WEBVTT 00:00:00.792 --> 00:00:04.485 Ne shihemi si organizata që është kova për politikën sociale të dështuar. 00:00:04.485 --> 00:00:07.417 Unë nuk mund të përkufizoj kush vjen te ne ose sa gjatë rrinë. 00:00:07.417 --> 00:00:10.033 Marrim njerëzit për të cilët asgjë tjetër s'ka funksionuar, 00:00:10.033 --> 00:00:11.341 njerëz që kanë rënë përmes 00:00:11.341 --> 00:00:13.254 të gjitha rrjetave të tjera të sigurisë shoqërore. 00:00:13.254 --> 00:00:15.587 Ata nuk mund t'i frenojnë, kështu që ne duhet t'i frenojmë. 00:00:15.587 --> 00:00:17.030 Kjo është puna jonë: 00:00:17.030 --> 00:00:20.137 t'i frenojmë ata, t'i kontrollojmë ata. NOTE Paragraph 00:00:20.137 --> 00:00:22.594 Gjatë viteve, si një sistem burgu, 00:00:22.594 --> 00:00:24.415 si një komb, dhe si një shoqëri, 00:00:24.415 --> 00:00:26.090 ne jemi bërë shumë të zotë në këtë, 00:00:26.090 --> 00:00:28.010 por nuk duhet t'ju bëjë të lumtur. 00:00:28.010 --> 00:00:29.940 Sot ne burgosim më shumë njerëz për frymë 00:00:29.940 --> 00:00:31.847 se sa çdo shtet në botë. 00:00:31.847 --> 00:00:33.850 Kemi më shumë njerëz me ngjyrë në burg sot, 00:00:33.850 --> 00:00:36.321 se sa ishin në skllavëri në 1850. 00:00:36.321 --> 00:00:38.341 Ne strehojmë prindërit e rreth tre milionë 00:00:38.341 --> 00:00:39.805 fëmijëve të komunitetit tonë, 00:00:39.805 --> 00:00:41.825 dhe ne jemi shndërruar në azilin e ri, 00:00:41.825 --> 00:00:44.862 ofruesi më i madh i shëndetit mendor në këtë shtet. 00:00:44.862 --> 00:00:46.333 Kur ne burgosim dikë, 00:00:46.333 --> 00:00:47.964 kjo nuk është diçka e vogël. 00:00:47.964 --> 00:00:51.122 E përsëri, ne quhemi Departamenti i Korrigjimeve. 00:00:51.122 --> 00:00:52.510 Sot une dua të flas rreth 00:00:52.510 --> 00:00:54.635 ndryshimit të mënyrës si ne mendojmë për korrigjimet. 00:00:54.635 --> 00:00:56.664 Unë besoj, dhe eksperienca ime më tregon, 00:00:56.664 --> 00:00:58.743 se kur ne ndryshojmë mënyrën si ne mendojmë, 00:00:58.743 --> 00:01:01.207 ne krijojmë mundësi te reja, ose të ardhme, 00:01:01.207 --> 00:01:03.833 dhe burgjet kanë nevojë për një të ardhme të re. NOTE Paragraph 00:01:03.833 --> 00:01:07.305 Unë kam shpenzuar të gjithë karrierën time ne administraten e burgjeve, mbi 30 vjet. 00:01:07.305 --> 00:01:08.785 Unë ndoqa babain tim në këtë fushë. 00:01:08.785 --> 00:01:11.930 Ai ishte një veteran Vietnami. Korrigjimet i shkonin atij. 00:01:11.930 --> 00:01:14.940 Ai ishte i fortë, i qëndrueshëm, i disiplinuar. 00:01:14.940 --> 00:01:16.380 Unë nuk isha shumë nga asnjë nga këto gjëra, 00:01:16.380 --> 00:01:18.779 dhe jam i sigurt se kjo e shqetësonte atë rreth meje. 00:01:18.779 --> 00:01:21.622 Gradualisht unë vendosa, nëqoftëse do të përfundoja në burg, 00:01:21.622 --> 00:01:22.943 unë do të bëja mirë të përfundoja në anën e duhur të hekurave, 00:01:22.943 --> 00:01:24.650 kështu që mendova ta provoja, 00:01:24.650 --> 00:01:26.920 bëra një vizitë në vendin ku punonte babai im, 00:01:26.920 --> 00:01:29.101 Ishulli Ndëshkimor McNeil. NOTE Paragraph 00:01:29.101 --> 00:01:30.811 Kjo ndodhi në fillimet e viteve 80, 00:01:30.811 --> 00:01:32.338 dhe burgjet nuk ishin njësoj siç i shihni 00:01:32.338 --> 00:01:34.320 në televizor ose në filma. 00:01:34.320 --> 00:01:36.840 Në shumë mënyra, ishte më keq. 00:01:36.840 --> 00:01:39.454 Unë hyra në një shtëpi qeli që ishte pesë kate e lartë. 00:01:39.454 --> 00:01:41.079 Ishin tetë burra në atë qeli. 00:01:41.079 --> 00:01:43.427 Ishin 550 burra në atë njësi. 00:01:43.427 --> 00:01:45.310 Dhe nëse jeni kuriozë, 00:01:45.310 --> 00:01:48.376 ata ndanin të njëjtin tualet në ato kufizime të vogla. 00:01:48.376 --> 00:01:49.879 Një oficer vendoste një çelës në një kuti të kyçur, 00:01:49.879 --> 00:01:52.421 dhe qindra burra vërshonin jashtë qelive të tyre. 00:01:52.421 --> 00:01:54.400 Qindra burra vërshonin jashtë qelive të tyre. 00:01:54.400 --> 00:01:56.763 Unë ikja sa më shpejt të mundja. NOTE Paragraph 00:01:56.763 --> 00:01:59.361 Gradualisht u ktheva dhe fillova të punoja si oficer atje. 00:01:59.361 --> 00:02:01.158 Detyra ime ishte të drejtoja një ndër blloqet e qelive 00:02:01.158 --> 00:02:04.319 dhe të kontrolloja këto qindra burra. 00:02:04.319 --> 00:02:06.164 Kur unë u ktheva për të punuar te qendra jonë e recepsionit, 00:02:06.164 --> 00:02:08.890 unë mund të dëgjoja të burgosurit duke u rrotulluar që nga parkimi, 00:02:08.890 --> 00:02:11.384 duke shkundur dyert e qelive, duke bërtitur, 00:02:11.384 --> 00:02:13.058 duke shqyer qelitë e tyre. 00:02:13.058 --> 00:02:15.422 Merr qindra njerëz të paqëndrueshëm dhe burgosi, 00:02:15.422 --> 00:02:17.186 dhe çfarë përfiton është kaosi. 00:02:17.186 --> 00:02:19.959 Përmbaj dhe kontrollo - kjo ishte puna jonë. NOTE Paragraph 00:02:19.959 --> 00:02:22.280 Një mënyrë që ne mësuam për ta bërë këtë më efektivisht 00:02:22.280 --> 00:02:23.490 ishte një tip i ri njësie strehimi 00:02:23.490 --> 00:02:26.193 i quajtur Njësia e Menaxhimit Intensiv, NjMI 00:02:26.193 --> 00:02:28.016 versioni modern i një "biruce". 00:02:28.016 --> 00:02:30.538 Ne fusim të burgosurit në qeli prapa dyerve solide të çelikut 00:02:30.538 --> 00:02:32.819 me pranga në mënyrë që t'i kufizonim ata 00:02:32.819 --> 00:02:34.160 dhe t'i ushqenim. 00:02:34.160 --> 00:02:36.497 Gjejeni çfarë? 00:02:36.497 --> 00:02:37.991 U bë më qetë. 00:02:37.991 --> 00:02:40.488 Trazirat u ulën në popullatën e përgjithshme. 00:02:40.488 --> 00:02:41.839 Vendet u bënë më të sigurta 00:02:41.839 --> 00:02:44.439 sepse ata të burgosurit më të dhunshëm dhe përçarës 00:02:44.439 --> 00:02:45.864 tani mund të izoloheshin. 00:02:45.864 --> 00:02:47.595 Por izolimi nuk është i mirë. 00:02:47.595 --> 00:02:50.424 Hiqi njerëzve kontaktin social dhe ata do të degjenerojnë. 00:02:50.424 --> 00:02:52.359 Ishte e vështirë t'i nxirrje ata jashtë nga NjMI, 00:02:52.359 --> 00:02:54.912 për ata dhe për ne. 00:02:54.912 --> 00:02:57.381 Edhe në burg, nuk është gjë e vogël 00:02:57.381 --> 00:02:59.367 të burgosësh dikë. NOTE Paragraph 00:02:59.367 --> 00:03:01.921 Detyra ime e rradhës ishte në një ndër burgjet e thella të shtetit 00:03:01.921 --> 00:03:04.856 ku disa nga të burgosurit më të dhunshëm dhe përçarës strehoheshin. 00:03:04.856 --> 00:03:06.700 Deri atëherë, sektori kishte përparuar shumë, 00:03:06.700 --> 00:03:08.758 dhe ne kishim mjete dhe teknika të ndryshme 00:03:08.758 --> 00:03:10.795 për të menaxhuar sjelljen përçarëse. 00:03:10.795 --> 00:03:13.190 Ne kishim armë me plumba gome dhe sprucues me piper 00:03:13.190 --> 00:03:14.910 dhe mburoja peçiklasi, 00:03:14.910 --> 00:03:17.345 bomba verbuese, skuadra të emergjences. 00:03:17.345 --> 00:03:19.209 Ne iu kundërpërgjigjëm dhunës me forcë 00:03:19.209 --> 00:03:20.670 dhe kaosit me kaos. 00:03:20.670 --> 00:03:23.197 Ne ishim shumë të zotë për të shuar zjarret. NOTE Paragraph 00:03:23.197 --> 00:03:26.498 Kur isha atje, unë takova punonjës korrigjues me përvojë 00:03:26.498 --> 00:03:28.364 të cilët ishin gjithashtu studiues, 00:03:28.364 --> 00:03:31.025 një antropolog dhe një sociolog. 00:03:31.025 --> 00:03:33.145 Një ditë, njëri prej tyre mu drejtua dhe tha, 00:03:33.145 --> 00:03:35.413 "E di, ti je shumë i zoti për të shuar zjarret. 00:03:35.413 --> 00:03:38.647 A ke menduar ndonjëherë se si mund t'i parandalosh ata? 00:03:38.647 --> 00:03:40.624 Unë isha i duruar me ta, 00:03:40.624 --> 00:03:41.933 duke shpjeguar mënyrën tonë të forcës brutale 00:03:41.933 --> 00:03:43.790 për t'i bërë burgjet më të sigurta. 00:03:43.790 --> 00:03:45.324 Ata ishin të duruar me mua. 00:03:45.324 --> 00:03:47.501 Nga ato biseda lindën disa ide të reja 00:03:47.501 --> 00:03:49.397 dhe ne filluam disa eksperimente të vogla. 00:03:49.397 --> 00:03:51.798 Së pari, ne filluam të stërvisnim oficerët tanë në skuadra 00:03:51.798 --> 00:03:55.040 në vend që t'i dërgonim secilin në akademinë shtetërore të stërvitjes. 00:03:55.040 --> 00:03:57.350 Në vend të katër javësh trajnimi, ne u dhamë dhjete. 00:03:57.350 --> 00:03:59.627 Pastaj eksperimentuam me një model stazhi 00:03:59.627 --> 00:04:03.200 ku bashkuam stafin e ri me stafin e vjetër. 00:04:03.200 --> 00:04:05.713 Të dy palët u përmirësuan në punë, 00:04:05.713 --> 00:04:08.323 Së dyti, ne shtuam aftësi verbale de-përshkallëzimi 00:04:08.323 --> 00:04:10.213 në vazhdimësinë e stërvitjes 00:04:10.213 --> 00:04:12.950 dhe e bëmë pjesë të përdorimit të vazhdimësisë së forcës. 00:04:12.950 --> 00:04:15.434 Ishte përdorimi pa forcë i forcës. 00:04:15.434 --> 00:04:17.036 Më pas ne bëmë diçka më radikale. 00:04:17.036 --> 00:04:19.346 Ne trajnuam të burgosurit për të njëjtat aftësi. 00:04:19.346 --> 00:04:21.642 Ne ndryshuam strukturën e aftësive, 00:04:21.642 --> 00:04:24.813 duke zvogëluar dhunën, jo thjesht duke iu pëgjigjur asaj. NOTE Paragraph 00:04:24.813 --> 00:04:28.047 Së treti, kur ne zgjeruam godinën tonë, ne provuam një dizajn të ri. 00:04:28.047 --> 00:04:30.752 Tani komponenti më i madh dhe i diskutueshëm 00:04:30.752 --> 00:04:34.429 i këtij dizajni, sigurisht, ishte tualeti. 00:04:34.429 --> 00:04:36.118 Nuk kishte tualete. 00:04:36.118 --> 00:04:38.649 Kjo mund të mos tingëllojë domethënëse për ju këtu sot, 00:04:38.649 --> 00:04:40.134 por në atë kohë, ishte e madhe. 00:04:40.134 --> 00:04:42.247 Askush nuk kishte dëgjuar më parë për një qeli pa tualet. 00:04:42.247 --> 00:04:44.925 Ne të gjithë menduam se ishte e rrezikshme dhe e çmendur. 00:04:44.925 --> 00:04:47.602 Edhe tetë burra në një qeli kishin një tualet, 00:04:47.602 --> 00:04:50.459 Kjo hollësi e vogël ndryshoi mënyrën se si ne punonim. 00:04:50.459 --> 00:04:52.189 Të burgosurit dhe stafi ndërvepronin 00:04:52.189 --> 00:04:54.753 më shpesh dhe hapur duke zhvilluar një marrëdhënie. 00:04:54.753 --> 00:04:57.296 Ishte më e lehtë të dalloje konfliktin dhe të ndërhyje 00:04:57.296 --> 00:04:58.610 përpara se të përshkallëzonte. 00:04:58.610 --> 00:05:02.246 Njësia ishte më e pastër, e qetë, e sigurtë dhe njerëzore. 00:05:02.246 --> 00:05:04.451 Kjo ishte më efektive në ruajtjen e ritmit të paqes 00:05:04.451 --> 00:05:07.610 se çdo teknikë kërcënimi që isha parë deri në atë pikë. 00:05:07.610 --> 00:05:09.648 Ndërveprimi ndryshon mënyrën se si sillesh, 00:05:09.648 --> 00:05:11.814 si për oficerin ashtu edhe për të dënuarin. 00:05:11.814 --> 00:05:14.494 Ne ndryshuam mjedisin dhe ne ndryshuam sjelljen. NOTE Paragraph 00:05:14.494 --> 00:05:16.727 Tani, në rast se nuk e kisha kuptuar këtë mësim, 00:05:16.727 --> 00:05:18.947 ata më caktuan me pas në selitë qendrore, 00:05:18.947 --> 00:05:21.473 dhe aty unë u ktheva plotësisht kundër ndryshimit të sistemit. 00:05:21.473 --> 00:05:24.042 Tani, shumë gjëra funksionojnë kundër ndryshimit të sistemit: 00:05:24.042 --> 00:05:26.151 politika dhe politikanët, projektligjet dhe ligjet, 00:05:26.151 --> 00:05:28.729 gjykatat dhe paditë, politikat e brendshme. 00:05:28.729 --> 00:05:31.219 Ndryshimi i sistemit është i vështirë dhe i ngadaltë, 00:05:31.219 --> 00:05:33.081 dhe shpeshherë nuk të çon 00:05:33.081 --> 00:05:34.964 atje ku doje të shkoje. 00:05:34.964 --> 00:05:38.236 Nuk është gjë e vogël te ndryshosh sistemin e burgut. 00:05:38.236 --> 00:05:40.910 Kështu që unë reflektova mbi eksperiencat e mia te mëparshme, 00:05:40.910 --> 00:05:44.164 dhe u kujtova se kur ndërveproja me kundërvajtësit, nxehtësia ulej. 00:05:44.164 --> 00:05:46.155 Kur ne ndryshuam mjedisin, sjellja ndryshoi. 00:05:46.155 --> 00:05:47.944 Dhe këto nuk ishin ndryshime të mëdha të sistemit. 00:05:47.944 --> 00:05:49.699 Këto ishin ndryshime të vogla, dhe këto ndryshime 00:05:49.699 --> 00:05:51.910 krijonin mundësi të reja. NOTE Paragraph 00:05:51.910 --> 00:05:54.617 Më pas, unë u ricaktova kryetar në një burg të vogël. 00:05:54.617 --> 00:05:56.876 Dhe në të njëjtën kohë, unë po punoja në diplomën time 00:05:56.876 --> 00:05:58.957 në Kolegjin Evegreen State. 00:05:58.957 --> 00:06:00.950 Unë ndërveproja me shumë njerëz te cilët nuk ishin si unë, 00:06:00.950 --> 00:06:02.320 njerëz të cilët kishin ide të ndryshme 00:06:02.320 --> 00:06:04.026 dhe vinin nga mjedise të ndryshme. 00:06:04.026 --> 00:06:06.622 Njëri prej tyre ishte një ekologe pyjesh. 00:06:06.622 --> 00:06:08.372 Ajo shikonte burgun tim të vogël dhe çfarë ajo shikonte 00:06:08.372 --> 00:06:10.158 ishte një laborator. 00:06:10.158 --> 00:06:13.083 Ne folëm dhe zbuluam sesi burgjet dhe të burgosurit 00:06:13.083 --> 00:06:15.115 mund të ndihmonin shkencën të përparonte 00:06:15.115 --> 00:06:16.744 duke i ndihmuar ata të përfundonin projekte 00:06:16.744 --> 00:06:18.555 që ata nuk i përfundonin dot vetë, 00:06:18.555 --> 00:06:20.873 njësoj si ripopullimi i specieve në rrezik: 00:06:20.873 --> 00:06:24.020 bretkosave, fluturave, bimëve preri në rrezik. 00:06:24.020 --> 00:06:25.347 Njëkohësisht, ne gjetëm mënyra për t'i bërë 00:06:25.347 --> 00:06:26.930 operacionet tona më efiçente 00:06:26.930 --> 00:06:29.153 nëpërmjet shtimit të fuqisë diellore, 00:06:29.153 --> 00:06:32.683 ujëmbledhësit të shiut, kopshtarisë organike, riciklimit. 00:06:32.683 --> 00:06:35.182 Kjo iniciativë parapriu shumë projekte 00:06:35.182 --> 00:06:36.884 të cilat kanë pasur një impakt të madh në të gjithë sistemin, 00:06:36.884 --> 00:06:40.407 jo vetëm në sistemin tone, por edhe në sistemet e shteteve të tjera gjithashtu, 00:06:40.407 --> 00:06:42.903 eksperimente të vogla që bëjnë ndryshime të mëdha 00:06:42.903 --> 00:06:45.475 karshi shkencës, komunitetit. 00:06:45.475 --> 00:06:48.642 Mënyra si ne mendojmë rreth punës sonë ndryshon punën tonë. 00:06:48.642 --> 00:06:51.823 Projekti e bëri punën time më interesante dhe emocionuese. 00:06:51.823 --> 00:06:53.780 Unë isha i emocionuar. Stafi ishte i emocionuar. 00:06:53.780 --> 00:06:55.790 Oficerit ishin të emocionar. Të burgosurit ishin të emocionuar. 00:06:55.790 --> 00:06:57.543 Ata ishin të frymëzuar. 00:06:57.543 --> 00:06:59.099 Gjithkush donte të bëhej pjesë e kësaj. 00:06:59.099 --> 00:07:01.418 Ata po bënin një kontribuim, një ndryshim, 00:07:01.418 --> 00:07:03.657 të cilin ata e mendonin domethënës dhe të rëndësishëm. NOTE Paragraph 00:07:03.657 --> 00:07:05.513 Më lejoni të jem i qartë për çfarë po ndodh këtu. 00:07:05.513 --> 00:07:07.256 Të burgosurit janë të prirur drejt përshtatjes. 00:07:07.256 --> 00:07:08.928 Ata duhet të jenë. 00:07:08.928 --> 00:07:11.689 Shpeshherë, ata dinë më shumë rreth sistemeve tona 00:07:11.689 --> 00:07:13.670 se vetë njerëzit që i drejtojnë ato. 00:07:13.670 --> 00:07:15.321 Dhe ata janë këtu për një arsye. 00:07:15.321 --> 00:07:18.607 Unë nuk mendoj se puna ime është t'i ndëshkoje ose t'i fale ata, 00:07:18.607 --> 00:07:19.870 por unë mendoj që ata mund të kenë 00:07:19.870 --> 00:07:22.623 jetë të mira dhe domethënëse edhe në burg. 00:07:22.623 --> 00:07:24.200 Keshtu që kjo ishte pyetja: 00:07:24.200 --> 00:07:27.380 A munden të burgosurit të jetojnë jetë të mira dhe domethenëse, 00:07:27.380 --> 00:07:30.650 dhe nëse po, çfarë ndryshimi do të bënte? 00:07:30.650 --> 00:07:33.547 Kështu unë e mora atë pyetje mbrapa në skutat e thella, 00:07:33.547 --> 00:07:36.212 ku strehohen disa nga kundërvajtësit më të dhunshëm. 00:07:36.212 --> 00:07:37.843 Mbani mend, NjMI-të janë për ndëshkim. 00:07:37.843 --> 00:07:39.907 Ti nuk merr përfitime atje, si programimi. 00:07:39.907 --> 00:07:41.837 Kështu mendonim ne. 00:07:41.837 --> 00:07:43.950 Por më pas filluam të kuptonim se nëse njëri nga të burgosurit 00:07:43.950 --> 00:07:46.237 kishte nevojë për programim, ishin pikërisht këta të burgosur. 00:07:46.237 --> 00:07:48.423 Në fakt, atyre u nevojitej programim intensiv. 00:07:48.423 --> 00:07:50.761 Kështu ne ndryshuam mendimin tonë 180 gradë, 00:07:50.761 --> 00:07:53.124 dhe filluam të shqyrtonim mundësi të reja. 00:07:53.124 --> 00:07:55.662 Çfarë ne zbuluam ishte një lloj karrige e re. 00:07:55.662 --> 00:07:57.608 Në vend që ta përdornim karrigen për ndëshkim, 00:07:57.608 --> 00:07:59.278 ne e vendosëm në klasa. 00:07:59.278 --> 00:08:02.330 Ne nuk harruam përgjegjësine tonë për të kontrolluar, 00:08:02.330 --> 00:08:04.559 por tani të dënuarit mund të ndërvepronin të sigurt, ballë-për-ballë 00:08:04.559 --> 00:08:06.205 me të dënuarit e tjerë dhe stafin, 00:08:06.205 --> 00:08:07.840 e duke qenë se kontrolli nuk ishte më problem 00:08:07.840 --> 00:08:10.130 gjithkush mund të fokusohej në gjëra të tjera, si mësimi. 00:08:10.130 --> 00:08:12.761 Sjellja ndryshoi. Ne ndryshuam mendimin tonë, 00:08:12.772 --> 00:08:17.607 dhe ndryshuam çfarë ishte e mundur, dhe kjo më jep shpresë. NOTE Paragraph 00:08:17.607 --> 00:08:20.143 Tani, nuk mund t'u them se ndonjë nga këto gjëra mund të funksionojnë. 00:08:20.143 --> 00:08:22.735 Çfarë mund t'ju them, gjithsesi, është se po funksionon. 00:08:22.735 --> 00:08:26.164 Burgjet tona po bëhen më të sigurta për stafin, si dhe për të burgosurit, 00:08:26.164 --> 00:08:27.558 dhe kur burgjet tona janë të sigurta, 00:08:27.558 --> 00:08:31.013 ne mund të harxhojmë energjitë tona në më shumë se thjesht kontrollimi. 00:08:31.013 --> 00:08:33.295 Ulja e përsëritjes mund të jetë qëllimi ynë parësor, 00:08:33.295 --> 00:08:34.970 por jo qëllimi ynë i vetëm. 00:08:34.970 --> 00:08:36.726 Të jem i sinqertë me ju, parandalimi i krimit 00:08:36.726 --> 00:08:38.695 merr kaq shumë nga kaq shumë njerëz 00:08:38.695 --> 00:08:40.208 dhe institucione. 00:08:40.208 --> 00:08:43.476 Nëse ne mbështetemi vetëm në burgjet për të reduktuar krimin, 00:08:43.476 --> 00:08:45.434 unë kam frikë se nuk do ta arrijmë kurrë. 00:08:45.434 --> 00:08:47.289 Por burgjet mund të bëjnë disa gjëra 00:08:47.289 --> 00:08:48.965 që ne nuk menduam kurrë se mund t'i bënin. 00:08:48.965 --> 00:08:51.000 Burgjet mund të jenë një burim inovacioni 00:08:51.000 --> 00:08:52.381 dhe qëndrueshmërie, 00:08:52.381 --> 00:08:55.740 ripopullimi i specieve në rrezik dhe restaurimit mjedisor. 00:08:55.740 --> 00:08:58.385 Të burgosurit mund të jenë shkencëtarë ose kujdestarë bletësh, 00:08:58.385 --> 00:09:00.145 shpëtues qenësh. 00:09:00.145 --> 00:09:02.678 Burgjet mund të jenë burimi i një pune domethënëse 00:09:02.678 --> 00:09:04.635 dhe mundësia për stafin 00:09:04.635 --> 00:09:06.976 dhe të burgosurit që jetojnë atje. 00:09:06.976 --> 00:09:09.150 Ne mund të përmbajmë dhe kontrollojmë 00:09:09.150 --> 00:09:11.273 dhe të sigurojmë ambiente njerëzore. 00:09:11.273 --> 00:09:13.864 Këto nuk janë cilësi kundërshtuese. NOTE Paragraph 00:09:13.864 --> 00:09:16.165 Ne nuk mund të presim 10 deri në 20 vjet për të zbuluar 00:09:16.165 --> 00:09:17.752 nese ia vlen të bëhet. 00:09:17.752 --> 00:09:20.446 Strategjia jonë nuk është ndryshim masiv i sistemit. 00:09:20.446 --> 00:09:22.250 Strategjia jonë konsiston në qindra ndryshime të vogla 00:09:22.250 --> 00:09:25.935 që realizohen brenda ditëve ose muajve, jo viteve. 00:09:25.935 --> 00:09:29.332 Duhen me shumë modele të vogla drejtuese ku mësojmë në rrugë e sipër, 00:09:29.332 --> 00:09:32.333 modele që mund të ndryshojnë rrezen e mundësive. 00:09:32.333 --> 00:09:34.422 Ne na duhen mënyra të reja dhe më të mira për të matur impaktet 00:09:34.422 --> 00:09:36.163 mbi angazhimin, ndërveprimin, 00:09:36.163 --> 00:09:38.179 mjediset e sigurta. 00:09:38.179 --> 00:09:40.499 Ne na duhen më shumë mundësi ku të marrim pjesë 00:09:40.499 --> 00:09:42.671 dhe kontribojmë ndaj komuniteteve tona, 00:09:42.671 --> 00:09:45.120 komuniteteve tuaja. 00:09:45.120 --> 00:09:47.734 Burgjet duhet të jenë të sigurta, po, të sigurta, po. 00:09:47.734 --> 00:09:49.147 Ne mund ta bëjmë këtë. 00:09:49.147 --> 00:09:51.168 Burgjet duhet të ofrojnë mjedise njerëzore 00:09:51.168 --> 00:09:53.355 ku njerëzit mund të marrin pjesë, kontribuojnë, 00:09:53.355 --> 00:09:54.921 dhe të mësojnë jetë domethënëse. 00:09:54.921 --> 00:09:56.770 Ne po mësojmë si ta bëjmë këtë. NOTE Paragraph 00:09:56.770 --> 00:09:58.140 Prandaj unë kam shpresë. 00:09:58.140 --> 00:10:00.511 Ne nuk kemi pse të ngecim në ide të vjetra rreth burgut. 00:10:00.511 --> 00:10:02.975 Ne mund ta perkufizojmë atë. Ne mund ta krijojmë atë. 00:10:02.975 --> 00:10:05.425 Dhe mund ta bëjmë me mendim të pjekur dhe njerëzishëm, 00:10:05.425 --> 00:10:07.362 burgjet mund të jenë më shumë se kova 00:10:07.362 --> 00:10:09.201 për politikën sociale të dështuar. 00:10:09.201 --> 00:10:12.301 Ndoshta më në fund, ne do ta meritojmë titullin tonë: 00:10:12.301 --> 00:10:14.296 një departament i korrigjimeve. NOTE Paragraph 00:10:14.296 --> 00:10:16.396 Ju falemnderit. NOTE Paragraph 00:10:16.396 --> 00:10:18.927 (Duartrokitje)