1 00:00:00,000 --> 00:00:02,012 Gjendja e Mozilla-s: Fjalë Hyrëse nga Mitchell Baker, presidente 2 00:00:02,012 --> 00:00:05,028 Misioni i Mozilla-s është të bëjë të mundur që Interneti të mbesë i hapur 3 00:00:05,028 --> 00:00:08,012 i ndërpërdorshëm dhe të respektojë sovranitetin e përdoruesit. 4 00:00:08,012 --> 00:00:14,050 Kjo arrihet duke krijuar software që u lejojnë përdoruesve kontrollin mbi jetën e tyre dixhitale, të tillë si Firefox-i. 5 00:00:14,052 --> 00:00:20,050 Këtë e bëjmë duke fuqizuar një bashkësi mbarëbotërore njerëzish, vullnetarë për këto përpjekje. 6 00:00:20,051 --> 00:00:22,079 Jeta në Internet po ndryshon. 7 00:00:22,079 --> 00:00:26,090 Lidhemi përmes më shumë pajisjesh. Zbatimet web po bëhen pjesë e jetës sonë, po aq sa edhe shfletuesit. 8 00:00:26,090 --> 00:00:29,072 Ndërveprojmë me miq, simpatizantë dhe të njohur. 9 00:00:29,072 --> 00:00:35,058 Ideja që kemi mbi web-in mund të jetë shumë personale, përftuar përmes lentesh vetjake. 10 00:00:35,058 --> 00:00:38,006 Sfidat që na presin janë shumë reale. 11 00:00:38,006 --> 00:00:42,073 Platformat për celularë janë më të mbyllyra dhe më të centralizuara nga sa kemi parë prej dekadash. 12 00:00:42,073 --> 00:00:46,051 Parë si individë, ne po humbin aftësinë të veprojmë në web 13 00:00:46,051 --> 00:00:50,010 pa lejen e rojeve të mëdhaja, të centralizuar. 14 00:00:50,010 --> 00:00:53,013 Na gjurmojnë, na regjistrojnë, na katalogojnë, 15 00:00:53,013 --> 00:00:56,063 na monetarizojnë dhe shndërrojnë në produkte për shitje. 16 00:00:56,063 --> 00:01:02,021 Po shohim fragmentarizimin e platformës universale të web-it si dikur, në shumë botë të ndryshme. 17 00:01:02,021 --> 00:01:05,080 Teksa Interneti pëson ndryshime, edhe Mozilla po ndryshon. 18 00:01:05,080 --> 00:01:10,030 Produktet dhe mjetet që përdorim për shpënien përpara të misionit tonë po zgjerohen dhe po evoluojnë. 19 00:01:10,030 --> 00:01:12,097 Një shfletues është i nevojshëm, por jo i mjaftueshëm. 20 00:01:12,097 --> 00:01:15,073 Po njësoj i rëndësishëm është zgjerimi i numrit të njerëzve 21 00:01:15,073 --> 00:01:19,021 që kuptojnë vlerat tona dhe që identifikohen si moxillianë. 22 00:01:19,021 --> 00:01:21,098 Sfida dhe mundësia e Mozilla-s është 23 00:01:21,098 --> 00:01:24,036 të zgjerojë dramatikisht shtrirjen tonë. 24 00:01:24,036 --> 00:01:27,030 I kemi aftësitë t'i sjellim vlerat tonë në jetë përmes rrugësh të reja 25 00:01:27,030 --> 00:01:30,086 Përqafimi i këtyre mundësive do të thotë përqafim i ndryshimit, 26 00:01:30,086 --> 00:01:33,084 përqafim i shpresës dhe i vendosmërisë. 27 00:01:33,084 --> 00:01:39,081 Kjo është mënyra se si do të vazhdojmë t'u japim njerëzve autoritetin përfundimtar mbi jetën e tyre dixhitale.