1 00:00:01,341 --> 00:00:02,492 Merreni një minutë 2 00:00:02,516 --> 00:00:05,326 dhe mendoni për veten tuaj si lider i një vendi. 3 00:00:06,571 --> 00:00:09,325 Dhe të themi se një nga prioritetet e juaja më të mëdha 4 00:00:09,349 --> 00:00:13,081 është t'ju siguroni qytetarëve tuaj kujdes shëndetësor me kualitet të lartë. 5 00:00:14,047 --> 00:00:15,928 Si do ta bënit këtë? 6 00:00:15,952 --> 00:00:17,809 Do të ndërtonit më shumë spitale? 7 00:00:17,833 --> 00:00:19,904 Do të hapnit më shumë kolegje të mjekësisë? 8 00:00:19,928 --> 00:00:21,928 Do të investonit për inovacione klinike? 9 00:00:23,170 --> 00:00:26,607 Por çfarë nëse sistemi shëndetsor i vendit është prishur rrënjësisht? 10 00:00:27,393 --> 00:00:29,679 Edhe nëse është nga mosinteresimi i mjekut, 11 00:00:29,703 --> 00:00:32,718 mungesa e barërave apo kualiteti i ulët i kujdesit. 12 00:00:33,450 --> 00:00:35,250 Ku do t'ja fillonit atëherë? 13 00:00:36,387 --> 00:00:38,188 Unë jam konsulent menaxhimi, 14 00:00:38,212 --> 00:00:40,046 dhe për tre vitet e fundit, 15 00:00:40,070 --> 00:00:42,045 kam qenë duke punuar në një projekt 16 00:00:42,069 --> 00:00:45,569 për ta përmirësuar kujdesin e sistemit të shëndetit publik të Rajasthanit, 17 00:00:45,593 --> 00:00:47,267 një shtet në Indi. 18 00:00:48,287 --> 00:00:50,572 Dhe gjatë rrjedhës së projektit, 19 00:00:50,596 --> 00:00:53,396 ne gjetëm diçka të thellë. 20 00:00:54,525 --> 00:00:59,490 Më shumë mjekë, pajisje më të mira, inovacion klinik -- 21 00:00:59,514 --> 00:01:01,047 të gjitha janë të rëndësishme. 22 00:01:01,839 --> 00:01:05,847 Por, asgjë nuk ndryshon pa një përbërës kryesor. 23 00:01:06,339 --> 00:01:07,489 Motivimin. 24 00:01:09,157 --> 00:01:11,450 Por motivimi është një gjë e ndërlikuar. 25 00:01:11,474 --> 00:01:17,807 Nëse keni drejtuar një ekip, rritni fëmijë apo ke provuar ta ndryshosh një gjest, 26 00:01:17,831 --> 00:01:20,898 e dini që motivimi nuk shfaqet thjesht ashtu. 27 00:01:21,665 --> 00:01:24,660 Diçka duhet të ndryshojë që të të bëjë të kesh interesim. 28 00:01:25,859 --> 00:01:30,599 Dhe nëse ka diçka për të cilën të gjithë njerëzit kemi interesim, 29 00:01:30,623 --> 00:01:35,033 është një dëshirë e natyrshme për të shkëlqyer para të tjerëve. 30 00:01:35,992 --> 00:01:37,992 Pra, kjo është fiks ajo çka kemi bërë. 31 00:01:38,739 --> 00:01:41,524 Ne vendosëm të fokusohemi te qytetarët: 32 00:01:42,223 --> 00:01:46,868 njerëzit që sistemi ka qenë i supozuar t'ju shërbejë në radhë të parë. 33 00:01:47,760 --> 00:01:50,593 Dhe sot, do të doja t'ju tregoja 34 00:01:50,617 --> 00:01:55,720 si Rajasthani ka transformuar sistemin e shëndetit publik në mënyre dramatike 35 00:01:55,744 --> 00:01:59,546 duke përdorur qytetarët për ta aktivizuar motivimin. 36 00:02:00,865 --> 00:02:05,093 Tani, Rajasthani është një nga shtetet më të mëdha të Indisë, 37 00:02:05,117 --> 00:02:08,116 me popullsi gati 80 milion. 38 00:02:08,927 --> 00:02:11,460 Kjo është më e madhe se Britania e Madhe. 39 00:02:12,863 --> 00:02:15,530 Por, ngjashmëritë përfundojnë këtu. 40 00:02:16,434 --> 00:02:19,689 Në 2016, kur ekipi im është ftuar 41 00:02:19,713 --> 00:02:23,760 të punojë me sistemin e shëndetit publik të Rajasthanit, 42 00:02:23,784 --> 00:02:26,450 ne e gjetëm atë në gjendje kritike. 43 00:02:27,292 --> 00:02:30,900 Për shembull, shkalla e vdekshmërisë të të posalindurve -- 44 00:02:30,924 --> 00:02:36,154 ky është numri i të posalindurve që vdesin pa e bërë një muaj -- 45 00:02:36,178 --> 00:02:39,767 ishte 10 herë më i lartë se në Britaninë e Madhe. 46 00:02:41,069 --> 00:02:43,029 Nuk është çudi qe qytetarët po thonin, 47 00:02:43,053 --> 00:02:46,225 "Hej, nuk dua të shkoj në një qendër shëndetësore publike." 48 00:02:46,879 --> 00:02:51,795 Në Indi, nëse do të shkosh te një mjek, në një qendër publike, 49 00:02:51,819 --> 00:02:55,620 do të shkoje në "QPSh," apo "qendër primare shëndetësore." 50 00:02:56,573 --> 00:03:01,799 Dhe të paktën 40 pacientë pritet të shkojnë në QPSh brenda dite. 51 00:03:02,673 --> 00:03:06,760 Por në Rajasthan, vetëm një nga katër QPSh 52 00:03:06,784 --> 00:03:09,450 po i vizitonte minimumi kaq pacientë. 53 00:03:09,474 --> 00:03:13,455 Thënë ndryshe, njerëzit kishin humbur besimin në sistem. 54 00:03:15,352 --> 00:03:17,519 Kur gjurmuam më thellë, 55 00:03:17,543 --> 00:03:22,209 e kuptuam që mungesa e e mbajtjes së përgjegjësive ishte themeli i kësaj. 56 00:03:23,510 --> 00:03:24,660 Imagjinoni këtë. 57 00:03:25,153 --> 00:03:27,804 Sudha, që paguhej me pagë ditore, 58 00:03:27,828 --> 00:03:30,724 e kupton që vajza e saj një vjeçare 59 00:03:30,748 --> 00:03:33,548 vuan nga një dizenteri të pakontrollueshme. 60 00:03:34,337 --> 00:03:36,567 Kështu ajo vendos ta marrë një ditë pushim. 61 00:03:36,591 --> 00:03:40,821 I bie të humb 350 rupi apo pesë dollar. 62 00:03:41,377 --> 00:03:44,180 Dhe merr vajzën në krah 63 00:03:44,204 --> 00:03:47,738 dhe ecën për pesë kilometra deri te QPSh shtetërore. 64 00:03:48,649 --> 00:03:50,449 Por mjeku nuk është aty. 65 00:03:51,903 --> 00:03:54,799 Kështu merr edhe ditën tjetër pushim, përsëri, 66 00:03:54,823 --> 00:03:56,557 dhe kthehet në QPSh. 67 00:03:57,244 --> 00:03:59,312 Këtë herë, mjeku është aty, 68 00:03:59,336 --> 00:04:01,062 por farmacisti i thotë 69 00:04:01,086 --> 00:04:04,434 që barërat falas që i janë shkruar asaj janë harxhuar, 70 00:04:04,458 --> 00:04:07,093 sepse kanë harruar t'i riporosisin në kohë. 71 00:04:07,871 --> 00:04:10,545 Dhe tani, ajo vrapon për te qendra private e mjekësisë, 72 00:04:10,569 --> 00:04:11,910 dhe teksa shkon, 73 00:04:11,934 --> 00:04:16,101 duke shikuar gjendjen e vajzës tek përkeqsohet për çdo orë, 74 00:04:16,125 --> 00:04:18,125 nuk mundet pa menduar 75 00:04:18,149 --> 00:04:20,663 se a është dashur të shkonte te qendra private 76 00:04:20,687 --> 00:04:21,863 në radhë të parë 77 00:04:21,887 --> 00:04:26,621 dhe të paguante 350 rupi për konsultim dhe barëra. 78 00:04:28,654 --> 00:04:35,042 Askush nuk mban përgjegjësi për këtë dështim të pabesueshëm të sistemit. 79 00:04:36,273 --> 00:04:41,512 Duke i kushtuar kohë, para dhe dhimbje të zemrës Sudhas. 80 00:04:43,945 --> 00:04:46,676 Dhe kjo është diçka që duhet rregulluar. 81 00:04:47,319 --> 00:04:50,318 Tani, si gjithë konsulentët e mirë, 82 00:04:50,342 --> 00:04:53,763 ne vendosëm që të dhënat e mbledhura të analizuara 83 00:04:53,787 --> 00:04:56,987 duhet të ishin përgjigjia e rritjes së përgjegjësisë. 84 00:04:57,509 --> 00:05:01,397 Pra, ne kemi krijuar këto tabela ekstravagante të performancave 85 00:05:01,421 --> 00:05:04,318 për të na ndihmuar në bërjen e takimeve shqyrtuese 86 00:05:04,342 --> 00:05:06,365 të departamentit shëndetësor më efektive. 87 00:05:07,255 --> 00:05:08,588 Por asgjë nuk ndryshoi. 88 00:05:09,604 --> 00:05:11,633 Diskutim pas diskutimi, 89 00:05:11,657 --> 00:05:14,077 mbledhje pas mbledhje, 90 00:05:14,101 --> 00:05:16,373 asgjë nuk ndryshoi. 91 00:05:17,244 --> 00:05:19,331 Dhe atë moment më goditi mua. 92 00:05:19,355 --> 00:05:21,339 Shikoni, sistemet publike 93 00:05:21,363 --> 00:05:24,889 gjithmonë kanë qenë të qeverisura përmes mekanizmave të brendshëm, 94 00:05:24,913 --> 00:05:27,135 si takimet e rishikimeve. 95 00:05:27,683 --> 00:05:29,119 Dhe me kalimin e kohës, 96 00:05:29,143 --> 00:05:32,793 përgjegjësia e tyre ndaj qytetarëve është dobësuar. 97 00:05:33,564 --> 00:05:37,091 Pra, pse të mos e kthejmë qytetarin përsëri në ekuacion, 98 00:05:37,115 --> 00:05:40,535 ndoshta duke përdorur premtimet e qytetarëve? 99 00:05:40,559 --> 00:05:42,693 A nuk mundet kjo ta aktivizojë motivimin? 100 00:05:44,464 --> 00:05:48,699 Ne filluam me atë që mua më pëlqen ta quaj strategjia e kafenesë. 101 00:05:49,454 --> 00:05:53,049 Ju sigurisht keni parë një shenjë të tillë në kafene, 102 00:05:53,073 --> 00:05:54,319 që thotë, 103 00:05:54,343 --> 00:05:58,152 "Nëse nuk ju jepet fatura, kafeja është falas." 104 00:05:59,235 --> 00:06:02,473 Tani, kamarieri nuk ka opsion tjetër 105 00:06:02,497 --> 00:06:05,425 pos të ju jap faturën çdo herë. 106 00:06:06,719 --> 00:06:11,027 Pra, ne e morëm këtë strategji dhe e aplikuam në Rajasthan. 107 00:06:11,901 --> 00:06:13,710 Ne punuam me qeverinë 108 00:06:13,734 --> 00:06:19,154 në një program për t'i ringjallur 300 QPSh nëpër shtet, 109 00:06:19,178 --> 00:06:24,583 dhe ne i kemi bërë ata t'i ngjyrosin qartë premtimet e qytetarëve përgjatë murit. 110 00:06:25,718 --> 00:06:29,535 "Ne ju sigurojmë që do të keni një mjek në çdo kohë." 111 00:06:30,297 --> 00:06:33,564 "Ne ju sigurojmë që do t'i merrni barërat falas në çdo kohë." 112 00:06:34,299 --> 00:06:35,529 "Ne ju sigurojmë 113 00:06:35,553 --> 00:06:38,474 që ju do të diagnostikoheni falas në çdo kohë." 114 00:06:39,211 --> 00:06:42,609 Dhe më në fund, ne punuam me përfaqësuesit e zgjedhur 115 00:06:42,633 --> 00:06:45,829 për të nisur ringjalljen e QPSh-ve, 116 00:06:45,853 --> 00:06:49,186 që i ndanë premtimet e qytetarëve me komunitetin 117 00:06:49,210 --> 00:06:51,170 me shumë fanfarë. 118 00:06:52,210 --> 00:06:55,991 Tani, premtimi ishte atje i hapur. 119 00:06:56,890 --> 00:06:58,823 Dështimi do të ishte i turpshëm. 120 00:07:00,073 --> 00:07:02,406 Sistemi duhet të fillonte të jepte. 121 00:07:04,207 --> 00:07:05,919 Dhe ata e bënë atë. 122 00:07:06,950 --> 00:07:09,188 Disponueshmëria e mjekëve u rrit, 123 00:07:09,212 --> 00:07:11,074 barërat erdhën në dorë, 124 00:07:11,098 --> 00:07:12,585 dhe si rezultat, 125 00:07:12,609 --> 00:07:17,053 vizitat e pacientëve u rritën për 20 përqind në më pak se një vit. 126 00:07:18,252 --> 00:07:22,242 Sistemi shëndetësor publik po kthehej në biznes. 127 00:07:24,020 --> 00:07:26,479 Por kishte ende një rrugë të gjatë për ta bërë. 128 00:07:26,949 --> 00:07:28,482 Ndryshimi nuk është i lehtë. 129 00:07:29,544 --> 00:07:32,617 Një mjek i inatosur njëherë më tha, 130 00:07:32,641 --> 00:07:36,578 "Me të vërtetë dua ta tranformoj shëndetin e nënave në vendin tim, 131 00:07:36,602 --> 00:07:39,069 por nuk kam mjaftueshëm infermierë." 132 00:07:39,426 --> 00:07:41,845 Tani, burimet si infermierët 133 00:07:41,869 --> 00:07:45,361 kontrollohen nga zyrtarët administrativ 134 00:07:45,385 --> 00:07:47,119 te të cilët mjekët raportohen. 135 00:07:47,734 --> 00:07:50,163 Dhe kur mjekët ishin të motivuar, 136 00:07:50,187 --> 00:07:54,052 zyrtarët administrativ thjesht nuk ishin mjaftueshëm të motivuar 137 00:07:54,076 --> 00:07:55,703 për t'i ndihmuar mjekët. 138 00:07:57,330 --> 00:08:00,227 Në këtë moment kreu i departamentit të shëndetësisë 139 00:08:00,251 --> 00:08:03,393 Znj. Veenu Gupta, pati një ide briliante. 140 00:08:04,188 --> 00:08:07,807 Një rangim mujor të të gjitha rajoneve. 141 00:08:08,304 --> 00:08:12,294 Dhe ky rangim do të vlerësonte performancën e çdo rajoni 142 00:08:12,318 --> 00:08:14,180 në secilën sëmundje madhore 143 00:08:14,204 --> 00:08:16,188 dhe në secilën procedurë madhore. 144 00:08:17,125 --> 00:08:18,844 Por ja ku është pjesa më e mirë. 145 00:08:18,868 --> 00:08:21,107 Ne e bëmë rangimin publik. 146 00:08:21,654 --> 00:08:23,718 E vendosëm rangimin në faqe të internetit, 147 00:08:23,742 --> 00:08:26,082 e vendosëm në rrjete sociale, 148 00:08:26,106 --> 00:08:29,006 dhe pa e pritur fare, mediat u përfshinë, 149 00:08:29,030 --> 00:08:32,625 me artikuj në gazeta duke treguar cilat rajone ishin duke bërë mirë 150 00:08:32,649 --> 00:08:34,182 dhe cilat jo. 151 00:08:35,402 --> 00:08:37,919 Dhe ne nuk donim që rangimet vetëm të 152 00:08:37,943 --> 00:08:40,910 ndikonin në performancën më të mirë dhe më të keqe të rajoneve. 153 00:08:40,934 --> 00:08:44,678 Ne donim që rangimet ta motivonin çdo rajon. 154 00:08:45,720 --> 00:08:48,601 Pra, ne morrëm inspirim nga ligat e futbollit, 155 00:08:48,625 --> 00:08:52,244 dhe krijuam sistem rangimi tre-nivelsh, 156 00:08:52,268 --> 00:08:54,803 me ç'rast çdo tre mujor, 157 00:08:54,827 --> 00:08:57,732 nëse performanca e një rajoni do të binte, 158 00:08:57,756 --> 00:09:00,556 mund të binte në nivelin më të ulët. 159 00:09:00,938 --> 00:09:03,799 Por, nëse performanca e rajonit do të rritej, 160 00:09:03,823 --> 00:09:06,863 mund të ngritej në pozitën më të lartë. 161 00:09:07,538 --> 00:09:09,671 Rangimet ishin një sukses i madh. 162 00:09:10,077 --> 00:09:12,458 Krijoi një entuziazëm të llahtarshëm 163 00:09:12,482 --> 00:09:17,109 dhe rajonet filluan të bëheshin rival me njëri tjetrin që të njiheshin si shembuj. 164 00:09:18,292 --> 00:09:21,001 Është shumë e thjeshtë, nëse mendon për këtë. 165 00:09:21,329 --> 00:09:26,218 Nëse të dhënat për performancën mbikqyren vetë nga menaxheri juaj 166 00:09:26,242 --> 00:09:28,298 në mjedise të brendshme, 167 00:09:28,322 --> 00:09:30,588 thjesht nuk është mjaftueshëm motivuese. 168 00:09:31,379 --> 00:09:34,061 Por nëse të dhënat janë atje, 169 00:09:34,085 --> 00:09:37,506 të hapura, në sytë e komunitetit, 170 00:09:37,530 --> 00:09:39,663 është krejt tjetër çështje. 171 00:09:40,847 --> 00:09:43,577 Që hap një shpirt konkurrues 172 00:09:43,601 --> 00:09:46,734 që është i natyrshëm për secilin prej nesh. 173 00:09:47,727 --> 00:09:50,552 Pra tani, kur i vendos bashkë këto të dyja, 174 00:09:51,638 --> 00:09:54,624 strategjia e kafenesë dhe garat publike, 175 00:09:54,648 --> 00:09:57,327 tani keni pasur një sistem shëndetësor publik 176 00:09:57,351 --> 00:10:02,171 i cili ka qenë dallueshëm më i motivuar që ta rrisë shëndetin e qytetarëve. 177 00:10:03,565 --> 00:10:07,090 Dhe tani që keni një sistem shëndetësor më të motivuar, 178 00:10:07,114 --> 00:10:10,878 është një sistem shumë më i gatshëm për mbështetje. 179 00:10:11,228 --> 00:10:13,783 Sepse tani, është një tërheqje, për mbështetjen, 180 00:10:13,807 --> 00:10:17,714 qofshin burimet, të dhënat apo të ndërtuarit e aftësive. 181 00:10:18,667 --> 00:10:20,267 Më lejoni të ndaj një shembull. 182 00:10:20,921 --> 00:10:25,323 Kam qenë një herë në një mbledhje rajoni në rajonin e Ajmer. 183 00:10:25,347 --> 00:10:28,483 Ky ishte njëri nga rajonet që po ngrihej shpejt 184 00:10:28,507 --> 00:10:29,657 në rangime. 185 00:10:30,346 --> 00:10:32,466 Dhe aty ishin një grup i mjekëve pasionantë 186 00:10:32,490 --> 00:10:36,571 që po diskutonin ide se si t'i mbështetnin më mirë ekipet e tyre. 187 00:10:37,485 --> 00:10:40,921 Njëri nga mjekët i kishte aftësuar më shumë punonjësit e shëndetit 188 00:10:40,945 --> 00:10:43,678 për të kapur problemin e mungesës së infermierëve. 189 00:10:44,300 --> 00:10:47,918 Një doktor po përdorte WhatsApp-in në mënyra kreative 190 00:10:47,942 --> 00:10:52,077 për të ndarë ide me punonjësit e tij më të mirë. 191 00:10:52,101 --> 00:10:53,307 Për shembull, 192 00:10:53,331 --> 00:10:57,149 ku janë fëmijët që kanë mungesë imuniteti? 193 00:10:57,173 --> 00:10:59,062 Dhe si t'i bindësh nënat e tyre 194 00:10:59,086 --> 00:11:01,798 që t'i sjellin fëmijët e tyre për imunizim? 195 00:11:02,514 --> 00:11:06,355 Dhe sepse ekipet e tyre ishin të motivuar dallueshëm tani, 196 00:11:06,379 --> 00:11:08,887 ata vetëm po e rrisnin mbështetjen, 197 00:11:08,911 --> 00:11:12,244 sepse tani ata donin të performonin mirë e më mirë. 198 00:11:14,204 --> 00:11:20,156 Sistemet e prishura shpesh kanë nevojë për më shumë burime dhe mjete. 199 00:11:20,879 --> 00:11:23,418 Por ato nuk do të kishin ndikim shumë 200 00:11:23,442 --> 00:11:26,976 nëse së pari nuk i adresohesh sfidës së motivimit. 201 00:11:27,768 --> 00:11:31,204 Sapo të zhvendoset batica e motivimit, 202 00:11:31,228 --> 00:11:36,240 atëherë burimet dhe mjetet tregojnë rezultat. 203 00:11:38,274 --> 00:11:40,635 Por ende nuk jam përgjigjur në një pyetje kryesore 204 00:11:41,328 --> 00:11:45,178 Çfarë ndodhi me performancën e shëndetit publik të Rajasthanit? 205 00:11:46,535 --> 00:11:49,974 Në 2016, kur puna jonë filloi, 206 00:11:49,998 --> 00:11:53,085 qeveria e Indisë dhe Banka Botërore 207 00:11:53,109 --> 00:11:55,509 dolën me një indeks të shëndetit publik. 208 00:11:56,371 --> 00:12:01,408 Rajasthan u rangua i 20-ti nga 21 shtete të mëdha. 209 00:12:02,353 --> 00:12:04,051 Por në 2018, 210 00:12:04,075 --> 00:12:06,217 kur doli rangimi, 211 00:12:06,241 --> 00:12:09,045 Rajasthani shfaqi një nga ngritjet më të larta 212 00:12:09,069 --> 00:12:11,466 nga të gjitha shtetet e mëdha të Indisë, 213 00:12:11,490 --> 00:12:14,180 duke i kaluar katër pozicione. 214 00:12:14,204 --> 00:12:17,658 Për shembull, shfaqi një nga reduktimet më të mëdha 215 00:12:17,682 --> 00:12:19,942 në vdekshmërinë e të posalindurve, 216 00:12:19,966 --> 00:12:24,576 me shtim të 3,000 të posalindurve të ruajtur çdo vit. 217 00:12:25,751 --> 00:12:31,552 Zakonisht, transformimet e shëndetit publik marrin shumë kohë, edhe dekada. 218 00:12:32,052 --> 00:12:34,847 Por kjo rrugë ka dhënë rezultat 219 00:12:34,871 --> 00:12:36,609 në dy vite. 220 00:12:38,387 --> 00:12:40,140 Por ja ku është pjesa më e mirë. 221 00:12:40,164 --> 00:12:44,491 Nuk ka asgjë Rajasthan-specifike për atë se çfarë ne kemi mësuar. 222 00:12:45,198 --> 00:12:50,484 Në fakt, kjo rrugë e të përdorurit të qytetarëve për të aktivizuar motivimin 223 00:12:50,508 --> 00:12:53,574 nuk është as e kufizuar në sistemet shëndetësore publike. 224 00:12:54,969 --> 00:12:59,778 Unë sinqerisht besoj që nëse ka nodnjë sistem publik, 225 00:12:59,802 --> 00:13:01,397 në çfarëdo vendi, 226 00:13:01,421 --> 00:13:03,308 që është në amulli, 227 00:13:03,332 --> 00:13:06,132 atëherë ne duhet ta kthejmë motivimin. 228 00:13:06,601 --> 00:13:09,744 Dhe një mënyrë e shkëlqyer për ta aktivizuar motivimin 229 00:13:09,768 --> 00:13:13,061 është të rritet transparenca te qytetarët. 230 00:13:14,379 --> 00:13:16,291 Ne mund ta bëjmë këtë me edukim 231 00:13:16,315 --> 00:13:19,649 dhe higjienë publike madje edhe me përfaqësime politike. 232 00:13:20,863 --> 00:13:25,402 Shkollat qeveritare mund të garojnë publikisht me regjistrimin e studentëve. 233 00:13:26,144 --> 00:13:29,216 Qytetet dhe qytezat, në bazë të pastërtisë. 234 00:13:29,240 --> 00:13:31,906 Dhe politikanët në bazë të një fletnotimi 235 00:13:31,930 --> 00:13:35,130 të asaj se si janë duke i përparuar jetët e qytetarëve. 236 00:13:37,117 --> 00:13:40,717 Ka shumë sisteme të prishura në botë. 237 00:13:41,236 --> 00:13:43,836 Ne duhet t'ja u rikthejmë motivimin. 238 00:13:44,841 --> 00:13:46,888 Qytetarët po presin. 239 00:13:47,397 --> 00:13:49,556 Ne duhet të veprojmë sot. 240 00:13:50,095 --> 00:13:51,444 Ju falemnderit shumë. 241 00:13:51,468 --> 00:13:53,880 (Duartrokitje)