Return to Video

Amy Cuddy: Gjuha e trupit mund të formësojë veten tuaj.

  • 0:00 - 0:06
    Dua t'ia filloj duke ju treguar
    një strategji
  • 0:06 - 0:09
    dhe e vetmja gjë qe ju kërkoj është kjo:
  • 0:09 - 0:13
    që të ndryshoni qendrimin tuaj
    për dy minuta.
  • 0:13 - 0:16
    Por para se t'ia filloj, kërkoj nga ju
  • 0:16 - 0:20
    të bëni një vlerësim të trupit tuaj.
  • 0:20 - 0:23
    Pra, sa nga ju mblidhen mbi vete?
  • 0:23 - 0:26
    Ndoshta perkuleni, vendosni këmbët kryq.
  • 0:26 - 0:30
    Mbani duart kështu.
  • 0:30 - 0:33
    Ndonjëherë i hapim shumë. (Të qeshura)
  • 0:33 - 0:36
    Ju shikoj. (Të qeshura)
  • 0:36 - 0:39
    Dua të fokusoheni në atë që jeni
    duke bërë tani.
  • 0:39 - 0:41
    Do të kthehemi tek kjo pas pak,
  • 0:41 - 0:44
    dhe shpresoj që ta përvetësoni
    këtë teknikë sado pak
  • 0:44 - 0:47
    sepse mund t'ua ndryshojë
    dukshëm jetën,
  • 0:47 - 0:52
    Pra, ne magjepsemi me gjuhën e trupit,
  • 0:52 - 0:56
    dhe veqanërisht jemi të interesuar
    në gjuhën e trupit të të tjerëve.
  • 0:56 - 1:00
    E dini, ne jemi të interesuar në....
    -- (Të qeshura) ---
  • 1:00 - 1:04
    një bisedë e quditshme ose një buzëqeshje
  • 1:05 - 1:09
    një shikim përbuzës ose një shkelje syri
    e quditshme,
  • 1:09 - 1:12
    ose ndoshta thjesht një shtrëngim duarsh.
  • 1:12 - 1:15
    Folësi: Ja ku mbërrijnë ata në numrin 10.
  • 1:15 - 1:20
    Polici me fat ka rastin të shtrëngojë
    duart me presidetin e Amerikës
  • 1:20 - 1:25
    Ja dhe kryeministri --
    Jo. (Të qeshura) (Duartrokitje)
  • 1:25 - 1:27
    (Të qeshura) (Duartrokitje)
  • 1:27 - 1:31
    Pra dhënia ose mosdhënia e dorës,
  • 1:31 - 1:34
    mund të na bëjë të flasim për javë
    dhe javë dhe javë.
  • 1:34 - 1:36
    Madje edhe BBC dhe New York TImes.
  • 1:36 - 1:40
    Pra dukshëm kur ne mendojmë për
    sjelljen joverbale,
  • 1:40 - 1:43
    ose gjuhën e trupit -- që si shkencëtarë
    e quajmë joverbale --
  • 1:43 - 1:46
    eshte gjuhe, na ben te mendojme
    për komunikimin.
  • 1:46 - 1:49
    Kur ne mendojmë për komunikimin,
    mendojmë për bashkëbisedimet.
  • 1:49 - 1:51
    Cfarë po më komunikon
    gjuha e juaj e trupit mua?
  • 1:51 - 1:54
    Cfarë po ju komunikoj unë ju?
  • 1:54 - 1:59
    Ka disa arsye për t'i parë gjërat
    në këtë këndvështrim.
  • 1:59 - 2:01
    Shkencëtarët social kanë
    shpenzuar mjaft kohë
  • 2:01 - 2:03
    duke shikuar efektet
    e gjuhës së trupit tonë,
  • 2:03 - 2:06
    ose atë të njerëzve të tjerë, si bazë e
    krijimit të gjykimeve.
  • 2:06 - 2:10
    Dhe ne vërtetë gjykojmë bazuar nga
    gjuha e trupit.
  • 2:10 - 2:14
    Dhe këto gjykime mund të parashikojnë
    rezultate të vlefshme jetësore
  • 2:14 - 2:17
    si kë punësojmë ose ngrejmë në detyrë,
    apo ftojmë në takim.
  • 2:17 - 2:22
    Përshembull Nalini Ambady, hulumtuese në
    Universitetin e Tuft,
  • 2:22 - 2:27
    tregon se kur njerëzit shikojnë klipe
    30-sekondëshe pa zë
  • 2:27 - 2:30
    të bashkëveprimeve reale midis
    mjekut dhe pacientit,
  • 2:30 - 2:32
    gjykimi i tyre mbi mirësjelljen e mjekut,
  • 2:32 - 2:35
    parashikon nëse ai mjek
    do të paditet ose jo.
  • 2:35 - 2:37
    Pra nuk ka të bëjë aq shumë
  • 2:37 - 2:39
    me atë se a ishte apo jo ai mjek i aftë,
  • 2:39 - 2:42
    por a e pëlqejmë atë person dhe si
    bashkëveproi ai?
  • 2:42 - 2:45
    Edhe më dramatike,
    Alex Todorov në Princeton
  • 2:45 - 2:49
    thotë se gjykimet mbi fytyrat e
    politikanëve
  • 2:49 - 2:53
    në vetëm një sekond parashikojnë 70%
  • 2:53 - 2:57
    të rezultateve të garave
    për senatin Amerikan,
  • 2:57 - 2:59
    dhe madje, të flasim për rrjetin virtual
  • 2:59 - 3:03
    karakteret e përdorura në negocimet
    e bëra online
  • 3:03 - 3:06
    ju bëjnë të mundur që të merrni më
    shumë vlerë nga ai negocim.
  • 3:06 - 3:08
    Nëse i përdorni keq ato, ide jo e mirë.
    Apo jo?
  • 3:08 - 3:12
    Pra, kur mendojmë për joverbalen, mendojmë
    për mënyrën se si i gjykojmë të tjerët,
  • 3:12 - 3:15
    si të tjerët na gjykojnë ne,
    dhe cilat janë përfundimet.
  • 3:15 - 3:17
    Ne priremi të harrojmë, edhe
    audiencën tjetër
  • 3:17 - 3:20
    e cila influencohet nga joverbali jonë,
    e kjo është vetvetja.
  • 3:21 - 3:24
    Ne gjithashtu influencohemi
    nga joverbali ynë,
  • 3:24 - 3:26
    mendimet, ndjenjat dhe fiziologjia jonë.
  • 3:26 - 3:29
    Për çfarë joverbali jam duke folur?
  • 3:29 - 3:32
    Unë jam psikologe sociale.
    Studioj paragjykimet,
  • 3:32 - 3:35
    dhe jap mësim në një shkollë
    konkuruese biznesi,
  • 3:35 - 3:39
    pra ishte e ditur që do të isha e
    interesuar në fuqinë dinamike.
  • 3:39 - 3:43
    Veqanërisht fillova të interesohesha
    në shprehjet joverbale
  • 3:43 - 3:45
    të pushtetit dhe dominancës.
  • 3:45 - 3:48
    Dhe cilat janë shprehjet joverbale
    të pushtetit dhe dominancës?
  • 3:48 - 3:50
    Epo, ja çfarë janë.
  • 3:50 - 3:53
    Në mbretërinë e kafshëve,
    paraqet zgjerimin.
  • 3:53 - 3:56
    Pra për t'a bërë veten më të madh,
    i zgjat duart,
  • 3:56 - 3:59
    merr më shumë hapësirë,
    pra në parim hapesh.
  • 3:59 - 4:01
    Esenca është që të hapesh.
  • 4:01 - 4:03
    Dhe kjo është e vërtetë
    përgjatë mbretërisë së kafshëve.
  • 4:03 - 4:06
    Kjo nuk ndodh vetëm tek kafshët.
  • 4:06 - 4:09
    Edhe njerëzit bëjnë të njejtën gjë.
    (Të qeshura)
  • 4:09 - 4:13
    Pra njerëzit e bëjnë këtë kur kanë
    fuqi pothuajse të vazhdueshme,
  • 4:13 - 4:16
    dhe gjithashtu kur ndjehen të pushtetshëm
    në një moment.
  • 4:16 - 4:19
    Dhe kjo është veqanërisht
    interesante sepse vërtet na tregon
  • 4:19 - 4:23
    sa universale dhe të vjetra janë këto
    shprehje të pushtetit.
  • 4:23 - 4:25
    Këtë shprehje, që njihet si krenari,
  • 4:25 - 4:28
    e ka studiuar Jessica Tracy.
  • 4:28 - 4:30
    Ajo tregon se njerëzit që kanë lindur
    me shikim normal
  • 4:31 - 4:33
    dhe ata që kanë lindur të verbër
    e bëjnë këtë
  • 4:33 - 4:36
    kur fitojnë në një garë fizike.
  • 4:36 - 4:38
    Kur ata e kalojnë vijën e finishit
    dhe kanë fituar,
  • 4:38 - 4:41
    edhe pse nuk kanë parë
    një shprehje të tillë
  • 4:41 - 4:42
    Ata e bëjnë këtë.
  • 4:42 - 4:45
    Pra duart lart dhe mjekra gjithashtu
    ngrihet.
  • 4:45 - 4:47
    Po kur jemi t'pafuqishëm?
  • 4:47 - 4:48
    Ne bëjmë të kundërtën.
  • 4:48 - 4:51
    Ne ngushtohemi.
    Ne mbështillemi në vete.
  • 4:51 - 4:52
    E bëjmë veten më të vogël.
  • 4:52 - 4:55
    Ne nuk duam të përplasemi
    me personin ngjitur me ne.
  • 4:55 - 4:58
    Keshtuqë prapë, kafshët dhe njerëzit,
    bëjnë të njejtën gjë.
  • 4:58 - 5:01
    Ja çfarë ndodh kur pushteti i lartë dhe
    ai i ulët takohen.
  • 5:01 - 5:04
    Pra çfarë bëjmë ne kur vjen puna
    tek pushteti
  • 5:04 - 5:07
    është se ne e plotësojmë komunikimin
    joverbal të të tjerëve.
  • 5:07 - 5:10
    Nëse dikush sillet më i pushtetshëm
    kundrejt nesh,
  • 5:10 - 5:12
    ne priremi të zvogëlohemi.
    Ne nuk bëhemi si ata.
  • 5:12 - 5:14
    Ne bëjmë të kundërtën e atyre.
  • 5:14 - 5:17
    Kështu, vëzhgoj një sjellje në klasë,
  • 5:17 - 5:20
    dhe çfarë vërej?
  • 5:20 - 5:27
    Vërej se studentët e MBA ekspozojnë
    gjithë pushtetin joverbal.
  • 5:27 - 5:29
    Kemi njerëz të cilët duken si karikatura
    të "Alphas"
  • 5:29 - 5:33
    duke ecur në dhomë, shkojnë mu në mes
    të dhomës
  • 5:33 - 5:36
    para se klasa të fillojë, ata vërtet
    duan të zotërojnë hapësirë.
  • 5:36 - 5:39
    Kur ulen, ata në njëfarë mënyre hapen.
  • 5:39 - 5:40
    Ata i ngrenë duart kështu.
  • 5:40 - 5:43
    Ka edhe njerëz të tjerë,
    të cilët janë në kolaps
  • 5:43 - 5:45
    kur hynë në klasë.
    Kur ata hyjnë, vërehet diçka.
  • 5:45 - 5:48
    Vërehet në fytyrat e tyre,
    dhe trupat e tyre,
  • 5:48 - 5:51
    dhe ata ulen në karrige,
    dhe ngushtohen,
  • 5:51 - 5:53
    dhe ata veprojnë kështu kur
    e ngrenë dorën.
  • 5:53 - 5:55
    Nga kjo vërej disa gjëra.
  • 5:55 - 5:57
    E para, dhe nuk është e papritshme.
  • 5:57 - 5:59
    Kjo ka të ngjarë që të lidhet me gjininë.
  • 5:59 - 6:04
    Pra, gratë kanë më shumë tendencë
    t'a bëjnë këtë se sa burrat.
  • 6:04 - 6:07
    Gratë vazhdimisht ndihen më
    pak të fuqishme se burrat,
  • 6:07 - 6:09
    kështu që kjo nuk është e habitshme.
  • 6:09 - 6:11
    Por diçka tjetër që kam vërejtur
  • 6:11 - 6:13
    është se kjo duket të ketë
    lidhje edhe me nivelin
  • 6:13 - 6:17
    e pjesmarrjes së studentëve,
    dhe si merrnin pjesë ata.
  • 6:17 - 6:20
    Dhe kjo është shumë e rëndësishme
    në një klasë të MBA-së
  • 6:20 - 6:22
    sepse pjesëmarrja numërohet
    si gjysma e notës.
  • 6:23 - 6:27
    Keshtu, shkollat e biznesit kanë pasur
    vështirësi me dallimet gjinore
  • 6:27 - 6:30
    Kemi burrat dhe gratë njësoj të
    kualifikuar
  • 6:30 - 6:32
    dhe kemi këto diferenca në nota,
  • 6:32 - 6:35
    dhe kjo pjesërisht duket të jetë
    nga dallimi në pjesëmarrje.
  • 6:36 - 6:39
    Dhe fillova të mendoj,
  • 6:39 - 6:42
    këta njerëz që vijnë e marrin pjesë këtu.
  • 6:42 - 6:45
    A mund t'i bëjmë njerëzit të shtiren
  • 6:45 - 6:48
    dhe a do të rezultonte kjo
    me pjesëmarrje më të madhe?
  • 6:48 - 6:51
    Kështu, bashkëpunuesja ime
    Dana Carney, e cila është në Berkeley,
  • 6:51 - 6:55
    dhe unë donim të dinim, a mund të
    shtiremi deri sa t'ia dalim?
  • 6:55 - 6:57
    Si përshembull, a mund t'a bëjmë këtë
    për një kohë
  • 6:57 - 7:00
    dhe vërtetë të kemi
    një ndryshim në sjellje
  • 7:00 - 7:02
    që të dukemi më të pushtetshëm?
  • 7:02 - 7:05
    Pra, e dimë që joverbali jonë
    orienton njerëzit e tjerë se si
  • 7:05 - 7:08
    të mendojnë dhe të ndjehen për ne.
  • 7:08 - 7:09
    Por pyetja jonë ishte.
  • 7:09 - 7:13
    a na orienton joverbali jonë në mënyrën
    se si ne ndihemi dhe mendojmë për veten?
  • 7:13 - 7:16
    Ka disa evidenca se kjo është e vërtetë.
  • 7:16 - 7:20
    Kështu, përshembull ne buzëqeshim
    kur ndihemi të lumtur,
  • 7:20 - 7:23
    por gjithashtu, kur jemi të detyruar
    të buzëqeshim
  • 7:23 - 7:27
    duke mbajtur një stilolaps në gojë kështu,
    na bën të ndihemi të lumtur.
  • 7:27 - 7:29
    Pra kjo ndikohet nga dy drejtime.
  • 7:29 - 7:33
    Pushteti gjithashtu, ndikohet
    nga dy drejtime.
  • 7:33 - 7:35
    Kështu, kur ndjeheni të pushtetshëm
  • 7:35 - 7:37
    zakonisht bëni këtë,
  • 7:37 - 7:43
    por është e mundshme,
    që kur shtireni si të pushtetshëm
  • 7:43 - 7:47
    keni të ngjarë që me të vërtetë
    të ndiheni si të tillë.
  • 7:47 - 7:50
    Kështu pyetja e dytë vërtet ishte,
  • 7:50 - 7:53
    meqë mendja ndryshon trupin,
  • 7:53 - 7:57
    a është e vërtetë që
    trupi ndryshon mendjen?
  • 7:57 - 8:00
    Dhe kur them mendjen,
    në rastin e pushtetit,
  • 8:00 - 8:01
    për çfarë e kam fjalën?
  • 8:01 - 8:03
    E kam fjalën për mendimet dhe ndjenjat
  • 8:03 - 8:07
    dhe psikologjinë e tyre,
  • 8:07 - 8:10
    që në rastin tim, janë hormonet.
    Unë shikoj hormonet.
  • 8:10 - 8:14
    Pra si duken mendjet e të pushtetshmëve,
    dhe atyre të papushtetshmëve?
  • 8:14 - 8:18
    Njerëzit e pushtetshëm zakonisht janë,
    jo quditërisht,
  • 8:19 - 8:23
    më të sigurtë dhe me më vetbesim,
    më optimist.
  • 8:23 - 8:26
    Ata besojnë që do fitojnë
    madje edhe në lojërat e fatit.
  • 8:26 - 8:30
    Ata gjithashtu kanë prirje
    të mendojnë gjëra abstrakte.
  • 8:30 - 8:33
    Pra ka shumë dallime.
    Ata ndërmarrin më shumë rreziqe.
  • 8:33 - 8:36
    Ka shumë dallime midis njerëzve të
    fuqishëm dhe të pafuqishëm.
  • 8:36 - 8:39
    Gjithashtu ka edhe diferenca psikologjike
  • 8:39 - 8:43
    në dy hormonet kryesore; testosteroni që
    është hormoni dominant,
  • 8:43 - 8:46
    dhe kortisoli, që është hormoni i stresit.
  • 8:46 - 8:54
    Ne zbulojmë që meshkujt alfa me
    pushtet të lartë në hierarkine e primateve
  • 8:54 - 8:57
    kanë nivel të lartë të testosteronit dhe
    të ulët të kortisolit,
  • 8:57 - 9:00
    dhe liderët efektivë dhe të pushtetshëm
  • 9:00 - 9:03
    kanë gjithashtu të njejtat nivele
    hormonale.
  • 9:03 - 9:05
    Cfare nënkupton kjo?
    Kur mendojmë për pushtetin,
  • 9:05 - 9:07
    ne mendojmë vetëm për testosteronin,
  • 9:07 - 9:09
    sepse kjo lidhej me dominancën.
  • 9:09 - 9:13
    Por realisht, pushteti është mbi atë
    se si reagojmë ndaj stresit.
  • 9:13 - 9:16
    A do donit një lider të pushtetshëm
    që është dominant
  • 9:16 - 9:18
    me nivel testosteroni të lartë
    por i stresuar?
  • 9:18 - 9:20
    Me siguri jo, apo jo?
  • 9:20 - 9:23
    Doni një person që është i pushtetshëm,
    i sigurtë dhe dominant,
  • 9:23 - 9:27
    por jo shumë i stresuar,
    një person që i merr gjërat shtruar.
  • 9:27 - 9:32
    Pra, ne e dimë në hiearkitë primate,
  • 9:32 - 9:35
    nëse nevojitet një drejtues,
  • 9:35 - 9:39
    nëse një individ papritur
    merr rolin e drejtuesit,
  • 9:39 - 9:42
    brenda disa dite, testosteroni
    i atij individi rritet dukshëm
  • 9:42 - 9:46
    dhe kortisoli i tij bie dukshëm.
  • 9:46 - 9:49
    Kështu, kemi prova që trupi ndërton
  • 9:49 - 9:51
    mendjen, të paktën në nivelin e fytyrës,
  • 9:51 - 9:55
    dhe gjithashtu ky ndërrim i roleve
    formëson mendjen.
  • 9:55 - 9:58
    Pra çka ndodh është që ju ndërroni rolet,
  • 9:58 - 10:01
    çka ndodh nëse bëni këtë
    në një nivel minimal,
  • 10:01 - 10:03
    si një manipulim i vogël,
    apo invervenim i vogël?
  • 10:03 - 10:06
    "Për dy minuta" ju thoni,
    "Dua të qëndroj kështu,
  • 10:06 - 10:09
    dhe kjo do t'iu bëjë të ndiheni
    më të pushtetshëm."
  • 10:09 - 10:11
    Kjo është ajo çka bëmë.
  • 10:12 - 10:16
    Ne vendosëm të merrnim njerëz në laborator
    dhe të bëjmë një eksperiment,
  • 10:16 - 10:20
    dhe këta njerëz bënë, për dy minuta,
  • 10:20 - 10:23
    pozita të të pushtetshmit ose
    të pozita të papushtetshmit,
  • 10:23 - 10:25
    dhe unë do t'iu tregoj këto pesë pozita,
  • 10:25 - 10:27
    edhe pse ata i bënë vetëm dy.
  • 10:27 - 10:29
    Ja ku është njëra.
  • 10:30 - 10:31
    Disa të tjera.
  • 10:32 - 10:37
    Kjo njihet si "Wonder Woman" ne media.
  • 10:37 - 10:38
    Ja edhe disa të tjera.
  • 10:38 - 10:40
    Pra ju mund të jeni në këmbë ose ulur.
  • 10:40 - 10:43
    Dhe ja ku janë pozitat me pushtet të ulët.
  • 10:43 - 10:45
    Pra, ju ngërtheheni në vete.
  • 10:47 - 10:48
    Ky është një shembull.
  • 10:48 - 10:52
    Kur prekni qafën tuaj, ju në të vërtetë po
    mbroni veten.
  • 10:52 - 10:54
    Pra, ja çfarë ndodh.
  • 10:54 - 10:56
    Ata vijnë, dhe ndahen në dy grupe,
  • 10:56 - 11:00
    për dy minuta ne themi
    "Duhet të bësh këtë ose atë"
  • 11:00 - 11:02
    Ata nuk shikojnë pozat në figurë.
  • 11:02 - 11:04
    Ne nuk duam t'i imponojmë
    konceptin e pushtetit.
  • 11:04 - 11:06
    Ne duam që ata të ndihen të pushtetshëm.
  • 11:06 - 11:07
    Pra për dy minuta ata bëjnë këtë.
  • 11:07 - 11:10
    Ne pastaj i pyesim,
    " Sa të pushtetshëm ndiheni?"
  • 11:10 - 11:13
    dhe pastaj i'u japim një mundësi
    për të luajtur kumbar,
  • 11:13 - 11:16
    dhe marrim mostrën e pështymës.
  • 11:16 - 11:17
    Ky është i gjithë eksperimenti.
  • 11:17 - 11:19
    Dhe kjo është çfarë gjetëm.
  • 11:19 - 11:21
    Toleranca e rrezikut, që është
    në loja e kumbarit,
  • 11:21 - 11:25
    gjetëm se në pozën e pushtetit të lartë,
  • 11:25 - 11:27
    86 përqind e juaj do të luani bixhos.
  • 11:27 - 11:29
    Kur keni pozën e pushtetit të ulët,
  • 11:29 - 11:33
    vetëm 60 përqind, dhe kjo është një
    dallim mjaft i madh.
  • 11:33 - 11:36
    Ja çfarë gjetëm në testosteron.
  • 11:36 - 11:38
    Nga baza prej nga vijnë,
  • 11:38 - 11:42
    njerëzit me pushtet përjetojnë rritje
    prej rreth 20 përqind,
  • 11:42 - 11:46
    dhe njerëzit me pushtet të ulët përjetojnë
    ulje për 10%.
  • 11:46 - 11:49
    Pra, dy minuta,
    dhe ju keni këto ndryshime.
  • 11:49 - 11:51
    Ja çfarë ndodh me kortisolin.
  • 11:51 - 11:55
    Njerëzit me pushtet të lartë
    përjetojnë ulje për 25%,
  • 11:55 - 11:59
    dhe njerëzit me pushtet të ulët përjetojnë
    rritje prej 15%.
  • 11:59 - 12:02
    Kështu, dy minuta qojnë në
    këto ndryshime hormonale
  • 12:02 - 12:03
    që konfigurojnë trurin tuaj
  • 12:03 - 12:08
    që të jeni kategorik,
    me vetëbesim dhe rehat,
  • 12:08 - 12:13
    ose reagues ndaj stresit dhe ndjenja
    e të qenurit të mbyllur.
  • 12:13 - 12:16
    Dhe ne të gjithë kemi pasur këtë ndjesi,
    apo jo?
  • 12:16 - 12:21
    Joverbali shfaq atë se si ndihemi
    ne me veten,
  • 12:21 - 12:23
    pra nuk janë vetëm të tjerët,
    por edhe vetja jonë.
  • 12:23 - 12:26
    Gjithashtu, trupi jonë ndryshon
    mendjen tonë.
  • 12:26 - 12:28
    Por pyetja e rradhës është,
  • 12:28 - 12:30
    a mundet pozimi autoritar për disa minuta
  • 12:30 - 12:32
    vërtet të ndryshojë jetën tuaj
    në mënyra kuptimplote?
  • 12:32 - 12:36
    Eshtë kjo detyrë e vogël,
    janë vetëm disa minuta.
  • 12:36 - 12:38
    Kur mund ta aplikosh këtë?
  • 12:38 - 12:40
    Pyetje të cilës sigurisht i kemi
    kushtuar rëndësi.
  • 12:40 - 12:47
    Ne mendojmë se duhet të përdoret
    në situata vlerësuese,
  • 12:47 - 12:49
    si në situata të kërcënimeve shoqërore.
  • 12:49 - 12:52
    Ku ju vlerësoheni nga shokët?
  • 12:52 - 12:54
    Për adoleshentët është tavolina e drekës.
  • 12:54 - 12:58
    Për disa njerëz është të folurit
    në një mbledhje në shkollë,
  • 12:58 - 13:02
    mund të jetë një prezantim ose
    në një ligjeratë si kjo
  • 13:02 - 13:05
    ose një intervistë pune.
  • 13:05 - 13:07
    Ne vendosëm që ajo ku njerëzit gjejnë
    veten më shumë
  • 13:07 - 13:10
    është intervista e punës.
  • 13:10 - 13:12
    Ne i publikuam këto gjetje,
  • 13:12 - 13:15
    dhe media filloi t'i kushtonte
    vëmendje të madhe,
  • 13:15 - 13:17
    dhe ata thonë, në rregull, kjo duhet bërë
  • 13:17 - 13:19
    kur shkoni në intervistë pune, apo jo?
  • 13:19 - 13:20
    (Të qeshura)
  • 13:20 - 13:22
    E dini, ne u tmerruam, dhe thamë,
  • 13:22 - 13:25
    Oh jo, jo, kjo nuk është çka ne menduam.
  • 13:25 - 13:27
    Për shumë arsye, jo, mos e bëni këtë.
  • 13:27 - 13:29
    E përsëris, kjo nuk është
    kur flisni me të tjerët.
  • 13:29 - 13:31
    Kjo bëhet kur ju të flisni me veten tuaj.
  • 13:31 - 13:34
    Cka bëni para intervistës së punës?
    Ju bëni këtë.
  • 13:34 - 13:37
    Ju jeni ulur. Shikoni në Iphone-n tuaj--
  • 13:37 - 13:39
    ose Android-in, pa dashur të
    përjashtoj dikë.
  • 13:39 - 13:41
    Ju shikoni në shënimet e juaja,
  • 13:41 - 13:43
    ju kërruseni, e bëni veten të vogël,
  • 13:43 - 13:46
    kur në fakt çka duhet të jeni duke bërë
    ndoshta është kjo,
  • 13:46 - 13:48
    si në banjo. Apo jo? Gjeni dy minuta.
  • 13:48 - 13:50
    Pra kjo është çka duam të testojmë. Mirë?
  • 13:50 - 13:52
    Kështu, ne sjellim njerëzit në laborator,
  • 13:52 - 13:55
    dhe ata bëjnë pozitat e pushtetshme
    ose të kundërtën,
  • 13:55 - 13:58
    dhe i vendosim në një intervistë pune
    shumë stresuese.
  • 13:58 - 14:02
    Ajo zgjat 5 minuta.
    Ata janë duke u incizuar.
  • 14:02 - 14:04
    Ata janë duke u gjykuar gjithashtu,
  • 14:04 - 14:08
    dhe gjykuesit jane trajnuar
    qe te mos reagojne,
  • 14:08 - 14:10
    kështu që ata duken kështu.
  • 14:10 - 14:12
    Imagjinoni sikur ky person
    po ju interviston ju?
  • 14:12 - 14:17
    Pra për 5 minuta, asgjë,
    dhe kjo është më keq se të të ndërpresin.
  • 14:17 - 14:18
    Njerëzit e urrejnë këtë.
  • 14:18 - 14:22
    Marianne LaFrance e ka studiuar këtë.
  • 14:22 - 14:24
    Pra, kjo të gozhdon kortisolin.
  • 14:24 - 14:26
    Kështu, kjo është invervista që
    ne i vendosim ata,
  • 14:26 - 14:28
    sepse ne donim të shikonim çfarë ndodh.
  • 14:28 - 14:32
    Pastaj i vëmë kater kodues të shikojnë
    regjistrimet.
  • 14:32 - 14:35
    Ata nuk i dinë hipotezat tona.
    Ata nuk dinë asgjë.
  • 14:35 - 14:37
    Ata nuk e dinë kush ka pozuar
    në cilën pozë,
  • 14:38 - 14:43
    dhe ata përfundojnë duke shikuar
    regjistrimet
  • 14:43 - 14:45
    dhe thonë,
    "Ne duam t'i marrim në punë këta njerëz"
  • 14:45 - 14:46
    të gjitha ata që kanë pozuar në pozën
    e pushtetit të lartë.
  • 14:46 - 14:48
    "Nuk duam t'i punësojmë këta njerëz.
  • 14:48 - 14:52
    Ne githashtu i vlerësojmë këta njerëz
    më pozitivisht."
  • 14:52 - 14:54
    Por çka i nxit këta?
  • 14:54 - 14:56
    Nuk është përmbajtja e të folurit.
  • 14:56 - 14:58
    Eshtë prezenca që ata sjellin në të folur.
  • 14:59 - 15:01
    Sepse ne i vlerësojmë ata në
    bazë të disa faktorëve
  • 15:01 - 15:05
    lidhur me kompentencën,
    si p.sh strukturimi në të folur?
  • 15:05 - 15:07
    Sa i mirë është?
    Kualifikimet e tyre?
  • 15:07 - 15:09
    Asnjë efekt në këto gjëra.
    Ja çka influencon.
  • 15:09 - 15:11
    Këto gjëra.
  • 15:11 - 15:14
    Njerëzit vënë në pah veten e tyre
    të vërtetë.
  • 15:14 - 15:15
    Ata sjellin veten e tyre.
  • 15:15 - 15:17
    Ata sjellin idetë e tyre, por si vetvetja,
  • 15:17 - 15:19
    pa asnjë tepricë shtesë.
  • 15:19 - 15:24
    Pra, kjo e drejton ose ndihmon efektin.
  • 15:24 - 15:28
    Kështu, kur i tregoj njerëzve për këtë,
  • 15:28 - 15:31
    që trupi jonë ndryshon mendjen tonë,
    dhe mendja sjelljen tonë,
  • 15:31 - 15:34
    e sjellja rezultatin, ata thonë,
  • 15:34 - 15:35
    "Duket si falso," Apo jo?
  • 15:35 - 15:37
    Dhe unë i thash, bëni sikur
    deri sa t'ia dilni.
  • 15:37 - 15:39
    Nuk jam unë.
  • 15:39 - 15:42
    Nuk dua të dal aty dhe të ndihem si
    mashtrues.
  • 15:42 - 15:44
    Nuk dua të ndihem si mashtrues.
  • 15:44 - 15:48
    Nuk dua të shkoj aty vetëm për të kuptuar
    që nuk përkas aty.
  • 15:48 - 15:50
    Dhe kjo vërtetë lidhej me mua,
  • 15:50 - 15:54
    sepse dua t'ju tregoj një storie të vogël
    për të qenurit mashtrues i vetes
  • 15:54 - 15:56
    dhe të ndjenjës që nuk i përkas
    këtij vendi.
  • 15:56 - 15:59
    Kur isha 19 vjec, bëra një aksident
    të madh me makinë,
  • 15:59 - 16:02
    Isha gjuajtur nga makina,
    dhe jam rrotulluar disa herë.
  • 16:02 - 16:04
    Isha hedhur nga makina.
  • 16:04 - 16:07
    Dhe u zgjova në një zonë rehabilituese për
    dëmtime në kokë,
  • 16:07 - 16:09
    dhe isha tërhequr nga kolegji,
  • 16:09 - 16:15
    dhe mësova se IQ ime kishte zbritur për dy
    devijime standarde
  • 16:15 - 16:18
    gjë që ishte traumatike.
  • 16:18 - 16:21
    E dija IQ time sepse isha identifikuar
    me të qenurit e mençur.
  • 16:21 - 16:23
    dhe isha quajtur e talentuar si fëmijë.
  • 16:23 - 16:26
    Tentoja të kthehesha në kolegj.
  • 16:26 - 16:28
    Më thanë, "Nuk do ta mbarosh kolegjin.
  • 16:28 - 16:31
    Ka gjëra të tjera për ty që t'i bësh,
  • 16:31 - 16:33
    por kjo nuk do të funksionojë për ty."
  • 16:33 - 16:36
    Vërtet e pata vështirë, më duhet të them,
  • 16:36 - 16:39
    të të marrin identitetin,
  • 16:39 - 16:41
    që për mua ishte të qenurit e mençur,
  • 16:41 - 16:42
    të të marrin këtë nga ty,
  • 16:42 - 16:46
    nuk ka asgjë që të bën më të pafuqishëm.
  • 16:46 - 16:47
    Pra u ndjeva e pafuqishme.
  • 16:47 - 16:49
    Punova dhe punova, dhe pata fat,
  • 16:49 - 16:51
    dhe punova, dhe pata fat, dhe punova.
  • 16:51 - 16:53
    Eventualisht, diplomova nga kolegji.
  • 16:53 - 16:55
    Mu deshën 4 vjet më shumë se kolegët e mi,
  • 16:55 - 17:00
    dhe e binda dikë, engjellin tim këshillues
    Susan Fiske,
  • 17:00 - 17:03
    të më merrte, dhe shkova në Princeton,
  • 17:03 - 17:06
    dhe ndihesha sikur,
    nuk duhet të jem në këtë vend.
  • 17:06 - 17:07
    Unë jam një mashtruese.
  • 17:07 - 17:09
    Natën para fjalimit tim,
  • 17:09 - 17:12
    dhe fjalimi vjetor në Priceton
    zgjat 20 minuta para 20 vetëve.
  • 17:12 - 17:13
    Kjo është e gjitha.
  • 17:13 - 17:16
    Isha e frikësuar se do të zbulohesha
    një ditë
  • 17:16 - 17:19
    dhe e telefonova atë dhe i thash,
    "Unë heq dorë".
  • 17:19 - 17:21
    Ajo më tha, "Ti nuk do heqësh dorë,
  • 17:21 - 17:23
    sepse vura bast në ty, dhe ti do qëndrosh.
  • 17:23 - 17:26
    Ti do të qëndrosh, dhe ja çfarë do bësh.
  • 17:26 - 17:27
    Ti do të bëhesh falso.
  • 17:27 - 17:31
    Ti do të bësh çdo fjalim që të kërkohet.
  • 17:31 - 17:33
    Ti do ta bësh dhe bësh dhe bësh,
  • 17:33 - 17:35
    edhe nëse je e frikësuar dhe thjesht ngec
  • 17:35 - 17:38
    dhe përjeton eksperiencë të keqe,
  • 17:38 - 17:41
    deri sa të kesh atë moment që thua,
    "Oh zot, unë jam duke e bërë.
  • 17:41 - 17:44
    Sikur, unë jam bërë kjo.
    Vërtetë po bëj këtë."
  • 17:44 - 17:45
    Dhe kjo është ajo që bëra.
  • 17:45 - 17:46
    pese vite në studimet master,
  • 17:46 - 17:49
    disa vite, dhe e dini, jam në Northwestern
  • 17:49 - 17:51
    U vendosa në Harvard, Jam në Harvard,
  • 17:51 - 17:55
    për shumë kohë mendoja
  • 17:55 - 17:56
    "Nuk duhet të jem këtu."
  • 17:57 - 17:59
    Dhe, në fund të vitit të parë në Harvard,
  • 17:59 - 18:04
    një studente që nuk kishte folur në klasë,
    asnjëherë,
  • 18:04 - 18:07
    që i kisha thënë "Duhet të flasësh"
  • 18:07 - 18:10
    erdhi në zyren time.
    Vërtetë nuk e njihja atë.
  • 18:10 - 18:13
    Ajo erdhi e mposhtur dhe tha,
  • 18:13 - 18:16
    "Nuk duhet të jem këtu".
  • 18:20 - 18:22
    Dhe ky ishte një moment për mua.
  • 18:22 - 18:24
    Sepse dy gjëra ndodhën.
  • 18:24 - 18:25
    E para ishte që unë kuptova,
  • 18:25 - 18:28
    oh zot,
    Unë nuk ndihem më kështu,
  • 18:28 - 18:31
    Nuk ndihem më kështu,
    sepse ajo ndihet dhe e kuptoj atë ndjenjë,
  • 18:31 - 18:33
    Ajo i duhet klasës
  • 18:33 - 18:35
    Sikur, ajo mund të mashtrojë deri sa të
    bëhet.
  • 18:35 - 18:39
    Dhe unë i thash, "Po ti je!
    Ti je e supozuar të jesh këtu!
  • 18:39 - 18:41
    Dhe nesër ti do të bëhesh falso,
  • 18:41 - 18:43
    do ta bësh veten të fuqishme, dhe e dini--
  • 18:43 - 18:49
    (Duartrokitje)
  • 18:49 - 18:53
    Dhe ti do shkosh në klasë,
  • 18:53 - 18:55
    dhe do të bësh komentin më të mirë
    ndonjëherë."
  • 18:55 - 18:58
    Dhe e dini? Ajo dha komentin më të mirë
    ndonjëherë,
  • 18:58 - 19:00
    dhe njerëzit u kthyen sikur,
  • 19:00 - 19:03
    as nuk e vërejta atë të ulej atje.
    (Të qeshura)
  • 19:03 - 19:05
    Ajo kthehet pas disa muajve,
  • 19:05 - 19:08
    dhe kuptova që ajo nuk ishte falso,
  • 19:08 - 19:11
    por vërtetë ia kishte dale.
  • 19:11 - 19:12
    Pra ajo kishte ndryshuar.
  • 19:12 - 19:16
    Prandaj dua të ju them,
    mos u bëni falso deri sa t'ia dilni.
  • 19:17 - 19:19
    Bëhuni falso deri sa të bëheni
    ai që keni dashur.
  • 19:19 - 19:23
    Bëhuni falso deri sa ta përvetësoni.
  • 19:23 - 19:26
    E fundit që dua t'iu them është kjo.
  • 19:26 - 19:30
    Ndryshimet e vogla qojnë
    në ndryshime të mëdha.
  • 19:30 - 19:33
    Kjo është dy minuta.
  • 19:33 - 19:34
    Dy minuta, dy minuta, dy minuta.
  • 19:34 - 19:38
    Pra se të vlerësoheni në një situatë
    stresuese,
  • 19:38 - 19:40
    për dy minuta bëni këtë, në ashensor,
  • 19:40 - 19:43
    në banjo, në tavolinë, prapa derës.
  • 19:43 - 19:45
    Kjo është ajo që doni të bëni.
  • 19:45 - 19:48
    Bëni trurin tuaj të përballojë situatën
  • 19:48 - 19:51
    Ngritni testosteronin.
    Ulni kortisolin.
  • 19:51 - 19:55
    Mos leni situatën duke u bërë pishman
  • 19:55 - 19:56
    Leni situatën duke i ndjerë si,
  • 19:56 - 19:59
    unë njehem sikur do t'i tregoj kush jam.
  • 19:59 - 20:05
    Pra kërkoj që të pozoni
  • 20:05 - 20:10
    dhe kërkoj të ndani këtë shkencë,
    sepse është e thjeshtë.
  • 20:10 - 20:12
    Nuk po shpreh egoizëm me këtë.
    (Të qeshura)
  • 20:12 - 20:14
    Jepini. Ndani me njerëzit,
  • 20:14 - 20:17
    sepse njerëzit që mund të përdorin më së
    shumti këtë
  • 20:17 - 20:20
    janë njerëzit pa qasje në teknologji
  • 20:20 - 20:22
    pa status dhe fuqi.
  • 20:22 - 20:25
    Jepini këtë.
    Ata mund ta bëjnë në mënyrë private
  • 20:25 - 20:28
    Gjithcka duhet është trupi,
    privatësia dhe dy minuta,
  • 20:28 - 20:30
    dhe kjo mund t'i ndërrojë jetën e tyre.
  • 20:30 - 20:32
    Ju falemnderit.
  • 20:32 - 20:35
    (Duartrokitje)
Title:
Amy Cuddy: Gjuha e trupit mund të formësojë veten tuaj.
Speaker:
Amy Cuddy
Description:

Gjuha e trupit influencon atë se si tjerët na shikojnë ne, por gjithashtu mund të ndryshojë atë se si ne e shikojmë veten tonë. Psikologia sociale Amy Cuddy argumenton "Poza e pushtetit"-- qëndrimi në një pozitë konfidente, edhe kur ju nuk ndiheni konfident--- mund të rrisë ndjenjën e konfidencës, dhe mund të ketë impakt në shanset tona për sukses. (Shënim: Disa prej gjetjeve të prezantuara në këtë fjalim janë referencuar nga debatet e vazhdueshme mes shkencëtarëve social rreth rritjes dhe riprodhimit. Lexoni përgjigjen e Amy Cudy-t në pjesën "Learn More" më poshtë.)

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
21:02

Albanian subtitles

Revisions