Gjendja e Mozilla-s: Fjalë Hyrëse nga Mitchell Baker, presidente Misioni i Mozilla-s është të bëjë të mundur që Interneti të mbesë i hapur i ndërpërdorshëm dhe të respektojë sovranitetin e përdoruesit. Kjo arrihet duke krijuar software që u lejojnë përdoruesve kontrollin mbi jetën e tyre dixhitale, të tillë si Firefox-i. Këtë e bëjmë duke fuqizuar një bashkësi mbarëbotërore njerëzish, vullnetarë për këto përpjekje. Jeta në Internet po ndryshon. Lidhemi përmes më shumë pajisjesh. Zbatimet web po bëhen pjesë e jetës sonë, po aq sa edhe shfletuesit. Ndërveprojmë me miq, simpatizantë dhe të njohur. Ideja që kemi mbi web-in mund të jetë shumë personale, përftuar përmes lentesh vetjake. Sfidat që na presin janë shumë reale. Platformat për celularë janë më të mbyllyra dhe më të centralizuara nga sa kemi parë prej dekadash. Parë si individë, ne po humbin aftësinë të veprojmë në web pa lejen e rojeve të mëdhaja, të centralizuar. Na gjurmojnë, na regjistrojnë, na katalogojnë, na monetarizojnë dhe shndërrojnë në produkte për shitje. Po shohim fragmentarizimin e platformës universale të web-it si dikur, në shumë botë të ndryshme. Teksa Interneti pëson ndryshime, edhe Mozilla po ndryshon. Produktet dhe mjetet që përdorim për shpënien përpara të misionit tonë po zgjerohen dhe po evoluojnë. Një shfletues është i nevojshëm, por jo i mjaftueshëm. Po njësoj i rëndësishëm është zgjerimi i numrit të njerëzve që kuptojnë vlerat tona dhe që identifikohen si moxillianë. Sfida dhe mundësia e Mozilla-s është të zgjerojë dramatikisht shtrirjen tonë. I kemi aftësitë t'i sjellim vlerat tonë në jetë përmes rrugësh të reja Përqafimi i këtyre mundësive do të thotë përqafim i ndryshimit, përqafim i shpresës dhe i vendosmërisë. Kjo është mënyra se si do të vazhdojmë t'u japim njerëzve autoritetin përfundimtar mbi jetën e tyre dixhitale.