0:00:02.417,0:00:03.684 Unë jetoj në Utah, 0:00:03.708,0:00:06.559 një vend i njohur për peizazhet [br]natyrale më magjepsëse 0:00:06.583,0:00:09.143 në këtë planet. 0:00:09.167,0:00:12.643 Është e lehtë të mbushesh me emocion [br]nga këto pamje mahnitëse, 0:00:12.667,0:00:16.518 dhe të magjepsesh nga këto [br]formacione në dukje jashtëtokësore. 0:00:16.566,0:00:20.208 Si shkencëtare, më pëlqen [br]shumë të vëzghoj natyrën. 0:00:20.208,0:00:21.976 Por si biologe qelizore, 0:00:22.000,0:00:24.809 më intereson më shumë [br]të kuptuarit e natyrës 0:00:24.833,0:00:27.042 në një shkallë shumë më të vogël. 0:00:27.917,0:00:30.726 Unë jam animatore molekulare[br]dhe punoj me studiues të tjerë 0:00:30.750,0:00:33.643 për të krijuar vizualizime [br]molekulash që janë kaq të vogla, 0:00:33.667,0:00:35.268 sa në thelb, janë të padukshme. 0:00:35.292,0:00:38.143 Këto molekula janë më të[br]vogla se gjatësia e valës së dritës, 0:00:38.167,0:00:40.406 që do të thotë se s'mund[br]t'i shohim dot direkt 0:00:40.430,0:00:42.476 edhe me mikroskopët më të mirë optikë. 0:00:42.500,0:00:44.643 Pra, si mund të krijoj[br]vizualizime të gjërave 0:00:44.667,0:00:46.643 që janë aq të vogla sa s'mund t'i shohim? 0:00:46.667,0:00:48.809 Shkencëtarët, si bashkëpunuesit e mi, 0:00:48.833,0:00:51.568 mund të shpenzojnë të gjithë[br]karrierën e tyre profesionale 0:00:51.568,0:00:53.518 për të kuptuar[br]një proces molekular. 0:00:53.542,0:00:56.018 Për ta bërë këtë, ata kryejnë[br]një sërë eksperimentesh 0:00:56.042,0:00:58.733 që na mësojnë një [br]pjesë të vogël të enigmës. 0:00:58.733,0:01:02.028 Një tjetër lloj eksperimenti,[br]mund të na tregojë për formën 0:01:02.028,0:01:03.650 e një proteine, ndërsa një tjetër 0:01:03.650,0:01:05.536 me ç'proteina [br]të tjera bashkëvepron 0:01:05.560,0:01:08.465 dhe një tjetër na tregon [br]se ku gjendet në qelizë. 0:01:08.489,0:01:12.476 Të gjitha këto copëza informacioni, mund [br]të përdoren për të dalë me një hipotezë, 0:01:12.500,0:01:15.583 një histori, në thelb, se si[br]një molekulë mund të funksionojë. 0:01:17.000,0:01:20.934 Detyra ime është t'i marr këto ide[br]dhe t'i shndërroj në një animacion. 0:01:20.958,0:01:22.400 Kjo mund të jetë e ndërlikuar, 0:01:22.400,0:01:25.476 pasi rezulton se këto molekula[br]bëkan gjëra shumë të çuditshme. 0:01:25.476,0:01:28.875 Por këto animacione mund të jenë[br]shumë të dobishme për studiuesit 0:01:28.875,0:01:32.110 për të përcjellë idetë e tyre, mbi[br]mënyrën si funksionojnë molekulat. 0:01:32.110,0:01:34.768 Ata mund të na lejojnë madje[br]ta shohim botën molekulare 0:01:34.792,0:01:36.351 përmes syve të tyre. 0:01:36.375,0:01:38.309 Do të doja t'ju tregoja disa animacione, 0:01:38.333,0:01:41.851 një tur të shkurtër të asaj çfarë [br]gjykoj se janë disa nga mrekullitë 0:01:41.875,0:01:43.559 e natyrës së botës molekulare. 0:01:43.583,0:01:45.559 Së pari, kjo është një qelizë imunitare. 0:01:45.583,0:01:48.476 Këto lloj qelizash duhet [br]të vijnë vërdallë trupit tonë 0:01:48.500,0:01:51.518 në mënyrë që të gjejnë [br]pushtues si bakteret patogjene. 0:01:51.542,0:01:54.643 Kjo lëvizje fuqizohet nga një prej[br]proteinave të mia të preferuara 0:01:54.667,0:01:55.934 e quajtur aktin, 0:01:55.958,0:01:58.434 e cila është pjesë [br]e të ashtuquajturit citoskelet. 0:01:58.458,0:02:00.101 Ndryshe nga skeletët tanë, 0:02:00.125,0:02:03.851 filamentet e aktinës ndërtohen dhe[br]shpërbëhen në mënyrë të vazhdueshme. 0:02:03.875,0:02:07.268 Citoskeleti i aktinës luan një rol[br]tepër të rëndësishëm në qelizat tona. 0:02:07.292,0:02:09.059 I mundëson atyre të ndryshojnë formë, 0:02:09.083,0:02:11.476 të lëvizin, të ngjiten në[br]sipërfaqe të ndryshme 0:02:11.500,0:02:13.934 dhe gjithashtu të asgjësojnë baktere. 0:02:13.958,0:02:16.559 Aktina është pjesë [br]edhe e një lloj lëvizjeje tjetër. 0:02:16.583,0:02:19.688 Në qelizat muskulore, strukturat[br]e aktinës formojnë këto filamente 0:02:19.698,0:02:21.333 të rregullta që duken si pëlhurë. 0:02:21.333,0:02:24.268 Kur muskujt tanë tkurren, [br]këto filamente vijnë sëbashku 0:02:24.268,0:02:26.333 dhe kthehen prapë në [br]pozicionin e mëparshëm 0:02:26.333,0:02:27.809 kur muskujt tanë shtrihen. 0:02:27.833,0:02:31.059 Pjesë të tjera të citosekletit,[br]në këtë rast mikrotubat, 0:02:31.083,0:02:33.768 janë përgjegjës për trasportin[br]në distanca të largëta. 0:02:33.792,0:02:36.434 Mund të themi që janë [br]autostrada qelizore 0:02:36.458,0:02:39.809 që përdoren për të lëvizur gjëra [br]nga njëra anë e qelizës në tjetrën. 0:02:39.833,0:02:42.601 Ndryshe nga rrugët tona, [br]mikrotubat rriten dhe tkurren, 0:02:42.625,0:02:44.059 duke u shfaqur kur nevojiten 0:02:44.083,0:02:46.434 dhe duke u zhdukur kur puna është kryer. 0:02:46.458,0:02:48.893 Versioni molekular i gjysmërimorkiove 0:02:48.917,0:02:51.580 janë proteinat e quajtura [br]proteinat motorike 0:02:51.580,0:02:53.976 që mund të ecin përgjatë mikrotubave, 0:02:54.000,0:02:56.684 duke tërhequr ndonjëherë, [br]ngarkesa të mëdha pas tyre 0:02:56.718,0:02:58.528 si për shembull organele. 0:02:58.542,0:03:01.393 Kjo proteinë motorike [br]në veçanti, njihet si dinein 0:03:01.441,0:03:03.875 dhe dihet se mund të [br]punojë në grupe 0:03:03.875,0:03:07.309 që duken, sipas meje të paktën, [br]si karrocë kuajsh. 0:03:07.333,0:03:11.184 Siç e shihni, qeliza një mjedis tepër[br]dinamik dhe gjithnjë në ndryshim, 0:03:11.208,0:03:14.643 ku objekte ndërtohen dhe shpërbëhen[br]në mënyrë të vazhdueshme. 0:03:14.643,0:03:16.018 Por, disa nga këto struktura 0:03:16.018,0:03:18.567 janë më të vështira për tu [br]shpërbërë se disa të tjera 0:03:18.567,0:03:20.365 dhe duhet të thirren [br]forcat speciale 0:03:20.365,0:03:23.559 në mënyrë që këto struktura [br]të shpërbëhen në kohë. 0:03:23.583,0:03:26.309 Kjo detyrë kryhet pjesërisht [br]nga proteina të tilla. 0:03:26.309,0:03:27.871 Këto proteina në formë gjevreku, 0:03:27.871,0:03:29.947 prej të cilave ka një[br]shumëllojshmëri 0:03:29.947,0:03:31.976 në qelizë, të gjitha punojnë[br]në shpërbërjen 0:03:32.000,0:03:35.393 e strukturave duke tërhequr secilën [br]proteinë përmes një vrime qëndrore. 0:03:35.417,0:03:37.976 Kur këto proteina nuk punojnë si duhet, 0:03:38.000,0:03:40.726 llojet e proteinave që duhet të shpërbëhen 0:03:40.750,0:03:43.184 ndonjëherë mund të ngjiten [br]sëbashku dhe bashkohen 0:03:43.208,0:03:47.393 dhe kjo mund të sjellë sëmundje të [br]tmerrshme, si Alzheimer-i. 0:03:47.417,0:03:49.434 Le t'i hedhim një sy bërthamës, 0:03:49.458,0:03:52.393 e cila përmban gjenomën tonë[br]në formën e ADN-së. 0:03:52.417,0:03:53.851 Në çdo qelizë tonën, 0:03:53.875,0:03:58.184 një sërë proteinash kujdesen dhe[br]mirëmbajnë ADN-në tonë. 0:03:58.208,0:04:01.402 ADN-ja mbështillet rreth këtyre[br]proteinave, të quajtura histone 0:04:01.402,0:04:05.351 që mundësojnë qelizat të paketojnë,[br]sasi të mëdha ADN-je në bërthamë. 0:04:05.375,0:04:08.434 Këto makinizma quhen[br]rimodelues kromatik, 0:04:08.458,0:04:11.184 dhe ata punojnë duke shtyrë ADN-në 0:04:11.208,0:04:12.476 përreth këtyre histoneve 0:04:12.500,0:04:16.351 dhe lejojnë pjesë të tjera [br]ADN-je të dalin në pah. 0:04:16.375,0:04:19.309 Kjo ADN mund të njihet[br]nga mekanizma të tjerë. 0:04:19.333,0:04:21.851 Në këtë rast, ky mekanizëm[br]i madh molekular 0:04:21.875,0:04:23.559 po kërkon një segment ADN-je 0:04:23.583,0:04:25.893 që t'i tregojë se është[br]fillimi i një gjeni. 0:04:25.917,0:04:27.601 Sapo e gjen një segment, 0:04:27.625,0:04:30.393 i nënshtrohet një sërë[br]ndryshimesh forme, 0:04:30.417,0:04:32.832 gjë që e mundëson të sjellë[br]një tjetër mekanizëm 0:04:32.832,0:04:36.684 që më pas lejon një gjen të [br]aktivizohet ose të transkiptohet. 0:04:36.708,0:04:39.809 Ky duhet të jetë një proces [br]i rregulluar shumë rreptësisht, 0:04:39.833,0:04:42.601 sepse aktivizimi i gjenit të gabuar[br]në kohën e gabuar 0:04:42.625,0:04:45.268 mund të sjellë pasoja shkatërrimtare. 0:04:45.268,0:04:48.315 Shkencëtarët janë tani në gjendje të[br]përdorin mekanizma proteinik 0:04:48.315,0:04:49.553 për të modifikuar gjenoma. 0:04:49.553,0:04:52.192 Jam e sigurt, të gjithë ju keni [br]dëgjuar për CRISPR. 0:04:52.192,0:04:54.851 CRIPSR shfrytëzon [br]një proteinë të njohur is Cas9, 0:04:54.875,0:04:57.809 e cila mund të ndërtohet që[br]të njohë dhe presë 0:04:57.833,0:05:00.226 një sekuencë tepër specifike të ADN-së. 0:05:00.250,0:05:01.518 Te ky shembull, 0:05:01.542,0:05:05.518 dy proteina Cas9 po përdoren për të [br]prerë një pjesë ADN-je problematike. 0:05:05.542,0:05:09.018 Për shembull, një pjesë e gjenit [br]që mund të sjellë një sëmundje. 0:05:09.042,0:05:10.777 Më pas përdoret [br]mekanizmi qelizor 0:05:10.777,0:05:14.083 për të ngjitur dy skajet e [br]ADN-së prapë bashkë. 0:05:14.083,0:05:15.351 Si animatore molekulare, 0:05:15.375,0:05:18.684 një nga sfidat më të mëdha është[br]të përfytyruarit e të panjohurës. 0:05:18.708,0:05:21.638 Të gjitha animacionet që ju kam[br]treguar përfaqësojnë hipoteza, 0:05:21.638,0:05:24.139 atë çka mendojnë[br]bashkëpunuesit e mi si funksionon 0:05:24.139,0:05:26.732 një proces, bazuar në[br]informacionin më të mirë që kanë. 0:05:26.732,0:05:28.708 Por, për shumë procese molekulare, 0:05:28.708,0:05:31.684 jemi ende në hapat e parë[br]të të kuptuarit të gjërave, 0:05:31.708,0:05:33.018 dhe ka shumë për të mësuar. 0:05:33.042,0:05:34.309 E vërteta është se 0:05:34.333,0:05:38.292 këto botë të padukshme molekulare[br]janë të gjera dhe të pashkelura. 0:05:39.458,0:05:41.518 Për mua, këto peizazhe molekulare 0:05:41.542,0:05:44.934 janë po aq interesante për tu[br]eksploruar sa edhe një botë natyrale 0:05:44.958,0:05:47.351 të cilën mund ta shohim përreth nesh. 0:05:47.375,0:05:48.643 Faleminderit. 0:05:48.667,0:05:51.792 (Duartrokitje)