1 00:00:02,417 --> 00:00:03,684 Unë jetoj në Utah, 2 00:00:03,708 --> 00:00:06,559 një vend i njohur për peizazhet natyrale më magjepsëse 3 00:00:06,583 --> 00:00:09,143 në këtë planet. 4 00:00:09,167 --> 00:00:12,643 Është e lehtë të mbushesh me emocion nga këto pamje mahnitëse, 5 00:00:12,667 --> 00:00:16,518 dhe të magjepsesh nga këto formacione në dukje jashtëtokësore. 6 00:00:16,566 --> 00:00:20,208 Si shkencëtare, më pëlqen shumë të vëzghoj natyrën. 7 00:00:20,208 --> 00:00:21,976 Por si biologe qelizore, 8 00:00:22,000 --> 00:00:24,809 më intereson më shumë të kuptuarit e natyrës 9 00:00:24,833 --> 00:00:27,042 në një shkallë shumë më të vogël. 10 00:00:27,917 --> 00:00:30,726 Unë jam animatore molekulare dhe punoj me studiues të tjerë 11 00:00:30,750 --> 00:00:33,643 për të krijuar vizualizime molekulash që janë kaq të vogla, 12 00:00:33,667 --> 00:00:35,268 sa në thelb, janë të padukshme. 13 00:00:35,292 --> 00:00:38,143 Këto molekula janë më të vogla se gjatësia e valës së dritës, 14 00:00:38,167 --> 00:00:40,406 që do të thotë se s'mund t'i shohim dot direkt 15 00:00:40,430 --> 00:00:42,476 edhe me mikroskopët më të mirë optikë. 16 00:00:42,500 --> 00:00:44,643 Pra, si mund të krijoj vizualizime të gjërave 17 00:00:44,667 --> 00:00:46,643 që janë aq të vogla sa s'mund t'i shohim? 18 00:00:46,667 --> 00:00:48,809 Shkencëtarët, si bashkëpunuesit e mi, 19 00:00:48,833 --> 00:00:51,568 mund të shpenzojnë të gjithë karrierën e tyre profesionale 20 00:00:51,568 --> 00:00:53,518 për të kuptuar një proces molekular. 21 00:00:53,542 --> 00:00:56,018 Për ta bërë këtë, ata kryejnë një sërë eksperimentesh 22 00:00:56,042 --> 00:00:58,733 që na mësojnë një pjesë të vogël të enigmës. 23 00:00:58,733 --> 00:01:02,028 Një tjetër lloj eksperimenti, mund të na tregojë për formën 24 00:01:02,028 --> 00:01:03,650 e një proteine, ndërsa një tjetër 25 00:01:03,650 --> 00:01:05,536 me ç'proteina të tjera bashkëvepron 26 00:01:05,560 --> 00:01:08,465 dhe një tjetër na tregon se ku gjendet në qelizë. 27 00:01:08,489 --> 00:01:12,476 Të gjitha këto copëza informacioni, mund të përdoren për të dalë me një hipotezë, 28 00:01:12,500 --> 00:01:15,583 një histori, në thelb, se si një molekulë mund të funksionojë. 29 00:01:17,000 --> 00:01:20,934 Detyra ime është t'i marr këto ide dhe t'i shndërroj në një animacion. 30 00:01:20,958 --> 00:01:22,400 Kjo mund të jetë e ndërlikuar, 31 00:01:22,400 --> 00:01:25,476 pasi rezulton se këto molekula bëkan gjëra shumë të çuditshme. 32 00:01:25,476 --> 00:01:28,875 Por këto animacione mund të jenë shumë të dobishme për studiuesit 33 00:01:28,875 --> 00:01:32,110 për të përcjellë idetë e tyre, mbi mënyrën si funksionojnë molekulat. 34 00:01:32,110 --> 00:01:34,768 Ata mund të na lejojnë madje ta shohim botën molekulare 35 00:01:34,792 --> 00:01:36,351 përmes syve të tyre. 36 00:01:36,375 --> 00:01:38,309 Do të doja t'ju tregoja disa animacione, 37 00:01:38,333 --> 00:01:41,851 një tur të shkurtër të asaj çfarë gjykoj se janë disa nga mrekullitë 38 00:01:41,875 --> 00:01:43,559 e natyrës së botës molekulare. 39 00:01:43,583 --> 00:01:45,559 Së pari, kjo është një qelizë imunitare. 40 00:01:45,583 --> 00:01:48,476 Këto lloj qelizash duhet të vijnë vërdallë trupit tonë 41 00:01:48,500 --> 00:01:51,518 në mënyrë që të gjejnë pushtues si bakteret patogjene. 42 00:01:51,542 --> 00:01:54,643 Kjo lëvizje fuqizohet nga një prej proteinave të mia të preferuara 43 00:01:54,667 --> 00:01:55,934 e quajtur aktin, 44 00:01:55,958 --> 00:01:58,434 e cila është pjesë e të ashtuquajturit citoskelet. 45 00:01:58,458 --> 00:02:00,101 Ndryshe nga skeletët tanë, 46 00:02:00,125 --> 00:02:03,851 filamentet e aktinës ndërtohen dhe shpërbëhen në mënyrë të vazhdueshme. 47 00:02:03,875 --> 00:02:07,268 Citoskeleti i aktinës luan një rol tepër të rëndësishëm në qelizat tona. 48 00:02:07,292 --> 00:02:09,059 I mundëson atyre të ndryshojnë formë, 49 00:02:09,083 --> 00:02:11,476 të lëvizin, të ngjiten në sipërfaqe të ndryshme 50 00:02:11,500 --> 00:02:13,934 dhe gjithashtu të asgjësojnë baktere. 51 00:02:13,958 --> 00:02:16,559 Aktina është pjesë edhe e një lloj lëvizjeje tjetër. 52 00:02:16,583 --> 00:02:19,688 Në qelizat muskulore, strukturat e aktinës formojnë këto filamente 53 00:02:19,698 --> 00:02:21,333 të rregullta që duken si pëlhurë. 54 00:02:21,333 --> 00:02:24,268 Kur muskujt tanë tkurren, këto filamente vijnë sëbashku 55 00:02:24,268 --> 00:02:26,333 dhe kthehen prapë në pozicionin e mëparshëm 56 00:02:26,333 --> 00:02:27,809 kur muskujt tanë shtrihen. 57 00:02:27,833 --> 00:02:31,059 Pjesë të tjera të citosekletit, në këtë rast mikrotubat, 58 00:02:31,083 --> 00:02:33,768 janë përgjegjës për trasportin në distanca të largëta. 59 00:02:33,792 --> 00:02:36,434 Mund të themi që janë autostrada qelizore 60 00:02:36,458 --> 00:02:39,809 që përdoren për të lëvizur gjëra nga njëra anë e qelizës në tjetrën. 61 00:02:39,833 --> 00:02:42,601 Ndryshe nga rrugët tona, mikrotubat rriten dhe tkurren, 62 00:02:42,625 --> 00:02:44,059 duke u shfaqur kur nevojiten 63 00:02:44,083 --> 00:02:46,434 dhe duke u zhdukur kur puna është kryer. 64 00:02:46,458 --> 00:02:48,893 Versioni molekular i gjysmërimorkiove 65 00:02:48,917 --> 00:02:51,580 janë proteinat e quajtura proteinat motorike 66 00:02:51,580 --> 00:02:53,976 që mund të ecin përgjatë mikrotubave, 67 00:02:54,000 --> 00:02:56,684 duke tërhequr ndonjëherë, ngarkesa të mëdha pas tyre 68 00:02:56,718 --> 00:02:58,528 si për shembull organele. 69 00:02:58,542 --> 00:03:01,393 Kjo proteinë motorike në veçanti, njihet si dinein 70 00:03:01,441 --> 00:03:03,875 dhe dihet se mund të punojë në grupe 71 00:03:03,875 --> 00:03:07,309 që duken, sipas meje të paktën, si karrocë kuajsh. 72 00:03:07,333 --> 00:03:11,184 Siç e shihni, qeliza një mjedis tepër dinamik dhe gjithnjë në ndryshim, 73 00:03:11,208 --> 00:03:14,643 ku objekte ndërtohen dhe shpërbëhen në mënyrë të vazhdueshme. 74 00:03:14,643 --> 00:03:16,018 Por, disa nga këto struktura 75 00:03:16,018 --> 00:03:18,567 janë më të vështira për tu shpërbërë se disa të tjera 76 00:03:18,567 --> 00:03:20,365 dhe duhet të thirren forcat speciale 77 00:03:20,365 --> 00:03:23,559 në mënyrë që këto struktura të shpërbëhen në kohë. 78 00:03:23,583 --> 00:03:26,309 Kjo detyrë kryhet pjesërisht nga proteina të tilla. 79 00:03:26,309 --> 00:03:27,871 Këto proteina në formë gjevreku, 80 00:03:27,871 --> 00:03:29,947 prej të cilave ka një shumëllojshmëri 81 00:03:29,947 --> 00:03:31,976 në qelizë, të gjitha punojnë në shpërbërjen 82 00:03:32,000 --> 00:03:35,393 e strukturave duke tërhequr secilën proteinë përmes një vrime qëndrore. 83 00:03:35,417 --> 00:03:37,976 Kur këto proteina nuk punojnë si duhet, 84 00:03:38,000 --> 00:03:40,726 llojet e proteinave që duhet të shpërbëhen 85 00:03:40,750 --> 00:03:43,184 ndonjëherë mund të ngjiten sëbashku dhe bashkohen 86 00:03:43,208 --> 00:03:47,393 dhe kjo mund të sjellë sëmundje të tmerrshme, si Alzheimer-i. 87 00:03:47,417 --> 00:03:49,434 Le t'i hedhim një sy bërthamës, 88 00:03:49,458 --> 00:03:52,393 e cila përmban gjenomën tonë në formën e ADN-së. 89 00:03:52,417 --> 00:03:53,851 Në çdo qelizë tonën, 90 00:03:53,875 --> 00:03:58,184 një sërë proteinash kujdesen dhe mirëmbajnë ADN-në tonë. 91 00:03:58,208 --> 00:04:01,402 ADN-ja mbështillet rreth këtyre proteinave, të quajtura histone 92 00:04:01,402 --> 00:04:05,351 që mundësojnë qelizat të paketojnë, sasi të mëdha ADN-je në bërthamë. 93 00:04:05,375 --> 00:04:08,434 Këto makinizma quhen rimodelues kromatik, 94 00:04:08,458 --> 00:04:11,184 dhe ata punojnë duke shtyrë ADN-në 95 00:04:11,208 --> 00:04:12,476 përreth këtyre histoneve 96 00:04:12,500 --> 00:04:16,351 dhe lejojnë pjesë të tjera ADN-je të dalin në pah. 97 00:04:16,375 --> 00:04:19,309 Kjo ADN mund të njihet nga mekanizma të tjerë. 98 00:04:19,333 --> 00:04:21,851 Në këtë rast, ky mekanizëm i madh molekular 99 00:04:21,875 --> 00:04:23,559 po kërkon një segment ADN-je 100 00:04:23,583 --> 00:04:25,893 që t'i tregojë se është fillimi i një gjeni. 101 00:04:25,917 --> 00:04:27,601 Sapo e gjen një segment, 102 00:04:27,625 --> 00:04:30,393 i nënshtrohet një sërë ndryshimesh forme, 103 00:04:30,417 --> 00:04:32,832 gjë që e mundëson të sjellë një tjetër mekanizëm 104 00:04:32,832 --> 00:04:36,684 që më pas lejon një gjen të aktivizohet ose të transkiptohet. 105 00:04:36,708 --> 00:04:39,809 Ky duhet të jetë një proces i rregulluar shumë rreptësisht, 106 00:04:39,833 --> 00:04:42,601 sepse aktivizimi i gjenit të gabuar në kohën e gabuar 107 00:04:42,625 --> 00:04:45,268 mund të sjellë pasoja shkatërrimtare. 108 00:04:45,268 --> 00:04:48,315 Shkencëtarët janë tani në gjendje të përdorin mekanizma proteinik 109 00:04:48,315 --> 00:04:49,553 për të modifikuar gjenoma. 110 00:04:49,553 --> 00:04:52,192 Jam e sigurt, të gjithë ju keni dëgjuar për CRISPR. 111 00:04:52,192 --> 00:04:54,851 CRIPSR shfrytëzon një proteinë të njohur is Cas9, 112 00:04:54,875 --> 00:04:57,809 e cila mund të ndërtohet që të njohë dhe presë 113 00:04:57,833 --> 00:05:00,226 një sekuencë tepër specifike të ADN-së. 114 00:05:00,250 --> 00:05:01,518 Te ky shembull, 115 00:05:01,542 --> 00:05:05,518 dy proteina Cas9 po përdoren për të prerë një pjesë ADN-je problematike. 116 00:05:05,542 --> 00:05:09,018 Për shembull, një pjesë e gjenit që mund të sjellë një sëmundje. 117 00:05:09,042 --> 00:05:10,777 Më pas përdoret mekanizmi qelizor 118 00:05:10,777 --> 00:05:14,083 për të ngjitur dy skajet e ADN-së prapë bashkë. 119 00:05:14,083 --> 00:05:15,351 Si animatore molekulare, 120 00:05:15,375 --> 00:05:18,684 një nga sfidat më të mëdha është të përfytyruarit e të panjohurës. 121 00:05:18,708 --> 00:05:21,638 Të gjitha animacionet që ju kam treguar përfaqësojnë hipoteza, 122 00:05:21,638 --> 00:05:24,139 atë çka mendojnë bashkëpunuesit e mi si funksionon 123 00:05:24,139 --> 00:05:26,732 një proces, bazuar në informacionin më të mirë që kanë. 124 00:05:26,732 --> 00:05:28,708 Por, për shumë procese molekulare, 125 00:05:28,708 --> 00:05:31,684 jemi ende në hapat e parë të të kuptuarit të gjërave, 126 00:05:31,708 --> 00:05:33,018 dhe ka shumë për të mësuar. 127 00:05:33,042 --> 00:05:34,309 E vërteta është se 128 00:05:34,333 --> 00:05:38,292 këto botë të padukshme molekulare janë të gjera dhe të pashkelura. 129 00:05:39,458 --> 00:05:41,518 Për mua, këto peizazhe molekulare 130 00:05:41,542 --> 00:05:44,934 janë po aq interesante për tu eksploruar sa edhe një botë natyrale 131 00:05:44,958 --> 00:05:47,351 të cilën mund ta shohim përreth nesh. 132 00:05:47,375 --> 00:05:48,643 Faleminderit. 133 00:05:48,667 --> 00:05:51,792 (Duartrokitje)