Do të dëshiroja të ju tregoja një histori për vdekjen dhe arkitekturën. Njëqind vjet më parë, ne rrezikonim të vdisnim nga sëmundje ngjitëse si pneumonia, e cila, nëse na mbante për gjatë mund të na merrte shumë shpejt. Vdekja na gjente në shtëpi, në vetë shtratet tona, të mbikqyrur nga familjet, meqënëse kjo ishte zgjedhja e vetme, sepse shumë njerëz nuk kishin qasje në përkujdesin shëndetsor. Ndërsa pastaj në shekullin e 20-të shume gjëra ndryshuan. Zhvilluam medikamente të reja si penicilinën ashtu që ne të mund t'i trajtonim këto sëmundje ngjitëse. Medikamente të reja sikurse teknologjia e rrezeve X u zbuluan Dhe duke qënë se se ato ishin kaq të mëdha dhe të shtrenjta, na duheshin ndërtesa të mëdha qëndrore, ku t'i mbanim ato, dhe kështu u krijuan spitale tona moderne. Pas Luftës se Dytë Botërore, shumë vende themeluan sisteme universale të kujdesit shëndetsor ashtu që kushdo mund të merrte trajtimin e nevojshëm. Rezultati ishte zgjatja e jetës së njeriut nga 45 në fillimin e shekullit deri ne dyfishin e saj këto ditë. Me zhvillimin e shkencës, shekulli i 20-të ishte një shekull mjaft shpresëdhënës, por me gjithë këtë vëmendje mbi jetën, vdekja u harrua, madje edhe qasja jonë ndaj vdekjes ndryshoi në mënyrë drastike. Unë jam arkitekte, dhe për një vit e gjysëm po kërkoj për këto ndryshime dhe kuptimin që ato kanë për arkitekturen në lidhje me vdekjen dhe të vdekurit Ne tani mund të vdesim nga kanceri apo semundje zemre, që do të thotë se shumë nga ne do të përballemi një periudhë të gjatë me sëmundje kronike në fund të jetës. Gjatë kësaj periudhe, me shumë mundësi, ne do të kalojmë mjaft kohë në spitale e azile. Ne të gjithë kemi qenë në spitale moderne. Ju i njihni ato drita floureshente në korridoret pafund të gjata dhe ata rreshta me karrige të parehatshme. Arkitektura e spitaleve ka fituar një nam të keq. Por çuditërisht nuk ka qenë gjithmonë kështu. Ky është L'Ospedale degli Innocenti, i ndërtuar në vitn 1419 nga Brunelleschi, që ishte një nga arkitektët më të famshëm dhe me më ndikim në atë kohe. Dhe kur shikoj këtë ndërtesë dhe mendoj për spitalet sot, çfarë më mahnit, është qëllimi i kësaj ndërtese. Është me të vërtetë një ndërtesë e mrekullueshme. Ka tri oborre në mes ashtu që të gjitha dhomat të jenë plot dritë dhe ajër të pastër, dhe dhomat janë të mëdha me tavane të larta, dhe të bëjnë të ndihesh më rehat kur je brenda. Dhe gjithashtu duket bukur. Ne e kemi harruar disi, që kjo është e mundur për një spital. Tani, nëse duam ndërtesa më të mira për të vdekur, atëhere duhet të diskutojmë, por pasi ne nuk ndjehemi rehat të flasim për vdekjen ne nuk flasim rreth saj, dhe nuk e vëmë në pyetje se si ne si shoqëri i afrohemi vdekjes. Një nga gjërat që më befason më së shumti në kërkimet e mia, është se sa ndryshojnë në fakt qëndrimet. Ky është krematoriumi i parë në Mbretërinë e Bashkuar, që u ndërtua në Woking ne vitet 1870. Dhe kur u ndertua për herë të parë, në fshat kishte protesta. Djegia e trupit nuk pranohej nga shoqëria dhe 99.8% e njerëzve varroseshin. Edhe tani, vetëm 100 vjet më vonë, tre te katertat prej trupave tanë digjen. Njerëzit janë shumë të hapur për të pranuar këto ndryshime. nëse atyre u jepet mundësia të flasin për to. Pra kjo bisedë mbi vdekjen dhe arkitekturën ishte ajo se çfarë doja të filloja kur bëra ekspozitën time të parë mbi të në Venecie në Qershor, e cila u quajt ''Vdekja në Venecie.'' Ishte e projektuar ashtu që të ishte mjaft argëtuese ashtu që njerëzit vërtetë t'i kushtonin vëmendje. Kjo është një nga ekspozitat tona, e cila është një hartë interaktive e Londrës që tregon se sa shumë prej pasurive të patundshme në këtë qytet shfrytëzohen për vdekjen dhe te vdekurit. dhe kur ju lëvizni dorën nëpër hartë, shfaqet emri i asaj pasurie të patundshme, i ndërtesës ose varrezës, Një tjetër ekspozitë e jona ishte një seri kartolinash që njerëzit mund t'i merrnin me vete. Dhe ato tregonin shtëpi dhe spitale varreza dhe morgje, dhe secila prej tyre tregonte histori të hapësirave të ndryshme përmes së cilave do të kalojmë, në anën tjetër të vdekjes. Ne dëshironim t'i tregojmë se vendi ku ndërrojmë jetë është pjesa kryesore e mënyrës se si vdesim. Tani, gjëja më e çuditshme ishte mënyra se si vizitorët reaguan ndaj ekspozitës, veçanërisht ndaj efektit audio-visual. Kishte njerëz që kërcenin, vraponin apo hidheshin përpjetë duke u munduar të aktivizonin efektet në mënyra të ndryshme, dhe për një moment ata do të ndalnin dhe do të kujtoheshin se ekspozita kishte të bënte me vdekjen, dhe ndoshta kjo nuk ishte mënyra se si supozohet të sillemi. Por në të vërtetë, unë do ta vija në pyetje nëse ekziston një mënyrë se si duhet të sillemi rreth vdekjes, dhe nëse kjo nuk është, do të doja që ju të mendoni si do ishte një vdekje e mirë, dhe të mendoni se si mund të ishte arkitektura që e bën një vdekje të mire dhe a nuk do të ishte më pak si kjo dhe pak më shumë si kjo? Ju faleminderit. (Duartrokitje)