Return to Video

Kur arti urban sjell një mesazh shprese dhe paqje.

  • 0:01 - 0:05
    Në 2012, kur pikturova
    minaren e xhamisë Jara,
  • 0:05 - 0:08
    në qytetin tim të lindjes Gabés,
    në jug të Tunizisë,
  • 0:08 - 0:13
    nuk e kisha menduar se grafiti
    do të sillte kaq shumë vëmendje në qytet.
  • 0:13 - 0:17
    Në fillim, po kërkoja vetëm për
    një mur në qytetin e lindjes,
  • 0:17 - 0:20
    kur zbulova se minarja
    ishte ndërtuar në 1994.
  • 0:21 - 0:26
    Dhe për 18 vjet, ato 57 metra
    betoni kanë qenë gri.
  • 0:27 - 0:30
    Kur takova imamin
    dhe i tregova për planin tim
  • 0:30 - 0:33
    më tha:
    "Falë Zotit, erdhe më në fund."
  • 0:33 - 0:36
    Më tha që kishte pritur
    prej vitesh për dikë
  • 0:36 - 0:37
    që ta bënte diçka të tillë.
  • 0:37 - 0:42
    Më e pabesueshmja ishte që
    imami nuk më kërkoi asgjë,
  • 0:42 - 0:45
    As edhe një skicë,
    apo çfarë do të shkruaja aty.
  • 0:46 - 0:49
    Në secilën nga punët unë shkruaj mesazhe
  • 0:49 - 0:53
    me stilin tim kaligrafitik,
    një miks i kaligrafisë me grafitin.
  • 0:54 - 0:55
    Përdor citate ose poezi.
  • 0:56 - 0:59
    Për minaren, mendova
    që mesazhi më i përshtatshëm
  • 0:59 - 1:02
    për tu shkruar në një xhami
    duhet të vinte nga Kurani.
  • 1:02 - 1:03
    Kështu që zgjodha këtë paragraf:
  • 1:03 - 1:06
    "O njerëz! Ne ju krijuam
    prej një mashkulli e një femre,
  • 1:06 - 1:10
    dhe ju shndërruam në popuj e fise,
    në mënyrë që të njiheni me njëri-tjetrin"
  • 1:10 - 1:13
    Është një thirrje për paqe,
    tolerancë dhe pranim
  • 1:13 - 1:17
    por shpesh e keqportretizuar në media.
  • 1:18 - 1:21
    Isha i mahnitur të shikoja se si
    komuniteti reagoi ndaj grafitit
  • 1:21 - 1:26
    dhe në çfarë pike ishte krenar
    që minarja tërhoqi vëmendjen
  • 1:26 - 1:28
    e shtypit në mbarë botën.
  • 1:29 - 1:32
    Për imamin ishte më shumë se një pikturë.
  • 1:32 - 1:33
    Ishte më e thellë se aq.
  • 1:33 - 1:37
    Ai shpresonte që minarja
    do të bëhej monumenti i qytetit
  • 1:37 - 1:40
    dhe do të tërhiqte njerëzit
    në këtë cep të harruar të Tunizisë.
  • 1:41 - 1:43
    Universaliteti i mesazhit,
  • 1:43 - 1:45
    konteksti politik i Tunizisë,
  • 1:45 - 1:49
    dhe fakti që Kurani
    ishte shkruar me grafiti
  • 1:49 - 1:50
    ishte i shënuar.
  • 1:50 - 1:52
    Komuniteti u ribashkua.
  • 1:54 - 1:57
    Unë mbledh njerëzit,
    kulturat dhe gjeneratat
  • 1:57 - 2:01
    nëpërmjet kaligrafisë arabe.
  • 2:02 - 2:04
    Shkrimi i mesazheve
    është baza e punës sime.
  • 2:05 - 2:08
    Është e bukur, se edhe ata
    që e kanë gjuhën e tyre arabishten
  • 2:08 - 2:12
    duhet të përqëndrohen mirë
    për të deshifruar atë që shkruaj.
  • 2:13 - 2:16
    Nuk ka nevojë të dish kuptimin
    për të shijuar artin.
  • 2:16 - 2:20
    Mendoj që e shkruara arabisht prek
    shpirtin përpara se të arrijë te sytë.
  • 2:20 - 2:22
    Ka një bukuri që nuk është
    e domosdoshme të përkthehet.
  • 2:24 - 2:26
    Shkrimi arab i flet gjithë botës, mendoj;
  • 2:26 - 2:29
    të flet ty, ty, ty, çdonjeriu,
  • 2:29 - 2:31
    dhe kur e di kuptimin,
  • 2:31 - 2:33
    ti ndjehesh i lidhur me të.
  • 2:33 - 2:36
    Unë bëj kujdes që të shkruaj
  • 2:36 - 2:38
    mesazhe që i përkasin vendit ku pikturoj,
  • 2:38 - 2:41
    por mesazhe që kanë
    një dimension universal,
  • 2:41 - 2:45
    në mënyrë që njerëzit nga e gjithë bota,
    të gjejnë veten në të.
  • 2:45 - 2:47
    U linda dhe u rrita në Francë, Paris,
  • 2:47 - 2:51
    dhe fillova të mësoj të shkruaj
    e të lexoj arabisht kur isha 18 vjeç.
  • 2:52 - 2:55
    Sot shkruaj vetëm mesazhe në arabisht.
  • 2:55 - 2:58
    Një nga arsyet për të cilat
    kjo ka rëndesi për mua
  • 2:58 - 3:02
    buron nga të gjitha
    reagimet në mbarë botën.
  • 3:04 - 3:08
    Në Rio de Janeiro kam përkthyer
    këtë poemë portugeze
  • 3:08 - 3:09
    të Gabriela Tôrres Barbosa,
  • 3:10 - 3:12
    që i bën homazh lagjeve të varfra.
  • 3:13 - 3:15
    E pikturova mbi një çati.
  • 3:15 - 3:18
    Banorët ishin vërtet
    të intriguar nga puna ime,
  • 3:18 - 3:22
    por kur u shpjegova
    kuptimin e kaligrafisë,
  • 3:22 - 3:26
    Ata më falenderuan se e
    ndjenë veten të lidhur me pikturën.
  • 3:27 - 3:29
    Në Afrikën e Jugut, në Cape Town,
  • 3:29 - 3:32
    komuniteti lokal i Filipi
  • 3:32 - 3:35
    më ofroi të vetmin mur
    prej betoni të lagjes.
  • 3:35 - 3:37
    Ishte muri i shkollës dhe shkrova mbi të
  • 3:37 - 3:39
    një thënie të Nelson Mandela,
  • 3:39 - 3:41
    qe thotë, [në arabisht],
  • 3:41 - 3:44
    që do të thotë, "Duket e
    pamundur derisa arrihet."
  • 3:44 - 3:48
    Pastaj një tip erdhi e më pyeti:
    "Pse nuk shkruan në anglisht?"
  • 3:48 - 3:51
    Iu përgjigja: "Kjo pyetje
    do të ishte legjitime
  • 3:51 - 3:54
    nëse do të më pyesje
    pse nuk shkruaj në Zulu."
  • 3:55 - 3:57
    Në Paris, pati një ndodhi,
  • 3:57 - 4:02
    ku njëri dhuroi murin për tu pikturuar.
  • 4:02 - 4:04
    Dhe kur e pa që pikturoja në arabisht,
  • 4:04 - 4:08
    u nervozua, u bë histerik,
    dhe kerkoi që muri të fshihej.
  • 4:08 - 4:10
    Unë u tërbova dhe u zhgënjeva.
  • 4:10 - 4:14
    Por një javë më vonë, organizatori
    më kërkoi të kthehesha,
  • 4:14 - 4:18
    Më tha që kishte një mur,
    mu përballë me shtëpinë e këtij tipit.
  • 4:18 - 4:19
    Kështu që ky njeri,
  • 4:19 - 4:22
    (Të qeshura)
  • 4:22 - 4:24
    ishte i detyruar ta shikonte çdo ditë.
  • 4:24 - 4:27
    Ideja e parë që më erdhi
    për të shkruar [në arabisht]
  • 4:27 - 4:28
    që do të thotë "ballë për ballë" por--
  • 4:29 - 4:30
    (Të qeshura)
  • 4:31 - 4:35
    Vendosa të bëhem më inteligjent
    dhe shkrova [në arabisht]
  • 4:35 - 4:37
    "Hap zemren tënde"
  • 4:37 - 4:40
    Jam shumë krenar për kulturën time,
  • 4:40 - 4:46
    dhe po përpiqem të bëhem ambasador
    i saj nëpërmjet artit tim.
  • 4:46 - 4:50
    Dhe shpresoj që do të thyej stereotipet që ne njohim,
  • 4:51 - 4:53
    me bukurinë e shkrimit arab.
  • 4:53 - 4:58
    Sot, nuk e shkruaj më
    përkthimin e mesazhit në mur.
  • 4:59 - 5:03
    Nuk dua që poezia e kaligrafisë të thyhet,
  • 5:03 - 5:06
    sepse është art dhe mund
    ta shijosh pa e ditur kuptimin,
  • 5:06 - 5:09
    ashtu siç shijon muzikën e huaj.
  • 5:10 - 5:13
    Disa njerëz e shohin si refuzim
    apo si derë e mbyllur,
  • 5:13 - 5:16
    po për mua është një ftesë,
  • 5:16 - 5:19
    për të zbuluar gjuhën,
    kulturën dhe artin tim.
  • 5:19 - 5:20
    Falemnderit.
  • 5:20 - 5:22
    (Duartrokitje)
Title:
Kur arti urban sjell një mesazh shprese dhe paqje.
Speaker:
el Seed
Description:

eL Seed ka lindur në Francë nga prindër tuniziane. Ai vepron me entuziazëm midis kulturave, gjuhëve dhe identiteteve të ndryshme. Arti i tij frymëzohet nga poezia arabe dhe e sjell atë nëpërmjet artit të rrugës dhe grafitit. Përmes këtij prezantimi të apasionuar, eL Seed na përshkruan ambicjen e tij: të krijojë një art aq të bukur sa e kapërcen nevojën e përkthimit.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
05:39

Albanian subtitles

Revisions