Jemi te SFMOMA (Muzeu i arteve i San Franciskos)
dhe po shikojmë Fontanën e Marcel Duchamp,
të cilën fillimisht e krijoi në vitin
1917, por të cilën e rikrijoi në vitin 1964
Origjinalja nuk është më.
Është gjuajtur apo diçka e tillë.
Pra, kjo është një seri e vogël që
ishte krijuar në vitin 1964
pas asaj origjinale të vitit 1917.
Dhe ai e pa krijimin e kësaj serie.
Mendoj se duhet të tregohemi të kujdesshëm
kur përdorim fjalën "krijim".
[qesh]
Ajo çfarë Duchamp bëri për ne, ishte të shkonte
në një dyqan pajisjesh hidraulike e quajtur Mott's
dhe të merrte këtë dhe...
Ai nuk e krijoi atë.
Ai e bëri si vepër arti
përmes alkemisë së artistit.
Ai e transformoi këtë.
Ai e ktheu këtë pisoar (oturak) anash
dhe e firmosi R.Mutt dhe i uri datën.
Dhe e ktheu në një
ekspozitë arti për një grup,
formues i të cilit ishte ai,
Shoqëria Amerikane për Artistët e Pavarur.
Dhe idea e tyre ishte pasja e një ekspozite të gjykuar nga juria
e cila ishte dominuese në Shtetet e Bashkuara
dhe në New York atë kohë.
Mos harro, Duchamp sapo kishte ardhur nga Parisi
dhe në fakt ishte problem i madh, sepse
juria gjithmonë zgjidhte veprat tradicionale,
me të cilat ishin të lidhur dhe
ky grup i ri donte të sillte mundësi të reja.
Pikërisht, pra ata duhej të pranonin çdo
vepër që dorëzohej, por ata
e refuzuan këtë.
Mendoj se ai po thyente rregullat.
Ai e dorëzoi atë si skulpturë,
e cila sipas meje është më e shquar,
sepse kur mendon për skulpturën
ajo ka një monumentalitet
dhe traditë
dhe traditë, madje edhe në pikturë.
Të marrësh këtë pisoar dhe ta kthesh anash.
Disa historianë arti janë marrë
me këtë në mënyrën më absurde
duke folur për kualitetet e tij formale, me shkëlqimin e tij
Kurvaturat
Sipërfaqe porcelani.
Por mbetet një pisoar, edhepse është transformuar.
Dhe kjo është ajo që Duchamp e quajti Ready-Made.
E përdorët fjalën "alkemi" më herët
dhe mendoj se është një fjalë interesante,
sepse një prej mënyrave me të cilat mendojmë
për artin, është një lloj transformimi prej materialeve të zakonshme
në diçka të mrekullueshme, që na bart neve,
dhe na bë të shohim gjërat në një mënyrë
të re, edhepse ai nuk bëri asgjë
ai po na kërkon ta shohim pisoarin në një mënyrë tjetër,
jo domosdoshmërisht si një objekt estetik
por të na bëjë të shtrojmë disa prej atyre pyetjeve filozofike
rreth asaj se çfarë është arti
dhe çka ajo që artisti bën.
Ai e ndanë mjeshtërinë dhe
lidhjen e tij me të, në një
shijimin estetik dhe në mençurinë
e një vepre arti.
Thjesht duke e hedhur nga dritarja.
Kjo është pyetja filozofike
që ai do të shtrojë; a duhet
arti të jeteë i krijuar nga dora e artistit?
Sigurisht, dhe ai po e bën këtë në
mënyrën më absurde, duke e vendosur një pisoar
përpara dhe duke e quajtur Fontanë.
Pra, çfarë është arti?
A është ideja? A është koncepti?
A mundet artisti thjesht të ketë idenë
dhe të mos e krijojë objektin?
A mundet arti të jetë filozofi e pastër,
teori e pastër?
Pikërisht!