Return to Video

Mrekullitë e botës molekulare, të animuara

  • 0:02 - 0:04
    Unë jetoj në Utah,
  • 0:04 - 0:07
    një vend i njohur për peizazhet
    natyrale më magjepsëse
  • 0:07 - 0:09
    në këtë planet.
  • 0:09 - 0:13
    Është e lehtë të mbushesh me emocion
    nga këto pamje mahnitëse,
  • 0:13 - 0:17
    dhe të magjepsesh nga këto
    formacione në dukje jashtëtokësore.
  • 0:17 - 0:20
    Si shkencëtare, më pëlqen
    shumë të vëzghoj natyrën.
  • 0:20 - 0:22
    Por si biologe qelizore,
  • 0:22 - 0:25
    më intereson më shumë
    të kuptuarit e natyrës
  • 0:25 - 0:27
    në një shkallë shumë më të vogël.
  • 0:28 - 0:31
    Unë jam animatore molekulare
    dhe punoj me studiues të tjerë
  • 0:31 - 0:34
    për të krijuar vizualizime
    molekulash që janë kaq të vogla,
  • 0:34 - 0:35
    sa në thelb, janë të padukshme.
  • 0:35 - 0:38
    Këto molekula janë më të
    vogla se gjatësia e valës së dritës,
  • 0:38 - 0:40
    që do të thotë se s'mund
    t'i shohim dot direkt
  • 0:40 - 0:42
    edhe me mikroskopët më të mirë optikë.
  • 0:42 - 0:45
    Pra, si mund të krijoj
    vizualizime të gjërave
  • 0:45 - 0:47
    që janë aq të vogla sa s'mund t'i shohim?
  • 0:47 - 0:49
    Shkencëtarët, si bashkëpunuesit e mi,
  • 0:49 - 0:52
    mund të shpenzojnë të gjithë
    karrierën e tyre profesionale
  • 0:52 - 0:54
    për të kuptuar
    një proces molekular.
  • 0:54 - 0:56
    Për ta bërë këtë, ata kryejnë
    një sërë eksperimentesh
  • 0:56 - 0:59
    që na mësojnë një
    pjesë të vogël të enigmës.
  • 0:59 - 1:02
    Një tjetër lloj eksperimenti,
    mund të na tregojë për formën
  • 1:02 - 1:04
    e një proteine, ndërsa një tjetër
  • 1:04 - 1:06
    me ç'proteina
    të tjera bashkëvepron
  • 1:06 - 1:08
    dhe një tjetër na tregon
    se ku gjendet në qelizë.
  • 1:08 - 1:12
    Të gjitha këto copëza informacioni, mund
    të përdoren për të dalë me një hipotezë,
  • 1:12 - 1:16
    një histori, në thelb, se si
    një molekulë mund të funksionojë.
  • 1:17 - 1:21
    Detyra ime është t'i marr këto ide
    dhe t'i shndërroj në një animacion.
  • 1:21 - 1:22
    Kjo mund të jetë e ndërlikuar,
  • 1:22 - 1:25
    pasi rezulton se këto molekula
    bëkan gjëra shumë të çuditshme.
  • 1:25 - 1:29
    Por këto animacione mund të jenë
    shumë të dobishme për studiuesit
  • 1:29 - 1:32
    për të përcjellë idetë e tyre, mbi
    mënyrën si funksionojnë molekulat.
  • 1:32 - 1:35
    Ata mund të na lejojnë madje
    ta shohim botën molekulare
  • 1:35 - 1:36
    përmes syve të tyre.
  • 1:36 - 1:38
    Do të doja t'ju tregoja disa animacione,
  • 1:38 - 1:42
    një tur të shkurtër të asaj çfarë
    gjykoj se janë disa nga mrekullitë
  • 1:42 - 1:44
    e natyrës së botës molekulare.
  • 1:44 - 1:46
    Së pari, kjo është një qelizë imunitare.
  • 1:46 - 1:48
    Këto lloj qelizash duhet
    të vijnë vërdallë trupit tonë
  • 1:48 - 1:52
    në mënyrë që të gjejnë
    pushtues si bakteret patogjene.
  • 1:52 - 1:55
    Kjo lëvizje fuqizohet nga një prej
    proteinave të mia të preferuara
  • 1:55 - 1:56
    e quajtur aktin,
  • 1:56 - 1:58
    e cila është pjesë
    e të ashtuquajturit citoskelet.
  • 1:58 - 2:00
    Ndryshe nga skeletët tanë,
  • 2:00 - 2:04
    filamentet e aktinës ndërtohen dhe
    shpërbëhen në mënyrë të vazhdueshme.
  • 2:04 - 2:07
    Citoskeleti i aktinës luan një rol
    tepër të rëndësishëm në qelizat tona.
  • 2:07 - 2:09
    I mundëson atyre të ndryshojnë formë,
  • 2:09 - 2:11
    të lëvizin, të ngjiten në
    sipërfaqe të ndryshme
  • 2:12 - 2:14
    dhe gjithashtu të asgjësojnë baktere.
  • 2:14 - 2:17
    Aktina është pjesë
    edhe e një lloj lëvizjeje tjetër.
  • 2:17 - 2:20
    Në qelizat muskulore, strukturat
    e aktinës formojnë këto filamente
  • 2:20 - 2:21
    të rregullta që duken si pëlhurë.
  • 2:21 - 2:24
    Kur muskujt tanë tkurren,
    këto filamente vijnë sëbashku
  • 2:24 - 2:26
    dhe kthehen prapë në
    pozicionin e mëparshëm
  • 2:26 - 2:28
    kur muskujt tanë shtrihen.
  • 2:28 - 2:31
    Pjesë të tjera të citosekletit,
    në këtë rast mikrotubat,
  • 2:31 - 2:34
    janë përgjegjës për trasportin
    në distanca të largëta.
  • 2:34 - 2:36
    Mund të themi që janë
    autostrada qelizore
  • 2:36 - 2:40
    që përdoren për të lëvizur gjëra
    nga njëra anë e qelizës në tjetrën.
  • 2:40 - 2:43
    Ndryshe nga rrugët tona,
    mikrotubat rriten dhe tkurren,
  • 2:43 - 2:44
    duke u shfaqur kur nevojiten
  • 2:44 - 2:46
    dhe duke u zhdukur kur puna është kryer.
  • 2:46 - 2:49
    Versioni molekular i gjysmërimorkiove
  • 2:49 - 2:52
    janë proteinat e quajtura
    proteinat motorike
  • 2:52 - 2:54
    që mund të ecin përgjatë mikrotubave,
  • 2:54 - 2:57
    duke tërhequr ndonjëherë,
    ngarkesa të mëdha pas tyre
  • 2:57 - 2:59
    si për shembull organele.
  • 2:59 - 3:01
    Kjo proteinë motorike
    në veçanti, njihet si dinein
  • 3:01 - 3:04
    dhe dihet se mund të
    punojë në grupe
  • 3:04 - 3:07
    që duken, sipas meje të paktën,
    si karrocë kuajsh.
  • 3:07 - 3:11
    Siç e shihni, qeliza një mjedis tepër
    dinamik dhe gjithnjë në ndryshim,
  • 3:11 - 3:15
    ku objekte ndërtohen dhe shpërbëhen
    në mënyrë të vazhdueshme.
  • 3:15 - 3:16
    Por, disa nga këto struktura
  • 3:16 - 3:19
    janë më të vështira për tu
    shpërbërë se disa të tjera
  • 3:19 - 3:20
    dhe duhet të thirren
    forcat speciale
  • 3:20 - 3:24
    në mënyrë që këto struktura
    të shpërbëhen në kohë.
  • 3:24 - 3:26
    Kjo detyrë kryhet pjesërisht
    nga proteina të tilla.
  • 3:26 - 3:28
    Këto proteina në formë gjevreku,
  • 3:28 - 3:30
    prej të cilave ka një
    shumëllojshmëri
  • 3:30 - 3:32
    në qelizë, të gjitha punojnë
    në shpërbërjen
  • 3:32 - 3:35
    e strukturave duke tërhequr secilën
    proteinë përmes një vrime qëndrore.
  • 3:35 - 3:38
    Kur këto proteina nuk punojnë si duhet,
  • 3:38 - 3:41
    llojet e proteinave që duhet të shpërbëhen
  • 3:41 - 3:43
    ndonjëherë mund të ngjiten
    sëbashku dhe bashkohen
  • 3:43 - 3:47
    dhe kjo mund të sjellë sëmundje të
    tmerrshme, si Alzheimer-i.
  • 3:47 - 3:49
    Le t'i hedhim një sy bërthamës,
  • 3:49 - 3:52
    e cila përmban gjenomën tonë
    në formën e ADN-së.
  • 3:52 - 3:54
    Në çdo qelizë tonën,
  • 3:54 - 3:58
    një sërë proteinash kujdesen dhe
    mirëmbajnë ADN-në tonë.
  • 3:58 - 4:01
    ADN-ja mbështillet rreth këtyre
    proteinave, të quajtura histone
  • 4:01 - 4:05
    që mundësojnë qelizat të paketojnë,
    sasi të mëdha ADN-je në bërthamë.
  • 4:05 - 4:08
    Këto makinizma quhen
    rimodelues kromatik,
  • 4:08 - 4:11
    dhe ata punojnë duke shtyrë ADN-në
  • 4:11 - 4:12
    përreth këtyre histoneve
  • 4:12 - 4:16
    dhe lejojnë pjesë të tjera
    ADN-je të dalin në pah.
  • 4:16 - 4:19
    Kjo ADN mund të njihet
    nga mekanizma të tjerë.
  • 4:19 - 4:22
    Në këtë rast, ky mekanizëm
    i madh molekular
  • 4:22 - 4:24
    po kërkon një segment ADN-je
  • 4:24 - 4:26
    që t'i tregojë se është
    fillimi i një gjeni.
  • 4:26 - 4:28
    Sapo e gjen një segment,
  • 4:28 - 4:30
    i nënshtrohet një sërë
    ndryshimesh forme,
  • 4:30 - 4:33
    gjë që e mundëson të sjellë
    një tjetër mekanizëm
  • 4:33 - 4:37
    që më pas lejon një gjen të
    aktivizohet ose të transkiptohet.
  • 4:37 - 4:40
    Ky duhet të jetë një proces
    i rregulluar shumë rreptësisht,
  • 4:40 - 4:43
    sepse aktivizimi i gjenit të gabuar
    në kohën e gabuar
  • 4:43 - 4:45
    mund të sjellë pasoja shkatërrimtare.
  • 4:45 - 4:48
    Shkencëtarët janë tani në gjendje të
    përdorin mekanizma proteinik
  • 4:48 - 4:50
    për të modifikuar gjenoma.
  • 4:50 - 4:52
    Jam e sigurt, të gjithë ju keni
    dëgjuar për CRISPR.
  • 4:52 - 4:55
    CRIPSR shfrytëzon
    një proteinë të njohur is Cas9,
  • 4:55 - 4:58
    e cila mund të ndërtohet që
    të njohë dhe presë
  • 4:58 - 5:00
    një sekuencë tepër specifike të ADN-së.
  • 5:00 - 5:02
    Te ky shembull,
  • 5:02 - 5:06
    dy proteina Cas9 po përdoren për të
    prerë një pjesë ADN-je problematike.
  • 5:06 - 5:09
    Për shembull, një pjesë e gjenit
    që mund të sjellë një sëmundje.
  • 5:09 - 5:11
    Më pas përdoret
    mekanizmi qelizor
  • 5:11 - 5:14
    për të ngjitur dy skajet e
    ADN-së prapë bashkë.
  • 5:14 - 5:15
    Si animatore molekulare,
  • 5:15 - 5:19
    një nga sfidat më të mëdha është
    të përfytyruarit e të panjohurës.
  • 5:19 - 5:22
    Të gjitha animacionet që ju kam
    treguar përfaqësojnë hipoteza,
  • 5:22 - 5:24
    atë çka mendojnë
    bashkëpunuesit e mi si funksionon
  • 5:24 - 5:27
    një proces, bazuar në
    informacionin më të mirë që kanë.
  • 5:27 - 5:29
    Por, për shumë procese molekulare,
  • 5:29 - 5:32
    jemi ende në hapat e parë
    të të kuptuarit të gjërave,
  • 5:32 - 5:33
    dhe ka shumë për të mësuar.
  • 5:33 - 5:34
    E vërteta është se
  • 5:34 - 5:38
    këto botë të padukshme molekulare
    janë të gjera dhe të pashkelura.
  • 5:39 - 5:42
    Për mua, këto peizazhe molekulare
  • 5:42 - 5:45
    janë po aq interesante për tu
    eksploruar sa edhe një botë natyrale
  • 5:45 - 5:47
    të cilën mund ta shohim përreth nesh.
  • 5:47 - 5:49
    Faleminderit.
  • 5:49 - 5:52
    (Duartrokitje)
Títol:
Mrekullitë e botës molekulare, të animuara
Speaker:
Janet Iwasa
Descripció:

Disa struktura biologjike janë aq të vogla sa shkencëtarët nuk mun t'i shohin as me mikroskopët më të fuqishëm. Këtu, Janet Iwasa, animatore molekulare dhe TED Fellow, fillon të tregohet krijuese. Eksploro botë të gjera molekulare, ndërsa ajo ndan me ju animacione mahnitëse që përfytyrojnë se si ato mund të funksionojnë.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Projecte:
TEDTalks
Duration:
06:05

Albanian subtitles

Revisions