Sot, dua të flas për ëndrrat e mia.
Gjithmonë kam qenë
një ëndërrimtare e kthjellët,
dhe është më mirë se në filma.
(Të qeshura)
Përtej pritshmërive,
duke nxjerrë zjarr nga goja,
duke i bërë meshkujt e bukur
të shfaqen spontanisht...
(Të qeshura)
Unë mund të këndoj dhe shkruaj këngë.
Fakt interesant është se kam shkruajtur
deklaratën time personale për kolegj
në ëndërr.
Më kanë pranuar. Po.
Jam një mendimtare vizuale.
Mendoj me figura, jo me fjalë.
Për mua, fjalët janë më shumë
instinkt dhe gjuhë.
Ka shumë njerëz si unë;
Për shembull, Nikola Tesla,
e cila mund të vizualizoj, dizajnoj,
testoj dhe fotografoj gjithçka--
të gjitha trillimet--
në mendjen e tij, me saktësi.
Gjuha është ekslusive për specien tonë,
Unë jam më shumë primitive,
si një version beta e Google Translate.
(Të qeshurat)
Truri im ka aftësinë të hiper-fokusohet
në gjërat që mua më interesojnë.
Për shembull, kur unë kam një aferë
ajo zgjat më shumë
se martesat e të famshëm.
(Të qeshurat)
Ka disa gjëra të tjera
të pazakonta për mua.
Ju mund të e keni vënë re se unë
nuk kam shumë vibrim
në zërin tim.
Kjo është arsyeja pse
njerëzit më ngatërrojn me GPS.
(Të qeshura)
Kjo mund ta bëjë komunikimin bazik
sfidues, derisa merrni udhëzime
(Të qeshura)
Faleminderit.
(Duartrokitje)
Disa vite më parë,
kur fillova të mbaj fjalime,
Shkova te bej fotografi
për herë të parë.
Fotografja më kërkoi të dukem flirtuese.
(Të qeshura)
Nuk kisha ide për çfarë po fliste.
(Të qeshura)
Ajo tha ''Bëje atë gjënë,
po më kupton, me sytë e tu,
kur flirton me djem.''
''Cilin gjë?'' Pyeta.
''Ti e di, picërrimi.''
E provova, me të vërtetë.
Dukej kështu.
(Të qeshura)
Dukesha sikur po kërkoja për Waldo.
(Të qeshura)
Ka një arsye për këtë,
ka një arsye pse Waldo po fshihej.
(Të qeshura)
Unë kam Asperger,
një formë e funksionimit
të lartë të autizmit
e cila përfshin
shkathtësitë bazike sociale.
E bënë jetën të vështirë në shumë mënyra,
duke u rritur,
kisha problem socializimin.
Shokët e mi tregonin barcoleta,
por unë nuk i kuptoja ato.
Heronjët e mi personal ishin
George Carlin dhe Stephen Colbert--
ata më mësuan humorin.
Personaliteti im ndryshoi nga
e ndrojtur dhe e pakëndshme
në kundërshtuese dhe mallkuese.
Kot të them, nuk kisha shumë miq.
Poashtu isha shumë e ndjeshme.
Kur e ndjeja ujin në lëkurën time
më dukej si gjilpër,
kështu për disa vite,
refuzova të pastrohem.
Mund t'ju siguroj që rutina ime
e higjienës është më e lart se standarti.
(Të qeshura)
Bëra shumë për të arritur këtu,
poashtu edhe prindërit--
gjërat dolët nga kontrolli kur një grup
më ngacmuan seksualisht,
dhe për më tepër
e bënë situatën ende më të vështirë.
Më duhej të udhëtoja 2,000 milje
për të marrë trajtim,
por çdo ditë më përshkruanin
medikamente të reja,
jeta ime u bë si një episod
i Walking Dead.
U bëra paranoide,
dhe më filluan halucinacionet
kufomat e kalbura
po vinin drejt meje.
Familja ime më në fund më shpëtoi,
por që nga ajo kohë i kam humbur
19 kile gjatë këtyre tri javëve,
poashtu kisha anemi të rëndë,
dhe isha në prag të vetëvrasjes.
U transferova në një qendër të re
trajtuese që kuptonin neverit e mia,
traumën time dhe ankthin tim social,
dhe e dinin si ta trajtonin,
dhe më në fund mora ndihmën që më duhej.
Pas një pune të lodhshme
18 muajshe,
fillova të bëjë gjëra të pabesueshme.
Një gjë rreth Aspergerit
është se shumë herë,
këta njerëz kanë një jetë
të brendshme komplekse,
e di për vetën time,
kam një personalitet shumëngjyrësh.
ide të vlefshme, dhe shumë
gjëra që më vijnë në mendje.
Por ka një hapsirë
në mes asaj që është,
dhe si e shprehi atë
te njerëzit.
Kjo mund ta bëjë
komunikimin bazik sfidues.
Jo shumë vende do më punësonin mua,
për shkak të shkathësive sociale,
kjo është pse aplikova në Waffle House.
(Të qeshura)
Waffle House është e veçantë,
restorant 24 orëshe--
(Të qeshura)
(Duartrokitje)
faleminderit--
ku mund të porositni patate të kafta
mënyra të shumta që dikush
do të dispononte një kufomë njerëzore.
(Të qeshura)
Feta, speca, copëza, të rrumbullakta,
i palos, i mbështjellë.
(Të qeshura)
Normat sociale e përcaktojnë,
mund të shkoni në Waffle House
në një orë të caktuar natën.
(Të qeshura)
Një natë, në 2am, po flisja
me një kamariere, dhe pyeta atë,
''Cila është gjëja më e çuditshme
që të ka ndodhur ty në punë?''
Ajo më tha që një herë
një burrë hyri lakuriq.
(Të qeshura)
Thash, ''Bukur, më njofto
për ndërrimin e varrezave''
(Të qeshura)
E panevojshme për tu thënë,
Waffle House nuk më punësuan.
Të kesh Asperger shihet si një pengesë,
nganjëherë kjo më dhemb mua,
por është poashtu edhe e kundërta.
Është dhuratë, që më lejon
të mendoj në mënyrë inovative.
19 vjeç, fitova një konkurs hulumtimi
për hulumtimin tim mbi shkëmbinjtë koral,
dhe përfundova në fjalimin
për Konventën e UN
të shumëllojshmërisë Biologjike,
duke prezantuar të gjeturat.
(Duartrokitje)
Faleminderit.
(Duartrokitje)
22 vjeç, jam duke u diplomuar në kolegj,
dhe jam bashkëthemeluese në një kompani
bioteknike që quhet AutismSees.
(Duartrokitje)
Faleminderit.
(Duartrokitje)
Por konsideroni çfarë më duhej
të bëja për të arritur këtu:
25 terapist, 11 diagnoza jo të sakta,
vite trauma dhe dhimbje.
Kalova shumë kohë
duke kërkuar rrugën më të mirë,
dhe ja ku është:
teknologjia ndihmuese për autizmin.
Kjo teknologji luan
një rol integral
për të ndihmuar njerëzit
me çrregullimin e spektrit autik,
ose ASD.
Programi Podium, u lansua
nga kompania ime, AutismSees,
ka aftësinë për të ndihmuar
në zhvillimin e shkathtësive komunikuese.
Përveç kësaj, kërkon
kontaktin sy-kamerë
dhe stimulon të folurit në publik
dhe përvojën e intervistës së punës.
Një ditë ndoshta,
Waffle House më punësojnë mua,
pas përvojës së fituar.
(Të qeshura)
Një gjë shumë e mirë
është se kam përdorur Podiumin
për të më ndihmuar sot,
dhe ka qenë një ndihmë e mirë.
Por është më shumë se kaq.
Mund të bëhet më shumë.
Për njerëzit me ASD--
është spekuluar se shumë
shkenctar inovativ,
hulumtues, artist,
dhe inxhinier e kanë atë.
për shembull, Emily Dickinson,
Jane Austen, Isaac Newton dhe Bill Gates
janë disa shembuj.
Problemi që kemi hasur
është që këto ide briliante
shpesh nuk mund të ndahen
nëse ka barriera komunikuese.
Shumë njerëz me autizëm
neglizhohen çdo ditë,
dhe po mohohen avantazhet.
Ëndrra ime për njerëzit me autizëm
është që të ndryshoj kjo,
për të larguar barrierat
që pengojn në arritjen e suksesit.
Një arsye pse e dua ëndërrimin e kthjellët
është sepse më lejon mua të jem e lirë,
pa paragjykime në
anën social dhe fizike.
Kur futem në skenat
që i kam ndërtuar në mendjen time,
jam në paqe.
Jam e lirë nga paragjykimet,
mund të bëjë çfarë dua, a e dini?
Po e bëj me Brad Pitt,
dhe Angelina nuk e pengon.
(Të qeshura)
Qëllimi i teknologjisë ndihmuese
për autizmin është më i madh se kaq,
dhe më i rëndësishëm.
Qëllimi im është të ndryshoj
perspektivën e njerëzve
mbi autizmin dhe Asperger-in
sepse ka shumë gjëra që mund të bëjnë.
Mendoj, shikoni
Temple Grandin, për shembull.
duke e bërë këtë, mund të lejojmë
njerëzit të ndajnë talentin e tyre me ne
dhe të ecin përpara.
Përveç kësaj, i japim atyre kurajo
të ndjekin ëndrrat e tyre
në botën reale, në kohë reale.
Faleminderit.
(Duartrokitje)
Faleminderit.
(Duartrokitje)