> 00:14:19.086 pa prurje të reja. 00:14:20.217 --> 00:14:22.584 Kjo lloj gjëje ndodh shpesh. 00:14:22.584 --> 00:14:24.810 Po shtoj edhe një ndërlikim tjetër. 00:14:24.810 --> 00:14:27.250 Kemi pra ndjesitë, modelin, realitetin. 00:14:27.257 --> 00:14:30.902 Unë kam një ide mjaft relativiste mbi sigurinë. 00:14:30.902 --> 00:14:33.095 Mendoj se varet nga vëzhguesi. 00:14:33.095 --> 00:14:35.050 Dhe në shumicën e vendimeve mbi sigurinë 00:14:35.050 --> 00:14:38.287 përfshihen një numër njerëzish. 00:14:39.310 --> 00:14:41.229 Të interesuarit 00:14:41.229 --> 00:14:43.937 për vendime specifike 00:14:43.937 --> 00:14:46.261 do të përpiqen të ndikojnë vendimin. 00:14:46.261 --> 00:14:48.311 Unë këtë e quaj plani i tyre i punës. 00:14:49.339 --> 00:14:50.732 Dhe plani shihet - 00:14:50.732 --> 00:14:52.837 si marketing, si politikë - 00:14:52.837 --> 00:14:56.065 që rreket t’ju bindë të zgjidhni një model dhe jo tjetrin, 00:14:56.065 --> 00:14:58.325 orvatje për t’ju bindur të shpërfillni një model 00:14:58.325 --> 00:15:00.894 dhe për t’u besuar ndjesive tuaja, 00:15:00.894 --> 00:15:04.110 duke shtyrë në anë njerëzit me modele që nuk ju pëlqejnë. 00:15:04.600 --> 00:15:06.515 Kjo nuk është e padëgjuar. 00:15:07.234 --> 00:15:10.538 Një shembull, shembull i shkëlqyer, është rreziku nga duhan-pirja. 00:15:11.521 --> 00:15:14.427 Në historinë e 50 vjetëve të shkuar, rreziku nga duhan-pirja 00:15:14.427 --> 00:15:16.586 shpalos mënyrën se si ndryshon modeli, 00:15:16.586 --> 00:15:18.968 dhe tregon edhe se si një industri lufton kundër 00:15:18.968 --> 00:15:20.680 një modeli që nuk e pëlqen. 00:15:21.522 --> 00:15:24.962 Krahasojeni këtë me debatin e duhanpirësve pasivë - 00:15:24.962 --> 00:15:27.455 këtu e 20 vjet të shkuar ndoshta. 00:15:27.455 --> 00:15:29.262 Sillni në mend rripat e sigurimit. 00:15:29.262 --> 00:15:31.696 Kur isha fëmijë, askush nuk përdorte rripa sigurimi. 00:15:31.696 --> 00:15:34.135 Sot, asnjë fëmijë s’do t’ju lejojë të ngisni makinën 00:15:34.135 --> 00:15:36.570 po nuk patët vënë rripin e sigurimit. 00:15:36.570 --> 00:15:39.310 Krahasojeni këtë me debatin për airbag-un, 00:15:39.310 --> 00:15:41.876 këtu e 30 vjet të shkuar ndoshta. 00:15:41.876 --> 00:15:46.000 Krejt këta janë shembuj ndryshimi modelesh. 00:15:46.092 --> 00:15:49.888 Mësimi që nxjerrim është se ndryshimi i modeleve është i vështirë. 00:15:49.888 --> 00:15:52.699 Është e vështirë të çrrënjosësh modelet. 00:15:52.699 --> 00:15:54.581 Nëse janë njësoj me ndjesitë tuaja, 00:15:54.581 --> 00:15:56.928 ju as që e kuptoni se keni një model. 00:15:56.933 --> 00:15:59.250 Dhe këtu ndërhyn një tjetër njëanshmëri konjitive 00:15:59.250 --> 00:16:01.243 Do ta quaj njëanshmëri konfirmimi, 00:16:01.243 --> 00:16:03.620 nën efektin e së cilës ne priremi të pranojmë të dhëna 00:16:03.620 --> 00:16:05.688 që ripohojnë besimet tona 00:16:05.688 --> 00:16:12.486 dhe të hedhim tej të dhënat që kundërshtojnë besimet tona. 00:16:13.303 --> 00:16:16.016 Pra, edhe pse me dëshmi kundër modelit tonë, 00:16:16.016 --> 00:16:18.942 ka shumë mundësi që ne t’i shpërfillim, edhe pse janë joshëse. 00:16:18.942 --> 00:16:21.905 Duhet të bëhet shumë joshëse, pa t’i kushtojmë vëmendje. 00:16:22.315 --> 00:16:25.612 Modelet e reja, që prekin periudha të gjata kohore, janë të zorshme 00:16:25.612 --> 00:16:27.530 Ngrohja globale është shembull i goditur. 00:16:27.530 --> 00:16:28.887 Jemi shumë dobët 00:16:28.887 --> 00:16:30.887 me modelet që shtrihen mbi 80 vjet 00:16:30.887 --> 00:16:33.172 Mund t’ia dalim deri te korrja e ardhshme. 00:16:33.172 --> 00:16:35.987 Shpesh shtyhemi deri sa fëmija të jenë rritur. 00:16:35.987 --> 00:16:38.490 Por me 80 vjet nuk ia dalim dot hiç. 00:16:38.490 --> 00:16:41.816 Ndaj është një model shumë i vështirë për t’u pranuar. 00:16:41.816 --> 00:16:45.506 Mund t’i kemi njëkohësisht që të dy modelet në kokë, 00:16:45.620 --> 00:16:49.004 ose atë lloj problemi 00:16:49.649 --> 00:16:52.529 ku i mbajmë tok të dy besimet, 00:16:52.830 --> 00:16:54.584 ose disonancën konjitive. 00:16:54.584 --> 00:16:55.909 Në fund fare, 00:16:55.909 --> 00:16:58.211 modeli i ri do të zëvendësojë modelin e vjetër. 00:16:58.211 --> 00:17:01.048 Ndjesitë e forta mund të krijojnë një model. 00:17:01.758 --> 00:17:04.748 11 Shtatori krijoi një model sigurie 00:17:04.750 --> 00:17:06.670 në kokën e shumë njerëzve. 00:17:06.670 --> 00:17:10.223 Po ashtu, këtë mund ta bëjë përvoja personale në krime, 00:17:10.223 --> 00:17:11.775 frika personale për shëndetin, 00:17:11.775 --> 00:17:14.294 frika për shëndetin, e ardhur nga lajmet. 00:17:14.294 --> 00:17:16.259 Do të shihni ato që psikiatrët 00:17:16.259 --> 00:17:18.007 i quajnë ngjarje rrufe. 00:17:18.173 --> 00:17:20.843 Prej tyre mund të krijohet në çast një model, 00:17:20.843 --> 00:17:23.050 ngaqë janë shumë emotive. 00:17:23.800 --> 00:17:25.694 Pra, në botën teknologjike, 00:17:25.694 --> 00:17:27.906 nuk kemi përvojë 00:17:27.906 --> 00:17:29.662 që të gjykojmë modelet. 00:17:29.662 --> 00:17:32.363 Dhe bazohemi te të tjerët. Bazohemi te ndërmjetës. 00:17:32.363 --> 00:17:35.638 Dua të them, kjo funksionon për aq kohë sa të ndreqen të tjerët. 00:17:35.638 --> 00:17:38.330 Bazohemi te agjencitë qeveritare 00:17:38.330 --> 00:17:41.650 që na tregojnë se cilat barna janë pa rrezik. 00:17:42.698 --> 00:17:44.475 Dje mbërrita këtu me avion. 00:17:44.475 --> 00:17:47.002 Nuk i bëra gjë kontroll avionit. 00:17:47.002 --> 00:17:49.005 U bazova në një grup tjetër 00:17:49.005 --> 00:17:51.684 që përcaktoi nëse avioni im mund të fluturonte pa rrezik. 00:17:51.684 --> 00:17:55.276 Ja ku jemi, dhe asnjë nga ne s’i trembet shembjes së tavanit mbi kokat tona, 00:17:55.276 --> 00:17:57.304 jo ngaqë e kontrolluam gjë, 00:17:57.304 --> 00:17:59.390 po ngaqë jemi goxha të sigurt 00:17:59.390 --> 00:18:01.534 që kushtet e ndërtimit këtu janë të mira. 00:18:01.970 --> 00:18:05.000 Është një model që thjesht e pranojmë 00:18:05.000 --> 00:18:07.218 jo pak në mirëbesim. 00:18:07.637 --> 00:18:09.593 Dhe nuk prish punë. 00:18:11.326 --> 00:18:13.430 Tani, ajo që duam 00:18:13.430 --> 00:18:16.378 është që njerëzit të familjarizohen mjaftueshëm 00:18:16.378 --> 00:18:18.274 me modele më të mira - 00:18:18.274 --> 00:18:20.363 t’i kenë të pasqyruar në ndjesitë e tyre - 00:18:20.363 --> 00:18:23.030 që t’i lejojnë vetes të marrin vendime sigurie. 00:18:24.011 --> 00:18:26.217 Kur këto shpërputhen, 00:18:26.217 --> 00:18:27.897 keni dy mundësi. 00:18:27.897 --> 00:18:30.225 Njëra, mund të rregulloni ndjesitë e njerëzve, 00:18:30.225 --> 00:18:32.245 duke joshur drejtpërdrejt ndjesitë. 00:18:32.245 --> 00:18:34.690 Ky është manipulim, por mund të funksionojë. 00:18:34.796 --> 00:18:37.231 Rruga e dyta, më e ndershmja, 00:18:37.231 --> 00:18:39.629 është të ndreqet vetë modeli. 00:18:40.228 --> 00:18:42.956 Ndryshimet ndodhin ngadalë. 00:18:42.956 --> 00:18:45.504 Debati mbi duhan-pirjen hëngri 40 vjet, 00:18:45.504 --> 00:18:47.480 dhe ky qe një nga ata të lehtët. 00:18:49.043 --> 00:18:51.762 Në disa raste kjo është e vështirë. 00:18:51.762 --> 00:18:53.037 Por ama mendoj se 00:18:53.037 --> 00:18:55.310 informacioni duket si shpresa jonë më e mirë. 00:18:55.310 --> 00:18:56.836 Ja ku ju gënjeva. 00:18:56.836 --> 00:18:59.623 Ju kujtohet që thashë ndjesitë, modeli, realiteti. 00:18:59.623 --> 00:19:02.036 Thashë që realiteti nuk ndryshon. Në fakt ndryshon. 00:19:02.036 --> 00:19:03.917 Jetojmë në një botë teknologjike; 00:19:03.917 --> 00:19:06.226 realiteti ndryshon gjithë kohës. 00:19:06.226 --> 00:19:09.332 Pra mund të kishim - për herë të parë për specien tonë - 00:19:09.332 --> 00:19:13.170 ndjesitë që ndjekin modelin, ky në ndjekje të realitetit, realiteti në ndryshim - 00:19:13.170 --> 00:19:15.360 mundet të mos e arrijnë kurrë njëri-tjetrin. 00:19:16.502 --> 00:19:18.297 Këtë nuk e dimë. 00:19:18.870 --> 00:19:21.330 Por në vështrim afatgjatë, 00:19:21.330 --> 00:19:23.873 si ndjesitë, ashtu edhe realiteti janë të rëndësishëm. 00:19:23.873 --> 00:19:26.890 Dhe dua ta mbyll me dy histori të shkurtra për ilustrim. 00:19:26.890 --> 00:19:29.496 1982 - Nuk e di nëse u kujtohet njerëzve - 00:19:29.496 --> 00:19:31.571 pati një epidemi të shkurtër 00:19:31.571 --> 00:19:33.706 helmimi me Tylenol në Shtetet e Bashkuara. 00:19:33.706 --> 00:19:36.767 Qe një ngjarje e tmerrshme. Dikush mori një shishe Tylenol, 00:19:36.767 --> 00:19:40.368 hodhi helm në të, e mbylli, e vuri prapë në raft. 00:19:40.368 --> 00:19:42.333 Dikush e bleu dhe vdiq. 00:19:42.333 --> 00:19:43.982 Kjo i tmerroi njerëzit. 00:19:43.982 --> 00:19:45.972 Pati disa imitime kopjace të kësaj. 00:19:45.972 --> 00:19:48.988 Nuk pati ndonjë rrezik real, por njerëzit qenë të trembur. 00:19:48.988 --> 00:19:50.311 Dhe kështu u shpik 00:19:50.311 --> 00:19:52.894 industria e taposjes hermetike të barnave. 00:19:52.894 --> 00:19:55.101 Ato kapaçkat hermetike prej këtij rasti lindën. 00:19:55.101 --> 00:19:56.864 Është krejtësisht teatër me sigurinë. 00:19:56.864 --> 00:19:59.984 Si detyrë shtëpie, mendoni 10 mënyra se si ta nxirrni jashtë loje. 00:19:59.984 --> 00:20:01.565 Një po jua jap unë, shiringa. 00:20:01.565 --> 00:20:04.493 Por bëri që njerëzia të ndihej më mirë. 00:20:04.514 --> 00:20:06.929 I bëri ndjesitë e tyre të sigurisë 00:20:06.929 --> 00:20:09.192 të përputhen më tepër me realitetin. 00:20:09.192 --> 00:20:12.466 Historia tjetër, ca vite më parë, një shoqja ime lindi fëmijë. 00:20:12.466 --> 00:20:13.921 I shkova për vizitë në spital. 00:20:13.921 --> 00:20:16.095 Atje pashë se, sot, kur lind një fëmijë, 00:20:16.095 --> 00:20:17.929 i vënë një byzylyk RFID foshnjës, 00:20:17.929 --> 00:20:19.778 dhe një korrespondues lehonës, 00:20:19.778 --> 00:20:23.400 që, nëse dikush tjetër veç mëmës e qit foshnjën nga shtëpia e lindjes, 00:20:23.400 --> 00:20:24.340 zë e bie një alarm. 00:20:24.340 --> 00:20:26.195 I thashë, "Punë e paqme. 00:20:26.195 --> 00:20:28.118 Po vras mendjen se sa i përhapur 00:20:28.118 --> 00:20:30.000 është rrëmbimi i foshnjave në spitale." 00:20:30.000 --> 00:20:31.802 Kthehem në shtëpi, dhe zë e kërkoj. 00:20:31.802 --> 00:20:34.206 Në thelb nuk ndodh kurrë. 00:20:34.206 --> 00:20:36.000 Por po ta mendoni, 00:20:36.000 --> 00:20:38.000 po të jeni i spitalit, 00:20:38.000 --> 00:20:40.180 dhe keni nevojë t’ia merrni për pak foshnjën nënës, 00:20:40.180 --> 00:20:41.970 jashtë dhomës, për të bërë ca teste, 00:20:41.970 --> 00:20:44.130 më mirë të luani një teatër të bukur sigurie, 00:20:44.130 --> 00:20:46.000 përndryshe jua shkurton duart. 00:20:46.000 --> 00:20:48.000 (Të qeshura) 00:20:48.000 --> 00:20:49.910 Pra ka rëndësi për ne, 00:20:49.910 --> 00:20:52.000 për ne që merremi me konceptimin e sigurisë, 00:20:52.000 --> 00:20:55.000 që kontrollojmë rregulla sigurie, 00:20:55.000 --> 00:20:57.000 ose vëzhgojmë rregullat publike 00:20:57.000 --> 00:20:59.000 nga kënde që prekin sigurinë. 00:20:59.000 --> 00:21:02.000 S’është thjesht realiteti, janë ndjesitë dhe realiteti. 00:21:02.000 --> 00:21:04.000 Ajo që ka rëndësi është 00:21:04.000 --> 00:21:05.910 që këto të jenë thuajse të njëjta. 00:21:05.910 --> 00:21:09.120 Është e rëndësishme që, nëse ndjesitë tona përputhen me realitetin, 00:21:09.120 --> 00:21:10.960 të marrim vendime sigurie më të mira. 00:21:10.960 --> 00:21:12.000 Ju falemnderit. 00:21:12.000 --> 00:21:13.525 (Duartrokitje)