1 00:00:00,960 --> 00:00:04,616 Pak kohë më parë bëra një eksperiment. 2 00:00:04,640 --> 00:00:08,080 Për një vit do të thoja "po" për çdo gjë që do të më frikësonte. 3 00:00:08,720 --> 00:00:12,056 Çdo gjëje që do të më tensiononte, që do të ma prishte rehatinë, 4 00:00:12,080 --> 00:00:13,840 do i thoja 'po' edhe kundër dëshirës. 5 00:00:14,360 --> 00:00:16,015 A doja të flisja në publik? 6 00:00:16,040 --> 00:00:17,720 Jo, por "po". 7 00:00:18,280 --> 00:00:20,176 A doja të isha drejtpërsëdrejti në TV? 8 00:00:20,200 --> 00:00:22,000 Jo, por "po". 9 00:00:22,480 --> 00:00:24,296 A doja të provoja aktrimin? 10 00:00:24,320 --> 00:00:27,376 Jo, jo, jo, por "po, po, po". 11 00:00:27,400 --> 00:00:29,456 Dhe çmenduria ndodhi: 12 00:00:29,480 --> 00:00:32,216 thjesht veprimi i të bërit të asaj që më frikësonte 13 00:00:32,240 --> 00:00:33,896 e çbëri frikën, 14 00:00:33,920 --> 00:00:35,456 e bëri jo të frikshme. 15 00:00:35,480 --> 00:00:39,920 Frika ime për të folur në publik, ndrojta para njerëzve, pufff, iku. 16 00:00:40,600 --> 00:00:43,576 Është e pabesueshme, fuqia e një fjale. 17 00:00:43,600 --> 00:00:45,736 'Po'-ja më ndryshoi jetën. 18 00:00:45,760 --> 00:00:47,456 'Po'-ja më ndryshoi mua. 19 00:00:47,480 --> 00:00:49,856 Por ishte një 'po' në veçanti 20 00:00:49,880 --> 00:00:52,816 që e preku aq thellë jetën time, 21 00:00:52,840 --> 00:00:54,656 sa nuk do ta imagjinoja kurrë, 22 00:00:54,680 --> 00:00:57,320 dhe kjo nisi me një pyetje nga vogelushja ime. 23 00:00:58,440 --> 00:01:01,736 Unë kam tre vajza të mrekullueshme, Harper, Beckett dhe Emerson, 24 00:01:01,760 --> 00:01:05,256 dhe Emerson është një vogëlushe që për çudi çdokujt i thërret "zemër" 25 00:01:05,280 --> 00:01:07,136 sikur të ishte një kamarjere nga jugu. 26 00:01:07,160 --> 00:01:08,376 (të qeshura) 27 00:01:08,400 --> 00:01:11,216 "Zemër, më duhet pak qumësht për gotën time me sqep." 28 00:01:11,240 --> 00:01:12,856 (të qeshura) 29 00:01:12,880 --> 00:01:16,136 Kamarjerja nga jugu më kerkoi të luaja me të një mbrëmje, 30 00:01:16,160 --> 00:01:18,936 ndërsa isha nisur për diku, dhe unë thashë: "Po". 31 00:01:18,960 --> 00:01:22,976 Dhe ky 'po' ishte fillimi i një jete të re për familjen time. 32 00:01:23,000 --> 00:01:24,976 Unë u betova se që nga ai çast, 33 00:01:25,000 --> 00:01:27,336 sa herë që njëri nga fëmijët e mi më kërkon të luaj, 34 00:01:27,360 --> 00:01:29,896 pavarësisht se çfarë jam duke bërë a për ku jam nisur, 35 00:01:29,920 --> 00:01:33,520 une do të them 'po', pa asnjë përjashtim. 36 00:01:34,280 --> 00:01:37,896 Pothuajse. Une s'ia dal gjithmonë, por po përpiqem shumë për t'u ushtruar. 37 00:01:37,920 --> 00:01:40,336 Dhe kjo ka patur nje efekt magjik tek unë, 38 00:01:40,360 --> 00:01:42,760 tek femijët e mi, tek familja jonë. 39 00:01:43,520 --> 00:01:46,456 Por ka patur edhe një efek anësor të habitshëm, 40 00:01:46,480 --> 00:01:50,056 të cilin vetëm së fundmi kam arritur ta kuptoj me të vërtetë, 41 00:01:50,080 --> 00:01:53,656 të kuptoj se 'po'-ja për të luajtur me fëmijët e mi, 42 00:01:53,680 --> 00:01:55,840 ndoshta ka shpëtuar karrierën time. 43 00:01:56,760 --> 00:01:59,896 Shikoni, unë kam një punë që shumica do ta quanin puna e ëndrrave. 44 00:01:59,920 --> 00:02:02,696 Unë jam shkrimtare. Imagjinoj. Unë trilloj për të jetuar. 45 00:02:02,720 --> 00:02:04,176 Puna e ëndrrave. 46 00:02:04,200 --> 00:02:05,536 Jo. 47 00:02:05,560 --> 00:02:06,760 Unë jam një titan. 48 00:02:07,320 --> 00:02:08,656 Puna e ëndrrave. 49 00:02:08,680 --> 00:02:11,136 Unë krijoj TV. Unë drejtoj, prodhoj TV. 50 00:02:11,160 --> 00:02:14,256 Unë bëj televizion, një mal me televizion. 51 00:02:14,280 --> 00:02:16,136 Kështu, këtë sezon televiziv, 52 00:02:16,160 --> 00:02:19,696 unë mbaj përgjegjësinë që t'i paraqes botës rreth 70 orë program. 53 00:02:19,720 --> 00:02:21,776 Katër programe televizive, 70 orë TV -- 54 00:02:21,800 --> 00:02:22,816 (duartrokitje) 55 00:02:22,840 --> 00:02:25,296 Prodhimi i 3 programeve njëkohësisht, nganjëherë 4. 56 00:02:25,320 --> 00:02:28,656 Secili program krijon qindra vende pune, që nuk ekzistonin më parë. 57 00:02:28,680 --> 00:02:30,936 Buxheti për një episod në një rrjet televiziv 58 00:02:30,960 --> 00:02:33,336 mund të jetë diku midis 3 dhe 6 milionë dollarëve. 59 00:02:33,360 --> 00:02:34,616 Le të themi 5. 60 00:02:34,640 --> 00:02:37,096 Një episod i ri për çdo 9 ditë herë 4 emisione, 61 00:02:37,120 --> 00:02:40,176 pra çdo 9 ditë ky televizion kap vlerën e 20 milionë dollarëve, 62 00:02:40,200 --> 00:02:42,176 4 programe televizive, 70 orë TV, 63 00:02:42,200 --> 00:02:44,656 prodhimi i 3 programeve njëkohësisht, nganjëherë 4, 64 00:02:44,680 --> 00:02:46,376 16 episode që ecin pa ndërprerje: 65 00:02:46,400 --> 00:02:48,776 24 episode të "Grey-it", 21 episode të "Scandal-it", 66 00:02:48,800 --> 00:02:51,056 15 episode të "Si t'i lejosh vetes çdo gjë", 67 00:02:51,080 --> 00:02:53,456 10 episode të "Kurthit", këto janë 70 orë TV, 68 00:02:53,480 --> 00:02:55,416 këto janë 350 milionë dollarë në sezon. 69 00:02:55,440 --> 00:02:56,976 Në Amerikë, programet e mia 70 00:02:57,000 --> 00:02:59,016 jepen njëra pas tjetrës të enjteve mbrëma. 71 00:02:59,040 --> 00:03:02,816 Nëpër botë, programet e mia transmetohen në 256 rajone, në 67 gjuhë 72 00:03:02,840 --> 00:03:04,656 për një audiencë prej 30 milionë vetësh. 73 00:03:04,680 --> 00:03:06,360 Truri im është global, 74 00:03:06,880 --> 00:03:10,216 dhe 45 orë të këtyre 70 orëve TV janë programe që i kam krijuar vetë, 75 00:03:10,240 --> 00:03:12,696 dhe jo thjesht si producente, pra para së gjithash, 76 00:03:12,720 --> 00:03:16,256 më duhet të gjej kohë, kohë të vërtetë qetësie dhe krijimtarie, 77 00:03:16,280 --> 00:03:18,456 që të mbledh fansat rreth zjarrit të kampit 78 00:03:18,480 --> 00:03:19,720 e t'u rrëfej historitë e mia. 79 00:03:20,160 --> 00:03:22,113 Katër programe televizive, 70 orë TV, 80 00:03:22,137 --> 00:03:23,856 prodhimi i 3 programeve njëherësh, 81 00:03:23,880 --> 00:03:27,920 nganjëherë 4, 350 milionë dollarë, zjarre kampesh që digjen anembanë botës. 82 00:03:28,640 --> 00:03:30,200 E dini kush tjetër i bën këto? 83 00:03:30,800 --> 00:03:33,536 Askush, pra siç thashë, unë jam një titan. 84 00:03:33,560 --> 00:03:34,816 Puna e ëndrrave. 85 00:03:34,840 --> 00:03:36,056 (duartrokitje) 86 00:03:36,080 --> 00:03:38,336 Por nuk e them këtë për t'ju impresionuar. 87 00:03:38,360 --> 00:03:42,496 Jua them këtë, sepse e di se çfarë mendoni, kur dëgjoni fjalën "shkrimtare". 88 00:03:42,520 --> 00:03:45,425 Jua them këtë, që të gjithë ju, që punoni aq shumë, 89 00:03:45,449 --> 00:03:48,856 që drejtoni një firmë, një vend apo një klasë, 90 00:03:48,880 --> 00:03:51,376 një dyqan apo shtëpi, 91 00:03:51,400 --> 00:03:54,096 të më merrni seriozisht, kur flas për punë, 92 00:03:54,120 --> 00:03:58,096 që të kuptoni, se unë nuk i rri ngjitur kompjuterit duke imagjinuar tërë ditën, 93 00:03:58,120 --> 00:04:00,016 që të më dëgjoni, kur them, 94 00:04:00,040 --> 00:04:03,520 se unë e kuptoj, se puna e ëndrrave nuk do të thotë të ëndërrosh. 95 00:04:04,000 --> 00:04:09,416 Gjithçka është punë, vetëm punë, realitet, gjak, djersë, asnjë lot. 96 00:04:09,440 --> 00:04:13,240 Unë punoj shumë, lodhem, dhe e dashuroj këtë. 97 00:04:13,840 --> 00:04:16,176 Kur puna rëndohet, kur jam e zhytur në punë, 98 00:04:16,200 --> 00:04:18,696 asnjë ndjesi tjetër nuk ekziston. 99 00:04:18,720 --> 00:04:22,176 Për mua, puna ime është përherë të krijoj një komb nga hiçi. 100 00:04:22,200 --> 00:04:24,976 Të ngre trupat ushtarake. Të pikturoj një kanavacë. 101 00:04:25,000 --> 00:04:27,656 Të kap një notë të lartë. Të vrapoj në një maratonë. 102 00:04:27,680 --> 00:04:29,296 Të jem Beyoncé. 103 00:04:29,320 --> 00:04:32,240 Dhe janë të gjitha këto njëkohësisht. 104 00:04:32,920 --> 00:04:34,576 Unë e dashuroj punën. 105 00:04:34,600 --> 00:04:37,656 Ajo është krijuese dhe mekanike dhe rraskapitëse dhe marramendëse 106 00:04:37,680 --> 00:04:40,256 dhe zbavitëse dhe shqetësuese dhe klinike dhe mëmësore 107 00:04:40,280 --> 00:04:41,656 dhe mizore dhe e matur, 108 00:04:41,680 --> 00:04:44,760 dhe çka e bën të gjithën kaq të mirë është gumëzhima. 109 00:04:45,640 --> 00:04:48,856 Kur puna ecën mirë, diçka ndodh brenda meje. 110 00:04:48,880 --> 00:04:50,776 Një gumëzhimë fillon të ndihet në trurin tim, 111 00:04:50,800 --> 00:04:54,496 dhe ajo rritet e rritet, dhe ajo ngjan me një rrugë të gjerë, 112 00:04:54,520 --> 00:04:56,520 në të cilën do të udhëtoja pafundësisht. 113 00:04:57,400 --> 00:04:59,781 Shumë njerëz, kur dua t'iu shpjegoj gumëzhimën, 114 00:05:00,520 --> 00:05:02,736 mendojnë se po flas për të shkruarit, 115 00:05:02,760 --> 00:05:04,216 se kjo më jep kënaqësi. 116 00:05:04,240 --> 00:05:06,560 Dhe mos më keqkuptoni, kështu është. 117 00:05:07,400 --> 00:05:08,600 Por gumëzhima --- 118 00:05:09,640 --> 00:05:11,656 Ishte vetëm kur fillova të bëj televizion, 119 00:05:11,680 --> 00:05:13,896 kur fillova të punoja, të punoja, të bëja, 120 00:05:13,920 --> 00:05:16,536 të ndërtoja, të krijoja e të bashkëpunoja, 121 00:05:16,560 --> 00:05:21,000 që e zbulova këtë gjë, këtë zukatje, këtë furi, këtë gumëzhimë. 122 00:05:21,800 --> 00:05:23,816 Gumëzhima është më shumë se të shkruash. 123 00:05:23,840 --> 00:05:27,096 Gumëzhima është veprim dhe veprimtari. Gumëzhima është drogë. 124 00:05:27,120 --> 00:05:29,736 Gumëzhima është muzikë. Gumëzhima është dritë dhe ajër. 125 00:05:29,760 --> 00:05:33,120 Gumëzhima është pëshpërima e Zotit mu në veshin tim. 126 00:05:33,680 --> 00:05:35,400 Kur të mbërthen një gumëzhimë e tillë, 127 00:05:36,120 --> 00:05:38,656 ti s'ke rrugë tjetër veç asaj drejt madhështisë. 128 00:05:38,680 --> 00:05:43,280 Ajo ndjesia që ti s'ke rrugë tjetër veç asaj drejt madhështisë me çdo kusht. 129 00:05:44,120 --> 00:05:45,320 Kësaj i thonë gumëzhimë. 130 00:05:46,120 --> 00:05:49,696 Apo ndoshta i thonë të jesh i varur nga puna. 131 00:05:49,720 --> 00:05:51,376 (Të qeshura) 132 00:05:51,400 --> 00:05:53,200 Ndoshta i thonë gjenialitet. 133 00:05:54,200 --> 00:05:55,800 Ndoshta i thonë ego. 134 00:05:56,520 --> 00:05:58,760 Ndoshta është thjesht frikë nga të dështuarit. 135 00:05:59,680 --> 00:06:01,296 Nuk e di. 136 00:06:01,320 --> 00:06:05,136 Unë di vetëm, që unë nuk jam bërë për të dështuar, 137 00:06:05,160 --> 00:06:07,000 dhe thjesht e di se e dua gumëzhimën. 138 00:06:07,840 --> 00:06:10,096 Thjesht di, se dua t'ju them se jam një titan, 139 00:06:10,120 --> 00:06:12,576 dhe unë di, që këtë s'dua ta vë në diskutim. 140 00:06:12,600 --> 00:06:13,800 Por çështja është kjo: 141 00:06:15,080 --> 00:06:16,896 sa më e suksesshme të bëhem, 142 00:06:16,920 --> 00:06:20,536 sa më shumë programe, episode, sa më shumë barriera të thyera, 143 00:06:20,560 --> 00:06:22,040 sa më shumë punë për të bërë, 144 00:06:22,760 --> 00:06:24,016 sa më shumë toptha në ajër, 145 00:06:24,040 --> 00:06:26,936 sa më shumë sy drejt meje, sa më shumë që vëzhgon historia, 146 00:06:26,960 --> 00:06:28,720 aq më shumë pritshmëri ka. 147 00:06:29,280 --> 00:06:31,376 Sa më shumë punoj, që të jem e suksesshme, 148 00:06:31,400 --> 00:06:32,760 aq më shumë më duhet të punoj. 149 00:06:33,920 --> 00:06:35,656 Dhe çfarë thashë për punën? 150 00:06:35,680 --> 00:06:37,000 Unë e dashuroj atë, apo jo? 151 00:06:37,640 --> 00:06:40,016 Kombi që po krijoj, maratona në të cilën po vrapoj, 152 00:06:40,040 --> 00:06:42,256 trupat, kanavaca, nota e lartë, gumëzhima, 153 00:06:42,280 --> 00:06:44,136 gumëzhima, gumëzhima. 154 00:06:44,160 --> 00:06:46,216 Më pëlqen ajo gumëzhimë. E dashuroj atë. 155 00:06:46,240 --> 00:06:49,040 Unë kam nevojë për të. Unë jam ajo gumëzhimë. 156 00:06:49,600 --> 00:06:51,600 S'jam asgjë tjetër veç asaj? 157 00:06:53,320 --> 00:06:54,760 Dhe dikur gumëzhima pushoi. 158 00:06:55,680 --> 00:06:58,096 E mbingarkuar me punë, e tejpërdorur, 159 00:06:58,120 --> 00:06:59,416 e çbërë , e rraskapitur. 160 00:06:59,440 --> 00:07:01,640 Gumëzhima pushoi. 161 00:07:03,080 --> 00:07:05,656 Tre vajzat e mia janë mësuar me faktin 162 00:07:05,680 --> 00:07:07,800 që e ëma e tyre është një titan pune. 163 00:07:08,560 --> 00:07:09,776 Harper u thotë njerëzve: 164 00:07:09,800 --> 00:07:12,640 "Mami im nuk do të jetë, por mund t'i çosh SMS dados". 165 00:07:13,240 --> 00:07:16,760 Dhe Emerson thotë: "Zemër, unë po pres të shkoj në ShondaLand". 166 00:07:17,680 --> 00:07:19,056 Ato janë fëmijë titani. 167 00:07:19,080 --> 00:07:20,880 Ato janë titanë të vegjël. 168 00:07:21,520 --> 00:07:24,800 Ato ishin 12, 3 dhe 1 vjeç, kur gumëzhima pushoi. 169 00:07:25,720 --> 00:07:27,160 Gumëzhima e motorit vdiq. 170 00:07:27,800 --> 00:07:30,296 Unë s'e doja më punën. S'e ndizja dot më motorin. 171 00:07:30,320 --> 00:07:32,296 Gumëzhima nuk po rikthehej. 172 00:07:32,320 --> 00:07:34,640 Gumëzhima ishte prishur. 173 00:07:35,480 --> 00:07:39,296 Unë po bëja të njëjtat gjëra si gjithmonë, të njëjtën punë prej titani, 174 00:07:39,320 --> 00:07:41,776 ditë 15-orëshe, punë pa rreshtur edhe fundjavave, 175 00:07:41,800 --> 00:07:45,136 asnjë pendim, pa u dorëzuar kurrë, një titan nuk fle, ai nuk ndalet kurrë, 176 00:07:45,160 --> 00:07:47,360 me gjithë shpirt, sy-kthjellët, etj., etj. 177 00:07:48,000 --> 00:07:49,520 Por nuk kishte gumëzhimë. 178 00:07:50,840 --> 00:07:52,600 Brenda meje vetëm heshtje. 179 00:07:54,080 --> 00:07:57,776 Katër programe televizive, 70 orë TV, prodhimi i tre programeve njëherësh, 180 00:07:57,800 --> 00:07:59,016 nganjëherë katër. 181 00:07:59,040 --> 00:08:02,856 Katër programe televizive, 70 orë TV, prodhimi i tre programeve njëherësh ... 182 00:08:02,880 --> 00:08:04,976 Unë isha një titan i përkryer. 183 00:08:05,000 --> 00:08:07,320 Unë isha titani që do ia çonit nënës në shtëpi. 184 00:08:08,520 --> 00:08:12,080 Të gjitha ngjyrat ishin po ato, por unë nuk po argëtohesha më. 185 00:08:12,560 --> 00:08:13,880 Dhe kjo ishte jeta ime. 186 00:08:14,800 --> 00:08:16,136 Gjithçka çka unë bëja. 187 00:08:16,160 --> 00:08:18,880 Unë isha gumëzhima e gumëzhima ishte unë. 188 00:08:19,640 --> 00:08:22,216 Por çfarë bën ti, kur ajo që ti bën, 189 00:08:22,240 --> 00:08:24,920 puna që ti dashuron, fillon të ketë shijen e pluhurit? 190 00:08:25,880 --> 00:08:27,936 Tani, unë e di se dikush nga ju po mendon: 191 00:08:27,960 --> 00:08:30,336 "Aq më bën, zonja shkrimtare titane budallaqe". 192 00:08:30,360 --> 00:08:32,135 (Të qeshura) 193 00:08:32,159 --> 00:08:34,216 Por ju e dini, po, e dini, 194 00:08:34,240 --> 00:08:37,015 nëse ju bëni, nëse ju punoni, nëse e dashuroni atë që bëni, 195 00:08:37,039 --> 00:08:40,096 qofshi mësues, qofshi bankier, qofshi një nënë, qofshi piktor, 196 00:08:40,120 --> 00:08:41,336 qofshi Bill Gates, 197 00:08:41,360 --> 00:08:44,696 nëse thjesht dashuroni një njeri tjetër dhe kjo ju sjell gumëzhimën, 198 00:08:44,720 --> 00:08:46,296 nëse ju e njihni gumëzhimën, 199 00:08:46,320 --> 00:08:50,336 nëse e njihni ndjesinë e saj, nëse e keni provuar, 200 00:08:50,360 --> 00:08:53,400 kur gumëzhima pushon, kush je ti? 201 00:08:54,640 --> 00:08:55,840 Çfarë je ti? 202 00:08:56,760 --> 00:08:58,176 Çfarë jam unë? 203 00:08:58,200 --> 00:09:00,080 A jam ende një titan? 204 00:09:01,080 --> 00:09:05,840 Nëse kënga e zemrës sime nuk dëgjohet më, a mundem unë të mbijetoj në heshtje? 205 00:09:07,840 --> 00:09:11,080 Dhe atëherë vogëlushja ime, kamarjerja nga jugu, më bën një pyetje. 206 00:09:11,920 --> 00:09:15,816 Unë jam tek dera, gati për të dalë, jam vonë, dhe ajo thotë: 207 00:09:15,840 --> 00:09:18,120 "Mama, luajmë bashkë?" 208 00:09:18,880 --> 00:09:22,216 Dhe unë jam gati të them 'jo', kur më bien ndër mend dy gjëra. 209 00:09:22,240 --> 00:09:24,840 E para, unë duhet të them 'po'për çdo gjë, 210 00:09:25,440 --> 00:09:28,680 dhe, e dyta, kamarjerja ime nga jugu nuk më thirri 'zemër'. 211 00:09:29,560 --> 00:09:31,840 Ajo nuk i thërret askujt më 'zemër'. 212 00:09:32,114 --> 00:09:33,810 Kur ndodhi kjo? 213 00:09:33,880 --> 00:09:36,786 Të qenurit titan më mungon, më qan zemra për gumuëzhimën time, 214 00:09:36,846 --> 00:09:39,760 dhe ja ku ajo po ndryshon mu para syve të mi. 215 00:09:40,440 --> 00:09:43,520 Kështu ajo thotë: "Mama, luajmë bashkë?" 216 00:09:43,960 --> 00:09:45,240 Dhe unë them: "Po". 217 00:09:46,160 --> 00:09:48,576 Asgjë e veçantë deri këtu. 218 00:09:48,600 --> 00:09:51,296 Ne lujamë, motrat e saj na bashkohen, 219 00:09:51,320 --> 00:09:52,776 dhe ne qeshim aq shumë, 220 00:09:52,800 --> 00:09:56,416 dhe unë interpretoj duke lexuar nga libri "Të gjithë e bëjnë kakën". 221 00:09:56,440 --> 00:09:57,816 Asgjë përtej të zakonshmes. 222 00:09:57,840 --> 00:09:58,936 (Të qeshura) 223 00:09:58,960 --> 00:10:01,136 E megjithatë është e jashtëzakonshme, 224 00:10:01,160 --> 00:10:03,656 sepse në dhimbjen dhe panikun tim, 225 00:10:03,680 --> 00:10:05,736 e pastrehë nga mungesa e gumuzhimës sime, 226 00:10:05,760 --> 00:10:08,430 unë s'duhet të bëj gjë tjetër, veçse të jem e vëmendshme. 227 00:10:08,760 --> 00:10:10,176 Unë jam e përqendruar. 228 00:10:10,200 --> 00:10:11,400 Unë jam e qetë. 229 00:10:12,160 --> 00:10:14,536 Kombi që po ndërtoj, maratona ku po vrapoj, 230 00:10:14,560 --> 00:10:17,520 trupat, kanavaca, nota e lartë, nuk ekzistojnë. 231 00:10:18,400 --> 00:10:20,336 Ekzistojnë vetëm gishta ngjitës, 232 00:10:20,360 --> 00:10:23,696 puthje me dashuri, zëra të vegjël e lapsa me ngjyra, 233 00:10:23,720 --> 00:10:25,296 dhe ajo kënga për atë gjënë, që 234 00:10:25,320 --> 00:10:28,336 vajza e "Mbretëreshës së dëborës" duhet ta lërë të iki, çfarëdo qoftë ajo. 235 00:10:28,360 --> 00:10:30,296 (Të qeshura) 236 00:10:30,320 --> 00:10:32,480 Gjithçka është paqe dhe thjeshtësi. 237 00:10:33,880 --> 00:10:38,096 Këtu ajri është kaq i rrallë sa mezi mbushem me frymë. 238 00:10:38,120 --> 00:10:40,280 Unë pothuajse s'e besoj se po marr frymë. 239 00:10:40,920 --> 00:10:43,600 Loja është e kundërta e punës. 240 00:10:44,520 --> 00:10:45,920 Dhe unë jam e lumtur. 241 00:10:46,680 --> 00:10:48,056 Diçka brenda meje çlirohet. 242 00:10:48,080 --> 00:10:50,400 Një derë hapet në trurin tim, 243 00:10:51,320 --> 00:10:52,816 dhe futet një furi energjie. 244 00:10:52,840 --> 00:10:57,096 Dhe kjo nuk është diçka e çastit, por ndodh, po, ndodh. 245 00:10:57,120 --> 00:10:58,320 Unë e ndjej. 246 00:10:58,510 --> 00:11:00,530 Një gumëzhimë po kthehet duke u zvarritur. 247 00:11:00,530 --> 00:11:03,170 Jo e plotë, mezi ndihet, 248 00:11:03,200 --> 00:11:06,526 është e lehtë e unë s'duhet të bëj zhurmë që ta dëgjoj, por është aty. 249 00:11:06,556 --> 00:11:09,240 Jo gumëzhima, por një gumëzhimë. 250 00:11:09,880 --> 00:11:13,040 Dhe tani unë ndihem sikur di një sekret vërtetë magjik. 251 00:11:13,800 --> 00:11:16,296 Por të mos entuziazmohemi shumë. 252 00:11:16,320 --> 00:11:19,400 Është thjesht dashuri. Vetëm kaq. 253 00:11:20,240 --> 00:11:23,360 Asnjë magji. Asnjë sekret. Është thjesht dashuri. 254 00:11:24,100 --> 00:11:25,670 Thjesht diçka që kishim harruar. 255 00:11:26,560 --> 00:11:30,056 Gumëzhima, gumëzhima e punës, gumëzhima e titanit, 256 00:11:30,080 --> 00:11:31,440 është thjesht zëvendësim. 257 00:11:32,040 --> 00:11:34,286 Nëse do t'ju pyesja se kush jam unë, 258 00:11:34,340 --> 00:11:36,336 nëse do më duhej t'ju rrëfeja se kush jam, 259 00:11:36,360 --> 00:11:38,816 nëse e përshkruaj veten përmes programeve, 260 00:11:38,840 --> 00:11:43,096 orëve televizive dhe asaj se çfarë koçe truri ndërkombëtar kam, 261 00:11:43,120 --> 00:11:46,040 unë kam harruar se kush është gumëzhima e vërtetë. 262 00:11:46,680 --> 00:11:50,400 Gumëzhima nuk është pushtet dhe nuk lidhet vetëm me punën. 263 00:11:50,880 --> 00:11:52,440 Gumëzhima lidhet me gëzimin. 264 00:11:53,000 --> 00:11:55,296 Gumëzhima e vërtetë lidhet me dashurinë. 265 00:11:55,320 --> 00:11:58,976 Gumëzhima është elektriciteti që vjen nga entuziazmi i jetës. 266 00:11:59,000 --> 00:12:01,736 Gumëzhima e vërtetë është besim dhe paqe. 267 00:12:01,760 --> 00:12:04,256 Gumëzhima nuk merret me vëzhgimin e historisë, 268 00:12:04,280 --> 00:12:07,296 topthat në ajër, pritshmëritë dhe presionin. 269 00:12:07,320 --> 00:12:09,780 Gumëzhima e vërtetë është një dhe origjinale. 270 00:12:09,780 --> 00:12:12,536 Gumëzhima e vërtetë është pëshpërima e Zotit në veshin tim, 271 00:12:12,560 --> 00:12:14,936 por mbase Zoti po pëshpëriste fjalët e gabuara, 272 00:12:14,960 --> 00:12:17,818 sepse cili nga zotët po më thoshte se unë jam një titan? 273 00:12:18,800 --> 00:12:20,000 Është thjesht dashuri. 274 00:12:20,920 --> 00:12:23,896 Të gjithë ne mund të përdorim më shumë dashuri, 275 00:12:23,920 --> 00:12:25,280 shumë më tepër dashuri. 276 00:12:26,280 --> 00:12:28,440 Sa herë që fëmija im do më kërkojë të luajmë, 277 00:12:28,920 --> 00:12:30,240 unë do them 'po'. 278 00:12:30,760 --> 00:12:33,136 Unë po e kthej në rregull të hekurt për një arsye: 279 00:12:33,160 --> 00:12:34,416 për t'i lejuar vetes, 280 00:12:34,420 --> 00:12:37,230 që ta çliroj veten nga i gjithë faji për teprimin me punën. 281 00:12:37,240 --> 00:12:39,536 Është ligj, pra unë s'kam zgjedhje tjetër, 282 00:12:39,560 --> 00:12:41,696 dhe unë nuk kam zgjedhje tjetër - 283 00:12:41,720 --> 00:12:43,280 jo nëse dua ta ndjej gumëzhimën. 284 00:12:44,000 --> 00:12:45,736 Sa do të doja të ishte kaq e lehtë, 285 00:12:45,760 --> 00:12:49,336 por unë nuk jam aq e zonja në lojë. 286 00:12:49,360 --> 00:12:50,920 Mua s'më pëlqen të luaj. 287 00:12:52,440 --> 00:12:56,800 Interesi që kam unë për lojën, nuk është njëlloj si ai që kam për punën. 288 00:12:57,400 --> 00:13:00,656 Të përballesh me të vërtetën është tepër poshtëruese dhe e turpshme. 289 00:13:00,680 --> 00:13:02,416 Mua nuk më pëlqen të luaj. 290 00:13:02,440 --> 00:13:05,216 Unë punoj gjithë kohës, sepse më pëlqen të punoj. 291 00:13:05,240 --> 00:13:09,120 Të punoj më pëlqen më shumë se sa të jem në shtëpi. 292 00:13:10,000 --> 00:13:13,760 Qasja është tepër e vështirë, kur përballesh me këtë fakt, 293 00:13:14,720 --> 00:13:18,640 sepse ç'lloj njeriu është ai, të cilit më shumë i pëlqen të punojë 294 00:13:18,640 --> 00:13:21,640 sesa të jetë në shtëpi? 295 00:13:21,640 --> 00:13:23,360 Epo, unë. 296 00:13:23,920 --> 00:13:27,176 Dua të them, të jemi të sinqertë, unë e quaj veten titan. 297 00:13:27,200 --> 00:13:28,576 Unë kam probleme. 298 00:13:28,600 --> 00:13:30,216 (Të qeshura) 299 00:13:30,240 --> 00:13:33,256 Dhe një nga këto probleme nuk është se unë jam shumë e qetë. 300 00:13:33,280 --> 00:13:35,376 (Të qeshura) 301 00:13:35,400 --> 00:13:39,080 Ne vrapojmë nëpër kopësht, sa nga njëra anë e sa nga tjetra. 302 00:13:39,720 --> 00:13:42,176 Ne bëjmë mbrëmje kërcimi 30-sekondëshe. 303 00:13:42,200 --> 00:13:44,760 Ne këndojmë sigla programesh. Luajmë me topa. 304 00:13:45,240 --> 00:13:47,336 Unë bëj flluska dhe ato i shpojnë. 305 00:13:47,360 --> 00:13:52,320 Dhe në pjesën më të madhe të kohës unë ndihem e tendosur, e krisur dhe e hutuar. 306 00:13:52,800 --> 00:13:55,480 Gjithmonë dua të kap celularin. 307 00:13:56,080 --> 00:13:57,896 Megjithatë mirë. 308 00:13:57,920 --> 00:14:02,776 Njerëzit e mi të vegjël më tregojnë si të jetoj dhe unë mbushem me gumëzhimën e universit. 309 00:14:02,800 --> 00:14:05,776 Unë luaj e luaj derisa filloj të pyes veten, 310 00:14:05,800 --> 00:14:08,800 vallë, pse pushojmë së luajturi. 311 00:14:09,480 --> 00:14:10,760 Edhe ju mund ta bëni këtë, 312 00:14:11,480 --> 00:14:14,400 të thoni 'po' çdoherë që fëmija juaj ju kërkon të luani bashkë. 313 00:14:15,600 --> 00:14:18,496 Mos po mendoni se unë jam një idiote me këpucë me diamante? 314 00:14:18,520 --> 00:14:21,336 Keni të drejtë, por prapë mund ta bëni këtë. 315 00:14:21,360 --> 00:14:23,016 Kohën e keni. 316 00:14:23,040 --> 00:14:26,776 Dhe e dini pse? Sepse ju nuk jeni Rihanna dhe nuk jeni një Mapet (Muppet-Show). 317 00:14:26,800 --> 00:14:29,176 Fëmija juaj nuk mendon se jeni dhe aq interesant. 318 00:14:29,200 --> 00:14:30,336 (Të qeshura) 319 00:14:30,360 --> 00:14:32,336 Ju duhen vetëm 15 minuta. 320 00:14:32,360 --> 00:14:35,136 Vajzat e mia 2- dhe 4-vjeçare duan të luajnë me mua 321 00:14:35,160 --> 00:14:36,576 vetëm për nja 15 minuta, 322 00:14:36,600 --> 00:14:39,616 para se të mendojnë me vete se duan të bëjnë diçka tjetër. 323 00:14:39,640 --> 00:14:43,216 Janë 15 minuta të hatashme, por janë vetëm 15 minuta. 324 00:14:43,240 --> 00:14:47,216 Nëse nuk jam një nuselalë apo një bonbone, pas 15 minutash unë jam e padukshme. 325 00:14:47,240 --> 00:14:48,256 (Të qeshura) 326 00:14:48,280 --> 00:14:53,016 Dhe 13-vjeçarja ime, nëse ia dal ta bëj një 13-vjeçare të flasë me mua për 15 min 327 00:14:53,040 --> 00:14:54,376 unë jam Prindi i Vitit. 328 00:14:54,400 --> 00:14:56,056 (Të qeshura) 329 00:14:56,080 --> 00:14:57,816 Gjithçka ju duhet, janë 15 minuta. 330 00:14:57,840 --> 00:15:02,480 Unë mund t'i gjej pa dyshim 15 min kohë të pandërprerë në ditën time më të keqe. 331 00:15:03,120 --> 00:15:05,216 'Të pandërprerë' është çelësi. 332 00:15:05,240 --> 00:15:08,136 S'ka celular, s'ka larje rrobash, s'ka asnjë prej gjëje. 333 00:15:08,160 --> 00:15:10,926 Ju keni një jetë të zënë me punë. Ju duhet të vini darkën mbi tavolinë. 334 00:15:10,926 --> 00:15:14,056 Ju duhet t'i bindni që të bëjnë banjo. Por 15 minuta i gjeni. 335 00:15:14,080 --> 00:15:16,496 Fëmijët e mi janë vendi im i lumturisë, bota ime, 336 00:15:16,520 --> 00:15:19,016 por s'duhet të jenë fëmijët tuaj, 337 00:15:19,040 --> 00:15:20,456 karburanti që furnizon gumëzhimën tuaj, 338 00:15:20,480 --> 00:15:23,136 vendi ku jeta shijon më shumë mirë sesa jo mirë. 339 00:15:23,160 --> 00:15:25,656 S'është fjala që të luash me fëmijët, 340 00:15:25,680 --> 00:15:26,936 bëhet fjalë për gëzimin. 341 00:15:26,960 --> 00:15:29,320 Bëhet fjalë për të luajturit në përgjithësi. 342 00:15:30,160 --> 00:15:32,096 Jepini vetes 15 minuta. 343 00:15:32,120 --> 00:15:34,296 Gjeni atë që ju bën të ndiheni mirë. 344 00:15:34,320 --> 00:15:37,600 Thjeshtë përfytyrojeni dhe luani në atë arenë. 345 00:15:38,920 --> 00:15:43,096 Unë nuk ia dal gjithmonë. Në fakt, unë dështoj po aq sa kam sukses, 346 00:15:43,120 --> 00:15:45,960 duke takuar miq e lexuar libra, duke ngulur shikimin në ajër. 347 00:15:46,640 --> 00:15:49,696 "Luajmë?" ka filluar të jetë stenografia e vetëllastimit, 348 00:15:49,720 --> 00:15:53,936 sic nuk kam bërë që nga koha, kur mora programin tim të parë televiziv, 349 00:15:53,960 --> 00:15:56,696 pikërisht rreth asaj kohe, kur u bëra një titan në trajnim, 350 00:15:56,720 --> 00:16:00,120 pikërisht rreth asaj kohe kur fillova të konkuroj me veten për arsye të panjohura. 351 00:16:01,240 --> 00:16:04,736 15 minuta? Pse duhet të jetë gabim, nëse i jap vetes të gjithë vëmendjen 352 00:16:04,760 --> 00:16:06,080 për 15 minuta? 353 00:16:06,520 --> 00:16:08,360 Me sa duket, asgjë. 354 00:16:08,960 --> 00:16:13,016 Pikërisht akti i të mos-punuarit bëri të mundur, që gumëzhima të rikthehej, 355 00:16:13,040 --> 00:16:16,480 sikur motori i gumëzhimës do të rimbushej, vetëm ndërsa unë s'do të isha aty. 356 00:16:17,600 --> 00:16:20,120 Puna nuk ecën pa lojën. 357 00:16:21,400 --> 00:16:24,040 Duhet pak kohë, por pas disa muajsh, 358 00:16:24,600 --> 00:16:26,216 një ditë porta e digës hapet 359 00:16:26,240 --> 00:16:29,616 dhe ka një rrymë, dhe unë e gjej veten duke qëndruar në zyrën time, 360 00:16:29,640 --> 00:16:33,736 e mbushur me një melodi jo-familjare, e mbushur me gaz jete brenda meje 361 00:16:33,760 --> 00:16:36,536 dhe rreth meje, ajo më shpie drejt ideve të reja, 362 00:16:36,560 --> 00:16:39,936 rruga gumëzhuese është e gjerë e unë mund të udhëtoj në të pa u ndalur, 363 00:16:39,936 --> 00:16:41,600 dhe unë përsëri e dashuroj punën. 364 00:16:42,000 --> 00:16:45,736 Tani, unë e pëlqej këtë gumëzhimë, por nuk e dashuroj atë. 365 00:16:45,760 --> 00:16:47,016 Unë nuk kam nevojë për të. 366 00:16:47,040 --> 00:16:50,216 Unë nuk jam ajo. Ajo gumëzhimë s'është unë - 367 00:16:50,240 --> 00:16:51,440 jo më. 368 00:16:52,040 --> 00:16:55,736 Unë jam flluska, gishta ngjitës dhe darka me miqtë. 369 00:16:55,760 --> 00:16:56,960 Kjo gumëzhimë jam unë. 370 00:16:57,400 --> 00:16:58,736 Gumëzhima e jetës. 371 00:16:58,760 --> 00:17:00,056 Gumëzhima e dashurisë. 372 00:17:00,080 --> 00:17:04,319 Gumëzhima e punës është ende pjesë e imja, por nuk është më gjithçka unë jam, 373 00:17:04,880 --> 00:17:06,400 dhe unë ndihem kaq mirënjohëse. 374 00:17:07,200 --> 00:17:09,296 E nuk më plas fare nëse jam apo jo një titan, 375 00:17:09,319 --> 00:17:10,880 sepse unë kurrë s'kam parë titan të luajë "ne leshkemi pepeshkemi". 376 00:17:10,880 --> 00:17:13,880 Thashë 'po' për më pak punë e më shumë lojë, 377 00:17:13,880 --> 00:17:18,175 dhe në një farë mënyre bota ime është po ajo. 378 00:17:18,200 --> 00:17:21,160 Truri im vazhdon të jetë global. Zjarret e kampeve ende rrinë ndezur. 379 00:17:21,960 --> 00:17:25,359 Sa më shumë luaj, aq më e lumtur jam, aq më të lumtur janë fëmijët e mi. 380 00:17:25,920 --> 00:17:29,176 Sa më shumë që luaj, aq më shumë ndihem një nënë e mirë. 381 00:17:29,200 --> 00:17:31,656 Sa më shumë që luaj, aq më e lirë është mendja ime. 382 00:17:31,680 --> 00:17:33,576 Sa më shumë që luaj, aq më mirë punoj. 383 00:17:33,600 --> 00:17:36,096 Sa më shumë që luaj, aq më shumë e ndjej gumëzhimën, 384 00:17:36,120 --> 00:17:38,496 kombin që po ndërtoj, maratonën ku po vrapoj, 385 00:17:38,520 --> 00:17:41,140 trupat, kanavacën, notën e lartë, gumëzhimën, gumëzhimën, 386 00:17:41,164 --> 00:17:43,564 gumëzhimën tjetër, gumëzhimën e vërtetë, 387 00:17:44,000 --> 00:17:45,456 gumuëzhimën e jetës. 388 00:17:45,480 --> 00:17:46,736 Sa më shumë e ndjej atë gumëzhimë, 389 00:17:46,760 --> 00:17:50,296 aq më shumë ky jo-titan i gjallë, i çuditshëm, që dridhet, i pambrojtur, 390 00:17:50,320 --> 00:17:51,656 i ndrojtur, fringo i ri, 391 00:17:51,680 --> 00:17:54,200 njësohet me mua. 392 00:17:55,120 --> 00:17:58,000 Sa më shumë e ndjej atë gumëzhimë, aq më shumë e di se kush jam. 393 00:17:58,560 --> 00:18:01,680 Unë jam shkrimtare, unë trilloj, imagjinoj. 394 00:18:02,400 --> 00:18:05,256 Kjo pjesë e punës, kjo është të jetosh ëndrrën. 395 00:18:05,280 --> 00:18:07,360 Kjo është ëndrra për punën. 396 00:18:07,960 --> 00:18:10,880 Sepse puna e ëndrrave duhet të jetë pak ëndërrimtare. 397 00:18:11,840 --> 00:18:14,760 Thashë 'po' për më pak punë dhe më shumë lojë. 398 00:18:15,680 --> 00:18:17,360 Titanët s'kanë punë këtu. 399 00:18:18,160 --> 00:18:19,360 Do të luash? 400 00:18:19,960 --> 00:18:21,176 Faleminderit. 401 00:18:21,200 --> 00:18:30,880 (Duartrokitje)