Le të jemi të sinqertë me financat e brendshme.
-
0:01 - 0:04A ju është dashur ndonjëherë të thyeni
rregullat e familjes suaj? -
0:04 - 0:07Sot, unë po thyej timen,
-
0:07 - 0:10rreth parave, sekretit dhe turpit.
-
0:12 - 0:16Në vitin 2006, në 40 vjetorin
e vëllait tim Keith, ai më telefonoi. -
0:17 - 0:20"Tam, jam ngusht me paratë.
-
0:21 - 0:23Nuk do të të kerkoja
nese nuk do ta kisha te nevojshme. -
0:24 - 0:27A mund të marr hua 7.500 dollarë? "
-
0:29 - 0:31Kjo nuk ishte hera e parë që
ai kishte nevojë urgjente për para, -
0:31 - 0:34por këtë herë, zëri i tij më frikësonte.
-
0:36 - 0:40Nuk e kisha dëgjuar kurrë
aq të lodhur dhe poshtëruar, -
0:42 - 0:44dhe ishte në ditëlindjen e tij të 40-të.
-
0:50 - 0:53Pas disa pyetjeve
që çdokush do ti pyeste, -
0:54 - 0:57unë rashe dakord t'i huazoja para,
por me një kusht: -
0:58 - 1:01që si profesionistja financiare
në familje, -
1:01 - 1:03doja të takohesha me të dhe të shoqen
-
1:03 - 1:05për të parë se çfarë
po ndodhte në të vërtetë. -
1:06 - 1:09Javë më vonë,
u takuam tek Starbucks-i i afert -
1:09 - 1:13dhe fillova direkt me bisedën
e vështirë të buxhetit të dashur. -
1:14 - 1:19"Ju duhet të shisni shtëpinë,
blini diçka që mund ta përballoni, -
1:19 - 1:21shisni lodrat.
-
1:21 - 1:22Dhe Starbucks?
-
1:22 - 1:24Hiqni dorë nga kafeja ditore
pesë dollarëshe ". -
1:25 - 1:29Pra, të gjitha gjerat që bëjmë
për t'u ndjerë si gjithe te tjeret. -
1:31 - 1:34Menjëherë, vëllai im dhe gruaja e tij
filluan një lojë të frikshme faji, -
1:35 - 1:37dhe gjërat morën tatëpjetën.
-
1:38 - 1:43Unë lëkundesha diku midis terapistit
dhe motrës së inatosur. -
1:44 - 1:46Doja që ata të ishin më mirë se kaq.
-
1:46 - 1:49"Hë pra, ju dy. Ejani në vete.
-
1:50 - 1:52Jeni prindër.
-
1:52 - 1:54Silluni si të rritur dhe bëhuni serioz ".
-
1:56 - 1:59Pasi u larguam, unë telefonova time më,
-
2:00 - 2:02por Keith ma kaloi,
-
2:02 - 2:05dhe i kishte thene asaj
se unë nuk po ndihmoja. -
2:06 - 2:09Në fakt, ai ishte i lënduar
dhe ndihej sikur po i merrnin frymën. -
2:12 - 2:19Sigurisht që ishte. E turpërova me bisedën
e vështirë të buxhetit të dashur. -
2:21 - 2:24Kishin kaluar dy muaj
kur mora një telefonatë. -
2:25 - 2:27"Tam? Kam lajme të këqija.
-
2:29 - 2:31Keith kreu vetëvrasje mbrëmë. "
-
2:36 - 2:39Ditë më vonë, në shtëpinë e tij,
shkova për të kërkuar përgjigje, -
2:41 - 2:43në "zyrën" e tij - garazhin.
-
2:44 - 2:49Atje gjeta një pirg faturash
të papaguara te kartave të kreditit -
2:49 - 2:53dhe një njoftim hipoteke që i ishte dhënë
ditën kur ai vdiq. -
3:13 - 3:17Vëllai im la pas
vajzën e tij të bukur 10-vjeçare, -
3:18 - 3:23djalin i tij të shkëlqyer 18-vjeçar,
javë para diplomimit të shkollës së mesme, -
3:23 - 3:25dhe gruan e tij prej 20 vjetësh.
-
3:26 - 3:28Si ndodhi kjo gjë?
-
3:30 - 3:35Vëllai im ishte kapur në ciklin e turpit
të parave në familjen tonë, -
3:35 - 3:37dhe ai nuk ishte i vetëm në këtë gjë.
-
3:38 - 3:44Normat e vetëvrasjeve
tek të rriturit 40-64 vjeç -
3:44 - 3:47janë rritur me rreth 40 për qind
që nga viti 1999. -
3:48 - 3:52Humbja e punës, falimentimi dhe hipoteka
-
3:52 - 3:55ishin të pranishme pothuajse
ne 40 për qind të vdekjeve, -
3:55 - 4:00me burra të bardhë të moshës së mesme
duke përbërë shtatë nga 10 vetëvrasjet. -
4:02 - 4:04Ajo që unë kam mësuar
-
4:04 - 4:11është se sjelljet tona vetë-shkatërruese
dhe vetë-goditëse financiare -
4:11 - 4:15nuk shtyhen nga mendjet tona
racionale, logjike. -
4:15 - 4:22Në vend të kësaj, janë produkt i sistemeve
tona të pandërgjegjeshme të besimit -
4:22 - 4:24të rrënjosur në fëmijërinë tonë
-
4:24 - 4:26dhe aq thellë të ngulitur tek ne,
-
4:26 - 4:31sa që formojnë mënyrën se si ne merremi
me paratë gjatë gjithë rritjes sonë, -
4:31 - 4:38dhe kështu shumë prej jush ngelin
duke besuar se janë dembela, -
4:38 - 4:42të çmendur apo budallenj
- ose thjesht keq me të hollat. -
4:43 - 4:46Kjo është ajo që unë e quaj turp parash.
-
4:47 - 4:51Dr. Brené Brown,
një studiuese e njohur e turpit, -
4:51 - 4:57e përcakton turpin si "ndjenjën
intensivisht të dhimbshme ose -
4:57 - 5:01të besuarit se ne kemi të meta,
-
5:01 - 5:04dhe për këtë arsye jemi të padenjë
për dashuri dhe përkatësi. " -
5:06 - 5:10Bazuar në këtë përkufizim,
kështu e përcaktoj unë turpin e parave: -
5:11 - 5:14"ndjenjën intensivisht
të dhimbshme ose përvojën -
5:14 - 5:17e të besuarit se kemi të meta,
-
5:17 - 5:20dhe për këtë arsye jemi të padenjë
për dashuri dhe përkatësi, -
5:20 - 5:22bazuar në bilancet e llogarisë bankare,
-
5:24 - 5:28borxhet tona, shtëpitë tona, makinat tona
-
5:28 - 5:30dhe titujt e punës sonë".
-
5:32 - 5:34Më lejoni t'ju jap disa
shembuj të asaj që dua të them. -
5:36 - 5:38Besoj se ne të gjithë kemi turp parash,
-
5:38 - 5:42pavarësisht nëse fitoni
10,000 dollarë në vit apo 10 milionë, -
5:42 - 5:46dhe kjo është për shkak se ne u japim
parave gjithë fuqinë tonë. -
5:48 - 5:51Ja se si do të dukej
nëse dikush që doni, ose ju, -
5:52 - 5:54mund të ketë turp parash.
-
5:54 - 5:57Ata luajnë me shuma të mëdha,
gjithmonë e marrin çekun, -
5:57 - 6:00duke shpëtuar financiarisht
familje dhe miq. -
6:00 - 6:03Ata janë financiarisht të sigurt,
-
6:03 - 6:06por jetojnë në një gjendje
kronike të pa-mjaftueshmërisë. -
6:08 - 6:15Ngasin një Mercedes, por buxheti i tyre në
realitet mund të përballojë vetëm një Honda. -
6:16 - 6:19Dhe ata duken mirë me çdo kusht.
-
6:21 - 6:25E di që ne mund të shpëtojmë
nga mbërthimi i turpit të parave, -
6:25 - 6:26sepse unë e bëra.
-
6:27 - 6:31Pak pas vdekjes së vëllait tim,
goditi recesioni. -
6:32 - 6:35Unë humba biznesin dhe hasa falimentimin.
-
6:36 - 6:40Në fshehtësi, isha e tmerruar.
-
6:41 - 6:47Qëndrova në shtëpinë time për një vit,
duke menduar se kisha bërë diçka gabim, -
6:47 - 6:51i thashë vetes: "Çfarë ke bërë?
Cfare ndodhi?" -
6:52 - 6:57Qëndroja në heshtje, teksa gjithë kohës,
dilja jashtë dhe buzëqeshja. -
6:58 - 6:59Askush nuk e dinte.
-
7:00 - 7:01Ky është turpi i parave.
-
7:03 - 7:08Cfarë duhet të bëja ishte të hiqja dorë
nga ai mbërthim që kisha -
7:08 - 7:10në njohjen e të gjitha përgjigjeve.
-
7:10 - 7:12Unë isha ajo që i dinte
të gjitha në familjen time, -
7:14 - 7:18dhe duhej të hiqja dorë nga ideja
se një plan të ri financiar -
7:18 - 7:20ishte zgjidhja.
-
7:21 - 7:26Dhe ashtu si çdo gjë
në jetën time, për mua, -
7:26 - 7:30U dërgua një njeri për të ndihmuar,
-
7:31 - 7:33dhe unë e pranova ndihmën,
-
7:34 - 7:37por duhet të isha kërkuese nga vetja
-
7:37 - 7:41rreth historisë së parave në familjen time
-
7:41 - 7:42dhe besimeve e mia rreth parave.
-
7:45 - 7:49Duhet të fillojmë ta bejme këtë bisedë.
-
7:49 - 7:51Paraja nuk mund të jetë më një temë tabu.
-
7:52 - 7:58Duhet të jemi të ndershëm me njëri-tjetrin
kur po vuajmë me çështje monetare, -
7:58 - 8:03dhe le të bëhemi real - ne duhet të ndalojmë
së mpiri dhimbjen tonë. -
8:04 - 8:08Për të zbuluar pjesët e dhimbshme
-
8:08 - 8:10të tregimit tuaj të parave
dhe historisë tuaj të parave, -
8:11 - 8:13ju nuk mund të jeni të mpirë.
-
8:14 - 8:19Duhet ta lëshojmë të kaluarën tonë
në mënyrë që të jemi të lirë. -
8:21 - 8:25Lënia e së shkuarës
ndodh përmes dorëzimit, -
8:25 - 8:27besimit dhe faljes.
-
8:27 - 8:32Borxhi është manifestimi aktual
i të mosfalurit. -
8:33 - 8:37Nëse keni borxhe, nuk e keni
falur plotësisht të kaluarën tuaj, -
8:37 - 8:41kështu që është puna jonë
të falim vetveten dhe të tjerët -
8:41 - 8:43në mënyrë që të jetojmë lirshëm.
-
8:43 - 8:46Përndryshe, historia jonë
do të vazhdojë të përsëritet. -
8:48 - 8:52Kjo nuk është një rregullim i shpejtë,
dhe e di që ne të gjithë e duam një, -
8:52 - 8:54por është një zgjim i ngadalshëm.
-
8:54 - 8:56Ky është një nivel tjetër i punës.
-
8:56 - 9:00Duhet të shkojmë më lart për ta marrë atë,
-
9:00 - 9:01për ta arritur atë.
-
9:02 - 9:05Pra provoni këtë: ndiqni dollarët tuaj.
-
9:05 - 9:09Paratë tuaja do t'ju tregojnë
menjëherë atë që e vlerësoni. -
9:09 - 9:11Ku po shkojne?
-
9:11 - 9:15Dhe pastaj pyesni veten:
A i vlerësoj vërtet të gjitha këto gjëra? -
9:16 - 9:19Dhe të interesoheni
çfarë ndjeni kur jeni duke shpenzuar. -
9:19 - 9:21A je i vetmuar?
-
9:21 - 9:22A je i mërzitur?
-
9:23 - 9:25Apo je thjesht i ngazëllyer?
-
9:27 - 9:30Por ka punë më të thellë
që duhet të ndodhë. -
9:30 - 9:33Si i morët të gjitha këto
besimet e parave si fillim? -
9:35 - 9:37Unë e quaj këtë autobiografinë
tuaj të parave, -
9:37 - 9:42dhe si një trajner parash, ky është
hapi i parë që marr me klientët e mi. -
9:43 - 9:46Mendoni deri tek kujtimi juaj
më i hershëm i parave të fëmijërisë. -
9:47 - 9:49Si u ndjetë kur kishit para?
-
9:49 - 9:53Ishit të emocionuar,
krenarë apo të hutuar? -
9:54 - 9:56Dhe çfarë bëtë me paratë?
-
9:56 - 10:00A ju drejtuat dyqanit të karameleve,
apo ju drejtuat bankës? -
10:01 - 10:03Dhe çfarë dëgjuat t'ju thoshin prindërit,
-
10:03 - 10:06dhe çfarë keni parë
të bëjnë prindërit me paratë? -
10:08 - 10:10Vëllai im dhe unë dëgjuam,
-
10:10 - 10:12"Më shumë para do të na bëjnë të lumtur".
-
10:13 - 10:14Çdo ditë.
-
10:14 - 10:16"Më shumë para do të na bëjnë të lumtur".
-
10:16 - 10:19Dhe ne e përshtatëm atë
në besimin e parave -
10:19 - 10:23se vlera jonë personale ishte e barabartë
me vlerën tonë neto -
10:23 - 10:29teksa ne shihnim nënën tonë të jetonte
në një gjendje kronike pa-mjaftueshmërie. -
10:29 - 10:33Dhe ajo e mpiu dhimbjen
me sheqer e pazare. -
10:34 - 10:36Pra, çfarë bëmë ne?
-
10:37 - 10:39Keith përsëriti jetën e nënës sime.
-
10:40 - 10:44Ai kishte të ardhura te ulta,
që kërkonte të shpëtohej financiarisht, -
10:44 - 10:46dhe ai e mpiu dhimbjen me alkool.
-
10:47 - 10:48Unë bëra të kundërtën.
-
10:49 - 10:52Unë kisha të ardhura te mira,
-
10:52 - 10:55shpetuese,
-
10:55 - 10:58dhe unë e mpiva dhimbjen
me libra vetë-ndihme. -
11:00 - 11:03Por ajo që ne kishim të përbashkët
ishte besimi ynë i parave. -
11:03 - 11:05Të dy ne besonim
se bilanci ynë i llogarisë bankare -
11:05 - 11:07ishte i barabartë me vlerën
tonë personale. -
11:09 - 11:12Kur shoh mbrapa tek
takimi me tim vëlla në Starbucks... -
11:14 - 11:17ai nuk kishte nevojë
për një buxhet dhe gjykimin tim. -
11:18 - 11:21Ai kishte nevojë për rrugëdalje
nga vuajtjet e tij, -
11:21 - 11:23dhe kishte nevojë për dhembshurinë time.
-
11:24 - 11:27Keith nuk ishte në gjendje
të ishte ai që e ngre zërin -
11:27 - 11:29dhe që thyen ciklin e turpshëm
të parave në familjen tonë, -
11:29 - 11:33kështu që ai ma la mua ta bëj punën
dhe të ndaj trashëgiminë e tij. -
11:35 - 11:36Ndryshimi është i vështirë,
-
11:38 - 11:41por në familjen time,
të mos ndryshosh është fatale. -
11:43 - 11:44Kështu që unë e bëra punën,
-
11:44 - 11:49dhe kam përjetuar
një falje të thellë dhe kuptimplotë, -
11:51 - 11:53dhe teksa qëndroj këtu sot,
-
11:54 - 11:56Unë po jetoj me një qëllim,
-
11:57 - 12:01Unë shërbej dhe paraja më shërben mua.
-
12:02 - 12:06Duhej vetëm një person në familjen tuaj
-
12:06 - 12:09për të thyer ciklin e turpit të parave.
-
12:09 - 12:12Unë dua që ju të jeni ai person.
-
12:13 - 12:14Ju falemnderit.
-
12:14 - 12:17(Duartrokitje)
- Title:
- Le të jemi të sinqertë me financat e brendshme.
- Speaker:
- Tammy Lally
- Description:
-
Vështirësia për të ndarë dhe menaxhuar financat është e zakonshme - por të folurit sinqerisht dhe hapur rreth saj nuk është. Pse i fshehim problemet tona rreth parave? Në këtë bisedë të kujdesshme dhe personale, autorja Tammy Lally na inkurajon të heqim dorë nga "turpi i parave" dhe na tregon se si të mos i barazojmë llogaritë tona bankare me vetëvlerësimin tonë personal.
- Video Language:
- English
- Team:
- closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 12:30
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for Tammy Lally speaks at TEDxOrlando | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Tammy Lally speaks at TEDxOrlando | ||
Helena Bedalli accepted Albanian subtitles for Tammy Lally speaks at TEDxOrlando | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Tammy Lally speaks at TEDxOrlando | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Tammy Lally speaks at TEDxOrlando | ||
OLDEA MAMO edited Albanian subtitles for Tammy Lally speaks at TEDxOrlando | ||
OLDEA MAMO edited Albanian subtitles for Tammy Lally speaks at TEDxOrlando |