Do të dëshiroja të ju tregoja një histori
për vdekjen dhe arkitekturën.
Njëqind vjet më parë, ne rrezikonim të
vdisnim nga sëmundje ngjitëse si pneumonia,
e cila, nëse na mbante për gjatë
mund të na merrte shumë shpejt.
Vdekja na gjente në shtëpi, në vetë
shtratet tona, të mbikqyrur nga familjet,
meqënëse kjo ishte zgjedhja e vetme,
sepse shumë njerëz nuk kishin
qasje në përkujdesin shëndetsor.
Ndërsa pastaj në shekullin e 20-të
shume gjëra ndryshuan.
Zhvilluam medikamente të reja
si penicilinën
ashtu që ne të mund t'i trajtonim
këto sëmundje ngjitëse.
Medikamente të reja sikurse
teknologjia e rrezeve X u zbuluan
Dhe duke qënë se se ato ishin
kaq të mëdha dhe të shtrenjta,
na duheshin ndërtesa të mëdha
qëndrore, ku t'i mbanim ato,
dhe kështu u krijuan
spitale tona moderne.
Pas Luftës se Dytë Botërore,
shumë vende themeluan sisteme
universale të kujdesit shëndetsor
ashtu që kushdo mund të merrte
trajtimin e nevojshëm.
Rezultati ishte zgjatja e jetës së
njeriut nga 45 në fillimin e shekullit
deri ne dyfishin e saj këto ditë.
Me zhvillimin e shkencës, shekulli i 20-të
ishte një shekull mjaft shpresëdhënës,
por me gjithë këtë vëmendje mbi jetën,
vdekja u harrua,
madje edhe qasja jonë ndaj
vdekjes ndryshoi në mënyrë drastike.
Unë jam arkitekte,
dhe për një vit e gjysëm
po kërkoj për këto ndryshime
dhe kuptimin që ato kanë për arkitekturen
në lidhje me vdekjen dhe të vdekurit
Ne tani mund të vdesim nga
kanceri apo semundje zemre,
që do të thotë se shumë nga ne
do të përballemi një periudhë të gjatë
me sëmundje kronike në fund të jetës.
Gjatë kësaj periudhe,
me shumë mundësi, ne do të kalojmë
mjaft kohë në spitale e azile.
Ne të gjithë kemi qenë në
spitale moderne.
Ju i njihni ato drita floureshente
në korridoret pafund të gjata
dhe ata rreshta me karrige
të parehatshme.
Arkitektura e spitaleve
ka fituar një nam të keq.
Por çuditërisht
nuk ka qenë gjithmonë kështu.
Ky është L'Ospedale degli Innocenti,
i ndërtuar në vitn 1419 nga Brunelleschi,
që ishte një nga arkitektët më të famshëm
dhe me më ndikim në atë kohe.
Dhe kur shikoj këtë ndërtesë
dhe mendoj për spitalet sot,
çfarë më mahnit, është
qëllimi i kësaj ndërtese.
Është me të vërtetë një
ndërtesë e mrekullueshme.
Ka tri oborre në mes
ashtu që të gjitha dhomat
të jenë plot dritë dhe ajër të pastër,
dhe dhomat janë të mëdha
me tavane të larta,
dhe të bëjnë të ndihesh
më rehat kur je brenda.
Dhe gjithashtu duket bukur.
Ne e kemi harruar disi,
që kjo është e mundur për një spital.
Tani, nëse duam ndërtesa më të mira për të
vdekur, atëhere duhet të diskutojmë,
por pasi ne nuk ndjehemi rehat
të flasim për vdekjen
ne nuk flasim rreth saj,
dhe nuk e vëmë në pyetje se si
ne si shoqëri i afrohemi vdekjes.
Një nga gjërat që më befason më së
shumti në kërkimet e mia,
është se sa ndryshojnë
në fakt qëndrimet.
Ky është krematoriumi i parë në
Mbretërinë e Bashkuar,
që u ndërtua në Woking ne vitet 1870.
Dhe kur u ndertua për herë të parë,
në fshat kishte protesta.
Djegia e trupit nuk pranohej nga shoqëria
dhe 99.8% e njerëzve varroseshin.
Edhe tani, vetëm 100 vjet më vonë,
tre te katertat prej trupave tanë digjen.
Njerëzit janë shumë të hapur
për të pranuar këto ndryshime.
nëse atyre u jepet mundësia
të flasin për to.
Pra kjo bisedë
mbi vdekjen dhe arkitekturën
ishte ajo se çfarë doja të filloja
kur bëra ekspozitën time të parë mbi të
në Venecie në Qershor,
e cila u quajt ''Vdekja në Venecie.''
Ishte e projektuar ashtu që të ishte
mjaft argëtuese
ashtu që njerëzit
vërtetë t'i kushtonin vëmendje.
Kjo është një nga ekspozitat tona,
e cila është një hartë interaktive e Londrës
që tregon se sa shumë prej pasurive
të patundshme në këtë qytet
shfrytëzohen për vdekjen dhe te vdekurit.
dhe kur ju lëvizni dorën nëpër hartë,
shfaqet emri i asaj pasurie të patundshme,
i ndërtesës ose varrezës,
Një tjetër ekspozitë e jona
ishte një seri kartolinash
që njerëzit mund t'i merrnin me vete.
Dhe ato tregonin shtëpi dhe spitale
varreza dhe morgje,
dhe secila prej tyre tregonte histori
të hapësirave të ndryshme
përmes së cilave do të kalojmë,
në anën tjetër të vdekjes.
Ne dëshironim t'i tregojmë
se vendi ku ndërrojmë jetë
është pjesa kryesore e mënyrës
se si vdesim.
Tani, gjëja më e çuditshme ishte mënyra
se si vizitorët reaguan ndaj ekspozitës,
veçanërisht ndaj efektit audio-visual.
Kishte njerëz që kërcenin,
vraponin apo hidheshin përpjetë
duke u munduar të aktivizonin
efektet në mënyra të ndryshme,
dhe për një moment
ata do të ndalnin
dhe do të kujtoheshin se ekspozita
kishte të bënte me vdekjen,
dhe ndoshta kjo nuk ishte mënyra
se si supozohet të sillemi.
Por në të vërtetë, unë do ta vija në
pyetje nëse ekziston një mënyrë
se si duhet të sillemi rreth vdekjes,
dhe nëse kjo nuk është, do të doja që ju
të mendoni si do ishte një vdekje e mirë,
dhe të mendoni se si mund të ishte
arkitektura që e bën një vdekje të mire
dhe a nuk do të ishte më pak
si kjo dhe pak më shumë si kjo?
Ju faleminderit.
(Duartrokitje)