Get Help
YouTube

Got a YouTube account?

New: enable viewer-created translations and captions on your YouTube channel!

Albanian subtitles

← Djaloshi i Internetit: Historia e Aaron Swartz

Get Embed Code
43 Languages

Showing Revision 77 created 07/25/2015 by Shkumbin Brestovci.

  1. Ka ligje të padrejta;

  2. a duhet me qenë të kënaqun edhe me i respektu,
  3. apo duhet me u përpjekë me i ndreqë,
    tuj i respektu deri sa t'mos i ndreqim,
  4. apo me i shkelë të tana përnjiherë?
  5. - Henry David Thoreau
  6. Nji prej bashkëthemeluesve të websiteit
    social Reddit asht gjetë i vdekun.
  7. Ka qenë fëmijë talent, ndonëse
    ai veten nuk e ka konsideru të tillë.
  8. Ka qenë krejtësisht i pamotivum
  9. me nisë biznis për me ba pare.
  10. Sonte Highland Parkun, vendlindjen e Aaron Swartzit
    e ka kaplu nji ndjenë e fellë e humbjes,
  11. teksa të afërmit i thonë lamtumirë njanit
    prej yjeve ma të ndritshme t'internetit.
  12. Aktivista të lirisë, Qasjes së Hapun dhe
    të kompjuterit po vajtojnë humbjen e tij.
  13. "Nji intelekt i mahnitshëm",
    thonë njerëzit që e kanë njoftë.
  14. Asht vra prej qeverisë, dhe MIT
    i ka tradhëtu tana parimet e veta themelore.
  15. Kanë dashtë me ba shembull përmjet tij, a po merr vesh?
  16. Qeveritë kanë dëshirë të pangijshme
    me kontrollu.
  17. Atij i këcënoheshin 35 vjet burg
    dhe gjobë prej nji milion dollarësh.
  18. Dalin pyetje rreth zellit të prokurorit,
    si dhe mundet me u thanë keqpërdorimit.
  19. A ia keni lëshu nji sy kësaj çashtjeje
    dhe a e keni mbërri nji konkluzion?
  20. Tuj u rritë, gradualisht e kam përjetu procesin
    e të kuptuemit që tana gjanat rreth meje
  21. që njerëzit m'kishin thanë se janë krejt natyrshëm
    ashtu siç janë gjanat, edhe siç kanë me mbetë gjithmonë,
  22. ato nuk ishin aspak të natyrshme,
    ka gjana që mujnë me u ndërru
  23. ajo që asht hala ma me randësi: ka gjana që
    janë gabim edhe që duhet me u ndërru,
  24. dhe kur e pata marrë vesh këtë punë,
    s'kishte ma kthim mbrapa.
  25. Mirësevini në orën e leximit të tregimeve.
  26. Titulli i librit asht "Paddingtoni në Panair".
  27. Pra, ai ka lindë në Highland Park,
    edhe asht rritë poaty.
  28. Aaroni u rrit në nji familje me tre djem
    të tretë jashtëzakonisht të zgjuet.
  29. "Oh, u rrotullu kutia..."
  30. Asnjani prej neve s'ka qenë,
    fëmija ma i sjellshëm në botë.
  31. Tre djem që kanë vrapu poshtë e përpjetë
    tanë kohën, tuj ba sherre.
  32. "Hej, mos, mos mos!"
  33. - Aaron!
    - Çka?
  34. Dikur e pata kuptu që Aaroni në moshë
    shum t're i kish ra në fije qysh me mësu.
  35. "Nji, dy, tre, katër, pesë, gjashtë,
    shtatë, tetë, nandë, dhejtë!"
  36. - Tak, tak!
    - Kush asht?
  37. - Aaroni.
    - Cili Aaron?
  38. - Aaron Hajgarexhia.
  39. Ai e dijke çka dojke,
    edhe gjithmonë dojke me ba atë që dojke.
  40. Gjithmonë ia dilke në krye me ba çka dojke.
  41. Ka qenë pafundësisht kurreshtar.
  42. "Qe nji pamje e vogël e planeteve.
    Secili planet e ka simbolin e vet."
  43. "Simboli i Merkurit, i Venerës, i Tokës,
    Simboli i Marsit, i Jupiterit."
  44. Nji ditë i tha Susanës, "Çka asht qai argëtimi falas
    familjar në qendër të Highland Parkut?"
  45. "Argëtim falas familjar
    në qendër të Highland Parkut."
  46. Atëhere i ka pasë tre vjet.
  47. Ajo tha, "Për çka e ke fjalën?"
  48. Ai tha, "Këqyr, po shkrun
    qetu në frigorifer,"
  49. "Argëtim falas familjar
    në qendër të Highland Parkut."
  50. Ajo u palu prej habisë
    që ai dijke me lexu.
  51. E paska emnin "Sederi jem familjar".
  52. Nata e Sederit asht ndryshe
    prej tana netëve tjera.
  53. Njiherë m'kujtohet, kemi qenë
    në bibliotekën e Universitetit të Chicagos.
  54. E mora nji libër prej raftit
    dikund të vjetit 1900,
  55. ia kallxova atij edhe i thash, "Diqysh,
    ky vend asht përnjimend i jashtëzakonshëm."
  56. Të tanë kemi qenë fëmijë kurreshtarë, mirëpo Aaroni njimend
    ka pasë qef me mësu vetë edhe me i mësu të tjerët.
  57. "Tash kemi m'e mësu alfabetin mbrapsht."
  58. "Z, Y, X, W, V, U, T..."
  59. Po m'kujtohet kur asht kthy në shpi
    prej orë së parë t'algjebrës.
  60. Erdh e tha, "Noah, hajde me ta mësu algjebrën!"
  61. E unë ia ktheva, "Çka asht algjebra?"
  62. Gjithmonë ka qenë qasi.
  63. "Tash hajde e klikojmë pullën,
    qe! Edhe del qajo!"
  64. "Tash bahet pembe!"
  65. Kur i ka pasë diçka si dy a tre vjet,
    e Bobi e pat njoftu me kompjuterin,
  66. u fut si i trentë në trip të kompjuterave.
  67. (muhabet bebash)
  68. Të tanë na kishim kompjutera, por Aaroni njimend
    u fut në ta, edhe sidomos u fut në internet.
  69. - A je tuj punu n'kompjuter?
    - jo...
  70. "Qysh asht... mami,
    pse kurrgja s'po funksionon?"
  71. Pat fillu me programu prej
    moshës shum t're.
  72. Më kujtohet programi i parë
    që e pata shkru me të në BASIC,
  73. ka qenë nji lojë me pyetje prej Star Wars.
  74. Ai u pat ulë me mu n'podrum,
    ku e kishim kompjuterin,
  75. me orë të tana, tuj e programu lojën.
  76. Problemin që e kam pasë tanë kohën me tê
    unë s'kisha kurrgja që dojsha me kry,
  77. ndërsa për tê, kish gjithmonë
    diçka që ai dojke me ba,
  78. Gjithmonë kish diçka
    që mujke me u programu.
  79. Për Aaronin programimi,
    ka qenë gjithmonë magji.
  80. Mundesh me ba sende
    që s'mundet me i ba nji njeri normal.
  81. Aaroni e ndërtoi nji bankomat me nji Mac
    edhe nji kuti të kartonit.
  82. Njiherë për Halloween,
    S'kisha ide, si çka m'u masku,
  83. edhe ai tha që kish me qenë shum tepër cool
    me u pasë veshë si kompjuteri ma i dashtun i tij,
  84. që në atë kohë ish nji iMac.
  85. Po mendoj, atij i shkojke n'nerva me u veshë për Halloween
    por kish shum qef me i bindë njerëzit tjerë
  86. me u veshë me gjanat që ai kish qef me i pa.
  87. "Nikoqiri Aaron, ndalu!
    Djem, hajde ma, këqyrni n'kamerë!"
  88. "Spidermani po këqyrë në kamerë!"
  89. Ai e krijoi nji website me emnin The Info,
    ku njerëzit mujnë thjeshtë me shtu informata.
  90. Jam i sigurtë që dikush atje din
    gjithçka për arin, prarimin...
  91. Pse nuk shkrujnë për qat punë në këtë website?
    E mandej ma vonë njerëzit tjerë vijnë aty,
  92. e lexojnë informacionin e ndryshojnë
    informacionin nëse mendojnë se asht keq.
  93. Jo fort e pangjajshme me Wikipedian, apo jo?
  94. Kjo ka ndodh para se me nisë Wikipedia,
    asht zhvillu prej nji djaloshi 12-vjeçar,
  95. në dhomën e vet, krejt vetëm, në nji server
    të vocërr me teknologji antike.
  96. E nji prej mësuesve i thot,
  97. "Kjo asht ide palidhje, s'munesh me ia leju
    gjithkujt me qenë autor i enciklopedisë!"
  98. "Krejt arsyeja pse kemi akademik
    asht që ata me i shkru këta libra për ne."
  99. "Qysh t'ka ra n'mend kjo ide kaq palidhje?"
  100. Unë dhe vëllau tjetër mandej thojshim,
    "O, a din qysh, Wikipedia asht send i çart, por..."
  101. "e kemi pasë te shpija, para nja 5 vjetëve."
  102. Websitei i Aaronit, theinfo.org,
    e fiton nji çmim në nji garë në shkollë
  103. që e hostojke nji kompani e web designit
    prej Cambridgeit me emnin ArsDigita.
  104. Patëm shku të gjithë në Cambridge kur
    e fitoi çmimin ArsDigita
  105. s'kishim haber se çka asht tuj ba Aaroni.
  106. Ishte e kjartë që çmimi
    ishte goxha i randësishëm.
  107. Aaroni mandej u lidh me
    komunitete të programerave online,
  108. Mandej në proces t'formësimit
    të nji vegle të re për web.
  109. Vjen te unë edhe më thot: "Ben, asht nji
    send shum i çartë që jam kah e punoj."
  110. "Duhesh me ndigju!"
  111. "A po, çka asht ai send?"
  112. "Asht nji send që e ka emnin RSS."
  113. Madej ma shpjegoi çka asht RSSi.
    E unë, "Kujt i hyn në punë, Aaron?"
  114. "A po e përdor ndoi site?
    Pse kisha me përdorë unë?"
  115. Ish nji mailing list për njerëz që punojshin
    në RSS, edhe në XML pak ma përgjithshëm,
  116. dhe në këtë list ish nji person me emnin
    Aaron Swartz që ish luftarak, por shum intelegjent,
  117. dhe që kish shum ide t'mira, e
  118. mirëpo nuk vijke në takimet fizike
    edhe njerëzit i thojshin,
  119. "Kur don me ardhë në takim
    kur takohemi fizikisht?"
  120. Edhe ai tha, "Paj, s'di a m'len mama me ardhë.
    Unë sapo i kam mbushë katërmbdhejtë."
  121. E mandej reagimi i tyne i parë: "ky person,
    ky kolegë me t'cilin po punojmë tanë vitin
  122. i paska pasë trembëdhejt vjet sa ishim tuj
    punu bashkë, dhe tash i paska ba katërmbëdhejtë."
  123. E reagimi i dytë ishte:
  124. "Zot, shum kishim pasë dëshirë me taku.
    I jashtëzakonshëm!"
  125. Ai ka qenë pjesë e komiteteti që e ka draftu RSSin.
  126. Ajo çka ka ba asht me ndihmu në ndërtimin
    e bazamentit të hypertextit modern.
  127. Pjesa në të cilën ka punu, në RSS,
    ka qenë nji vegël që përdoret për me i nxjerrë përmbledhjet
  128. e gjanave që kanë dalë në faqe tjera.
  129. Zakonisht kjo vegël përdoret në blog.
  130. Mundesh me i pasë 10 a 20 bloga të njerëzve
    që don me i lexu.
  131. E përdorë ushqyesin RSS të tyne, përmbledhjet e asaj
    çka ka ndodhë në faqet e tyne
  132. për me kriju nji listë unike të tanë artikujve
    që janë publiku aty.
  133. Aaroni ka qenë shum i ri, por e ka kuptu mirë
    teknologjinë edhe e ka pa që nuk asht e përsosun
  134. edhe ka kërku mënyra për me ba ma të përsosun.
  135. Dikur nana e vet filloi m'e hypë në aeroplan
    në Chicago. Na e merrshim në San Francicso.
  136. E njoftojshimm me njerëz interesant për me debatu,
    edhe u mahnitshim me shprehit e tij t'tmerrshme n'ushqim.
  137. Hajke veç ushqim të bardhë, veç oriz në avull
    jo oriz t'fërgum 'se nuk ish boll i bardhë
  138. edhe bukë t'bardhë, e kështu me radhë...
  139. edhe u mahnitshim me cilësinë e debatit
    që un nxitke nga kjo,
  140. ajo që u dukke si nji gojë e nji djaloshi t'vogël,
  141. edhe mendojshe, ky asht nji fëmijë që ka me
    mbërri shum, nëse ndërkohë nuk vdes prej skorbutit.
  142. Aaron, rendi jot!
  143. Mendoj se dallimi tash asht, se nuk mundesh
    ma me kriju kompani si dotcom.
  144. Nuk mundesh me pasë kompani që shet ushqim t'qenve
    n'Internet apo shet ushqim të qenve n'telefona mobil.
  145. Por prap ka plot invoacione që po ndodhin.
  146. Mendoj se nëse nuk jenu tuj e pa inovacionin
    ndoshta e keni kryet n'zallë.
  147. Ai i qaset kësaj pune, si nji personalitet
    bubaç alpha, ku tingëllon si
  148. "Unë jam ma i mençëm se ti, pra meqenëse
    jam ma i mençëm se ti, jam ma i mirë se ti,
  149. edhe muj me t'kallxu çka me ba."
  150. Diqysh e tepron pak, del si kastravec.
  151. Kështuqë i agregon krejt këta kompjutera bashkë
    edhe i ban me zgjidhë probleme të mëdha
  152. si për shembull me lypë jashtëtokësor
    apo me shnoshë kancerin.
  153. Për herë të parë e kam taku në IRC, Internet Relay Chat.
  154. Jo veç që shkrujke kod, por edhe i angazhojke njerëzit
    emocionalisht për zgjidhjet e problemeve që i dilshin.
  155. Ka qenë konektor.
  156. Kultura e lirë ka marrë shum energji prej tij.
  157. Mendoj që Aaroni asht mundu me ba botën
    me funksionu. U mundojke me ndreqë botën.
  158. Ka pasë nji personalitet shum t'fortë
    që kohë mbas kohe i kallxojke edhe kthetrat.
  159. Jo gjithmonë asht ndje komod
    me botën
  160. as bota nuk ka qenë komode me tê.
  161. kur Aaroni hyni në gjimnaz
    ia nisi me u gërditë prej shkollës.
  162. Nuk i pëlqejke shkolla. Nuk i pëlqejshin as landët
    që i mësojke. Nuk i pëlqejshin as mësuesit.
  163. Aaroni e ka dijtë qysh merren informacionet.
  164. Thojke, "Nuk kam nevojë me shku te filan
    mësuesi për me mësu gjeometri.
  165. Muj thjesht me lexu librin e gjeometrisë,
  166. edhe nuk kam nevojë me shku te ky mësuesi tjetër
    me mësu verzionin e tyne të historisë Amerikane,
  167. I kam nja tri përmbledhje historike qaty,
    të cilat kisha mujtë me i lexu,
  168. nuk jam i interesum për qato sende.
    Jam i intersum për Web."
  169. Kam qenë shum i frustrum në shkollë. E kisha përshtypjen
    që mësuesit s'kishin ide për ato që folshin,
  170. ishin dominues dhe kontrollues,
    detyrat e shpisë ishin shtihim,
  171. krejt ai muhabet ish njifarë tentimi me i mbledhë nxanësat
    edhe me i shti me zor me ba detyra shpije palidhje.
  172. Edhe ia nisa me lexu libra
    për historinë e edukimit
  173. me pa qysh asht zhvillu ky sistem i edukimit,
  174. edhe, cilat janë alternativat tjera edhe mënyrat
    qysh me i ba njerëzit përnjimend me i mësu sendet
  175. si kundërpërgjigje në ripërtypjen e fakteve
    që na i kallxojshin mësuesit,
  176. edhe kjo m'çoi te udha e hulumtimit të pyetjeve
    sa ia nisa me vu në dyshim shkollën u futa mbrenda,
  177. pyetje për shoqëninë që e ka kriju shkollën, pyetje
    për firmat, për të cilat trajnohen njerëzit në këto shkolla,
  178. shtrojsha pyetje për qeverinë
    që e kish mëkambë krejt këtë strukturë.
  179. Nji prej gjanave, mbas të cilave ka qenë shum i pasionum
    asht pronësia intelektuale, sidomos në ditët e hershme.
  180. Pronësia intelektuale ka qenë gjithmonë barrë
    për industrinë botuese edhe për lexuesit,
  181. por nuk ka qenë barrë ekscesive.
    Ka qenë institucion me vend për m'e siguru
  182. që autorët janë pagu.
  183. Ajo që përjetoi gjenerata e Aaronit ishte nji përplasje
    mes këtij sistemi të lashtë të pronësisë intelektuale
  184. dhe këtij sendi të ri që ishim tuj e ndërtu --
    Interneti dhe Webi.
  185. Këto dy gjana u përplasen, dhe krijun kaos.
  186. Mandej e takoi profesorin e juridikut e Harvardit
    Lawrence Lessig,
  187. i cili n'atë kohë po merrej me sfidimin e ligjit
    të pronësisë intelektuale në Gjykatën Supreme.
  188. Aaron Swartz, nji djalë i ri fluturoi për Washington
    për me marrë pjesë në ndigjimet e Gjykatës Supreme.
  189. Jam Aaron Swartz kam ardhë me ndigju Eldredin--
    me pa dokumentin e Eldredit.
  190. Pse ke fluturu prej Chicagos deri këtu, ke ba gjithë
    këtë udhë për me ndigju argumentin e Eldredit?
  191. Pyetje pak e vështirë...
  192. Nuk e dij.
    Asht shum emocionuse m'e pa Gjykatën Supreme,
  193. sidomos me nji rast kaq prestigjioz si ky.
  194. Lessigu ish tuj përparu edhe me nji mënyrë të re
    të përkufizimit të pronësisë intelektuale në Internet.
  195. Që quhej Creative Commons.
  196. Idea e thjeshtë e Creative Commons
    asht me jau dhanë njerëzve --krijuesve--
  197. nji mënyrë të thjeshtë me shêju krijimin e vet
    me liritë që dojnë me i mbajtë.
  198. Nëse copyrighti flet për "të gjitha të drejtat të rezervuara",
    atëherë ky model asht diçka si "disa të drejta të rezervume".
  199. Po du në nji mënyrë të thjeshtë me ju thanë,
    "Qe çka mundeni me ba me punën teme,
  200. edhe nëse ka tjera gjana, për të cilat ju duhet leja jeme
    para se me ba diçka."
  201. Roli i Aaronit ka qenë pjesa kompjuterike.
  202. Për shembull qysh dizajnohen licencat
    që me qenë të thjeshta dhe të kuptushme
  203. edhe të shprehuna qasisoji që me i procesu edhe maqinat?
  204. Njerëzit m'pyetshin, "Cka e ke këtë
    fëmijë pesëmbëdhejtë-vjeç
  205. që po ta shkrun specifikacionin për Creative Commons?
  206. A s'po ta merr mendja që asht gabim i madh?"
  207. Ndërs Larry thojke, "gabimi ma i madh kish me qenë
    mos me pasë ndigju këtë fëmijë."
  208. Ai menxi mbërrijke me dalë me shtat
    përmbi podium,
  209. ishte ky podiumi i lëvizshëm
    kështuqë ishte e sikletshme,
  210. kur e çelke laptopin kurrkush
    s'ia shihke fëtyrën.
  211. Kur hyni në faqen tonë këtu,
    edhe shkoni te "Zgjedh Licencën".
  212. Ju jep këtë listë të opcionevet, që shpjegon çka
    don me thanë, përmjet tri pyetjeve të thjeshta:
  213. "A doni me kërku atribuim?"
  214. "A doni m'e leju përdorim komercial t'punës tuj?"
  215. "A doni me leju modifikim t'punës tuj?"
  216. Unë u palova, krejt u pata shastrisë
    t'ritunit i drejtoheshin atij si nji t'rrituni,
  217. dhe Aaroni dul aty përpara tanë asaj
    audience përplot me njerëz, edhe ia nis me folë
  218. për platformën që kish kriju
    për Creative Commons,
  219. edhe të tanë e ndigjojshin me vëmendje, veç...
  220. Unë isha ulë mbrapa edhe mendojsha:
    ky asht fëmijë, pse p'e ndigjojnë?
  221. Por tanë e ndigjojshin...
  222. Si duket nuk e pata kuptu në tanësi.
  223. Megjithëse kritikët thojshin se ban tepër pak
    me u siguru që artistat paguhen
  224. suksesi i Creative Commonsit ka qenë i stërmadh.
  225. Momentalisht veç në websitein Flickr, mbi 200 milionë
    njerëz përdorin ndonji prej licencave Creative Commons.
  226. Ai ka kontribuu me aftësitë e veta teknike,
    mirëpo për tê nuk ishin ato thjesht çashtje teknike.
  227. Aaroni shpesh shkrujke haptaz në blogun e vet personal:
  228. Mendoj shum fellë për gjanat,
    edhe du që edhe të tjerë me ba t'njejtën gja.
  229. Punoj për ide edhe mësoj prej njerëzve.
    Nuk du me i përjashtu njerëzit.
  230. Jam perfekcionist, por nuk ia lejoj vetes që kjo
    me ma pamundësu publikimin.
  231. Përveç për edukim dhe argëtim,
    nuk hupi kohë për kurgja tjetër
  232. sidomos jo për gjana që s'prodhojnë efekt.
  233. Mundohem me qenë shok me secilin,
    por më shkon në nerva, kur nuk më marrin seriozisht.
  234. Nuk mbaj inat, nuk asht produktive,
    por mësoj prej eksperiencës teme.
  235. Du me ba botën vend ma të mirë.
  236. Në vjetin 2004, Swartz largohet prej Highland Parkut
    dhe regjistrohet në Universitetin e Stanfordit.
  237. Ka pasë ndezje të zorrës që i bajke shum problem,
    edhe ishim shum t'brengosun se a po i merr ilaçet.
  238. U shtru në spital për me marrë koktejin
    hapave përçdo ditë,
  239. nji nga këta hapa ish nji steroid
    që ia ndali rritjen,
  240. edhe e bani me u ndje ndryshe prej
    studentave tjerë.
  241. Aaroni, kam përshtypjen, hyn në Stanford
    i gatshëm për bursë
  242. mirëpo përfundon në nji program për përkrahjen
    gjimnazistave super-talentë
  243. të cilët për katër vjet planifikoheshin me u ba
    kapitenat e industrisë dhe nji-përqindshat
  244. edhe mendoj kjo e hallakati komplet.
  245. Më 2005, mbas nji vjeti në fakultet,
  246. Swartzit ia ofrun nji vend në nji inkubator për start-upa
    t'kompanisë Y Combinator, e udhëhequn prej Paul Grahamit.
  247. Ai thojke, "Hej, E kam nji ide për website."
  248. E Paul Grahami e dojke bajagi,
    edhe i thojke, "A po, hajde."
  249. Kështuqë Aaroni e la shkollën,
    edhe u vendos në banesë të re...
  250. Kjo ka qenë banesa e Aaronit kur u shpërngul.
  251. E kam nji kujtim të zbehtë të babës tem që thojke
    sa vështirë asht me marrë kredi
  252. se Aaroni s'kish kredit edhe e kish lanë shkollën.
  253. Aaroni jetojke në dhomën që tash asht dhomë e ditës
    disa postera janë hala prej kohës, kur Aaron ka jetu këtu.
  254. Mandej biblioteka... ka hala ma shum libra,
    por shumica janë t'Aaronit.
  255. Faqja e Aaronit në Y Combinator u pagëzu "infogami",
    vegël për me kriju webfaqe.
  256. Por infogami e kishte të vështirë me gjetë përdorues,
    kështuqë Swartzi në fund
  257. e bashkoi me nji projekt tjetër të Y Combinatorit
    nji projekt që kish nevojë për ndihmë.
  258. Ky projekt udhëhiqej prej Steve Huffmanit
    dhe Alexis Ohanianit, edhe quhej "Reddit".
  259. Ishim qaty, tu e nisë prej pothuejse kurrçkafit.
    Pa përdorues, pa pare, pa kod,
  260. edhe e rritëm në nji website shum popullor,
  261. Edhe nuk kish as sheja që dojke me hypë.
  262. Në fillim i kishim 1000 përdorues, mandej 10000,
    mandej 20000 e ma shum e ma shum... e pabesueshme.
  263. Redditi u ba gjigant edhe asht nji qosh
    për geeka në Internet.
  264. Ka shum humor, ka edhe art,
    edhe plot njerëz që tubohen në site,
  265. edhe e bajnë këtë faqe kryesoren t'veten
    hyjnë përçdo mëngjes për me i marrë lajmet e veta.
  266. redditi asht në zgripc t'kaosit në njifarë niveli,
  267. nga njena anë asht vend ku njerëzit dikutojnë
    lajmet e ditës, teknologjinë, politikën dhe çashtjet,
  268. por nga ana tjetër ka edhe plot përmbajtje
    jo t'shëndetshme për punë, përmbajtje ofenduese,
  269. ka do sub-reddita, ku trollat
    janë si n'shpi t'veten,
  270. dhe kështu, redditi ka qenë
    edhe strofull i kontraverzave.
  271. Diqysh asht në zgripth të nji kaosi.
  272. redditi kap vëmendjen e magazinës gjigante
    korporative Conde Nast,
  273. që ban ofertë me ble kompaninë.
  274. Nji shumë e madhe e pareve, boll e madhe që babës tem
    iu desh me u konfrontu me nji kallabllak pyetje
  275. si: "ku me i rujtë paret?"
  276. - Asi shume e madhe e pareve...
    - Goxha shumë e madhe.
  277. Me gjasë mbi nji milionë dollarë,
    por sakt nuk e dij.
  278. - E sa vjeç ka qenë atëherë?
    - 19, 20.
  279. Edhe ka qenë në këtë banesë. Ishin ulë përreth
    në do kauça që kanë qenë para këtyne,
  280. tuj programu në Reddit dhe, kur e shitën Redditin
  281. e banën nji ndejë gjigante, edhe tanë bashkë
    fluturunë të nesërmen për Kaliforni,
  282. edhe mu m'i lanë çelsat.
  283. Ka qenë interesant, sapo e kish shitë kompaninë
    edhe të gjithë na e merrshim me mend
  284. që ish ba personi ma i pasun n'mahallë
  285. por ai tha, "ah jo, Po e marr qet dhomën
    e vocërr sa nji kuti e këpucave. Ma shum s'm'vyn."
  286. Dhoma ka qenë pak ma e madhe se nji dollap.
  287. Idea me harxhu pare për gjana fancy
    ish shum joplauzibile për tê.
  288. Ai vetë e shpjegojke, "M'pëlqen me jetu n'banesë
  289. kështuqë s'kam nevojë me harxhu pare për shpi
    të re. As me ble vilë,
  290. edhe m'pëlqen me veshë farmerka edhe majica,
  291. nuk du me harxhitë ma shum as në tesha.
  292. Kështu që s'asht ndoj punë e madhe."
  293. Për Swartzin punë e madhe asht, qysh
    qarkullon trafiku në internet,
  294. edhe çka na tërhjekë vëmendjen.
  295. Në sistemet e moçme të emitimit, je
    thelbësisht i kufizum prej sasisë së kanaleve
  296. hapësinës së valëve. Ke mujtë me i çu veç
    dhejtë kanale përmjet valëve, televizive
  297. apo edhe me kabëll, i ke pasë 500 kanale.
  298. Në Internet, gjithkush mundet me pasë kanal.
    Gjithkush mundet me pasë blog, apo faqe n'MySpace.
  299. Gjithkush e ka nji mënyrë m'e shprehë veten.
  300. Ajo që shohim tash nuk asht pyetja
    kush ka qasje në valë,
  301. por asht pyetja kush e merr kontrollin te mënyrat
    qysh i gjejmë njerëzit.
  302. Po shohim centralizim të fuqisë në siteat si
    Google, roje të portave që t'kallxojnë
  303. ku po don me shku në internet.
  304. Njerëzit që t'ofrojnë burime
    të lajmeve dhe informacioneve.
  305. Pra nuk asht e sigurt që njerëit marrin licencë
    për me folë, sot gjithkush ka
  306. licence me folë. Pyetja asht, kush ndigjohet.
  307. Mbasi që ia nisi me punu në San Francisco
    në Condé Nast, hyn në nji zyre
  308. edhe ia ofrojnë nji kompjuter me krejt
    bërllogun e instalum në tê
  309. edhe i thojnë që s'mundet me instalu kurrgja tjetër
    në kompjuter,
  310. që për developera asht trishtim.
  311. Prej ditës së parë, asht anku
    për secilin send.
  312. "Mure t'hinta, tavolina t'hinta, zhurëm e hintë.
    Ditën e parë që dola n'punë nuk mujta me duru.
  313. Në drekë, u mshela në banjo
    edhe ia plasa vajit.
  314. Nuk muj me mbetë shnosh n'kry
    tuj e ndigju qat zhurëm përditë
  315. E as me kry punën teme.
  316. As këta tjerët s'e kisha përshtypjen
    që mujshin me kry punën
  317. Secili vijke në zyren tonë me ndejtë
    e me ba muhabet, apo me na ftu për ndoj lojë
  318. Nji sistem i ri për video lojna
    që e testojke Wired."
  319. Ai njimend ka pasë tjera aspirata
    të cilat ishin të orientume politikisht,
  320. e Silicon Valley nuk e kish fort
    qat lloj kulture
  321. që e orienton aktivitetin teknik
    për qëllime dhe caqe politike.
  322. Aaroni e urrejke punën për korporata.
  323. Ata tanë e urrejshin punën në Condé Nast,
    por Aaroni ishte i vetmi që s'dojke me vazhdu.
  324. Edhe Aaroni ia bjen vetes punën me u shkarku.
  325. Qashtu që nuk del asnjiherë në punë.
  326. Thuhet se ka qenë shkëputje e zorshme.
    Edhe Alexis Ohanian edhe Steve Huffman
  327. refuzun me dhanë intervistë për këtë film.
  328. Ai e refuzojke botën e biznisit. Nji gja
    e randësishme që duhet me kujtu për
  329. këtë vendim, kur Aaron vendosi me dalë prej kulturës
    së start-upave, asht që i la mbrapa edhe gjanat
  330. që e kishin ba të famshëm dhe të dashtun,
    edhe rrezikojke me i lanë në lloq fansat e vet.
  331. Mbërrijti qaty ku e ka pasë të destinume me shku,
    edhe e kish vetëdijen
  332. edhe kryefortësinë për me marrë vesh se ish ngjitë
    në nji bjeshkë me mut për me këputë
  333. nji drandofill të vetëm dhe me zbulu
    që e kish hupë shqisën e të nuhatunit,
  334. edhe në vend se me u ulë qaty edhe me insistu
    që puna nuk asht qaq keq sa po duket,
  335. sepse megjithatë e kish gjetë drandofillin,
  336. ai zhdrypi prap teposhtë,
    gja që ka qenë goxha impresive.
  337. Mënyra qysh e shihke Aaroni, ka qenë
    që programimi asht magji--
  338. mundesh me ba gjana që njerëzit normalë
    s'mujnë me ba, me programim.
  339. Pra nëse ke fuqi magjike, a kishe me i përdorë
    për mirë, apo për me ba shum pare?
  340. Swartzi ishte i frymëzum prej nji vizionari
    të cilin e kish taku si fëmijë.
  341. Njerin që e kish zbulu World Wide Webin,
    Tim Berners-Lee.
  342. Në vitet e 1990ta, Berners-Lee
    kushtimisht ish në burim
  343. të shpikjes ma fitimprumëse të
    shekullit 20.,
  344. por në vend se me përfitu prej shpikjes së vet
    të World Wide Webit, ai e dha atë gratis.
  345. Kjo asht arsyeja e vetme pse
    World Wide Webi ekziston sot.
  346. Aaroni ka qenë ndiku fellësisht prej Timit.
  347. Timi asht sigurisht gjeniu i hershëm prominent
    i Internetit, i cili nuk merr pare prej shpikjes së vet.
  348. Ai nuk asht aspak i interesum qysh me i ra në fije
    me ba miliarda dollarë.
  349. Njerëzit thojshin, "Eh, qaty mundet me u ba pare,"
  350. po me pasë shku ashtu i kishim pasë plot weba t'vegjël,
  351. në vend se nji të madh,
  352. e nji web i vogël, e turli weba
    t'ndryshëm nuk funksionon,
  353. sepse nuk mundesh me ndjekë linka
    prej njanit n'tjetrin.
  354. Asht dashtë me mbërri masën kritike--
    ky send asht krejt planeti,
  355. pra nuk mundet me funksionu nëse
    nuk kyçet krejt planeti.
  356. E ndjej që nuk mjafton veç
    me jetu në botë qashtu qysh asht,
  357. veç me marrë çka t'japin, edhe me i ndjekë gjanat
    që t'rritun t'kanë mësu me i ba,
  358. prindja t'kanë thanë m'i ba, edhe shoqënia t'thonë m'i ba.
    Mendoj, gjithmonë duhesh me shtru pyetje.
  359. E marr nji qëndrim shum shkencor, që
    gjithçka që ke mësu asht e përkohshme,
  360. që gjithmonë asht e hapun për mohim apo kundërshtim
    apo për me vu n'pyetje, kjo zbatohet edhe n'shoqëni.
  361. Në momentin që e kuptova që kishte
    probleme reale serioze --probleme fundamentale--
  362. që kisha mujtë me ba diçka me i adresu, nuk shoh
    mënyrë për me harru. Nuk e rrokë mos me i adresu.
  363. Sapo fillum me kalu shum kohë bashkë,
  364. ashtu thjeshtë si shokë.
  365. Rrijshim bashkë e folshim, me orë të tana,
    deri natën vonë.
  366. Definitivisht asht dashtë me kuptu që ai
    flirtojke me mu. Në njifarë mënyre,
  367. unë, e shihsha si ide të tmerrshme, të pamundshme,
    edhe pretendojsha që s'po ndodh.
  368. Meqë martesa jeme ish në prishje e sipër, e vetë
    isha e kurthume pa ide se kah me ia mbajtë,
  369. u banëm bashkëjetues, edhe une e mora
    edhe çikën teme me vete.
  370. Hynëm bashkë edhe e mobilum shpinë,
    edhe ishim shum rahat.
  371. Për nji kohë s'e kam pasë jetën aspak rahat,
    edhe as jeta e tij s'ka qenë.
  372. Kemi qenë shum të afërt qysh prej fillimit
    të relacionit tonë romantik.
  373. Na veç...ishim në kontakt t'vazhdushëm.
  374. Por na të dytë jemi njerëz të komplikum.
  375. Gjatë nji diskutimi shum si Ally McBeal, ai m'u rrëfy
    që e kish pasë nji kangë, edhe unë e shtina me ma këndu.
  376. Ishte kanga "Extraordinary Machine" nga Fiona Apple.
  377. Mendoj që ka qenë ai sensi, kur je
    diqysh i kërleshtë që e ka kanga,
  378. edhe pos asaj e ka edhe nji ndjenjë të shpresës.
  379. ♪ Asht ngjitje e kadalshme n'kambë, po jam n'rregull
    me jokomoditetin tem e s'muj m'u ndalë
  380. ndërroj tanë kohën -
  381. Në shum mënyra Aaroni ka qenë tmerrësisht optimist
    për jetën. Edhe kur nuk e ka ndje,
  382. ka mujtë me qenë tmerrësisht optimist për jetën.
  383. Extraordinary machine
  384. - Çka po ban (Quinn)
    - Flickeri ka video tash.
  385. Swartz e derdhi energjinë në nji varg
  386. projektesh t'reja që kishin t'banin
    qasje në informata publike,
  387. përfshi këtu edhe nji webside të llogaridhanies
    me emnin watchdog.net,
  388. edhe nji projekt me emnin The Open Library.
  389. Pra, projekti Biblioteka e Hapun asht nji website
    që mundet me u vizitu te openlibrary.org,
  390. ide asht me u ba nji wiki gjigant,
    website i editueshëm me nga nji faqe për libër.
  391. Domethanë përçdo libër t'botun ndojherë,
    dojmë me pasë nji faqe për tê që kombinon
  392. tana informacionet prej botuesit, shitësit,
    bibliotekave, lexuesve
  393. në nji faqe, që t'i jep linkat se ku me ble
    ku me huazu, apo me shfletu.
  394. I du bibliotekat. Jam asi tipi që
    kur shkoj në nji qytet ma s'pari e lypi bibliotekën.
  395. Kjo asht andrra e Bibliotekës së Hapun, me ndërtu
    nji website ku edhe mundesh me kcy
  396. prej librit në libër, prej personit te autori,
    prej temës te idea, me shetitë në këtë pyell të madh
  397. të dijes që asht futë e ka hupë
    në bibliotekat fizike, dhe që asht vështirë me u gjetë,
  398. që nuk janë fort të qasshme online. Asht vërtetë
    me randësi sepse librat janë trashigimia jonë kulturore.
  399. Librat janë vendi ku njerëzit
    shkojme me i mbajtë shenim sendet,
  400. dhe me i kapërdi krejt këto sende
    prej nji koroporate të vetme asht pak e tutshme.
  401. Qysh me pru qasje publike te domena publike?
  402. Mundet me tingllu shum ashiqare qe ish dashte me pase qasje
    në domenën publike,
  403. por në fakt nuk asht kështu. Domena publike duhet
    me qenë e lirë për të gjithë, por shpesh asht e mshelët.
  404. Shpesh ka kafeza që e rujnë. Asht si me pasë
    park nacional me istikame përreth,
  405. edhe me tyta t'pushkëve që drejtohen, kur dikush
    don me u mësy përnime m'e shiju domenën publike.
  406. Nji gja që Aaronit në veçanti i ka interesu
    ka qenë me pru qasje publike në domenë publike.
  407. Kjo ka qenë nji prej gjanave
    që i ka pru qaq shum telashe.
  408. Jam mundu me marrë qasje në
    dosjet e gjykatës federale në Amerikë.
  409. Ajo që zbulova ishte nji sistem
    i ngatërrum i qujtun PACER.
  410. Shkurtesë për Public Access to Court Electronic Records
    (Qasje Publike për Dosjet Elektronike t'Gjykatave).
  411. Fillova me googlu, dhe aty rash në
    Carl Malamudin.
  412. Qasja në materialet ligjore të Amerikës
    asht biznis dhejta miliardësh dollarë në vjet.
  413. PACERi asht veç nji abuzim i hatashëm
    i shërbimeve qeveritare. asht dhejtë centë për faqe,
  414. Asht kodi ma truthamë që e keni pa ndoiherë.
    Nuk mundesh me lypë nëpër tê. Nuk mundesh me ia vu shejë.
  415. Duhesh me pasë kartë krediti,
    dhe këto janë në fakt dosje publike.
  416. Gjykatat amerikane të qarkut janë shum të randësishme;
    qaty fillojnë shum prej proceseve embrionale.
  417. Raste të të drejtës civile, raste të patentave,
    turlifarë sendi. Gazetarë, studenta, qytetarë e avokatë
  418. gjithkush ka nevojë për qasje në PACER,
    edhe ky jau nxinë jetën në secilin hap.
  419. Njerëzit pa pare nuk mujnë me pa ligjin njejt kollaj
    si njerëzit me kartë Gold American Express.
  420. Asht taksë për qasje në drejtësi.
  421. Ligji asht sistemi operativ i demokracisë
    tonë, edhe ti je i detyrum me pagu për m'e pa?
  422. Diqysh, kjo s'asht fort demokraci.
  423. Ata i nxjerrin nja 120 milionë dollarë në vjet
    prej sistemit PACER,
  424. e ai vetë nuk kushton as ngat asaj, simbas
    shenimeve t'veta. Në fakt, kjo asht joligjore.
  425. Ligji për E-Qeverisje i vitit 2002 thot se gjykatat mujnë
    me inkasu veç deri në atë masë sa asht e domosdoshme,
  426. për m'e mbulu koston e mirëmbajtjes së PACERit.
  427. Si themelues i Public.Resource.Org,
    Malamudi ka tentu me protestu kundër tarifave të PACERit.
  428. Ai ka fillu nji Projekt të riciklimit të PACERit,
  429. ku njerëzir mujnë me i ngarku dokumentet e PACERit
    për të cilat kanë pagu
  430. në nji databazë të lirë, ku tjerët mujnë me i përdorë.
  431. Njerëzit e PACERit merrshin shum publicitet
    prej Kongresit dhe të tjerëve për qasje publike,
  432. kështuqë ata krijun nji sistem në 17 biblioteka
    në tanë vendin që kishin qasje të hapun në PACER.
  433. kjo i bjen, nji bibliotekë çdo 35,000 kilometra katrorë,
    po besoj, gja që nuk ish fort praktike.
  434. I inkurajojsha vullnetarët me iu bashku
    të ashtuqujtunës Çeta e USB Stickave,
  435. për me shkarku prej bibliotekave që kishin qasje,
    edhe me i ngarku te faqja e riciklimit të PACERit.
  436. Njerëzit e merrshin nji USB stick me vete në bibliotekë,
    edhe e shkarkojshin nji grumbull dokumentash,
  437. edhe m'i çojshin mu. Ka qenë diqysh si hajgare.
  438. Në fakt kur klikojshe te çeta e USB stickave,
    aty e kishi Magjistarin e Ozit,
  439. do xhuxha knojshin, edhe dilke nji video-clip:
  440. Na jemi esnafi i lolipopave...
  441. Por m'vijshin edhe telefonata prej
    Steve Shultzit dhe Aaronit, që thojshin,
  442. "Po dojmë me iu bashku Çetës së USB stickave."
  443. Përafërsisht në qat kohë, u takova
    me Aaronin në nji konferencë.
  444. Kjo asht diçka që duhet me u ba si bashkëpunim
    mes shum njerëzve të ndryshëm.
  445. Kështuqë iu afrova edhe i thash,
  446. "Hej, po mendoj me ba nji intervenim
    në problemin e PACERit."
  447. Schultzi tashma e kish zhvillu nji program
    që shkarkojke automatikisht dokumente të PACERit
  448. prej bibliotekave testuese.
  449. Swartzi dashti me ia lëshu nji sy.
  450. Kështuqë ia kallxova kodin,
    s'kisha ide çka mundet me ardhë ma tutje,
  451. por çka dul, gjatë disa orëve të ardhshme
    në atë konferencë,
  452. ai shkoi në nji qysh, tuj e ndreqë kodin,
    tuj e rekrutu nji shok t'vetin
  453. që jetojke afër njanës prej bibliotekave për me shku
    në bibliotekë, me testu kodin e rregullum.
  454. Në këtë pikë dostat në gjykata i ranë në fije
    që diçka s'asht tuj shku simbas planit.
  455. Shenimet ia nisën me ardhë, e me ardhë, e me ardhë
  456. dhe shum shpejtë u banë 760 GB dokumente të PACERit,
    rreth 20 milionë faqe.
  457. Prej informatave që i kish nxjerrë
    nga bibliotekat testuese,
  458. Swartzi e lëshoi një proces masiv paralel automatik
    t'shkarkimit prej sistemit PACER.
  459. Ai ia dul n'krye me i shkarku 2.7 milionë dokumente të
    Gjykatës Federale, rreth 20 milionë faqe tekst.
  460. 20 milionë faqe i kishin tejkalu
    pritjet e njerëzve
  461. për projektin pilot të qasjes,
    por befasimi i byrokratëve nuk asht jashtëligjor.
  462. Aaroni and Carli vendosën me folë me
    New York Timesin rreth asaj që kish ndodhë.
  463. Ata i ranë në sy edhe FBIit,
    të cilët fillun me vrojtu shpinë
    e prindëve t'Swartzit në Illinois.
  464. Më vjen nji cicërrimë prej
    nanës së tij që thot, "Thirrëm!!"
  465. Mendova vetëmevete, çka dreqi po ban vaki?
  466. Dhe në fund e takova Aaronin edhe, nana e Aaronit
    ish shastrisë, "Oh zot, FBI, FBI, FBI!"
  467. Nji agjent i FBIit kish hy në rrugicën e shpisë,
    tuj dashtë me kqyrë mos asht Aaroni aty.
  468. Po më kujtohet që kam qenë në shpi atë ditë,
    u çuditsha pse po shkon ky kerr nëpër rrugicen tonë,
  469. tuj i grahë mbrapa. Shum çudtishëm!
  470. Para pesë vjetësh e kisha pasë lexu nji dosje të FBIit,
    oh zot: ky ish nji agjent i FBIit, në rrugicën teme.
  471. Ai u trishtu shum. Ish komplet i tmerrum.
  472. Hala ma shum u tmerru, kur FBI
    e thirri në telefon,
  473. edhe tentojshin me shti me dalë
    në nji kafe pa avokat.
  474. Ai shkoi në shpi me u shtri,
    edhe u dridhke prej sikletit.
  475. Shkarkimi zbuloi shkelje masive
    të privacisë në dokumentet e gjykatave.
  476. përfundimisht, gjykatat u detyrun me i ndërru
    politikat e veta si rezultat i kësaj,
  477. ndërsa FBI i mbylli investigimet
    pa ndjekje.
  478. Deri sot, e konsideroj shum t'veçantë
  479. që të gjithë, edhe në zyrën ma zibidi
    të FBIit n'katund
  480. mendojshin që harxhimi i pareve t'taksapagusve
    për me investigu njerëz
  481. për vjedhje kriminale me bazë që
    e kishin ba ligjin publik.
  482. Qysh mundesh me i thanë vetes njeri i ligjit,
  483. edhe me mendu që diçka nuk asht në rregull
    në këtë botë
  484. nëse e ban ligjin publik?
  485. Aaroni ishte i gatshëm m'e futë veten në rrezik
    për çashtjet, në të cilat besojke.
  486. I bezdisun prej pabarazisë n'mirëqenie, Swartzi shkon përtej
    teknologjisë, në drejtim të shkaqeve politike të tyne.
  487. Shkova në Kongres, edhe e ftova me ardhë
    me qëndru aty si praktikant i joni për nji kohë
  488. në mënyrë që me i pa e mësu proceset politike.
  489. Ai në njifarë mënyre mësojke për komunitetin e ri
    për shkathtësi të reja për me ndreqë politikën.
  490. Asht qesharake që minatorëve u duhet me i ra çekiç
    tanë kohën derisa t'u mbulohet krejt trupi me djersë
  491. të përballun me dijen se nëse guxojnë m'e ndalë punën,
    nuk kanë me pasë bukë me hangër për darkë,
  492. kur muj me ba përditë shum ma shum pare
    tuj ndejtë ulun edhe tuj këqyrë televizor.
  493. Ashiqare bota asht qesharake.
  494. Kështuqë, e bashkëthemelova grupin "Komisioni
    i Fushatës për Ndryshim Progresiv",
  495. ajo që po tentojmë me ba asht me i organizu njerëzit
    prej Internetit që e kanë për zemër politikën progresive
  496. edhe me lëvizë vendin drejt
    nji orientimi ma progresiv
  497. diqysh me u ba bashkë, me u kyçë në
    e-mail listat tona me iu bashku fushatave
  498. dhe me na ndihmu me i zgjedhë kandidatët
    progresiv në tanë vendin.
  499. Grupi asht përgjegjës për dhezjen e shkëndijës grassroots
    mbrapa fushatës për zgjedhjen e Elizabeth Warrenit n'Senat.
  500. Ai mbase ka mendu që sistemi asht shum i ngurtë
    mirëpo erdh e tha, "Po du me mësu këtë sistem,
  501. sepse mundet me u manipulu
    si çdo sistem tjetër social."
  502. Por pasioni për dije edhe biblioteka
    nuk i mbet mbrapa aspak.
  503. Aaroni filloi m'i këqyrë ma për s'afërmi institucionet
    që publikojnë artikuj n'revista akademike.
  504. Tuj qenë student i nji Univeristeti të madh amerikan,
    ke automatikisht qasje
  505. në nji mori revistash akademike.
  506. Pothujse çdo universitet i madh në Amerikë
    pagun tarifat e licencimit te organizata si
  507. JSTOR dhe Thompson Isi për me marrë qasje në revista,
    të cilat pjesa tjetër e botë nuk mundet me i lexu.
  508. Këto revista akademike dhe këta artiku janë në thelb
    krejt pasunia e dijes njerëzore online,
  509. nji pjesë e madhe e tyne janë pagu me pare
    të taksapaguesve apo me grante qeveritare,
  510. por për me i lexu, ti prap duhesh me pagu
    me pare të majme shpijat botuese si Reed-Elsevier.
  511. Këto tarifa për licencim janë kaq të mëdha,
    sa njerëzit që studiojnë në Indi, dhe jo n'Amerikë,
  512. nuk kanë qasje në to.
    Janë të përjashtum prej këtyne revistave.
  513. Janë të përjashtum prej krejt trashigimisë shkencore.
  514. Po mendoj, nji pjesë e këtyne artikujve,
    janë qysh prej kohës së Iluminizmit.
  515. Saherë dikush e ka shkru nji punim shkencor, asht skenu,
    digjitalizu, edhe asht futë në këto kolekcione.
  516. Kjo asht trashigimi që na kanë pru prej historisë së njerëzve
    që kanë ba punë interesante, asht histori e shkencëtarëve.
  517. Asht trashigimi që na takon neve
    si bashkësi, si njerëz,
  518. por n'vend t'kësaj, ajo asht mshelë edhe asht publiku online
    prej disa pak korporatave që bajnë profit,
  519. të cilat mandej mundohen me gjeneru
    maksimalisht profit prej tyne.
  520. Kështu nji hulumtues që paguhet prej universitetit
    apo prej popullit publikon nji punim,
  521. dhe në fund të krejt këtij procesi,
    mbasi që kryhet krejt puna,
  522. mbasi që krejt hulumtimi origjinal asht kry -
    mendimi, puna n'laborator, analiza, mbasi krejt asht kry,
  523. në fazë e fundit, hulumtuesi duhet me ia dorëzu
    pronësinë e vet intelektuale nji kompanie multimiliardëshe.
  524. Kjo asht gërditshme. Asht nji ekonomi e tanë
    e ndërtume në punë vullnetare,
  525. mandej botuesi rrin në maje
    edhe e mbledhë kajmakun.
  526. Flasim për mashtrim. Nji botues në Britani ka ba
    profit prej 3 miliardë dollarësh vitin e kalum.
  527. Çfarë haraçi!
  528. JSTORi asht nji lojtar
    shum shum i vogël në këtë histori
  529. por për çfarëdo arsye Aaroni ka vendosë
    me u përballë pikërisht me JSTORin.
  530. Kishte shku në nji konferencë për
    Qasje të Hapun dhe Botim të Hapun,
  531. dhe nuk e dij se kush ka qenë
    personi prej JSTORit,
  532. por mendoj dikush - në nji moment,
    Aaroni e shtron nji pyetje,
  533. "Sa mundet me kushtu me çelë
    JSTORin përgjithmonë?"
  534. Edhe ata e japin nji shifër -
    Më duket se kanë thanë dyqind milionë dollarë,
  535. diçka që Aaronit i ka tingëllu
    komplet qesharake.
  536. Tuj qenë se ka punu si asistent në Harvard,
    e ka dijtë që n'MIT janë rrjetat e shpejta dhe t'hapuna
  537. dhe kanë qasje të autorizume në pasuninë e JSTORit.
    Swartzi pa aty nji rast të mirë.
  538. E ke çelsin e kësaj porte,
  539. dhe me pak magji në shell script,
    mundesh me i marrë ata artikuj të revistave.
  540. Me 24 shtator 2010,
  541. Swartzi e regjistron nji laptop të ri t'Acerit
  542. në rrejtin e MIT, me emnin "Garry Host".
  543. Emni i klientit regjistrohet si "GHost laptop".
  544. Nuk e manipulon JSTORin
    në sensin tradicional të hackingut.
  545. Databaza e JSTORit ishte e organizume,
  546. kështuqë ishte krejtësisht triviale me i ra në fije
    qysh me i shkarku krejt artikujt e JSTORit,
  547. sepse ishin të numrum.
  548. ishte thjesht slash slash slash...
    numri i artikullit 444024 edhe -25 e -26.
  549. Ai e shkrujti nji skriptë në Python
    me emnin keepgrabbing.py
  550. që vazhdon, me shkarku
    artikull mbas artikullit.
  551. Ditën tjetër, laptopi GHost fillon
    me i shkarku artikujt,
  552. por shum shpejt, ia bllokojnë IP-adresën. Për Swartzin,
    kjo s'asht gja tjetër, veç nji guralec në rrugë.
  553. Ia ndërron adresën kompjuterit
    edhe vazhdon me shkarkimin.
  554. JSTORi dhe MIT i ndërmarrin disa hapa
    për m'u mundu me ndalë,
  555. mbasi që i bijnë në fije çka po ndodh,
  556. dhe kur hapat modest nuk iu funksionojnë,
  557. në nji fazë, JSTORi ia ndërpren MITsë
    komplet qasjen në databazë.
  558. Zhvillohet nji lojë maca-mini
  559. për qasjen në databazë të JSTORit.
  560. Aaroni, ashiqare tuj qenë maca
    për shkak të shkathtësive teknike
  561. se njerëzit në JSTOR që dijshin me u mbrojtë.
  562. Në fund, në podrum te nji dollap i pamshelun
    i furnizimeve në nji prej ndërtesave,
  563. Aaroni e kyçë laptopin direkt në kabëll në vend se me wifi
  564. edhe e len qaty bashkë me nji disk ekstern
    tuj shkarku artikuj.
  565. Mirëpo pa e dijtë Swartzi, autoritetet
    e gjejnë laptopin edhe diskun.
  566. Nuk e ndalin shkarkimin.
  567. Në vend të kësaj e instalojnë nji kamerë vëzhguese.
  568. Laptopin e kishin gjetë në nji dhomë
    në podrum t'nji ndërtese të MITsë.
  569. Kanë mujtë thjesht me çkyçë. Kanë mujtë me
    pritë deri sa të vjen tipi edhe me i thanë,
  570. "Haver, çka je kah ban,
    hiqe këtë halet. Kush je ti?"
  571. Kanë mujtë me ba turlifarë sendesh,
    por nuk i kanë ba.
  572. Kanë dashtë me nxanë në film për me pasë si fakt
    për me kriju rast për gjykatë.
  573. Kjo asht arsyeja e vetme pse filmon diçka qasisoji.
  574. Fillimisht i vetmi person që nxinet
    në kamerën e lodhët vëzhguese
  575. e përdorë dollapin si
    shpajz për me i skaju shishet.
  576. Por mbas disa ditësh, e kap Swartzin.
  577. Swartzi e zavendëson diskun ekstern.
    E nxjerr nga çanta,
  578. përkulet jashtë kuadrit për pesë minuta,
  579. mandej largohet.
  580. Mandej ata e organizojnë me kapë me patrollë,
    derisa po kthehej me bicikëll prej MITsë në shpi
  581. policët i dalin prej t'dy anëve të rrugës,
  582. apo qashtu diçka, edhe i kepen mbrapa.
  583. Ai e përshkrun se policët e kanë sulmu
    edhe i kanë hypë përsipri.
  584. Ai m'ka tregu se - nuk e ka pasë të kjartë
    që janë policë edhe që kishin ardhë me burgosë.
  585. Ai kish kujtu që thjesht dikush po e sulmon.
  586. M'ka thanë se e kanë rrehë.
  587. Ka qenë tronditëse. Nocioni i ndjekjes kriminale
    në familjen tonë ka qenë krejtësisht
  588. i huj edhe krejt i pamendushëm,
    S'dijsha çka me ba.
  589. Ata ekzekutojnë urdhën bastisje në shpi të Aaronit,
    n'banesën e tij n'Cambridge, n'zyren e tij në Harvard.
  590. Dy ditë para arrestimit, investigimi shkon përtej
    JSTORit dhe policisë rajonale në Cambridge.
  591. Merret përsipër prej Shërbimit
    Sekret të Shteve të Bashkume.
  592. Shërbimi Sekret kish fillu me investigu mashtrimet
    me kompjuter dhe me karta krediti më 1984,
  593. por gjashtë javë mbas sulmit më 9/11,
    roli i tyne u zgjanu edhe ma shum.
  594. [durtrokitje]
  595. Presidenti Bush e përdori ligjin patriotik (Patriot Act)
    për me kriju rrjetin "Task Forcat kundër krimeve elektronike".
  596. Ligji që kam përpara i trajton realitetet e reja
    dhe rreziqet që dalin prej terroristave modern.
  597. Simbas Shërbimit Sekret, ata angazhohen në rend të parë
    në aktivitete që kanë të bajnë me dame ekonomike,
  598. me grupe t'organizume kriminale,
    apo me skema që përdorin teknologji të reja.
  599. Shërbimi Sekret e çoi rastin e Swartzit
    në zyrën e prokurorit federal në Boston.
  600. Aty ish nji tip në zyre të prokurorit
    me titullin:
  601. "Shef i Divizionit apo Task Forcës për krime kompjuterike"
  602. Nuk dij se me çka asht marrë tjetër,
  603. por nuk je kushediçfarë "Prokuror i Krimeve Kompjuterike"
    pa pasë kurrfarë krimi kompjuterik me investigu,
  604. Ai u gjujt në të, e mbajti për vete, nuk e delegoi
    te kurrkush tjetër në zyre apo në divizion
  605. ky ishte Steve Heymann.
  606. Prokurori Stephen Heymann ka qenë jashtë rrjedhave
    publike që nga arrestimi i Aaron Swartzit,
  607. por mundet me u pa këtu, në nji epizod të
    serisë televizive "Lakmia Amerikane",
  608. që asht filmu rreth kohës së arrestimit të Aaronit.
  609. Këtu e përshkrun rastin paraprak kundër
    hackerit famkeq Alberto Gonzales,
  610. nji rast që Heymannit i kish pru shum vëmendje
    prej mediave si dhe mirënjohje.
  611. Gonzalesi kish planifiku vjedhje të disa
    milion kartave të kreditit dhe bankomatave,
  612. mashtrimi ma i madh i këtij lloji në histori.
  613. Qe, Heymanni, tuj e përshkru Gonzalesin,
    jep pamjen e vet për botëkuptimin e hackerave:
  614. Këta tipa nxiten pakashum prej të njejtave gjana
    që nxitemi edhe na.
  615. Kanë ego, iu pëlqen sfida, edhe para së gjithash
    i dojnë paret edhe tana gjanat që blehen me pare.
  616. Nji prej të dyshumve në rastin e Gonzalesit
    ka qenë nji hacker i ri me emnin Jonathan James.
  617. Tuj besu që krimet e Gonzalesit kanë me iu veshë atij,
  618. Jamesi ban vetëvrasje gjatë investigimit.
  619. Në nji kumtesë për shtyp që shpjegon qëndrimin
    e qeverisës në rastin e Aaron Swartzit,
  620. shefi i Heymannit, prokurori federal i distriktit
    të Massachusetsit, Carmen Ortiz, thotë si vijon:
  621. "Vjedhja asht vjedhje, pa dallim a e ban me
    komandë në kompjuter apo me kallauz,
  622. pa dallim a merr dokumente,
    shenime, apo dollarë."
  623. Nuk asht e vërtetë. Ashiqare s'asht e vërtetë.
  624. Nuk po thom se asht pasherr,
  625. nuk po thom se nuk duhet me kriminalizu
    vjedhjen e informacionit,
  626. por duheni me qenë shum ma subtil
  627. për me marrë vesh sakt
    cilat dame janë vërtet të damshme këtu.
  628. Pra puna e kallauzit, secilën herë
    që unë e thej nji derë me kallauz,
  629. Baj dam. S'ka fije dyshimi aty.
  630. Por kur Aaroni e shkrun nji skriptë edhe thot
  631. shkarko, shkarko, shakrko, 100 herë në sekond,
  632. nuk ka dam t'dukshëm për askend.
  633. Nëse e ban me qëllim me kriju nji arkiv
    të hulumtimeve akademike,
  634. nuk ka kurrë dam për askend.
  635. Nuk ka qenë tuj vjedhë. Nuk ka qenë
    tuj i shitë ato e as tuj i falë.
  636. Ai ka dashtë me ngritë nji çashtje, për sa muj me pa unë.
  637. Arrestimi e bani t'veten te Swartzi.
  638. Ai s'mujke as me folë për atë punë.
  639. Po mendoj, ka qenë shum i stresum.
  640. Nëse kishe me mendu që FBI ka me t'ardhë
    te dera në çfarëdo dite,
  641. secilën herë qe del n'korridor,
    apo shkon me i la teshat,
  642. edhe t'hyjnë me zor në banesë
    se e ke lanë derën çelë,
  643. paj...goxha stres e kisha pasë,
  644. asht e kjartë, Aaroni ishte
    tanë kohën në disponim të keq.
  645. Nuk jepke kurrfarë informacioni sensitiv
    se ku gjindej në këtë kohë,
  646. sepse drujke që FBI
    kish me dalë me pritë.
  647. Ka qenë kohë e aktivizmit të pashoq
    shoqnor e politik.
  648. Time Magazine ma vonë ka me qujtë, personin
    e tyne të vjetit 2011, "Protestuesi".
  649. Njikohësisht edhe aktiviteti i hackerave shkojke flakë.
  650. WikiLeaksi e kish lansu nji thes me depesha diplomatike,
  651. Manningu ka qenë nën arrest në të njejtën kohë,
  652. Nuk dihej nëse ai kishte qenë burimi i rrjedhjes.
  653. Anonymousi, që asht nji ansambël i protestës
  654. me plot hackera në radhët e veta,
  655. ishin aktivë nëpër turlifarë fushatash.
  656. Nëse krahasohet kjo me atë që ka ba Aaroni,
  657. kjo ish dashtë me mbetë mbrapa
    me u marrë MIT me JSTORin vetë,
  658. në nji formë private dhe profesionale.
  659. Nuk asht dashtë as me hy n'radar
    të sistemit kriminal.
  660. Thjesht nuk e ka pasë vendin aty.
  661. Para se me u akuzu, Swartzit ia kishin ofru nji marrëveshje
  662. që përmbajke tre muj burg,
    si marrëveshje kompromisi,
  663. edhe nji vjet në burg në shpi,
  664. tana pa përdorim të kompjuterit.
  665. Me kusht që Swartzi
    pranon fajin për krim të randë.
  666. Qe ku jemi: nuk kemi kurrfarë zbulimi, kurrfarë fakti
  667. se çka asht nji rast i qeverisë,
  668. edhe duhet me marrë nji vendim kaq të randë
  669. ku avokati t'shtyn me marrë këtë vendim,
  670. qeveria ta parashtron nji kërkesë t'panegociueshme,
  671. edhe t'thonë që probabiliteti që pshton
    me diçka ma mirë asht shum i vogël,
  672. a je a s'je fajtor,
    ma mirë bane marrëveshjen.
  673. Bostoni e ka Divizionin e vet të Krimeve Kompjuterike,
  674. shum akvokatë, me gjasë ma shum se që i duhen.
  675. Pra, mundesh me paramendu turlifarë rastesh
    që janë shum vështirë me i ndjekë,
  676. sepse ke do kriminelë në Rusi,
  677. ape ke tjerë mbrenda korporatave
  678. t'cilët mujnë me angazhu avokatë me pesëqind dollarë
    apo avokat me shtatëqind dollarë në orë
  679. që ulen kundër teje, e mandej e ke nji
    rast me nji djalë të ri,
  680. ku asht goxha e lehtë me provu se ka ba diçka,
  681. bile edhe ma herët e ka ba veten me shêjë
    si problematik deri edhe në FBI,
  682. pra pse mos me shku me krejt artilerinë kundër këtij çuni?
  683. Asht mirë për ty si prokuror.
    Asht mirë për Republikën,
  684. se je kah i lufton krej këta tipat terrorist.
  685. Kam qenë shum e frikësume.
  686. U tutsha mos po ma konfiskojnë kompjuterin.
  687. U tutsha mos po m'fusin n'burg
    për shkak t'konfiskimit t'kompjuterit.
  688. Kisha material konfidencial prej burimeve
    të ndryshme prej punë teme t'mahershme,
  689. edhe për mu ka qenë mbi të gjitha, prioritet--
    me i mbajtë burimet të sigurta.
  690. U pata frikësu shum edhe çka mundet me i ndodhë Adës.
  691. Aaroni m'tregoi se i kishin ofru marrëveshje,
  692. edhe në fund më tha se kish me pranu
    nëse unë i thom me pranu,
  693. edhe unë - kam qenën shum afër me i thanë, "Pranoje."
  694. Ai pat nisë--me zhvillu,
    ambicje serioze politike
  695. në kohën e intervenimit, në mes të,
  696. momentit, kur e pat përfundu
    jetën e vet ndërmarrëse me start-upa,
  697. edhe ia kish fillu jetën e re
    të aktivizmit politik,
  698. edhe nuk besojke që mundet me vazhdu qat jetë
    me nji dosje të krimit të randë.
  699. Nji ditë më tha,
    ishim tuj ecë kah Shpija e Bardhë,
  700. edhe më tha, "Kriminelët nuk i lanë me punu këtu."
  701. Edhe diqysh shum ka dashtë -
    shum ka dashtë që qajo me qenë jeta e vet.
  702. Nuk e ka vra askend. Nuk e ka lëndu askend.
  703. Nuk ka vjedhë pare.
  704. Nuk ka ba kurrgja që me tingëllu si krim i randë, edhe...
  705. e kish idenë që nuk ka kurrfarë arsye
    për me u etiketu si kriminel i randë,
  706. edhe me iu marrë e drejta me votu në shum shtete
  707. për çka kish ba. E përbindshme.
  708. Kish pasë kuptim për te m'e gjobitë
    me nji shumë t'madhe t'pareve,
  709. apo me përjashtu prej MITsë.
  710. Por me gjyku si kriminel të randë? Me shku n'burg?
  711. Swartzi e refuzoi marrëveshjen.
  712. Heymanni e dyfishoi angazhimin.
  713. Heymanni zuni me na ba presion prej tana anëve.
  714. Bile edhe me dëshmitë fizike që ia kishin marrë Aaronit
  715. Kompjuteri Acer, disku, USBja,
  716. prokurorit i vyjshin dëshmi për motivin.
  717. Pse ka shkarku Aaron Swartzi artikuj prej JSTORit,
  718. edhe çka ka dashtë me ba me to?
  719. Pretendimi i qeverisë ishte se ai kish planifiku
    me i publiku ato.
  720. Nuk e dijmë nëse kjo ka qenë qëllimi i tij i vërtetë
  721. sepse Aaroni ka pasë edhe histori me projekte
    ku ka analizu bashkësi të mëdha shenimesh
  722. për me nxjerrë gjana interesante prej tyne.
  723. Dëshmia ma e mirë për këtë punë asht
    kur ka qenë në Stanford,
  724. e ka shkarku komplet databazën ligjore të Westlawit.
  725. Në nji projekt me studentat e juridikut në Stanford,
  726. Swartzi e kish shkarku komplet databazën ligjore të Westlawit.
  727. Aty i zbulon lidhjet e dyshimta
    ndërmjet financuesve të hulumtimit
  728. dhe rezultateve favorizuese.
  729. E ban nji analizë të mahnitshme të kompanive fitimprumëse
  730. që financojshin profesorët e juridikut
    për me shkru recensione të ligjeve
  731. të cilat mandej dilshin favorizuese për,
    përshembull, Exxonin gjatë rrjedhjes së naftës.
  732. Kështuqë dul në pah sistemi i korruptum i financimit,
    si me thanë, hulumtime koti.
  733. Swartzi kurr nuk i kish publiku dokumentet e Westlawit.
  734. Teorikish, ai ka mujtë me ba të njejtën gja
    edhe me databazën e JSTORit.
  735. Kjo kish me qenë krejt në rregull.
  736. Nëse kish dashtë me kriju nji shërbim
    konkurrent me JSTORin,
  737. sikur me pasë dashtë me kriju nji shërbim,
  738. me qasje në Harvard Law Review edhe me inaksu,
    pare për qasje,
  739. atëhere OK, kjo mundet me u marrë si shkelje kriminale
  740. sepse po mundohesh me eksploatu
    komercialisht këtë material,
  741. por asht goxha e pamendueshme me imagjinu
    që qekjo ka qenë motivi i tij.
  742. Mandej aty e kemi edhe nji rast në mes: çka nëse ka dashte
    me shliru këtë databazë për tanë botën në zhvillim?
  743. Por mvarësisht prej asaj se çka ka dashtë me ba,
    krijohet nji karakter krejtësisht tjetër
  744. se si ish dashtë m'e trajtu këtë rast juristat.
    Qeveria e ka ndjekë penalisht
  745. sikur me pasë qenë vepër kriminale ekonomike,
  746. si me i pasë vjedhë nji tufë numrash t'kartave t'kreditit,
    sikur me pasë qenë qasi lloj krimi.
  747. Nuk e dij se çka ka dashtë me ba me atë databazë,
  748. por e kam ndigju prej nji shokut t'Aaronit se i ka thanë
  749. se don me i analizu shenimet për financimin korporativ
    të hulumtimeve rreth ndryshimeve klimatike
  750. që kanë çu në rezultate të njianshme, edhe e besoj këtë punë.
  751. Sapo m'thanë që Steve po don me folë me mu,
  752. edhe mendova, ndoshta kjo asht mënyra
    me dalë prej situatës,
  753. thjesht me dalë prej situatës,
  754. edhe s'dojsha me jetu në frikë se po
    ma konfiskojnë kompjuterin.
  755. Nuk dojsha me rrnu në frikë që kam me shku n'burg
    me turpin e dënimit prej gjykatës
  756. Nëse m'kishin detyru me dekriptu
    kompjuterin tem.
  757. Kur erdhën edhe më thanë,
    "Steve po don me folë me ty,"
  758. kjo tingëlloi krejt afër mendsh.
  759. Nortonit ia ofrun atê që njihet si letër
    "Mbretneshë për nji Ditë" apo imunitet.
  760. Kjo ia lejojke prokurorit me ba pyetje
    rreth rastit të Aaronit.
  761. Nortonit kishin me i dhanë imunitet
    mos me u persekutu vetë,
  762. për informacione që ka zbulu gjatë takimit.
  763. Kjo nuk m'pëlqeu. U thash avokatëve të mij disa herë
  764. që s'kam ba...kjo tingëllojke si mashtrim, Nuk
    m'pëlqeu, S'dojsha imunitet,
  765. Nuk m'duhej imuniteti, kurrgja s'kisha ba,
  766. por ata ishin shum shum, kërcënues
    se diçka ka aty--
  767. nuk dojshin me m'taku me prokurorin
    pa imunitet.
  768. Por veç me ba të kjartë, kjo asht marrëveshje
    "Mbretneshë për nji Ditë", ofertë.
  769. Taman, ofertë për imunitet.
  770. -Ku ti u jep informacione në shkëmbim
    me mbrojtje kundër persekutimit.
  771. -Pra nuk ish puna me iu dhanë informacione.
    Por ish--së paku unë nuk e shifsha qashtu
  772. ishte me ba diskutim me mu,
    unë me iu dhanë intervistë.
  773. -Domethanë ata t'bajnë pyetje...
    -Ata m'bajnë pyetje.
  774. -edhe mujnë me t'pyet për gjithçka...
    -Po.
  775. - edhe çkado që mësojnë...
    -Unë pernjimend...
  776. -S'mujnë me t'persekutu.
    -Taman, edhe unë u mundova me shku cullak.
  777. Disa herë--disa herë jam mundu me refuzu
    ofertën për imunitet.
  778. U pata sëmu. Kisha presion prej avokatëve të mij.
  779. Isha konfuze. Shum kam qenë keq n'atë kohë.
  780. Isha n'depresion, isha e frikësume, edhe
    nuk e kuptojsha situatën, ku gjindesha.
  781. S'kisha ide pse jam në atë situatë.
  782. Nuk kisha ba kurrgja interesante, e qaq ma pak diçka gabim.
  783. Ishim tuj lujtë me mend t'kresë.
  784. Aaroni ka qenë shum i mërzitun për këtë punë.
    Të dytë kemi qenë t'pashpresë.
  785. Edhe avokatët e Aaronit ishin të mërzitun.
  786. U mundum me i thanë Quinnit me i ndërru avokatët.
  787. Nuk kam qenë e mësume me ndejtë në nji dhomë me
    burra të mëdhej e të armatosun,
  788. që tanë kohën më thojshin se po rrej,
    dhe se diçka kam ba.
  789. Iu pata thanë se çashtja, për të cilën po na akuzojnë
  790. nuk asht krim.
  791. Iu pata thanë se janë në anën e gabushme të historisë.
  792. Qat frazë e pata përdorë,
    "Jeni në anën e gabushme të historisë."
  793. At më kqyrshin me bezdi. As të idhnum
    s'u dokshin. Veç të bezdisun,
  794. mandej ia nisi me m'u ba e kjartë
    që nuk ishim tuj e ba të njejtin muhabet.
  795. Iu pata kallxu plot sende pse njerëzit shkarkojnë
    artikuj të revistave,
  796. edhe dikur në fund--
    Nuk e mbajsha në mend çka kish përreth--
  797. E pata përmend që ai e kish shkru në blog,
    "Manifesti i Guerilës për Qasje të Hapun".
  798. kjo asht Manifesti i Guerilës për Qasje të Hapun
  799. me gjasë i shkrum në korrik, 2008 në Itali.
  800. "informacioni asht fuqi. Si çdo fuqi tjetër,
    ka asi që dojnë me mbajtë veç për vete."
  801. "Trashigimia e tanë shkencore dhe kulturore e botës,
    e publikume gjatë shekujve në libra dhe revista,
  802. gjithnji e ma shum po digjitalizohet edhe po mshelet
    prej disa korporatave private."
  803. "Ndërkohë, ata të cilëve jau kanë mshelë dyert
    nuk po rrijnë durkryq."
  804. "Ju keni këqyrë nëpër bira
    apo jeni ngjitë nëpër gardhe,
  805. për me çliru informacionin e mshelët prej botuesve
    edhe e keni nda me shokë."
  806. "Por krejt ky akcion ndodh në terr,
    msheftaz nërtokë."
  807. "I thojnë vjedhje apo piratëni,
    sikur ndamja e pasunisë dë dijes
  808. "me pasë qenë ekuivalenti moral i plaçkitjes
    së anijes edhe vrasjes së ekuipazhit."
  809. "Por ndamja nuk asht jomorale - asht imperativ moral."
  810. "Veç ata që janë qorru prej lakmisë mujnë me refuzu
    me lanë shokun me ba nji kopje."
  811. "Nuk asht drejtësi me respektu ligje të padrejta."
  812. "Asht koha me dalë në dritë,
    tradita madhështore e mosndigjueshmënisë qytetare,
  813. me deklaru kundërshtimin tonë ndaj
    kësaj vjedhje të kulturës publike."
  814. Vetë Manifesti thuhet se asht shkru prej katër
    personave t'ndryshëm, edhe asht redaktu prej Nortonit.
  815. Por Swartzi e ka qitë nënshkrimin e vet aty.
  816. Kur u kry biseda, shkova direkt te Aaroni
    për me i tregu krejt çka m'u kujtohke,
  817. edhe ai u nervozu shum.
  818. S'asht dashtë që sendet që i bajsha unë
    me iu shtu qasisoji.
  819. Nuk kisha ba kurrgja të keqe,
    E krejt m'kish shku mbrapsht,
  820. Po kurrë...
  821. Hala jam e mllefosun.
  822. Hala jam shum e mllefosun që mundohesh
    me u ba e mirë me qasi lloji të njerëzve,
  823. e ata ta kthejnë krejt kundër teje.
  824. Edhe kanë me t'lëndu me krejt çka kanë.
  825. Edhe n'atë moment, jam pendu që iu tregova çka kisha ba.
  826. Por hala ma shum jam pendu që kishim ba
    marrëveshje për këtë punë.
  827. Se jemi në rregull me këtë punë.
  828. Jemi në rregull me sistemin e drejtësisë,
  829. sistem që mundohet me lujtë me njerëz
    me i futë në kurtha të vogla që jau shkatërrojnë jetën.
  830. Po pra, shum kisha dashtë mos me pas thanë.
  831. Por hala ma e mllefosun jam që jam këtu, ku jam.
  832. Që kjo çka na si njerëz mendojmë asht në rregull.
  833. Ata e kanë përdorë çdo metodë që u ka ra ndërmend
  834. për me ia pru punën me u dhanë informacione
    që kishin me damtu Aaronin,
  835. edhe me i ndihmu prokurorit,
  836. por s'ma merr mendja që ajo ka pasë informacione
    që kishin mujtë me i ndihmu qeverisë.
  837. Kalojnë disa muj, familja e miqtë janë
    në pritje të ngritjes së akuzës kundër Swartzit.
  838. Në ndërkohë Swartzi ish ba ekspert analist
    për nji seri çashtjesh rreth internetit.
  839. [RT intervistuesja} ... atëherë nji pyetje për ju:
    A mendoni se interneti asht diçka
  840. që duhet me u konsideru si e drejtë e njerit, dhe diçka
    që qeveria nuk mundet me ta mohu?
  841. Po, definitivisht, Nocioni që siguria kombëtare
    mundet me qenë arsyetim për m'e ndalë internetin,
  842. asht pikërisht ajo që e kemi ndigju në Egjipt
    dhe në Siri edhe nëpër vendet tjera,
  843. edhe, po, asht e vërtetë, që faqet si WikiLeaks
    kanë me qitë materiale turpnuese
  844. rreth asaj se çka ban qeveria e Shteteve të Bashkume
    edhe njerëzit kanë me u organizu me protestu kundër,
  845. edhe me u mundu me ndërru qeverinë e vet.
    Edhe kjo në fakt asht shum punë e mirë,
  846. kjo asht esenca e çka reprezenton Amandamenti i Parë
    i Lirisë së Shprehje dhe Lirisë së Asociimit,
  847. kështuqë nocioni që na duhet me i mshelë ata
    mendoj, bjen ndesh me parimet themelore Amerikane.
  848. Ky parim, mendoj, asht nji prej atyne që
    Etnit tonë Themelues do ta kishin kuptu drejtë.
  849. Sikur t'kishim pasë internet në atë kohë,
  850. Në vend se me i futë zyrat e postës në Kushtetutë,
    do t'i kishin shkru "ISPtë".
  851. Mirë, definitivisht ka me qenë shum interesant
    me pa sa larg...
  852. Swartzi takon aktivistin Taren Stinebrickner-Kauffman,
    edhe këta fillojnë me dalë bashkë.
  853. Na duhet nji rebelim masiv global publik.
  854. Nëse nuk ka bërtimë masive globale publike,
    nuk ka me ndodhë ndryshimi.
  855. -Diqysh, katër njerëz në këtë qytet ish dashtë
    me shkaktu nji piskamë masive globale publike.
  856. -Diqysh, na duhet nji nënshkrim peticioni.
  857. Pa i tregu për detaje ia tërhjekë
    vërejtjen se asht i përfshimë në nji punë
  858. të cilën e quen "Punë e keqe".
  859. Ndërsa unë kisha teori të trenta mos e ka
    naj aferë me Elizabeth Warrenin a najsen.
  860. Spekulojsha edhe për Hillary Clintonin edhe
    për Elizabeth Warrenin, mirëpo...
  861. dikur kah fundi i korrikut, Aaroni më thirri,
  862. e çova telefonin edhe ai tha,
    "Ajo puna e keqe" mundet me dalë nesër në lajme.
  863. A po don me t'kallxu unë,
    apo po don me lexu në lajme nesër?"
  864. Unë i thash, "Ma mirë kallxomë ti."
  865. Aaroni tha, "Kësi, më kanë--
    më kanë arrestu
  866. se kam shkarku shum artikuj prej revistave akademike,
    edhe po dojnë me m'ba shembull."
  867. E unë, "Qaq a? Qekjo asht puna e madhe? Nime'?
    Diqysh nuk tingëllojke si punë e madhe."
  868. Me 14 korrik 2011, prokurori federal akuzoi Swartzin
    për katër vepra të randa kriminale.
  869. Ai akuzohet në të njetën ditë, kur arrestohen
    dy njerëz në Angli si pjesë LulzSecut,
  870. edhe disa hackera tjerë të randë. Ndërsa Aaroni
    veç duket pak si hacker,
  871. qaq sa me këta me mujtë me ia qitë fëtyrën
    në fletërrufe të kërkimit.
  872. Aaroni shkon me u dorëzu, edhe këta e arrestojnë.
  873. Mandej e deshin cullak për me bastisë,
  874. ia marrin lidhëset e këpucave, rrypin,
    edhe e fusin në qeli t'vetmisë.
  875. Zyrja e Prokurorit Federal të Distriktit
    t'Massachusettsit lëshon nji kumtesë zyrtare
  876. që thot, "Swartzit i kërcënohet burgim deri në 35 vjet,
  877. i cili vazhdon me tre vjet lirim të mbikëqyrun,
  878. damshpërblim, edhe gjobë prej deri
    në nji milionë dollarë."
  879. Lirohet me pagesë të dorëzanisë prej njiqind mijë dollarësh.
  880. Të njejtën ditë, viktima kryesore e këtij rasti, JSTORi
  881. hjekë dorë formalisht prej tana kallëzimeve
    kundër Swartzit, edhe refuzon me ndjekë rastin.
  882. JSTORin - nuk e kemi pasë miqësor; nuk kanë
    qenë as miqësor as nuk kanë dhanë ndihmë,
  883. por veç nuk kanë dashtë,
    "Me qenë pjesë e kësaj."
  884. JSTORi, edhe kompania nanë e tyne, ITHAKA,
    nuk kanë dashtë as me folë për këtë film.
  885. Por në atë kohë e lëshojnë nji kumtesë, ku thojnë,
  886. "Ka qenë vendimi i qeverisë për
    me ndjekë penalisht, jo i JSTORit."
  887. Kësioji na besojmë, që me kaq,
    akuza duhet me u përfundu.
  888. Na duhet me qenë n'gjendje me motivu Steve Heymannin
    m'e lanë këtë rast, ose me ba nji marrëveshje racionale.
  889. Por qeveria refuzon.
  890. Pse?
  891. paj, sepse po ma merr mendja që dojshin me
    ba nji shembull përmjet Aaronit,
  892. edhe ata thanë se dojnë--
    arsyja pse nuk dojshin
  893. me hjekë dorë prej krimit të randë dhe burgut
  894. ka qenë se dojshin me shfrytëzu këtë rast
    si parandalim. Këtë na kanë thanë.
  895. Ata ju kanë thanë?
    - Po.
  896. -Ky asht dashtë me shërby si shembull?
    -Po.
  897. -Ai dojke me ba shembull?
    - Po.
  898. Steve Heymanni ka thanë kështu.
  899. Me parandalu kend? Ka njerëz tjerë që
    enden andejpari hyjnë në faqe të JSTORit,
  900. edhe shkarkojnë artikuj për me ba çashtje
    politike? Kend po dojnë me parandalu?
  901. Kishte me qenë ma e lehtë me kuptu qëndrimin
    e Administratës së Obamës
  902. e cila kinse asht për parandalim
  903. nëse kjo administratë kish m'e ndjekë penalisht,
  904. përshembull krimin ma të madh ekonomik, të cilin
  905. ky shtet e ka përjetu në njiqind vjetët e fundit.
  906. Krimet, të cilat çuen te kriza
    financiare në Wall Street.
  907. Kur ia nisë me përdorë
  908. idenë jo-kontraverze të parandalimit
  909. në mënyrë selektive
  910. pushon me ba analiza të pashpirta të thymjes së ligjeve
  911. edhe ia nisë me i përdorë
    resurset e zbatimit të ligjit
  912. në bazë të ideologjisë politike,
  913. e kjo nuk asht vetëm jodemokratike,
    por mendohet se asht edhe jo-Amerikane.
  914. Prokurori Stephen Heymann ma vonë raportohet
    se i ka thanë këshillit të jashtëm të MITsë
  915. që lëkura e leprit që e ka rrëxu magarin
  916. ka qenë kumtesa për shtyp e nji organizate
    të themelume prej Swartzit me emnin "Kërko Progres".
  917. Simbas këtij burimi të MITsë, Heymanni ka reagu
    në deklaratën e shkurtë të mbështetjes,
  918. që e quejtën "fushatë e egër interneti"
    edhe "lëvizje e marrë"
  919. që rastin e largoi prej nivelit njerëzor nji-me-nji
    në nivel institucional.
  920. Kjo u ba kombinim helmus:
    nji prokuror që s'dojke me i shku fëtyra,
  921. që e kish para vetes nji hapje të karrierës politike
    edhe nuk dojke me i ardhë ky rast mbrapa si hije.
  922. I harxhon kushedisa dollarë të taksapagusve për m'e
    arrestu dikend që ka shkarku shum libra prej bibliotekës,
  923. edhe mandej ta bajnë böthen batare në gjykatë? Kurrqysh!
  924. Mandej fillova me ba presion të madh mbi MIT
    në mënyra të ndryshme me i ba me shku
  925. te qeveria edhe me lypë prej
    qeverisë me tërhjekë akuzën.
  926. Çka ka qenë reagimi i MITsë në këtë?
  927. Nuk ka ragim prej
    MITsë në atë kohë.
  928. MIT nuk e mbron Aaronin
  929. gja që për njerëzit mbrenda MITsë,
    asht tejet mllefosëse,
  930. meqenëse MIT asht vendi, ku inkurajohet hackingu,
    në kuptimin ma të gjanë të fjalës.
  931. Në MIT, idea me vrapu mbi kulme
    e tunele, ku asht e ndalume me kalu
  932. jo vetëm asht ritual i kalimit,
    por asht edhe pjesë e vizitës së MITsë,
  933. çelja e bravës asht kurs dimnor në MIT.
  934. Ata e kanë pasë autoritetin moral me ndalë këtë punë.
  935. MIT nuk asht çu me marrë qëndrim edhe me iu thanë
    autoriteteve, "Mos e bani këtë punë."
  936. "Nuk po dojmë që ju me ba këtë punë.
    Keni tejreagu. Kjo asht tepër ashpër."
  937. ...për këtë jam i vetëdijshëm.
  938. Ata reagun diqysh si çdo korporatë.
    Diqysh--i ndihmun qeverisë,
  939. nuk na ndihmojshin neve, përveç kur ishte e domosdoshme,
    edhe kurrë nuk u mundun me ndalë rastin.
  940. MIT refuzoi disa herë me komentu,
  941. por ma vonë e lëshun nji raport ku thonë se
    kanë dashtë me mbajtë qëndrim neutral,
  942. dhe kanë besu se Heymanni Zyrja e Prokurorit Federal
    nuk kanë ça kryet, çka mendon MIT rreth rastit në fjalë.
  943. sjellja e MITsë duket se ka ra ndesh me etikën e MITsë.
  944. Mundesh me thanë se MIT e ka mshelë nji sy,
    edhe se kjo ka qenë në rregull për ta,
  945. por nëse e merr qat pozicion - me marrë pozicion neutral,
    në këtë rast - domethanë me marrë pozicionin e prokurorit.
  946. Nëse e këqyrë rastin e Steve Jobsit edhe Steve Wozniakut,
  947. ata e kanë nisë tuj shitë Kutia t'Kaltërta, që kanë qenë
    sende të dizajnume me i mashtru kompanitë telefonike.
  948. Këqyre punën e Bill Gatesit edhe Paul Allenit,
  949. ata e kanën nisë biznisin e vet
    tuj përdorë kohën e kompjuterave të Harvardit,
  950. gja që ka qenë kundër rregullave.
  951. Dallimi në mes të Aaronit dhe
    njerëzve që i përmenda
  952. asht se Aaroni ka dashtë me ba botën vend ma të mire,
    nuk ka dashtë thjesht me ba pare.
  953. Swartzi ka vazhdu me ngritë zanin për plot
    çashtje rreth internetit.
  954. Arsyeja pse interneti funksionon asht
    se asht treg konkurues i ideve,
  955. ajo në çka duhet me u fokusu asht me marrë sa ma shum
    informacione rreth qeverisë tonë, ma shum qasje,
  956. ma shum diskutim, ma shum debat, por në vend të kësaj
    kongresi fokusohet qysh me i mshelë sendet.
  957. Aaroni ka mendu se mundet me ndërru botën tuj ia
    shpjegu njerëzve kjartë botën.
  958. [RT intervistuesi] Flame mundet tekstualisht
    me ta kontrollu kompjuterin, edhe me t'spiunu.
  959. Mirësevjen, Aaron. Shum mirë që të kemi në emision.
  960. A din qysh, si spiunat në kohë të moçme, qysh kanë
    ngjitë mikrofona edhe kanë përgju çka po flasin njerëzit,
  961. tash përdoren kompjuterat për me ba të njejtën punë.
  962. Aktiviteti politik i Swartzit vazhdon,
  963. vëmendja e tij orientohet kah nji ligj që qarkullon
    në Kongres i dizajnum me ngulfatë piratërinë online.
  964. Ligji quhet "SOPA".
  965. Aktivistat si Peter Eckersley e shohin
    si tejreagim të teprum,
  966. që kërcënon edhe vetë integritetin
    teknik të internetit.
  967. [Ekersley] Sendi i parë që pata ba
    asht me thirrë Aaronin.
  968. Edhe i thash, "A mujmë me ba nji kampanjë
    të madhe kundër qesaj?"
  969. "Ky nuk asht ligj per pronësinë intelektuale."
  970. "S'asht a?"
  971. "Jo," tha ai,
    "Ky ligj asht për lirinë me u lidhë."
  972. Ia nisa me ndigju me vëmendje.
  973. Mandej mendoi pak, edhe tha, "Po."
  974. Edhe shkoi e themeloi Demand Progress.
  975. Kërko Progres asht nji organizatë e aktivizmit online,
    kemi reth nji milion e gjysë antarë deri tash,
  976. ka fillu në vjeshtë të viti 2010.
  977. Aaroni ka qenë njani prej njerëzve
    ma prominent në këtë komunitet
  978. që ka ndihmu me udhëheqë me u organizu rreth çashtjeve
    të drejtësisë sociale në nivel federal.
  979. SOPA ka qenë ligji që ka pasë për qëllim me ngulfatë
    piratërinë online, piratërinë e muzikës dhe filmave,
  980. por ajo që ka synu asht me marrë nji çekiç për nji
    problem ku asht dashtë nji skalpel.
  981. Me pasë kalu ky ligj kishte me ia leju nji kompanie
    me ia ndalë financat nji website pa kurrfarë procesi,
  982. apo me detyru googlein me jau hjekë linkat.
  983. Krejt çka asht dashtë, asht nji pretendim i vetëm
    se ka shkelje të pronësisë intelektuale.
  984. Ligji i ka vajtu gjigantët e mediave tradicionale kundër
    nji kulture të re të remixit shum ma të sofistikume.
  985. Ky ligj e shndërron secilin njeri që ka website në polic,
  986. edhe nëse nuk kujdesen që kushdo që e përdorë
    websitein e tij mos m'e përdorë për ndoj punë
  987. që potencialisht mundet me qenë ilegale, sepse përndryshe
    krejt faqja mshelet pa kurrfarë gjykimi.
  988. Kjo e kapërcen çdo masë, kjo asht katastrofë.
  989. Ky ligj asht rrezik serioz kundër lirisë së shprehjes
    dhe lirive civile për tanë ata që e përdorin internetin.
  990. Ka pasë edhe nji grusht prej neve që kanë thanë,
    "Këqyr, as na nuk jemi për piratëri,
  991. por nuk ka kuptim me shkatërru arkitekturën
    e internetit,
  992. sistemin e emnave të domenave edhe gjithçka që e ban
    të lirë e të hapun në emën të luftës kundër piratërisë,
  993. Aaroni këtë e kuptoi menjiherë.
  994. Liritë, që garantohen me Kushtetutën tonë,
    liritë, mbi të cilat asht ndërtu vendi jonë
  995. kishin me u fshi me nji të rame.
  996. Teknologjia e re në vend se me na pru liri ma të madhe,
    kish me na anulu të drejtat fundamentale
  997. që gjithmonë i kemi marrë si të mirëqena.
  998. Sot e kuptova këtë punë, tuj folë me Peterin,
    nuk kisha mujtë me leju me ndodhë kjo.
  999. Kur u prezentu SOPA në tetor
    2011, konsiderohej e paevitueshme.
  1000. Strategjia jonë kur dul për herë të parë,
    ka qenë me mujtë me ngadalësu procesin e ligjit,
  1001. ndoshta me dobësu pak, por as neve
  1002. nuk na ka shku mendja që mujmë m'e ndalë krejt.
  1003. Meqenëse kam punu në Washington, ajo që e mëson atje
    asht, tipike për Washingtonin,
  1004. luftat legjislative janë lufta mes dy grupeve
    t'korporatave me interesa të ndryshme.
  1005. Tana ato i çojshin grushtat përpjetë me kalu ligjin,
    e luftat që janë të barabarta
  1006. janë ato kur interesat e nji grupi të korporatave
    asht kundër interesave të nji grupi tjetër,
  1007. edhe ato janë si baraz për kah kontributet në
    kampanja dhe në lobim.
  1008. Këto janë ma të barabarta.
  1009. Ato që nuk janë lufta të barabarta, janë ato ku
  1010. krejt paret janë në njenën anë,
    tana korporatat janë në njanën anë,
  1011. edhe veç do miliona njerëz në anën tjetër.
  1012. Nuk kam pa diçka si PIPA dhe SOPA
    për tanë kohën sa kam qenë në shërbim publik.
  1013. Kanë qenë ma shum se katërdhejtë senatorë
    amerikanë si sponzor të ligjit,
  1014. kështuqë kishin hala punë me ba për me i mbërri
  1015. gjashtëdhejtë vota me i kalu procedurat.
  1016. Edhe unë fillova me dyshu. Ka qenë periudhë e vrazhdë.
  1017. Swartzi dhe Demand Progress ia dolën me nxitë përkrahje
    të madhe me metoda tradicionale të fushatës,
  1018. në kombinim me voiceover IP,
    që me jau lehtësu njerëzve me thirrë në Kongres.
  1019. Nuk kam taku kurrë asnji tjetër
    që ka mujtë me vepru në nivel të tij
  1020. si në anën e tekonologjisë
    ashtu edhe në anën e strategjisë së fushatës.
  1021. Miliona njerëz e kanë kontaktu Kongresin
    edhe kanë nënshkru peticionin kunder-SOPA.
  1022. Kongresin e nxajnë në zgabim.
  1023. Veç ka qenë interesant me i pa anëtarët e pahaber
    të Kongresit tuj debatu për ligjin,
  1024. me i pa tuj insistu se mujnë me rregullu internetin,
  1025. edhe që nji tufë bubaçash s'mujnë me i ndalë.
  1026. Unë nuk jam bubaç.
  1027. Nuk jam boll bubaç...
  1028. Ndoshta duhet me dalë me pyet nji bubaç
    çka ban ky send.
  1029. Hajde e organizojmë nji ndigjim, bjerni bubaçat...
  1030. Nime?
  1031. "Bubaçat"?
  1032. diqysh po m'doket qe fjala qe je
    kah e lypë asht "ekspert"...
  1033. për me të skjaru në mënyrë që ligji mos me të ra kresë
  1034. edhe me ta thy internetin.
  1035. Na e përdorim fjalën "geek" por neve na lejohet
    m'e përdore se na jemi geeka.
  1036. Fakti që ka mbërri qaq larg sa ka mbërri,
    pa jau pru punën me thirrë eksperta teknik,
  1037. kallxon se ka nji problem në këtë shehër.
  1038. P'e lypë dikend me m'ardhë para këtij trupi,
    edhe me dëshmu në ndigjim, "Qe pse e kanë gabim."
  1039. Dikur e kanë pasë nji zyre që ka ofru këshilla
    shkencore edhe teknologjike,
  1040. edhe antarët kanë mujtë me shku te ta edhe me iu thanë,
    "Ndihmomë me marrë vesh qet punë X,Y,Z."
  1041. Edhe Gingrichi e mbytë atë.
    Thot se asht shpenzim kot.
  1042. Qysh prej atëherë Kongresi zhytet
    në mesjetë të errët.
  1043. Nuk ma merr mendja se dikush ka mendu seriozisht se SOPA
    ka me u mujtë, bile as Aaroni.
  1044. Por ia ka vlejtë me tentu, megjithëse
    nuk u dokke që mujmë me fitu,
  1045. më kujtohet, ndoshta disa muj ma vonë,
    që m'u kthy edhe më tha,
  1046. "Po mendoj se mujmë me fitu."
  1047. e unë ia ktheva, "Shum punë e çartë kish me qenë."
  1048. Thirrjet në Kongres vazhdojnë.
  1049. kompania e hostingut te domainave Go Daddy
    bahet mbështetëse e ligjit,
  1050. me mija përdorues i transferojnë
    domainat e veta në shejë proteste.
  1051. Mbas as nji jave të plotë, Go Daddy
    e ndërron pozicionin e vet karshi SOPAës.
  1052. Kur njerëzit e Kongresit që e përkrahshin
    pjesën për industrinë e filmave,
  1053. e morën vesh se ka ndodhë kjo zmbrapsje,
    ata fillun me zbutë pak ligjin.
  1054. Keni mujtë me përcjellë lakoren. Keni mujtë
    me pa që argumentet tona fillun me pasë kuptim.
  1055. Ka qenë sikur Aaroni me pasë dhezë nji
    kokërr qibritit edhe ajo me u shkymë menjiherë,
  1056. me dhezë edhe nja, me u shkymë prap,
  1057. edhe në fund me gjetë boll krande
    që me dhezë zjarmin,
  1058. i cili mandej u shndërru në flakë mali.
  1059. Me 16 janar 2012, Shpija e Bardhë
    e lëshon nji deklaratë
  1060. ku thojnë se nuk e përkrahin ligjin.
  1061. Mandej ndodh si vijon:
  1062. Jam besimtar i madh se na duhet me u marrë
    me çashtje të piraterisë,
  1063. dhe se duhet me u marrë me to në mënyrë
    serioze, por ky ligj nuk asht ligj adekuat.
  1064. Kur Jimmy Walesi e dha mbështetjen e vet
    tuj e nxi Wikipediën,
  1065. numrin pesë të faqeve ma të popullarizume në botë,
  1066. kjo faqe asht shtatëpërqindshi i krejt klikave
    kudo në internet.
  1067. Wikipedia u ba e zezë.
  1068. Reddit u ba i zi.
  1069. Craigslist u ba i zi.
  1070. Telat e telefonit në Capitol Hill ia nisën me u shkri.
  1071. Antarët e Kongresit fillun me vrapu m'u marrë me
    çashtjen, tuj lëshu deklarata se nuk e përkrahin ligjin
  1072. të cilin ka qenë tuj e promovu, veç disa ditë përpara.
  1073. Mbrenda 24 orëve, numri i oponentëve
    të SOPAës në Kongres
  1074. shkoi prej kësaj...
  1075. në këtë.
  1076. Me i pa kongresmenat gradualisht tuj i ndërru anët
    mbrenda ditës së nximjes së internetit
  1077. ka qenë goxha e pabesueshme.
  1078. Nji kthim prej njiqind reprezentuesve.
  1079. Dhe ky ishte momenti, sado që ka qenë vështirë
    me besu, mbas krejt kësaj,
  1080. na kishim fitu.
  1081. Për sendin që krejt thojshin që asht i pamundshëm,
  1082. të cilin disa prej kompanive ma të mëdha në botë
    e kishin fshi si iliuzion,
  1083. ndodhi.
  1084. Ia dolëm.
  1085. Fitum.
  1086. Kjo ka qenë javë historike në internet--
    bile edhe në politikën Amerikane.
  1087. Ajo që ndigjojshim prej njerëzve në Washington, D.C.,
    prej nëpunësave në Capitol Hill ishte:
  1088. kanë marrë ma shum emaila edhe thirrje në telefon
    në ditën e nximjes
  1089. se që kanë marrë për çfarëdo çashtje tjetër.
  1090. Kjo ka qenë moment shum emocionus.
  1091. ky ka qenë momenti, kur interneti ka kalu
    n'fazë t'pjekunisë, politikisht.
  1092. Ka qenë shum ngazëllyse - asht vështirë
    me besu që përnjimend ka ndodhë.
  1093. Asht vështirë me besu që nji ligj me kaq shum
    fuqi financiare mbrapa vetes
  1094. thjesht s'ka lundru nëpër Kongres.
  1095. Edhe jo veç s'ka lundru, por as s'ka kapërcy.
  1096. Lehtë asht nganjiherë me ndje veten të pafuqishëm,
  1097. si me dalë në rrugë edhe
    me marshu e me bërtitë edhe kurrkush mos me t'ndi.
  1098. Po sot kam ardhë këtu me ju thanë se jeni të fuqishëm.
  1099. Pra ndoshta nganjiherë ndiheni se nuk ju ndigjon
    kurrkush, por kam ardhë me ju thanë se ju ndigjojnë.
  1100. Ju ndigjojnë. Ju e bani dallimin.
  1101. Mundeni me ndalë këtë ligj nëse nuk e ndalni luftën.
  1102. Ndale PIPAën.
  1103. Ndale SOPAën.
  1104. Disa prej kompanive ma të mëdha të internetit,
    për me qenë të sinqertë, kishin me përfitu
  1105. në nji botë ku konkurenca e tyne e vogël
    kishte me u cenzuru.
  1106. Nuk mundemi m'e lanë këtë punë me ndodhë.
  1107. Për tê ka qenë ma me randësi me u siguru
    që e ban nji ndryshim të vogël
  1108. se me lujtë nji rol të vogël në nji ndryshim të madh.
  1109. Por SOPA ka qenë si me lujtë nji pjesë
    t' madhe në nji ndryshim të madh,
  1110. e për tê, ka qenë sprovë e konceptit
  1111. diçka si, "Okej, ajo çka po du me ba
    me jetën teme, asht me ndërru botën."
  1112. "Mendoj për këtë në mënyrën krejt shkencore
    të matjes së efektit,
  1113. edhe kjo tregon se asht e mundshme."
  1114. "Ajo që po du me ba me jetën teme asht e mundshme."
  1115. "E kam vërtetu që mundem,
  1116. që unë, Aaron Swartzi, muj me ndërru botën."
  1117. Për nji djalë që kurrë s'ka mendu për vete
    që ka ba shum - siç ka qenë Aaroni -
  1118. kjo ka qenë nji prej momenteve të pakta,
    ku ke mujtë me pa
  1119. me ndje se ka ba diçka të mirë,
  1120. tuj u ndje që këtu ka qenë xhiroja
    e tij e vetme fitimtare.
  1121. Gjithkoush thojke që s'ka mundësi
    që kemi me ndalë SOPAën.
  1122. E ndalëm.
  1123. Kjo përbahet prej tri fitoreve të hatashme,
    e viti hala s'ka përfundu.
  1124. Nëse ka kohë me mendu pozitivisht, tash asht koha.
  1125. Ai e fiton SOPAën nji vjet mbasi që e arrestojnë.
  1126. Nuk janë momente krejt të lumtuna.
    Plot gjana ishin tuj ndodhë.
  1127. Ai ishte akordu me marrë pjesë në proceset
    politike, s'ka që e ndalë.
  1128. Lista e organizatave të cilat Swartzi i ka themelu
    apo bashkë-themelu asht shum e gjatë,
  1129. me vjet para Edward Snowdenin e ka zbulu
    observimin në internet,
  1130. Swartzi tashma ish shum i brengosun.
  1131. Asht shokuese me pa llogaridhanien kaq të plogshtë
  1132. që nuk kanë as statistika bazike
    sa i madh asht programi i spiunimit.
  1133. E nëse përgjegja asht:: "Oh, jemi tuj spiunu
    qaq shum njerëz saqë s'mujmë me i numru"
  1134. atëherë asht fjala për tmerrësisht shum njerëz.
  1135. Nji send kish me qenë nëse thojnë, "Këqyr, e dijmë
    numrin e telefonave, të cilët po i spiunojmë,
  1136. por nuk e dijmë sa asht numri korrespondues
    i njerëz që i kanë në përdorim."
  1137. por ata thjesht të kthehen edhe t'thonë,
    "S'mujmë me ju dhanë numrin."
  1138. Kjo asht bukur--
    Koxha e frikshme.
  1139. I kanë ba goxha shum presion,
    ia kanë marrë tana paret që i ka ba.
  1140. E kanë kërcënu me ia marrë
    edhe lirinë fizike.
  1141. Pse kishin me ba këtë punë? Paj,
    po i ndjekin zbuluesit?
  1142. Pse i ndjekin njerëzit që
    e thojnë të vërtetën
  1143. për turlifarë temash, prej bankave,
    luftave, deri te transparenca e qeverisjes.
  1144. Msheftësia u shërben atyne që janë në pushtet,
  1145. Na jetojmë në nji kohë të msheftësisë që koincidon
    me kohën kur qeveria po ban plot gjana,
  1146. që janë me gjasë joligjore
    dhe jokushtetuese.
  1147. pra këto dy sende nuk janë koincidencë.
  1148. Asht krejt e kjartë që kjo teknologji nuk asht zhvillu
  1149. për vende të vogla ngjeti, por për këtu,
    për me i përdorë në Shtete të Bashkume,
    prej Qeverisë Amerikane.
  1150. Problemi me programin e spiunimit asht,
    se ai asht ekspandim i kadalshme edhe i gjatë,
  1151. qysh nga administrata e Nixonit,
  1152. me gjasë u ba e madhe mbas 9/11 nën George W. Bushin,
  1153. edhe Obama ka vazhdu me ekspandu, ndërsa problemet
    gradualisht janë ba ma të randa e ma të keqija,
  1154. por kurrë s'ka pasë nji asi momenti
    ku ke mujtë me çu gishtin edhe me thanë,
  1155. "Okej, sot duhet me ia organizu opozitën
    sepse sot asht dita vendimtare..."
  1156. Prokuroria, për mendim temin te Aaron Swartzi,
    ka dashtë me çu nji mesazh të caktum si me laser
  1157. te nji grup i njerëzve, të cilët administrata
    e Obamës i sheh si politikisht të rrezikshëm,
  1158. e ky grup asht esencialisht komuniteti i hackerave,
    aktivistave të informacionit dhe të demokracisë,
  1159. mesazhi që administrata e Obamës ka dasht me çu
    te ky komunitet i caktum ka qenë,
  1160. për mendim temin, "E dijmë që keni shkathtësi
    me i ba telashe establishmentit,
  1161. kështuqë dojmë me jau dhanë nji shembull
    përmjet Aaron Swartzit
  1162. me ju tutë sa ma shum prej juve që mos me ba probleme."
  1163. Edhe qeveria tha,
    "Oh, opinionet ligjore që po i përdorim
  1164. për me i legalizu programet e spiunimit
    janë gjithashtu sekrete,
  1165. kështuqë s'mujmë as me ju kallxu cilat ligje
    po i perdorim për me ju spiunu."
  1166. Secilën herë ata mujnë me thanë,
    "Oh, kjo asht nji shkallë tjetër e cyber-luftës.
  1167. Cyber-kriminelët po na sulmojnë prap.
    Jemi në rrezikë tanë bashkë. Tanë jemi të prekun."
  1168. Ata i përdorin këto arsyetime për me kapërcy
    ligje hala ma të rrezikshme.
  1169. [Intervistuesi] Pra veç me ju përcjellë -
    personalisht, si e keni ndjenjë që po ec beteja?
  1170. Mvaret prej teje!
  1171. -E dij. Puna asht që na duhet...
  1172. Janë dy perspektiva polarizuese
    apo jo,
  1173. gjithëçka asht mirë, interneti ka kriju hapësinë
    për liri, gjithëçka ka me qenë fantastike
  1174. apo gjithëçka asht e tmerrshme,
  1175. interneti i ka kriju tana këto vegla
    për me thy edhe me spiunu,
  1176. me kontrollu çka flasim.
  1177. Puna asht që të dyja këto janë të vërteta, apo jo?
  1178. Interneti i ka ba të dyja këto, edhe të dyja
    janë mahnitës edhe të habitshme
  1179. cila prej tyne ka me fitu në fund
    mvaret prej neve.
  1180. S'ka kuptim me thanë, "Oh, njana i ka punët ma mirë
    se tjetra." Diqysh, të dyja janë të vërteta.
  1181. Edhe krejt mvaret prej neve cilën kemi m'e theksu
    dhe cilën kemi m'e përkrahë
  1182. sepse të dyjat janë aty, edhe të dyjat
    kanë me qenë gjithmonë aty.
  1183. Me 12 shtator 2012, prokurori federal e
    dorëzon nji aktakuzë plotësuese kundër Swartzit,
  1184. tuj shtu edhe disa pika të shkeljeve, qasje
    e pautorizume në kompjuter, dhe krim kompjuterik.
  1185. Tash në vend të katër krimeve të randa,
    Swartzi po akuzohej për trembëdhejtë.
  1186. zelli i prokurorit ish rritë dramatikisht,
  1187. ashtu siç ish rritë edhe koha e burgut potencial
    për Swartzin si edhe gjobat.
  1188. Ata e dorëzun nji aktakuzë të re për me shtu pika,
  1189. edhe e kishin madje edhe nji teori se pse kjo sjelle
    përbante disa vepra penale,
  1190. dhe se nji aktgjykim signifikant
    duhej shqiptu simbas ligjit.
  1191. Kjo teori dhe krejt rasti i prokurorisë
    kunder Swartzit
  1192. involvojke nji ligj të krijum fillimisht në vitin 1986.
  1193. Ai quhet "Ligji për keqpërdorimin dhe krimin kompjuterik".
  1194. Ligji për keqpërdorimin dhe krimin kompjuterik
  1195. Ka qenë i inspirum prej filmit "War Games"
    me Matthew Broderickun - shum film i mirë.
  1196. [Broderick] Tash t'nxuna.
  1197. Në këtë film, nji fëmijë,
    përmjet magjisë së rrjeteve kompjuterike
  1198. mbërrin m'e lansu nji sulm nuklear.
  1199. Kjo, në fakt nuk asht e mundshme,
    dhe as ka qenë e mundshme në vitet e '80ta
  1200. por ky film si duket e ka frikësu Kongresin qaq sa
  1201. me lëshu ligjin e parë për keqpërdorimin
    dhe krimin kompjuterik.
  1202. Ky asht ligj që asht mbrapa kohës,
    për shembull e penalizon
  1203. nji marrëveshje të kushteve të shërbimit.
    Mundesh me pasë diçka si
  1204. eHarmony apo Match.com, edhe dikush i fryn pak
    karakteristikat e veta personale,
  1205. edhe pa pritë e pa kujtu, mvarësisht prej
    jurisdikcionit edhe prokurorit,
  1206. mundet me sharru në telashe të mëdha.
  1207. Të gjithë e dijmë çka janë "Kushtet e përdorimit".
  1208. Shumica e njerëzve nuk i lexojnë,
    por mos me u sjellë simbas tyne don me thanë
  1209. se keni ba krim të randë.
  1210. Kushtet e Shërbimit të websiteave
    shpesh përmbajnë gjana si:
  1211. "Silluni mirë me njani-tjetrin", apo
    "Mos bani diçka që s'ka hije."
  1212. Idea që kodi penal ka diçka me shtu
    në këso kundërvajtje,
  1213. Shumicën e njerzve i tranon krejt.
  1214. Shembujt bahen hala ma të "trentë":
  1215. Derisa nuk asht ndryshu n'vitin 2013, Kushtet
    e shërbimit n'webin e magazinës Hearst's Seventeen
  1216. kanë thanë se duhesh me i pasë 18 vjet për me lexu.
  1217. Muj me thanë se sa i përket mënyrës qysh e ka intepretu
    ligjin Departamenti i Drejtësisë,
  1218. na krejt jemi tuj e shkelë ligjin me dy kambë.
  1219. I padefinum edhe me plotë hapësinë për keqpërdorim
    Ligji asht ba çekiç për me iu ra të tanëve
  1220. për nji varg të landëve që kanë të bajnë me kompjutera.
  1221. Ndonëse nuk janë faktori kryesor në këtë rast,
  1222. njimbëdhejtë prej trembëdhejtë akuzave kundër Swartzit
    ishin prej ligjit për keqpërdorimin dhe krimin kompjuterik.
  1223. Peytja "Pse?" rri pezull mbi pjesën
    ma të madhe të tregimit të Aaron Swartzit.
  1224. Çka e ka motivu qeverinë,
    edhe çka kish me qenë landa e tyne?
  1225. Departmenti i Drejtësisë ka refuzu me dhanë përgjegje,
  1226. Por Profesori Orin Kerr asht nji ish prokuror
    që e ka studiu rastin.
  1227. Unë vij te ky rast prej nji drejtimi tjetër
    për dallim prej njerëzve tjerë, për disa arsye:
  1228. Unë kam qenë prokuror federal
    në Departament të Drejtësisë për tre vjet
  1229. para se me nisë me dhanë mësim. Qeveria ka pru
  1230. aktakzuë bazu në krime
    që ata kanë mendu se janë kry,
  1231. si nji çashtje krejt juridike, tuj i pa
    presedanët, tuj i pa statutet,
  1232. tuj pa historinë, tuj i pa rastet
    që kanë ndodh deri tash,
  1233. Mendoj se ka qenë aktakuzë e bazume.
  1234. Mundeni me debatu nëse asht dashtë
    me ngritë këtë rast.
  1235. Ka shum mospajtime. Disa njerëz janë për
    Qasje të Hapun, disa nuk janë.
  1236. Mendoj se qeveria e ka marrë shum seriozisht
    "Manifesitn e Guerilës për Qasje të Hapun" t'Swartzit,
  1237. edhe mendoj se e kanë pa atê si dikend
    që asht i përkushtum, si imperativ moral,
  1238. me shkel ligjin, me tejkalu ligjin
    që Swartzi e ka pa si të padrejtë,
  1239. dhe në demokraci, nëse mendon se ligji asht
    i padrejtë, ka mënyra se si ndrrohet ligji.
  1240. Ka mënyrë me shku në Kogres qashtu qysh Swartzi
    e ka ba në rastin e SOPAës,
  1241. ose mundesh me shkelë ligjin ose
    në nji mënyrë me anulu ligjin,
  1242. edhe mendoj se ajo që e ka nxitë prokurorinë
    ka qenë ndjenja e përkushtimit të Swartzit,
  1243. jo veç me shkelë ligjin, por edhe me u kujdesë
    që ligji me u anulu.
  1244. gjithkush me pasë qasje
    në databazë asisoji që
  1245. s'kishe mujtë ma me kthy pastën prap në tubë.
  1246. Me ba punë të kryme, edhe ana Swartzit kish me fitu.
  1247. Ka mospajtim të madh në shoqëni
    nëse ky asht ligj i padrejtë,
  1248. dhe në fund ky asht vendim, të cilin duhet me marrë
    populli amerikan, përmjet Kongresit.
  1249. Problemi i dytë asht,
    na hala po mundohemi me marrë vesh:
  1250. Cila asht vija që ndan krimet ma pak serioze
    prej atyne serioze?
  1251. Tash po futemi në nji ambient tjetër
    të kompjuterave dhe keqpërdorimit të tyne,
  1252. dhe hala s'kemi sens të fort
    se cila asht kjo vijë që i ndan
  1253. sepse tek tash po merremi me atë punë.
  1254. ky asht zbatim i dobët i diskrecionit prokurorial.
  1255. Çekiçi, të cilin Departamenti i Drejtësisë
    e ka për me i frikësu njerëzit
  1256. po bahet ma i madh e ma i madh,
  1257. edhe shumica e njerëzve,
    nuk mujnë me i lujtë zaret e jetës së vet si në lojë.
  1258. A duhet me ia përgju dikujt telefonin?
    A duhet me i xhiru?
  1259. A duhet me nxanë dikend për me dëshmu
    kundër njerëzve tjerë?
  1260. Kështu mendojnë agjentat dhe prokurorët federal.
  1261. Ata krijojnë landë.
  1262. Swartzi u kap në ingranazhin brutal të sistemit
    kriminal, sistem që s'mundet me u kthy mbrapa,
  1263. Nji maqinë që Amerikën e ke ba vendin me
    numrin ma të madh të burgimeve në botë.
  1264. Në këtë vend ia kemi leju vetes me u zanë
    prej politikës së frikës dhe mllefit,
  1265. edhe gjithçka na frikëson,
    si e ardhmja e qasjes në internet,
  1266. edhe gjithçka që na mllefos, instinktivisht
    krijon intervenim të sistemit kriminal,
  1267. kemi përdorë burgje, denime
    për me zgjidhë probleme të shumta
  1268. të cilat historikisht kurrë nuk janë pa
    si probleme kriminale.
  1269. Impulsi me kërcënu, akuzu,
    persekutu, që asht pjesë e kësaj
  1270. ka kriju debat dhe kontraverzë rreth qasjes
    online dhe informacionit në internet,
  1271. që asht shum konsistent me atë
    që e shohim edhe në domena tjera.
  1272. I vetmi dallim asht se njerëzit që
    janë cak dhe viktimizohen
  1273. prej kësaj mënyre t'përgjegjes me krim e me burgim
    zakonisht janë t'varfën dhe minoritete.
  1274. Izolimi i Swartzit prej shokëve dhe familjes u rrit.
  1275. Ai kish pushu me punu në çfarëdo projekti tjetër,
  1276. rasti ia ksih preokupu,
    pothuejse krejt jetën.
  1277. Nji prej avakatëve t'Aaronit si duket i kish thanë
    prokurorit që ai ishte emocionalisht shum i lëndueshëm,
  1278. dhe se kjo ishte diçka që ata
    asht dashtë me pasë parasysh.
  1279. Ia kish randu shum jetën.
  1280. Atij nuk i ka pëlqy me ia kufizu
    lëvizjen edhe aktivitetet në çfarëdo mënyre,
  1281. kërcënimi i burgut,
    të cilin ia rrehshin shum,
  1282. e tmerrojke komplet.
  1283. rasti ia harxhoi tana resurset financiare,
  1284. edhe na ka kushtu edhe neve shum pare, edhe ai
    kish nxjerrë nji shumë goxha të madhe t'pareve,
  1285. kjo pat shku në shifër prej miliona dollarëve.
  1286. Mbrojtja juridike?
    - Po.
  1287. -Milionëshe?
    - Po.
  1288. Mendoj se nuk ka dashtë me iu ba barrë njerëzve.
  1289. Ka qenë njifarë faktori si, "E kam jetën teme normale,
  1290. edhe kam nji send muti me të cilin duhet me u marrë,
  1291. edhe mundohem me i mbajtë këto dy gjana
    sa ma ndamas që asht e mundshme,
  1292. por dikur ato ia nisin me u përshklli bashkë
    edhe gjithçka bahet mut."
  1293. Swartzi e kish përpara nji zgjedhje të randë
    e cila sa vijke bahej ma e vështirë:
  1294. A me pranu fajin edhe me vazhdu jetën,
  1295. apo me luftu kundër sistemit të prishtë?
  1296. Në rastin e tij përgjegja ishte e thjeshtë:
  1297. E refuzon marrëveshjen edhe caktohet data e gjykimit.
  1298. Aaroni ishte rezolut që mos me u përkulë
    e as me akceptu çkado
  1299. në çka nuk ka besu që asht e drejtë,
    por njikohësisht ishte i frikësum.
  1300. Nuk mendoj se do ta kishin denu Aaronin.
  1301. Mendoj se do ta kishim nxjerrë prej gjykatores,
    Edhe kisha me i dhanë nji përqafim të madh,
  1302. edhe do t'kishim ecë mbi lumin e vocërr n'Boston,
    edhe do t'kishim shku me pi nga nji birrë.
  1303. Njimend kam mendu se jemi në anë të drejtë.
    Se kemi me fitu rastin.
  1304. Mendojsha se mujmë me fitu rastin.
  1305. Ai s'folke për këtë punë shum,
    por mujshe me pa
  1306. dhimbtën e madhe që e kish mbrenda.
  1307. Në asnji periudhë gjatë fëmijnisë
    Aaroni s'kish pasë luhatje të disponimit
  1308. as periudha depresive as kurrgja
    që mundet me u quejtë "depresion i randë"
  1309. asht e mundshme që ka qenë depresiv.
    Njerëzit bahen depresiv.
  1310. Shum herë në relacionin tonë,
    mbas tri apo katër javëve,
  1311. E mbaj mend që m'pat thanë
  1312. që jam shum ma e fortë se ai.
  1313. Ai ka qenë shum delikat në shum mënyra.
  1314. Gjanat kanë qenë për te shum ma të vështira
    se për shumicën e njerëzve.
  1315. Edhe kjo ka qenë pjesë e madhështisë së tij.
  1316. Mendoj se ka pasë diçka si depresion klinik
    në moshën njizetvjeçare.
  1317. Nuk mendoj se ka pasë depresion sa ishim bashkë.
  1318. Nuk ka qenë tip i "gëzueshëm", por kjo
    asht ndryshe prej depresionit.
  1319. Ka qenë nën nji presion të hatashëm
    për dy vjet të plota.
  1320. Thjesht s'ka dashtë me vazhdu ma tutje.
  1321. Ai thjesht--
    Mendoj se iu ka tepru thjesht.
  1322. Mora nji telefonatë natën vonë.
  1323. E ndjeva që diçka s'asht në rregull, mandej
    e thirra, edhe e kuptova çka kish ndodhë.
  1324. Nji prej bashkë-themeluesve të faqes zbavitëse
    t'lajmeve "Reddit" asht gjetë i vdekun.
  1325. Policia thotë se njizet-e-gjashtë-vjeçari Aaron Swartz
  1326. e ka vra veten dje në banesën e tij në Brooklyn.
  1327. Mendova e kemi hupë nji prej mendjeve
    ma kreative t'gjeneratës tonë.
  1328. krejt bota m'u shemb për nji moment.
  1329. Ka qenë nji prej netëve ma të randa të jetes teme.
  1330. Mbeta tuj bërtitë, "Nuk po t'ndigjoj!
    Çka the? Nuk po t'ndigjoj!"
  1331. S'mundem. Qaq.
  1332. Okej.
  1333. Asgja s'kish kuptim,
  1334. as tash nuk po ka kuptim.
  1335. Isha shum i frustrum, i mllefosun.
  1336. U mundojsha me ia shpjegu fëmijve të mij.
  1337. Çika jeme tre-vjeçe më tha doktorat mujnë me ndreqë.
  1338. Kam njoftë plot njerëz që kanë vdekë,
    Por kurrë nuk e kam hupë dikend qeshtu,
  1339. sepse gjithkush e ndjen, edhe unë,
    ka qaq shum gjana - me i ba...
  1340. Nuk e kam dijtë që asht aty. Nuk e kam dijtë
    se kjo vujtje e tij...
  1341. Ai ka qenë pjesë e jemja.
  1342. Veç dojsha mos me qenë e vërtetë...
  1343. edhe mandej e këqyra faqen e tij në Wikipedia
    edhe pash datën:
  1344. "deri me 2013".
  1345. Aaroni ka vdekë.
  1346. Shtegtarë në këtë botë të trentë,
    e kemi hupë nji mentor, nji plak të urtë.
  1347. Hackera për drejtësi, jemi rrëxu.
  1348. E kemi hupi nji të tonin.
  1349. Ushqyes, kujdestar, ndigjues,
    ujitës, prind të tanë ju,
  1350. e kemi hupë nji fëmijë.
    Le t'vajtojmë të gjithë.
  1351. -Sir Tim Berners-Lee, 11 Janar 2013
  1352. Mendimi jem i parë ka qenë: çka nëse as nuk vërehet?
  1353. Për mu nuk ka qenë e kjartë
    sa ka ra në sy.
  1354. Kurrë nuk kam pa
    qasi derdhje në internet.
  1355. U kall rrjeti.
  1356. Secili u mundohke me shpjegu në mënyrën e vet,
    por kurr s'kam pa
  1357. njerëz tuj vajtu në Twitter.
  1358. Njerëzit vajtojshin dukshëm online.
  1359. ai ka qenë djali i internetit,
  1360. bota e vjetër e kish vra.
  1361. jemi në mes të kohës
    kur padrejtësia e madhe mbetet e paprekun.
  1362. Arkitektat e kolapsit financiar hajnë darkë
    me presidentin, rregullisht.
  1363. Në mes të asaj kohe, që idea asht që
    kjo asht dashtë me u persekutu prej qeverisë,
  1364. Po tingllon krejt absurde,
    po t'mos kish qenë tragjike.
  1365. Pyetja asht: Çka mujmë me ba tash,
    mbas kësaj që ka ndodhë,
  1366. që me ba botën vend ma të mirë,
  1367. edhe qysh mujmë m'e çu përpara këtë trashigimi?
  1368. Kjo asht pyetje e vetme që mujmë me shtru.
  1369. Në tana anët e botëz po mbahen
    hack-a-thone, tubime,
  1370. Aaron Swartzi në njifarë mënyre, na ka nxjerrë
    ma të mirën prej nesh, tuj dashtë me thanë:
  1371. Qysh ndreqet qekjo?
  1372. Ai për mendim temin modest, ka qenë
    nji prej revolucionarëve ma të jashtëzakonshëm
  1373. që i ka prodhu ky vend.
  1374. Nuk e dij a ka dalë Aaroni humbës
    apo fitmtar,
  1375. por na jemi sigurisht të fromësum prej durve
    me të cilat ka luftu.
  1376. Kur t'i kemi kthy agjentat e armatosun në qytetarë
    që mundohen me rritë qasjen në dije,
  1377. ta kemi thy ligjin--
    ta kemi përdhosë tempullin e drejtësisë.
  1378. Aaron Swartzi nuk ka qenë kriminel.
  1379. Ndryshimi nuk vjen në rrota të pashmangshmënisë,
  1380. por vjen me luftë të vazhdueshme.
  1381. Aaroni me të vërtetë ka mujtë me ba magji,
  1382. edhe unë du me u përkujdesë
    që magjia e tij mos me përfundu me vdekjen e tij.
  1383. Ai ka besu se mundet me ndërru botën,
    edhe ka pasë të drejtë.
  1384. Prej javës së kalume, prej sot,
    feniksat po rilindin.
  1385. Prej vdekjes se Swartzit, Përfaqësuesja
    Zoe Lofgren dhe Senatori Ron Wyden
  1386. kanë paraqitë projektligjin për me reformu
    Ligjin për keqpërdorim dhe krim kompjuterik--
  1387. Ky ligj i tejkalum që ka dhanë bazën
    e shumicës së akuzave kundër Swartzit.
  1388. tash quhet "Ligji i Aaronit".
  1389. Aaroni ka besu që tekstualisht secili
    duhet me pyet veten tanë kohën:
  1390. Cili asht sendi ma i randësishëm në botë
    në të cilin duhet me punu në këtë moment?
  1391. Nëse nuk je tuj punu në te, pse nuk je?
  1392. Qeshtu duket demokracia!
  1393. Edhe na jemi popull!
  1394. Liria e interneti po sulmohet,
    çka duhet me ba?
  1395. Çohu, lufto!
  1396. Liria e internetit po sulmohet, çka po bajmë?
  1397. Hej, hej! Ho, ho! NROC duhet me shku!
  1398. Kisha pasë qef me mujtë m'e ndërru të kalumen, por s'mujmë.
  1399. Por mujmë me ndërru të ardhmen edhe duhet.
  1400. Duhet për shkak të Aaronit, duhet për shkak tonin.
  1401. Duhet me ndërru për me ba botën vend ma të mirë,
    vend ma human,
  1402. vend ku funksionon dejtësia, dhe qasja në dije
    bahet e drejtë e njerit.
  1403. Ka qenë nji fëmijë, qatëherë në shkurt,
    prej Baltimoreit, katërmbëdhejtë-vjeç,
  1404. që ka pasë qasje në JSTOR, edhe ka çapuritë
    nëpër JSTOR mbasi që ka lexu diçka,
  1405. edhe i ka ra n'fije nji mënyre me testu hershëm
    kancerin e pankreasit,
  1406. kanceri i pankreasit t'vret si kurrgja
    sepse zbulohet shum vonë
  1407. në kohën kur detektohet, veç
    bahet vonë për me ndërmarrë çkado,
  1408. ky çuni i çon email krejt departamentit t'onkolgjisë
    në Johns Hopkins,
  1409. nja njiqind emaila, edhe secili--
    - A the katërmbëdhejtë-vjeç?
  1410. - sabi katërmbëdhejtë-vjeç, po, shumica e injorojnë
    por njani i përgjegjet,
  1411. edhe i thot që nuk asht ideja ma e dobët,
    pse nuk vjen pak këndej?
  1412. Ky fëmijë punon në mbramje edhe në vikende
    me hulumtuesin, edhe në shkurt del në lajme
  1413. disa javë mbas vdekjes së Aaronit,
    Aaroni ka qenë hala shum nëpër lajme..
  1414. Më fal...
  1415. edhe arsyeja pse këta dolën në lajme asht
    'se i kishin ra në fije. Ishin tuj e prodhu
  1416. testin e hershëm për kancerin e pankreasit
    që ka me pshtu jetë,
  1417. edhe tha, "Për këtë arsye ajo që
    ka ba Aaroni ka qenë kaq me randësi."
  1418. Sepse kurrë nuk mundesh m'e dijtë, apo jo?
    Kjo e vërtetë e universit nuk asht diçka
  1419. që politikanët ia gjejnë fijen,
    cili duhet me qenë kufini i shpejtësisë.
  1420. Asht prej kah vjen qai sendi që ka me pshtu
    fëmijën tand prej kancerit të pankreasit,
  1421. pa qasje, personi që ka me dalë
    me sendin që e ka numrin tand në tê,
  1422. kurr nuk kish mujtë me gjetë përgjegjen.
  1423. Ka fjetë gjithmonë shum mirë, kurrë s'ka ra, as kur
    ka pa andërr se ka hypë prap në anije hapësinore.
  1424. Shum mirë, Aaron.
    Shum mirë. Aaron!
  1425. Okej, koha për kangë.
  1426. AARON SWARTZ
    1986-2013
  1427. Përkthimi: bresta@flossk.org