0:00:00.000,0:00:02.012 Gjendja e Mozilla-s: Fjalë Hyrëse nga Mitchell Baker, presidente 0:00:02.012,0:00:05.028 Misioni i Mozilla-s është të bëjë të mundur që Interneti të mbesë i hapur 0:00:05.028,0:00:08.012 i ndërpërdorshëm dhe të respektojë sovranitetin e përdoruesit. 0:00:08.012,0:00:14.050 Kjo arrihet duke krijuar software që u lejojnë përdoruesve kontrollin mbi jetën e tyre dixhitale, të tillë si Firefox-i. 0:00:14.052,0:00:20.050 Këtë e bëjmë duke fuqizuar një bashkësi mbarëbotërore njerëzish, vullnetarë për këto përpjekje. 0:00:20.051,0:00:22.079 Jeta në Internet po ndryshon. 0:00:22.079,0:00:26.090 Lidhemi përmes më shumë pajisjesh. Zbatimet web po bëhen pjesë e jetës sonë, po aq sa edhe shfletuesit. 0:00:26.090,0:00:29.072 Ndërveprojmë me miq, simpatizantë dhe të njohur. 0:00:29.072,0:00:35.058 Ideja që kemi mbi web-in mund të jetë shumë personale, përftuar përmes lentesh vetjake. 0:00:35.058,0:00:38.006 Sfidat që na presin janë shumë reale. 0:00:38.006,0:00:42.073 Platformat për celularë janë më të mbyllyra dhe më të centralizuara nga sa kemi parë prej dekadash. 0:00:42.073,0:00:46.051 Parë si individë, ne po humbin aftësinë të veprojmë në web 0:00:46.051,0:00:50.010 pa lejen e rojeve të mëdhaja, të centralizuar. 0:00:50.010,0:00:53.013 Na gjurmojnë, na regjistrojnë, na katalogojnë, 0:00:53.013,0:00:56.063 na monetarizojnë dhe shndërrojnë në produkte për shitje. 0:00:56.063,0:01:02.021 Po shohim fragmentarizimin e platformës universale të web-it si dikur, në shumë botë të ndryshme. 0:01:02.021,0:01:05.080 Teksa Interneti pëson ndryshime, edhe Mozilla po ndryshon. 0:01:05.080,0:01:10.030 Produktet dhe mjetet që përdorim për shpënien përpara të misionit tonë po zgjerohen dhe po evoluojnë. 0:01:10.030,0:01:12.097 Një shfletues është i nevojshëm, por jo i mjaftueshëm. 0:01:12.097,0:01:15.073 Po njësoj i rëndësishëm është zgjerimi i numrit të njerëzve 0:01:15.073,0:01:19.021 që kuptojnë vlerat tona dhe që identifikohen si moxillianë. 0:01:19.021,0:01:21.098 Sfida dhe mundësia e Mozilla-s është 0:01:21.098,0:01:24.036 të zgjerojë dramatikisht shtrirjen tonë. 0:01:24.036,0:01:27.030 I kemi aftësitë t'i sjellim vlerat tonë në jetë përmes rrugësh të reja 0:01:27.030,0:01:30.086 Përqafimi i këtyre mundësive do të thotë përqafim i ndryshimit, 0:01:30.086,0:01:33.084 përqafim i shpresës dhe i vendosmërisë. 0:01:33.084,0:01:39.081 Kjo është mënyra se si do të vazhdojmë t'u japim njerëzve autoritetin përfundimtar mbi jetën e tyre dixhitale.